• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E FTUAR NE SOFREN E DIELLIT- ANGJELINA KRASNIQI

February 1, 2015 by dgreca

MË THËRRET KRISMA E FJALËS/
Nga ANGJELINA KRASNIQI/

Sot hija ime përkundet majave shkëmbore,/
Hepohet,zgjatet kreshtash e degëve malore./
Mes harvallëqeve,thepash e shkëmbinjëve,/
Të sodis Pllajën Kosovë,mes gishtërinjëve./

Asnjë roje të mos ketë forcë,që të më ndalë,
Me frymën time të mallshme, çdo gjë e kall.
As mure të dhembëzuara mos më dalin para,
I rrafshoj me erën time, i kthej muret në ara.

Sot shikimin e dua të kthjelltë si lot-qumështi,
Mallin për AtëDheun do ta derdh nga mushti.
Jo mbi Maja errësirë,ato nuk janë shkretëtirë,
Janë vetëtina-diell,shpërthime ujë për të pirë….

Atë ujë-malli dua sot ta pi nga largësia e tretur,
Të gjitha pikimet t’i fus në gotë,të njomoj veten.
Atë rrjedhë lozonjare të Lumit të Bardhë,kulluar,
Të ndjej,kur më derdhet mbi fije barin-trup,uruar….

Dua që të rrëshqas ngadalë thepishtes tatpjetë,
Të ulem shelgjishteve të Karragaçit e të Parkut.
Të dëgjoj krismën e fjalës që del nga çdo fletë,
Dhëmbët ti ngul këcellit, ku lashë notat e vargut…

Me gjetheblertën nëpër buzë të vazhdoj rrugtimin,
Të ndalem në fushën,ku pushojnë eshtrat pa kala,
Të më rrjedhin shtat palë lot,dhe të mos pëpëtinin,
Mërmërimën,në të vajtuar ta mbledh në mushama….

Ta bëj notë për gjithë ata që ikën pa zhurmë,bujë,
Që nuk u mbuluan me mermer dhe as me këngë,
Që jetën e kthyen në një burim të kristaltë me ujë,
E lanë në pragjet tona traditën dhe mallin e rëndë.

T’i lutem gurit të rëndë të varrit gjyshit e gjyshes,
Dhe kryqit që e mbajnë si kandil gjithherë te koka.
U premtoj,do të kem në jetë krahët e dallëndyshes,
Për të ikur nga mërgimi, e të vendos lule tek porta.

Sot, i lutem çiftelisë së shpirtit, të mos i këputet teli,
Të vajtojë dhimbshëm për mallin,brengat e eshtrat.
Të ngul këmbët e mia deri në pulpa,të digjem hellit,
Si mishi qengjit pa faj,që piqet e rreshket për festat.

Pastaj,ashtu e kërcyllosur, ardhur nga rrotullimi globit,
Të ngul thellë gishtërinjët e këmbës shkëmb-plumbit,
E të dëgjoj lutjet e Nënës nën jehonën e Kor-Kombit:
“Hejj,Nuk vdes kurrë rrjedha e jetë – lashtësi – Lumit !…

NËNË TEREZA

Nënë Tereza,nëna e dhimbjes së kohës,
Mjekuesja e shpirtrave, ilaçi i varfërisë.
Ajo,në degën e thyer,në dimër të kohës,
Dhuroi dashuri prej të sajës shpirtësisë…

Nënë Tereza, që vetë fëmijë nuk lindi,
Por përkundi në duar me miliona fëmijë,
Nëna që me fjalën e embël botën bindi,
Ku mirësia,drejtësia duhet të jetojë,rrijë.

Dy duart e saj të vogla,e brishta peshore,
Mbajtën barazpeshimin e varfëri-kapitalit.
Ajo e thjeshta,njëkohësisht madhështore,
Që vuri shënjën e barazisë, lumturi-hallit.

Nënë Tereza, që botën në duar përkundi,
Këndojë ninulla për fukarenj dhe jetime.
Themelet e gjithë botës nga rrënjët tundi,
Për të vrarë dhimbjen,për të prurë gëzime…

Nëna e botës, bija e AtDhe-Vëndlindjes time !

JU QË GATUAT FJALË – URTËN

Më thirrën sot thinjat, rrudhat dhe goja
E gjyshës dhe nënes,që ishin të pa fund,
Unë pashë dhe buzëqeshjen tek e vona,
Gjerësin’ e shpirtit tuaj s’e pashë askund.

Pashë çdo fjalë-goje, kthyer në qëndisje,
Fije flokë – thinjur e bërë pe për gjilpërë,
Pashë si u shkelët,e nuk lëshuat zë-britje
Pëlhurën e shpirtit rrugë për breza bërë!

Ato rrudhat fytyrës e duarsh të palodhura,
Ravijezime historie të lashta, e të pafund,
Më thonë se lidhin pllajat pjellore me ura,
Që ju mbollët me lule,gjithanë e gjithkund.

Ah Gjyshja ime!…Atë lidhëse e marhamë,
Sot i marr në duar,dhe urtësisht më flasin.
Sot në vënd të bukës mashtrimin e hamë,
Kokëbardhën, mbuluan flokë që gërhasin !

Vërtet kishit fjalë të pakëta, dhe nën buzë,
Nuk di pse nuk i vendosnim vathë në vesh?
Nuk do gabonte dhe nuk lekundej askush,
Ta bartnim gjerdan dhe të ëmbl peshqesh!…

Kur dëgjohej zhurma e murit, e një rilindje
E çfligu kredhej gjumit, e digjej zjarrë i ultë,
S’vinit gjumë në sy, gatuanit vetëm simite,
Që t’i hamë e shijojmë dhe sot, fjalë të urtë.

Ju gatuat rregulla,e rregullat fluturuan ligje,
Ishit kundër ligjit që turbullon ujin që pihej.
Kundër jush ishte dhe kafshat-madhja hile,
E bashkë më ligjin,lindët dhe faljet,kjo dihej!

Atë lidhëz të kokës gjyshe,nëna ime e zgjodhi,
Lidhëse për djep,e ninulat tuaja sipër i këndoi.
Mbi kaptell të djepave, marhamen lehtë hodhi,
Bardhësia që ajo mbart, të ardhmën të sundoi!…

Unë, rrudhat e gjyshes e nënes ktheva në bojë,
E fijeve të thinjura, u dhashë kuptimin shkronjë!….

AROMË NËNORE

Lëkund gurët e rrënjëve të mia në këtë vënd,
Laj,thaj,shtrij,hekuros kujtimet me plot mall,
Ndjenjëflakën e vjetër zgjoj nga gjumi rëndë,
Të kem ndjenjë se vesha pëlhurën e bardhë.

Më linii në botën ku toka ka aromë nënore,
Ku zanat përkundin djepin tim të fëmijërisë,
Nën hijen e një manifestimi nën dritë hënore,
Ku trishtimi zbutet me zërin e fyellit, çiftelisë.

Më lini krahëqerpiku të vallëzojë Vallen e Shotës,
Lojën e Librazhdit, të Prespës e Rugovës vallen,
Flatrim Shqiponjën mbi të gjitha vallet e botës,
Takohen,nostalgjia e trishtë,me timen ringjalljen.

Me linii sot shpirtit t’i’a vesh pëlhurën e dasmës,
Një tis të më mbështjellë, e jehona e krenarisë,
E po më përdhumoi kohëfëlliqura mes për mes,
Hidhmëni leckë të shkrumohem në flakën e zisë.

Më linii sot t’i zhys sytë e vrenjtur nën një plis,
Këngën e mbi këngëve ta këndoj me brohori,
Të gjëmojë zëri thepave, nën të bjeshkës lis,
Besën trojeve të mia,tua ngrej lart mbi gjithësi.

Më lini sot, të bëhem hije e Flamurit të Shqipes,
Të valëvis e flamuroj anë e kënd me furi e mall,
Në krah të Shiponjës të ndjehem flatër e ditës,
Kapakëve të mëngjeseve,të frymoj e lirë,e gjallë.

M’a grisni sot gjuhën e stuhisë ndër kohë e mote,
Nëse rënkoj e çmendur mbi xixëllimat e lakminë,
Më cungoni trup, prini gjuhë, digjni kockat morte,
Po nuk pata me krenari,pasuri shpirti,Kombin tim!….

E LIDHUR ME SHOKË

Ç’është kjo stuhi që godet gufshëm gjoksit,
Dhe shtrëngon e mbërthen me valët vajë.
Ç’është kjo frymë që kthehet në një shokë,
Shokë-djepi që lidhë,Dheun e rrënjën e saj?

Atë,Dhe të Mëmësisë që nuk i ulet lashtësia,
E që me vulën e trimërisë së Gjergj Kastriotit,
U spërkat me ujë të bekuar nga gjak-trimëria,
Dhe vulosi botërisht urti – zotësinë prej motit !…

Me atë urti nisem, vij prapa diellit të ngrohtë,
Të pleqëroj me rrënjët e mia, të shliroj fobitë,
Prit një herë,dëgjo vetëm një herë,o bab’lok,
Prit,merre dhe një asht nga unë Bija e Kombit…

Vërtet prerë nga Kërthiza e Dheut, Mëmësisë,
Por nga varri gjyshit unë mora fjalët urtësisht,
Atë shokë nga brezi, ma lidhi fort për kërthizë,
Sa herë shoka më tërheq,unë lidhem serisht !

ÇAST PRANVEROR

Sot shpirti lumturohet gjithësisë re-valë,
Shkon e ndalet mbi Bjeshkët e Rugoves,
Aty fillon grykëderdhja e Lumit të Bardhë,
Derdh këngën qiell – hapurit të Kosovës !…

Shpirt-grimcuara shumfishmërisht endet,
Pranveruar aromon, lulëhapur gjithkund,
Herë bëhet bilbileshë,ulet në degë-pemët,
Herë fije-bar-zgjatur, që puhiza e përkund!…

Bëhet gur – shkëmb ku pushon Shqiponja,
Valëza burimi me krahë të një valltareje,
Që puth gurëzit e anëbrigjet kah valerizoja,
Mallin e mbledhur lan me zë – këngëtareje!

Grimcat e shpirtit bëhen hije të ndritshme,
Që gjasojnë në zanat kapur dorë për dore,
E ndjekin gjurmë-hapat brigjeve të ritshme,
Derdhen gurgullimes të bardhëta lulebore!…

Më ka ëndja të bëhem qengj lazdrimtarë,
Që bart këmborën bashkë me blegërimin,
Dhe kur Ju dëgjoni tingullin këmbortarë,
Është tingulli i shpirtit,thërret ngazëllimin.

Buzë – lumit të qetë kurorëhapura pemë,
Ku mbrëmjeve takohen idilet dashnorë,
Flladfreskun lëshoj,posi prekje e një ëme,
Momente ku mbretëron çasti më hyjnor!…

Dua të arabeskoj si harabel i përkëdhelur,
Me hapa kërcimtarë t’i mahnit që të gjithë,
Edhe pse plogësht,athët por krah-hedhur,
Shpupuris gëzimin, të var në degë stolitë!…

Herë lëndinë bar- njomtë posi mendafshi,
Ku vrapojnë këmbëza fëmijësh gazmorë,
Herë lulekuqe, që luajnë lojën e një afshi,
Lëngputhje kristalore mbi buzë-dashnorë!…

Herë kthehem në fijedrite dhe zë-jehonë,
Thërras nga lart, „Ojjjj Kosooova imeee!“
Nuk më shikon apo nuk më dëgjoooonë,
Jam Bijë Shqiptare, kthyer në Zanë-hije!….

Hejjjj!O Lumi i Bardhë,me valë-hijet e mia
Barte dashurinë time nëpër shtratin tënd,
Hidhe vallen e shpirtit thellë nga mbrëndia,
Merri dhe vargjet e mia,derdhi anë e kënd!…

Kur Shpirti i Malluar endet në Qiellin Shqiptarë,
Është Çast Pranveror, dhe të mërguarën e ngjall !

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: E FTUAR NE SOFREN E DIELLIT- ANGJELINA KRASNIQI

Artikujt e fundit

  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT