Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Qeveria e Kosoves ne mbledhje, 9 mars 2016/
Kosovë-Qeveria miraton buxhetet e komunave veriore/
-Pas riaprovimit nga Kuvendi Komunal i Zveçanit në përputhje me Qarkoret Buxhetore për vitin 2016 të lëshuara nga Ministria e Financave, qeveria e Kosovës sot miratoi kërkesën për aprovimin e buxhetit 2016 për këtë komunë. Në mbledhjen e 2 marsit, qeveria kosovare ka miratuar buxhetet komunale për vitin 2016 për Mitrovicën Veriore, Zubin Potokun dhe Leposaviçin/
-Kuvendi kosovar mblidhet nesër në një seancë tjetër plenare me 18 pika në axhendë, një prej të cilave është shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Mars 2016/ Në Kosovë të gjitha 38 komunat, përfshirë edhe ato të veriut me shumicë serbe, kanë të miratuara buxhetet për vitin 2016. Kjo u konstatua sot në mbledhjen e qeverisë, ku u vendos miratimi i buxhetit për vitin 2016 edhe për komunën e Zveçanit pas riaprovimit nga Kuvendi Komunal në 29 shkurt 2016, në përputhje me Qarkoret Buxhetore të lëshuara nga Ministria kosovare e Financave.
Në mbledhjen e 2 marsit, qeveria ka miratuar buxhetet komunale për vitin 2016 për komunën e Mitrovicës Veriore, të Zubin Potokut dhe të Leposaviçit, pas riaprovimit të këtyre buxheteve nga ana e kuvendeve komunale të këtyre komunave poashtu në përputhje me Qarkoret Buxhetore të Ministrisë së Financave të Kosovës.
Mitrovica veriore, Zubin Potoku, Leposaviçi e Zveçani janë katër komunat e veriut nga 10 sa ka gjithësej në Kosovë me shumicë serbe, të cilat edhe me buxhetet integrohen.Në mbledhjen e sapombajtur qeveria kosovare miratoi edhe vendime të tjera nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore, përfshirë ndarjen e mjeteve financiare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për nevoja të blerjes së skanerëve.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin sipas të cilit do të obligojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të përdorin Sistemin Elektronik të Shpronësimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është aprovuar edhe Rregullorja për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit. Miratimi i kësaj rregulloreje është edhe plotësimi i njërit nga kriteret e marrjes së rekomandimit pozitiv për liberalizmin e vizave. Kjo rregullore ka për qëllim që të ndihmojë dhe të mbështesë riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Republikën e Kosovës, si dhe të mbështesë zbatimin e Strategjisë për Riintegrim të Personave të Riatdhesuar. Ajo, po ashtu, definon organet kompetente vendimmarrëse, zbatuese dhe koordinuese, dhe gjithashtu përcakton edhe procedurat dhe kriteret për përfitimet dhe ndihmën që gëzojnë të riintegruarit. Me këtë rregullore personat e riatdhesuar mund të jenë përfitues të ndihmës dhe mbështetjes në asistencë për vetëpunësim, përkatësisht financim i planbizneseve, pavarësisht datës së largimit të tyre. Kjo rregullore ka rëndësi edhe në rrafshin e përshpejtimit të rekomandimit, përkatësisht marrjes së datës për liberalizimin e vizave, u tha në mbledhjen e qeverisë. Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e 78-të me 9 pika në axhendë, të 11-tën në vitin 2016, të cilin e nisi me dy mbledhje brenda ditës së 8 janarit.
Sot ishte mbledhja e tretë e qerverisë, nga ajo e 2 marsit, pa zëvendëskryeministrin e parë e ministrin e Jashtëm, në dy mandatet e kaluara kryeministër, Hashim Thaçi, pasi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në qeveri, pas zgjedhjes President Republike. Presidenti i ri do marrë dertyrën pas më pak se një muaji, në 7 prill, me dhënien e betimit në Kuvendin e Kosovës, i cili e zgjodhi në 26 shkurt, me 71 vota të gjithësej 120 deputetëve.
President i ri i Kosovës u zgjodh kryetari që nga fillimi e deri tash i PDK-së, Hashim Thaçi, sipas marrëveshjes së koalicionit të dy partive më të mëdha kosovare, që në 8 e 9 dhjetor 2014 i dha fund situatës së “ngrirë” dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë gjashtë muaj me humbje kohe pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, e që si rezultat i saj lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u bë kryeministër.
Qeveria e koalicionit PDK-LDK, ku përfshihen edhe komunitetetet pakicë, vazhdon punën në vitin e saj të dytë, si edhe Kuvendi i Kosovës, përballur me kundërshtime të opozitës, e cila është shprehur e ka protestuar edhe kundër zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Në 4 mars 2016 opozita e bashkuar kosovare ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që konteston zgjedhjen e Presidentit në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi kosovar mblidhet nesër në një seancë tjetër plenare me 18 pika në axhendë, një prej të cilave është shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.