Banje e Siharinës, 8 nentor -Shoqata për Trashëgiminë dhe Kreativitetin Kulturor të Luginës qe tubon historian, arkeolog e intelektual ne Medvegja, Bujanoca e Presheva ka organizuar sot nje një konferencë shkencore ne Banjen e Siharinës dedikur jetes dhe veprimtarise se akamikut nga Kosova Lindore (Topalla) Idriz Ajeti, një nga studjuesit më të shquar të Albanoligjisë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Prof. Rexhep Abazi shpalli të hapur këtë tubim të madh, me fjalën “Gjithmonë mos paçtë vend, ku i zë të gjithë shqiptarët!”. Leme Xhema i përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se unë do të mundohem që gjithmonë të përkrahen aktivitete të tilla. Ajo pastaj tha:”Zemra më dhemb të bëj më shumë, por kjo është mundësia jonë.”
Në kete evenement kulturo-shkencor morën pjesë rreth njeqin pjesemarres jo vetëm nga Lugina e Presheve por edhe mysafire.porfesor akademik nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi
Kombi shqiptar gjithmonë gjatë historisë së tij lindi dhe rriti burra të denjë të pushkës dhe të penës. Njëri prej titanëve të fushës së penës është edhe Akademik Idriz Ajeti, që u lind në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës, më 26 qershor të vitit 1917. Është shkrimtar dhe akademik shqiptar. Ai vlerësohet dhe është njëri ndër gjuhëtarët më të njohur, i cili i ka dhënë shtysë albanologjisë duke e bërë të denjë për respekt.Fjala iu dha pastaj Prof. Dr. Isak Shema , i cili vlerësoi këtë Konferencë Shkencore. Ky personalitet e begatoi këtë tubim dhe e respektoi tepër, me gjithë rrugën që morëm nga Prishtina. Shkuam dhe s’u kthyen deri në orët e vona dhe asnjëherë s’u lodh as nuk ndjeu lodhje, sikur të shkonte vërtet në një dasmë të madhe. Edhe unë si gjithë të tjerët e falenderoj përzemërsisht profesorin tim të nderuar dhe paçtë shëndet dhe jetë të gjatë, së bashku me Akademikun tonë, Idriz Ajeti, albanalogun më të shquar.
AKADEMIK IDRIZ AJETI-BURRË I DENJË I KOMBIT
Pra Profesor Dr. Isak Shema e ndriti këtë Konferencë shkencore dhe tha se duhet bërë më shumë për këtë njeri, si në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc dhe kumtesat do të botohen në një vëllim të veçantë. Me kumtesa u paraqitën Prof. Dr. Isak Shema: ” Veprimtaria arsimore, kulturore dhe shkencore e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu “Identifikimi i unit shkencor në veprat e Akademik Idriz Ajetit”, Prof. Dr. Begzad Baliu dhe prof.Dr.Naile Mala “Pikëpamjet e Prof. Idriz Ajetit për prof. Çabejn”, PhD. Faton Krasniqi “Ndihmesa e Akademik Idriz Ajetit për albanologjinë”, Dr. Berton Sulejmani “Recension për librin “Rrapi shekullor-Idriz Ajeti” të autorëve: Bahtijar Keyeziu dhe Begzad Baliu”, Prof. Rexhep Abazi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në zhvillimin e kulturës së gjuhës dhe shkollës shqipe”, M.A. Fatlum Hetemi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në fushën e arsimit”, Prof.Gani Krasniqi “Shekullori i Meditës Akademik Idriz Ajeti, një shekull në shërbim të gjuhës shqipe”, Rrahman Hyseni, shkrimtar “Akademik Idriz Ajeti- burrë i denjë i kombit”, Ilmi Rexhepi “Venerime sintaksore të Akademik Idriz Ajetit dhe nevoja e riaktualizimit të tyre” Xhemaledin Salihu, kryetar i shoqatës për trashëgimi dhe krijmtari kulturore me seli në Preshevë, mbeshteti konferencen, meqerast dha nje ser mirënohjesh, ka shrkuar Rrahman Hyseni nga Medvegja.

Më vonë, në vitin 1974, në krye të asaj dege Idriz Ajeti i vizitonte edhe seminaret tjera: në Beograd, Shkup, Lubjanë dhe vende të tjera, ku paraqitej me ndonjë kumtesë, merrte pjesë në realizimin e programeve të tyre, sidomos në Beograd. Idrizi mendoi që edhe shqiptarët në Kosovë të hapin Seminar të tillë, duke patur lidhje me studiues të gjuhës shqipe në qendrat e Evropës Perëndimore, si Vjena e vende të tjera të Evropës. Për këtë gjë ai kishte marrë pëlqimin e autoriteteve të kohës e në këtë mënyrë nisën hapa të mbarë për realizimin e Seminarit. Seminari i parë u hap në vitin 1974. IV.
Akademik Idriz Ajeti me të drejtë pati deklaruar se historia e gjuhës është vetë historia e popullit, madje ai është edhe përkrahës i tezës së prejardhjes ilire të shqiptarëve, duke dëshmuar rrënjët antike të saj. Ai na rikujton se kemi një histori dramatike, që e thonë dhe shumë të tjerë këtë të vërtetë. Populli shqiptar është një popull i vjetër. Por dihet se s’ka patur kushte të merrej me kulturë, me ngritjen kulturore, ngase ishte i shtypur kombëtarisht nga okupatorë të ndryshëm. Pastaj profesor Ajeti na e rikujton Formulën e Pagëzimit 1492: duke konstatuar se në atë kohë, në shekullin XV, ndër shqiptarët nuk kishte kurrfarë kushtesh, ashtu që vetëm ndër katolikë kishte ndonjë intelektual. Meqë nuk kishte shërbesa fetare në çdo vend, atëherë arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, mendoi që më rastin e lindjes së fëmijëve ata duheshin pagëzuar. Meqë shërbesat nuk ishin gjithkund, e fëmijët duheshin pagëzuar, arqipeshkvi e tha atë fjalinë që duhej thënë me rastin e pagëzimit të fëmijëve dhe ajo u shënua dikund: “Un të pagëzon j pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt … “.