Nga Vepror Hasani/
KORÇË- Masakrat e kryera mbi popullsinë myslimane të qytetit të Korçës dhe rajonit të saj nga andartët grekë, përfshi këtu plaçkitjet, djegiet, therjet, torturat etj, jo vetëm mbi burrat por edhe mbi fëmijët, gratë dhe pleqtë, çuditërisht u mbajtën të fshehta për dekada të tëra më radhë, pa dashur t’i denoncojnë ato si krimet më monstruoze që ka njohur populli shqiptar. Për këto ngjarje tragjike ekzistonte një libër, “Historia kronografike e Korçës”, botuar në vitin 1919 në Boston të Amerikës nga korçari Petro Harizi, sekretar i krahinës autonome të Korçës, e cila u themelua më 10 dhjetor 1916. Libri u bë pjesë e shumë bibliotekave, por me kalimin e kohës ai nisi të mos gjendej më. E njëjta gjë ndodhi edhe me periodikun që pasqyroi masakrat e andartëve grekë, kryesisht në qytetin e Korçës përgjatë viteve 1912-1920; ato ose u dëmtuan, ose u zhdukën, ndërsa tashmë ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e tyre. Duket se një “dorë e padukshme”, kishte nisur të “përkujdesej” për ekzistencën e tyre. Megjithatë, tashmë libri i Harizit aq shumë i kërkuar nga banorët e këtij rajoni, mbërriti sërish në qytetin e Korçës, i ribotuar nga shtëpia botuese “Helga’SSecrets”, Tiranë, fal, sponsorizimit të z. Lulëzim Brahja. Tashmë, gjithkush që mund të marrë në dorë këtë libër do të nisë të ndihet i lënduar që në reshtat e parë të leximit.
Shpërngulja e Devollinjve
Ja një paragraf: “Populli i Korçës pa gjëra të cilat e elmuan fort. Tërë atë natë, duke u gdhirë Shënkolli, dhe tërë natën e 6/19 dhejtorit, (datat u përkasin dy kalendarëve; allaturka dhe allafrënga), nuk u resht e ardhura në Korçë e shumë familjeve myslimane. Arrinin në Korçë, më të shumtit më këmbë, të pangrënë dhe pothuaj të paveshur, zbathur, burra, gra, fëmijë duke qarë dhe shumë të kequr; kishin lënë të shkreta shtëpitë e tyre me gjithë plaçkat me tërë vadallëket, duke pasur frikë nga grekërit që po afroheshin…” (Historia kronografike, fq 31) Gjithashtu në të njëjtën faqe lexojmë: “Andartët kishin pllakosur në më të shumtën e katundeve të Devollit, shumica e ndjenjësve, të të cilave qenë myslimanë. Në ato katunde mësuam që andartët grekë bënë shumë plaçkë dhe dogjën mjaft shtëpira të myslimanëve, të cilët pa u afruar ushtria greke kishin fryer (ikur) në Korçë dhe kishin lënë të shkreta shtëpitë e tyre me gjë dhe prona…”. “…Por edhe në Plasë, në Kuç, në Dishnicë, në Mborje, në Kamenicë dhe gjetkë andartët grekë së bashku me ushtarët rrëmbyen tërë pothuaj plaçkat dhe mobiljet e mira të shtëpive të shqiptarëve dhe dogjën shumë shtëpi të ca agallarëve dhe bejlerëve. Ato plaçka më të poshtrat ( të pavlerat), të shtëpive që u bënë plaçkë, të cilat plaçka i lanë dhe si muarë, shfrynë (vrapuan) vobektësia kristiane dhe evigjitët e Korçës dhe të katundeve, i muarë dhe i suallë nëpër shtëpitë e tyre…”. Udhë e Plasës dhe më sipër, sikundër edhe udha e Dëshnicës gjer në Korçë, nxinte mund të themi, nga njerëz që thamë më sipër, të cilët të ngarkuar vetë ose duke patur kafshët e tyre, sillnin lloj-lloj plaçka dhe mobilje të shtëpive që kishin bërë plaçkë. Kazan , tenxhere, pasqyra, tryeza, kareklla si kundër edhe qe, lopë, dhen, dhi, pula, grurë, elp, mjellëra, djathëra, gjalpëra me qype dhe gallanoska silleshin që nga fshatrat e prishur në Korçë…”.
Hyrja në Korçë
Po kaq tragjike përshkruhet edhe hyrja e andartëve grekë në Korçë: “Andarët, si u çlodhën mirë e bukur në Korçë u sulën, të parën herë natën nëpër Kasaba dhe rrëmbyen shumë prej plaçkave të shtëpive myslimane, prej atyre më të mirave dhe më të vyerat. Pastaj zunë të rrëmbejnë dhe të bëjnë plaçkë edhe ditën, jo vetëm nëpër shtëpitë po edhe nëpër dyqanet dhe magazinat e myslimanëve. … Ca korçarë rrëmbyen dhe spastruan tërë ato plaçka të myslimanëve të cilat kishin lënë nëpër shtëpitë myslimane, andarët. Mund që t’u vijë liksht cave që e deklarojmë këtë gjë, por ju sjellim nëpër mend këtyre që jemi të detyruar të themi të vërtetën edhe vetëm të vërtetën…” Kjo është vetëm hyrja e këtij libri, pasi ngjarjet që pasqyrohen aty janë të shumta dhe tronditëse, por për të kuptuar më mirë që, ushtria greke ishte një nga ushtritë më mizore të planetit, veçanërisht ndaj myslimanve, mund ta krahasojmë atë edhe me ushtri të tjera. Ushtria greke nuk mund të krahasohet me asnjë ushtri tjetër, përsa u përket krimeve të saj
Ushtritë e huaja
Ushtria turke kishte falimentuar, ndodhej në gjendjen më të vështirë të saj. Petro Harizi e përshkruan kështu: “I vinte keq me të vërtetë çdo njeriu kur vështronte gjithë këto ushtri të zbërthyera fare, të kapitura, të demoralizuara; të pangrena, të zhveshura pothuaj në mes të dimrit, në mes të shiut dhe dëborës, të lodhur, të kequr dhe të sëmurë; i vinte keq njeriut, thomi, kur vështronte këtë ushtri kaq të disiplinuar, me kaq edukim ushtarak të mirë sa me gjithë ato të këqija rrinte dhe flinte jashtë në fushë, nën tenda (çadra) ose jashtë fare nëpër udhët, nën strehët e shtëpive dhe nën tendat e magazinave, çdo njeriut, thomi, një çik të qytetëruar dhe me ndjenja të mira, kur vështron ata ushtarë, të cilët kishin lënë të shkretë nënat, gratë dhe fëmijët e tyre, edhe vërtiteshin në vendin tonë si skelete, të verdhë, të ligur, të dobësuar, të sëmurë nga tërë të kqijat e tjera, por më tepër nga e pangrëna, që po kërkonin nëpër shtëpitë, duke lutur një çikë bukë sa të mbajnë shpirtin, një çikë bukë, të cilën e kërkonin të mjerët, jo rreptësisht dhe me të egër, por me të lutur, një çikë bukë, të cilën padyshim se kishin parë prej shumë ditësh, dhe të cilën, ca prej atyre ushtarëve që kishin të holla, e blinin me të tepërt duke dhënë edhe 4-5-6 franga për një çyrek”.
Asnjë plaçkitje
“Tërë dyqanet në çarshi zunë e po hapeshin. Ushtarët që kishin të holla blinin çdo plaçkë, me të paguar dhe kurrë ndonjëherë s’u dëgjua që rrëmbyen gjë dhe nuk paguan. Me të vërtetë është lavdim i madh për një ushtri të tillë, e cila kishte arrirë në një të keqe kaq të madhe, sa të mos ketë ngrënë bukë prej shumë ditësh, është për t’u lëvduar shumë kjo ushtri, thomi, kur afroheshe nëpër furrat e pazarit ose të Varoshit, por si macet rrethuar mëlçisë, edhe atje ku vështronte bukët e ngrohta që po avullonin, me gjithë që ishte kaq i urtuar, sikundër thamë, nuk guxonte kurrë t’i afrohej bukës dhe të merrte vetë dhe të rrëmbente, por duke mbajtur duartë përpra zemrës së tij çdo ushtar, dhe duke qarë, kush me lotë të syve dhe kush me lotë ëtë zemrës, luteshin që t’u jepej një copë bukë! Po më tepër qe për të çuditur me ata ushtarë të mjerë, të cilët kur iknin me duar thatë, shihnin me sytë e mbushura me lot te buka, pa guxuar të rrëmbejnë një copë të vogël, sa të mbajnë shpirtin e tyre dhe të mos vdesin atë vdekjen, më të ligën dhe më të tmerruarën, e cila është vdekja që vjen nga uria…”. Kjo ishte panorama e një ushtrie të huaj, gjë që tregon më së miri se maskrat e ushtrisë greke nuk kanë të krahasur me asnjë ushtri tjetër.
KRAHINA AUTONOME E KORÇËS
Sipas kronikave të publikuara nga “Gazeta e Korçës” më 1920/
Nga Vepror Hasani/
KORÇË- “Ishte dit’ e dielë, 22 tetor 1916, shkruante “Gazeta e Korçës”, një dëborë kishte zbardhur tërë faqen e kazasë së Korçës, kur pasdarke hyri në Korçë ushtria franceze. Ishte i pari regjiment i kalorësve të gjatorëve të Afrikës, nën komandën e kolonel De Burnazel, i cili pasi zaptoi gjysmën e katundarisë, (bashkisë së Korçës), dhe vuri karakoll atje, deklaroi që erdhi të shkelë Korçën në emër të kryekomandantit të ushtrisë aleate dhe urdhëroi komandarë dhe prefektin grek të Korçës të xbrazin qytetnë, dyke larguar ushtrinë, (të 42 regjiment grek), si dhe xhandarmërinë, mbretëroren, drejtim për në Janinë; të paktët ushtarë venizelistë mund të drejtoheshin për në Selanik ose mund të rrinin të prisnin në Korçë. Sa për nëpunësit grekër, mbretërorë, komandanti frëng pas udhëheqjet e Venizelos ndaloi për të ikur në Athinë dyke pandehur që do shtrëngoheshin të ktheheshin venizelistë dhe të mbeteshin në Korçë; po u gënjye. Kështu u ngrys e diela e 22 tetorit 1916 dhe populli i Korçës e kuptoi që qeveria greke po ngriheshe megjithsej nga Korça, dhe çështja ishte, çfarë lloj qeverie do ta zinte vendin e saj. Ca thoshin që vijnë venizelistët, të tjerë, që do ta marrin qeverinë shqiptarët, ca që do të vijnë italianët, dhe ca të tjerë, ata më të dalldisurit, thoshin që do të vinë austro-bullgarët për të përzënë francezët nga Korça. Por që të gjithë më një mendje ishin, që: me ardhjen të ushtrisë franceze në Korçë, arriti dhe lufta evropiane këtu, dhe që më parë ose pastaj, bombat e aeroplanëve, gjylet e topave, dhe plumbat e fishekët do të binin mbi çatitë të Korçës ose fshatrave të saj. Me një fjalë, Korça ndodheshe në rrezik, buzë prishjes; gjë e tmerruar dhe e keqe për të gjithë po thua, po jo dhe për ata të paktit që kuptonin nevojat ushtarake dhe kishin hyrë brenda në të fshehtat të politikës ballkanike dhe më tepër shqiptare”. Kështu shkruante “Gazeta e Korçës”, e datës 16 nëntor 1920 dhe e ditëve në vijim, e cila po i sillte ngjarjet e vitit 1916 në formën e kujtimeve. Autoritetet mbretërore greke të Korçës, dyke kuptuar që prej kohe të ardhurit e afërm të francezëve, kishin marrë tërë masat e duhura që me kohë. Një javë më parë zunë të heqin ushtrinë nga kufijtë perëndimore në qytet. Shitnë tërë të ngrënat e ushtrisë, dërguan arshivat dhe çdo send me vleftë në Janinë dhe po prisnin me duar kryq francezët; kështu që kur erdhë këta dhe urdhëruan për të xbrazur Korçën, ata më 24 orë e sipër ngarkuan plaçkat që u kishin mbetur dhe me ushtrinë xhandarme përpara, muarë udhën e Kolonjës, Janinës. Të gjithë pothuaj, Korçarët e krishterë të rekrutuar në ushtrinë greke të Korçës, u xhveshnë dhe mbetnë në Korçë se kaq (shumë) u ishte mërzitur greqizma”.
USHTRIA MBRETËRORE NGARKON PLAÇKAT
“Me të lënët të kufijve prej ushtrisë greke, çetat shqiptare po pregatiteshin të zaptonin vendet e zbrazura për të afruar (kapur) Korçën, ku dhe të hynin bashkë me austro-bullgarët, vijon me rrëfimin e saj gazeta në fjalë të cilin po e rendisim më poshtë të plotë. Kësisoj, kur më 24 tetor 1916, i fundit ushtar grek kishte ikur, nga ura e Maliqit dhe nga tërë fshatrat e fushës së Korçës, Themistokli Gërmenji atë ditë, vet’ i dytë niset që nga Pojani dhe i bie përmes fushës së Korçës nga Pendavini, Tërova, Orman-Çiflig, Bulgarec, dhe xhadesë del në Maliq, dyke lajmëruar kudo popullin, që e shkeli vendin në emër të Shqipërisë. Gjithë atë ditë, një patrullë prej 25 kalorës francezë hynë për të parën herë nga mal’ i Moravës në Korçë për të kthyer prapë pas 3 orë andej nga ardhë. Mbrëmanet të asaj dite, 24 tetor, Themistokli Gërmenji niset nga ura e Maliqit, ku ndodheshin bullgarët, vet i katërt dhe hyn më ora 10 allafranga fshehurazi në Korçë për të pregatitur ardhjen e tij të afërme dhe zyrtare në qytetin e vet, dhe në mes të natës kthehet prapë për në Maliq. Kështu Korça, të hënë, më 23 tetor 1916, përnjëherësh dhe pa dyfeg u zbraz prej grekëve dhe mbeti e lirë e pa qeveri. Atëherë, Gaqi Th. Viso, në emrin e patriotëve shqiptarë korçarë çfaqet përpara Efrim Gjinit, të cilin e njihte fort mirë dyke me patur kaq herë më parë udhëtuar së bashku në Maliq dhe Leshnicë për të hasur me Themistoklinë, dhe e pyet në do t’i kundërshtoheshe të ngriturit të flamurit shqiptar dhe formimit të një qeverie shqiptare, posa që e quan vehten e tij shqiptar dhe i kishte dhënë fjalën Themistokliut që do të punonte për Shqipëri!”
TENTON ARDHJEN USHTRIA VENIZELISTE
“Efrem Gjini nuk pati guximin të përgjigjet dreq, po i shtiri sytë Gaqit, lojti supet dhe dyke nënqeshur i thotë: E pa të shohim; po francezët janë aleatët e Venizellos dhe nuk e njohin Korçën për Shqipëri. Po kur Gaqi e kundërshtoi, që vetë oficerët francezë me të hyrë në Korçë thanë që po shkelnin në vend të Shqipërisë, Efremi u zemërua, kthehu krahët dhe u largua. Që atë orë çoi letër në Kostur dhe Follorinë, ku kërkoi që të dërgonin një orë e më parë ushtri venizeliste për të mbrojtur kufijtë dhe për të formuar një qeveri venizeliste në Korçë; u çkoqitte edhe në letër që populli i Korçës është gjoja gati të bashkoheshe me këtë ushtri dhe me francezët për të goditur dhe prapsur çetat shqiptare. Po gjer sa letra të arrinte në vend dhe të vinte ushtria e kërkuar, komandari frëng ishte i detyruar me ushtrinë e tij të mbroheshe nga armiku dhe të na mbante qetësinë e vendit. Se sido që prefekti grek i mbretërisë mbeti në Korçë dhe pak ditë, po nuku vështronte asnjë detyrë se me mos patur më fuqi dhe të tjerët nëpunës mbretëristë sa nuk ikën dot në Janinë, i mbylli frëngu në arraba dhe i dërgoi në Selanik. Të katër ditët e para, 22-26 nëntor, sa ishte vetëm ushtria franceze në Korçë, populli i këtushëm u suall fisnik kundreq kësaj ushtrie dhe nuku i solli as nonjë ndalim në veprimin e detyrave ushtarake të saja. Kalorës francezë dilnin patrullë udhës së Maliqit dhe përpiqeshin (përballeshin) me kalorës bullgarë; çkrehnin ca dyfegje dhe largoheshin; fshatarët tanë as ruheshin, po bënin sehir. Po fillimi i të mbledhurit e një ushtrie venizeliste me formë andarësh në Korçë nga ana e francezëve dhe hajdutllëket e të vetëquajturit oficerit Konduli, si dhe kërkimi i patriotëve shqiptarë të Korçës që ditët e para nga koloneli francez për formimin e një qeverimi shqiptar dhe ndalimi i këtij, si dhe të kapërcyerit e kufijve të vjetra prej çetave shqiptare, të gjitha këto ngjarje shkaktuan përnjëherësh një lëvizje dhe një paqetësi midis popullit, i cili zuri të marrë masat për shpëtimin dhe mbrojtjen e tij”.
VENIZELISTËT NË VOSKOPOJË, SI DHËNDRI TE VJEHRRA
“E ardhura më 26 nëntor 1916 e ushtrisë venizeliste prej 120 vetash nga ana e Moravës, xhadeja e Bilishtit, bëri më të ligën përshtypje në Korçë. Hyrja (u bë) nga fshatrat e krishterë afër kufijve, për të kuptur gjendjen e këtushme, dhe kur panë kavalerinë franceze që nuk përparonte nga Korça përveçse gjer në lumi i Dunavecit dhe ushtrinë venizeliste të pakët dhe të handakosur, (të krishterët) ishin gati të ktheheshin prapë në fshatrat e tyre për të ngritur flamurin e Shqipërisë dhe për të pritur miqësisht çetat shqiptare, të cilat duhet kuptuar, nuk kishin as nonjë qëllim të lig kundër ndenjësve vëllezër. Por, të vetëquajturit kryetarë venizelistë të Korçës, i trembnë dhe i gënjyen fshatarët e krishterë. Ju dhanë nga një barrë armë, i urdhëruan të kthehen prapë në vend për të luftuar çetat shqiptare dhe i siguruan gjoja, se një ushtri e shumtë venizeliste dhe franceze me topa dhe mitraloza dhe një tufë prej andarësh do t’u vinte për ndihmë
Po i gënjyen dhe i morën në qafë. Dërguan ndo 20 ushtarë në Panarit, aq të tjerë në Marjan dhe kusuri ndo 100 venizelistë vajtën në Voskopojë, ku ia shtruan si dhendri të vjehrra! As top, as mitraloz nuk u duk gjëkundi. Çetat shqiptare në përparimin e tyre xbuluan lehtë venizelistët e Panaritit dhe Marjanit, të cilët dyke kthyer nuku harruan të ngrehin dhe tërë fshatrat e krishterë të asaj ane për të shpëtuar, po gjetën kundërshtim në Voskopojë, ku venizelistet kishin mvarur tërë shpresat e mbrojtjes dhe të fitimit të luftës”
VENIZELISTËT TË DEHURA NGA MISHI DHE VERA
“Sali Butka, komandar i çetave shqiptare të Oparit lajmëroi voskopojarët të përzënë venizelistët dhe të grehin flamurin kombëtar, duke u zotuar që asnjë njeri nuk do të pësonte gjësendi. Por voskopojarët me venizelistët të dehur nga vera dhe qejfet u kthyen dyfek shqiptarëve, të cilët,(shqiptarët), për të ruajtur nderë e armëve, bënë hyrysh dhe i ranë Voskopojës (29 nëntor 1916), ndenjësit e së cilës si panë rreziknë mbi kokë ngritnë nga pak plaçkë dhe muar udhën e Korçës. Ushtarët francezë, të cilët nuk e kishin gjetur për të mbarë të vinin për të luftur në Voskopojë, kishin dalë në Gjonomadh dhe prisnin atje muhaxhirët e Voskopojës dhe i dërguan në Korçë. Dhe si mbaruan këtë detyrë u kthyen prapë në qytet pa zbrazur asnjë dyfek. Është për të treguar që Sali Butka u rrëfye fisnik në luftën e Voskopojës se nuku la të trazoheshe asnjë grua, asnjë fëmijë, po me të plasur dyfeku u lëshoi të lirë udhën e Korçës. Gjithë kështu u suall dhe për ata burra që dorëzuan armët dhe nuk kundërshtuan. Pas luftës së Voskopojës ushtria venizeliste pa shënuar (fitore) dhe me kokën unjur u kthye në Korçë. Sali Butka me çetat e tij zaptoi tërë fshatrat në jugperëndim të Korçës gjer në Boboshticë pa bërë dëm asgjëkundi
Nga ana e Maliqit, gjithë ato ditë, Themistokli Gërmenji me shokët e tij që formonin një ushtri prej 800 vetash të armatosur zaptoi teqenë e Melçanit ( e cila ishte në përkrahje të çetave shqiptare), ku ngriti flamurin e Shqipërisë dhe ardhi gjer në Vashtmi dhe Dunavec. Atëherë Themistokliu shkrojti tekstin e letrës së parë, të cilën ia dërgoi Sali Butkës për të nënshkruar, dhe i cili pastaj nga ana e tij ia çoi kumandarit francez në Korçë”
LETRA DËRGUAR FRANCEZVE
“Në përmbajtjen e asaj letre i kujtoheshe ( i vinin në dukje) komandarit frëng se pas traktatit të Konferencës së Londrës, të nënshkruar dhe prej përfaqësonjësit frëng, se kaza e Korçës bën pjesë të pandarë të shtetit Shqiptar, dhe se pas atij vendimi nuk duheshe të harronte se ushtria e tij kishte shkelur në tokë shqiptare. Prandaj, mbi bazën e këtij akti ndërkombëtar të parrëzuar me ndonjë vendim tjetër, i kërkoheshe në letër që të përzinte ushtrinë greke dhe andartët nga kaza e Korçës dhe të mos ndalonte të ngriturit të flamurit shqiptar dhe të formuarit e një qeverie shqiptare në Korçë. E përmbushura e këtyre kërkimeve do të kishte për çpërblim zotimin e shqiptarëve të mos goditnin Korçën dhe liriveprimi në veprimet dhe lëvizjet të ushtrisë frënge kondra austro-bullgarëve
Komandari freng i atëhershëm, leitant kolonel De Burnazel e mori ndër sy këtë letër dhe pasi e çoi në kryegjenerali Sarrail në Selanik, i ktheu përgjigjen Sali Butkës me një letër në gjuhën shqipe, ku i shkruante se nevojat ushtarake e suallë në këto vise e jo për të lëftuar me shqiptarët, kundra të cilëve nuk kishin as ndonjë armiqësi, por për të lëftuar kundër austro-hungarezëve që kishin arrirë në këtë qark, dhe kërkonte të kishte udhën hapur në lëvizjet e tij ushtarake, se tjatër soj do të quante atë si gjithë çetat shqiptare, si çeta hajdutësh dhe do silleshe kundreq tyre pa mëshirë e pa marrë ndër sy nomin (ligjin) ndërkombëtar të luftës”.
TË PËRZËMË EDHE FRANCEZËT!
“Ishte ditë e premte, 3 nëntor 1916, kur e mori vesh populli i Korçës dërgimin e letrës të Sali Butkës në kolonel De Burnazel, si dhe të një letre tjatër në Dhespoti dhe Katundari (bashki) dhe me që u kuptua se frëngjit nuk kishin ndërmend të sillnin fuqi të tjera e as që të linin të ngriturit të flamurit shqiptar, po përkundrazi po bënin tabje (plane) dhe mure më të dalë të udhëve nga perëndimi i qytetit, me qëllim, sheshazi, që të kishte ku të mbaheshe ushtria frënge e të lëftonte po ta deshte nevoja brenda në udhët e Korçës më ndonjë goditje eventuale nga an’ e shqiptarëve; vendosi në mendjen e tij populli i Korçës që t’i binin Korçës për të përzënë francezët dhe venizelistët. Dhe për të mos u dhënë kohë francezëve të forcohen edhe më tepër, u përhap vet-vetiu atë ditë midis popullit, që çetat shqiptare do të hynin në Korçë të nesërmen, të shtunë, në mes të ditës. Të gjitha këto të pandehura që mund të ngjisnin i futnë në mejtim të thellë gjithë korçarët e më tepër tregtarët, të cilët u mblodhë atë ditë pasdarke për të çkëmbyer mejtime mbi gjendjen e rrezikshme, në zyrë të klubit tregtar. Në këtë mbledhje, pasi foli si cilido mentimin e vet dhe pasi u dëgjuan dy tregtarë të dëgjuar, njëri prej Themistokliut dhe tjatri prej Sali Butkës, për t’u treguar korçarëve udhën e shpëtimit që duheshe nisur, dhe pasi u bisedua gjer’ e gjatë mbi letrat e sipërshënuara dhe u muar ndër sy rreziku q’i mvaresh Korçës dhe fshatrave të saj, u vendos në atë mbledhje prej tërë tregtarëve që të ngriheshe flamuri shqiptar dhe të bëheshe lutje komandarit francez të mos ndalonte flamurin kombëtar, po të përzinte venizelistet dhe të mos godiste shqiptarët. U ngrit komisioni prej dy vetash e vajti në kumandari frances, në Katundari, (bashki), që i njoftuan vendimin e sipërshënuar të mbledhjes së tregtarëve. Në fund të kësaj mbledhjeje u vendos që atë mbrëma të vinin të gjithë në Mitropoli për të paraqitur këto vendime përpara dhespotit dhe përfaqësonjësit të qeverisë venizeliste z. Argjiropulos që do të arrinte atë mbrëma nga Selaniku. U lajmërua edhe populli që të ndodheshe atë mbrëma në Mitropoli”
DHESPOTIT MASHTRON BESIMTARËT
“Atë mbrëma, më ora 9, të dy patomat e Mitropolisë ishin mbushur plot njerëz, në të sipërmen ndodheshe dhespoti Argjiropulli dhe tërë parajsa e Korçës. Argjiropuli si përfaqësonjës i qeverisë venizeliste në Korçë i kishte marrë vesh tërë lëvizjet e shqiptarëve dhe e kishte shkuar ndërmend që mund këta ta fitonin Korçën me që ishin një shumicë e madhe dhe përkraheshin prej tërë popullit dhe mbaso në zemrën e tij deshte që të linte të lirë shqiptarët të ngrinin flamurin kombëtar dhe të formonin një qeveri të tyre, po detyra e tij si përfaqësonjës i qeverisë e ndalonte nga kësilloj vepër fisnike dhe vendosi që të mbajë lart autoritetin e Greqisë në Korçë dhe të prapsë çfardo paramendim tjatër. Prandaj në këtë mbledhje në Mitropoli, Argjiropuli e mori vetë fjalën dhe e mbajti pa reshtur që në krye e në fund, dyke mos lënë asnjeri tjatër të flasë; dhe në iu kundërshtuan ca të pakët, ay u priste fjalën dhe i ndalonte të zgjateshin më tepër. Nga tërë fjalimi i tij u kuptua që ay ishte i mendjes të forcoheshe qeveria e ushtria venizeliste në Korçë dhe së bashku me francezët t’u bënte ballë dhe çetave shqiptare. Siguroi dhe popullin me fjalët, të ishte i qetë, të mos kishte frikë dhe të mos ikte nga Korça
Kështu u përndanë të gjithë dhe vajtnë nëpër shtëpitë të frikësuar tepër dhe të menduar se ç’më të keqe do të sillte e nesërmja kur të hynte më drekë Sali Butka në Korçë se ky mendim nuk i hiqeshe popullit nga mendja”
ALARMOHEN VENIZELISTËT
“U gdhi e shtunë, 4 nëntor 1916, ditë pazari. Pazarakë nuk kishte shumë, po pazari ishte mbushur mjaft me bereqet dhe dyqanet tërë ishin të hapura. Më drekëherë tamam, kur tërë çarshia kishte rënë pas blerkave dhe shitkave, mjafton e përfolura e një tregtari me një myshteri dhe përhapja në tërë tregun se ardhi Sali Butka, përnjëherësh gjithë tregtarët lanë mallë në shesh e dyqanet e hapura dhe muarë të rendur me të katra lart nga Varoshi
Që atë minutë, dhe posi elektrik u përhap paniku në gjithë Varoshë (lagjet ortodokse) dhe gratë me të vegjlit në duar dhe fëmijën zbathur, lanë shtëpitë dhe muar të ikur lart nga vreshtat. Udhët e Korçës u mbushnë plot burra, gra dhe fëmijë dhe të gjithë po iknin me nxitim pa mos ditur se ku do vinin, po largoheshin ashtu si ca të marrë, dyke lënë prapa tërë gjënë e mallë nga frika e madhe që u kishte hyrë për zemre. Dhe nuk dihet sa prishje e madhe do të ngjiste po të mos ishin ndodhur ca të mençëm, të cilët rendë për të qetësuar dhe siguruar popullin të ktheheshe prapë në dyqane ose në shtëpi se nuk kish gjësendi. Kjo e ikur e këtij paniku mbajti një të katërtën të orës dhe lebetija ishte kaq e madhe sa më pastaj po të dëgjoheshe fjala “ardhë, ardhë” i dridheshe zemra sicilido, se kaq u kishte hyrë frika për palcë. Policia venizeliste burgosi atë ditë mjaft shqiptarë, dyke pandehur këta për shkaktarët e panikut. Po me të kuptuar që kësilloj me mënyra të rrepta e të padrejta nuk do t’u delnin për mirë, i lëshuan prapë. Se edhe patriotët shqiptarë nuk rrinin me duar kryq; zunë t’u afroheshin francezëve dhe të njiheshin me ata drejtpërdrejt dhe përgatitnë për në komandari francez një shkresë, e cila përnjëherësh u mbush me nënshkrime ku i kërkonin të përzënit e venizelisteve dhe të çpallurit e vetëqeverimit shqiptar në Korçë.”
HARROHEN ARMIQËSITË E VJETRA
“Tërë këto ngjarje dhe ndryshime të papandehura që po zhvilloheshin me shpejtësi njëra pas tjatrës e bënë popullin e Korçës të paqetë dhe të pashtruar në punërat vetiake. Përveç shumicës së fshatrave kufizore, zunë po vinin në Korçë edhe shumë ndenjës nga fshatrat e fushës me gjithë bagëti, drith etj. Tregtarët nga frika se mos me rastin e parë prisheshe çarshia, zunë po ngrinin tërë sendet e vyera nga dyqanet dhe i ngjitnin nëpër shtëpitë në Varosh. Po edhe Varoshi edhe Kasabaja dyke mos ditur se ç’të papandehura mund të sillte e nesërmja zunë po merrnin tërë masat për çdo prishje eventuale. Siclido pas gjykimit të tij, kishte vendosur ose pregatitur për të vendosur plaçkat e vyera më ndonjë shqiptar ose grekoman. Shumë veta nuk flinin në shtëpitë e tyre dhe shumë familje dyke mos ditur ç’mund të pillte nata mblidheshin me radhë shtëpi më shtëpi për të gdhirë natën së bashku dhe për të dhënë gajret njëri-tjatrit. Tërë këto frikëra nga rreziku që mvaresh mbi kryet, tërë këto masa dhe lëvizje për të siguruar jetën dhe për lëvizje për të shpëtuar kamjen nga prishja, e bënë popullin e Korçës të harrojë armiqësitë e vjetra, të afrohen njëri me tjatrin pa ndryshim ndjenje për të shpëtuar nga çdo e keqe që mund të vinte nga ndonjë anë dhe kështu pakë nga pak të bëhet vetvetiu një bashkim i papandehur midis të gjithëve”
DHESPOTI IKËN NATËN, VENIZELISTËT ËNDËRROJNË…
“Në mes të këtyre trazirave, dhespoti i atëhershëm i Korçës që përgjigjeshe me emrin Gjermanos, si kondravenizelist që ishte, me dijen e Argjiropulit ngarkoi një natë plaçkat dhe natën tjatër la Korçën fshehurazi dhe mori udhën për në Athinë. Pas tij zunë të shkojnë dhe ca të tjerë, dhe mjaft familje po përgatiteshin për të larguar përkohësisht nga Korça. Po të mos ishin ndaluar nga Argjiropuli, i cili i siguroi që të mos kenë frikë dhe u zotua se për pak ditë do të shtrëngonin çetat shqiptare për t’i prapsur. Për të dhënë prova të vërteta me fuqinë e qeverisë venizeliste, Argjiropuli, kurdisi dhe zyrat e ndryshme të Prefekturës së Korçës. Vetë ay si përfaqësonjës i qeverisë, mori kryesinë dhe qeverimin mbi tërë zyrat e Korçës dhe emëroi nëpunës të rinj në Prefekturë, në Polici në Gjykatë, në Financë etj, dyke caktuar rroga të mëdha për të qasur njerëz me vehte. Deshte që në krye të formonte një komision prej 12 vetash për të qeverisur bashkë me të, po përveç dy vetave, të tjerët korçarë q’u proponuan nuk u afruan fare. Por, për të dhënë prova më të çquara mbi të forcuarit dhe të shënuarit venizelistë në Korçë, dhe për të ngritur moralë e popullit, kryetarët venizelistë të Korçës së bashku me komandarë francezë vendosnë që të goditnin çetat shqiptare. Më 7 nëntor pra, ca ushtarë venizelistë së bashku me andarë dhe kalorës francezë me dy topa të mushkave, u nisnë që në mëngjes kundreq Melçanit. Vajtnë gjer nga Dunaveci, shtinë ca dyfegje dhe gjyle, po si s’gjetnë kundërshtim të fortë nga ana e Themistokliut u kthyen prapë në Korçë, pa fituar asgjë”
VENIZELISTËT U SERVILOSEN FRANCEZËVE
“Më 8 nëntor, ditën e “Shën Mërtirit” u kremtua në Korçë fitimi i luftës së francezve në ballë (front) të Manastirit. Kryetarët venizelistë të Korçës e lusën atë ditë me një bujë të patreguar për të bërë rekllamë të madhe, u ranë kambanave dhe përpara drekës u bë një falje në kishën e “Shën Gjergjit”, ku muarrën pjesë përveç zyrtarëve francezë dhe venizelistë dhe një shumicë e madhe prej shqiptarësh. Si doli nga kisha, komandari francez me ca të tjerë të vetëqojtur kryetarë korçarë, vajtën në Katundarie, nga ballkoni i së cilës manifestuan… (gazeta e dëmtuar nuk lexohet), por kuptohet se është folur për greqishten dhe shkollat greke. Ndërsa më pas vijon: Prej Efrimit me shokët e tij, këta deshnin të tregonin atë ditë që populli i Korçës ishte thjesht venizelist; që simpathiste aleatët dhe veçanërisht francezët; që gjeromano-bullgarët ishin thyer megjithsej në ballën e Manastirit; që qeveria venizeliste do të zinte rrënjë në Korçë, dhe përhapnë një fjalë që gjoja çetat shqiptare do të përndaheshin për pakë ditë. Po edhe këtë lodrë venizeliste s’e fituan dot, se asnjëri prej popullit të Korçës nuk mori anën në atë manifestasion udhëve, po vetëm fëmijët e vegjël, çuna dhe goca të shkollave të tyre, (greke), të cilët i gënjyen me ca llokume dhe me nga ca flamurë të vegjël prej greku. Ishte pregatitur të mbaheshe dhe një fjalë panagjirike nga ballkoni i Katundarisë me rastin e këtij fitimi të armëve aleate, por edhe oratori, sido që frakofil i flaktë, kur e pa që populli nuku u bashkua në këtë kremtim me venizelistet, hoqi dorë nga të mbajturit e fjalës”
VENIZELISTË DHE FRANCEZË BËHEN BASHKË
“Argjiropuli dhe të katër kryetarët venizelistë të Korçës, dyke parë që nuku ishte e mundur ta fitonin popullin me vehte me politikë, me gënjeshtra dhe me të taksura të mëdha, pregatitnë bashkë me komandarë francezë një goditje tjatër kondra çetave shqiptare, dyke pandehur se këtë radhë do t’i thyenin dhe do t’i largonin nga fusha e Korçës dhe do të prapsnin rrezikun. U nisën pra, më 10 nëntor 1916 pa gdhirë, ushtria e tërë venizeliste nja 200 veta bashkë me francezët dhe topa të mushkave në drejtim, këtë radhë të Boboshticës. U bë dyfek i fortë, topi kërciti tri orë pareshtur, po shqiptarët, sido pa top, u kundërshtuan burrërisht dhe nuk lanë asnjë pëllëmbë vend. Venizelistët, sido që humbnë dhe këtë luftën e Boboshticës, prapë nuk vunë mend; në vend që të mblidhnin bishtin dhe të shkonin andej nga ardhë, ata po mblidhnin edhe të tjerë shokë dhe pregatitnin tjatër goditje kundër shqiptarëve”.
FLAMURI VALONTE MBI TEQENË E MELÇANIT
“Kështu, më 13 nëntor nisnë përsëri tërë ushtrinë venizeliste për mbi 400 këtë radhë, bashkë me ushtrinë franceze dhe me topa, udhës së Maliqit kondra çetave shqiptare të komandura prej Themistokli Grëmenjit. Kjo është më e madhja luftë midis franko-grekëve më një anë, dhe çetave shqiptare më tjatër anë.
Venizelistët me francezët, siç kapërcyen lumin e Dunavecit afër Bulgarecit, bënë yrysh për mbi Vashtiminë, të mbrojtur prej një tok të vogël shqiptarësh, të cilët e zaptuan dhe vunë zjarrë më shumë shtëpi. Lufta u ndez që në ura e Turanit gjer afër Pocestës. Që nga Korça dukeshin gjylet kur binin mbi Lumalas dhe mbi Teqenë e Melçanit, mitralozat dhe dyfegjet punonin pa reshtur. Venizelistët bënë sulme mbi sulme dhe u pandye njëherë se shqiptarët u thyen, po nuku ishte kështu, se këtu u prapsën sa pak nga mesi, si ay rrethi prej llastiku’ po jo që të çpohet dhe të këputet fronti. Themistokliu tërë atë ditë, hipur mbi kalë, vizitonte nën breshëri të plumbave frontin, dyke dhënë urdhër ku të mbahen e ku të prapsen, dhe dyke dhënë kurajo shokëve të tij, për të mos kursyer gjësendi dhe për të mbrojtur flamurin kombëtar që valonte mbi Teqenë e Melçanit. Dhe me të vërtetë shqiptarët nuk u tundnë, por i nderuan armët. Mbrëmanet venizelistët me humbje të mëdha dhe pa ndonjë fitim u kthyen prapë, dyke sjellë ngarkuar dhe trupnë të një kapedani të tyre të vrarë” Kështu e përfundon rrëfimin e saj, Gazeta e Korçës, e cila ngjarjet e asaj kohe i ka sjellë në formën e kujtimeve”
Përgatiti Vepror hasani
(Shënim: Materiali i mësipërm u referohet kronikave të datave 16, 20, 24 dhe 28 nëntor si dhe kronikave të datave 1, 4 , 11 dhe 18 dhjetor të vitit 1920. Titulli në origjinal: “Kujtime historike të Korçës”. Nëntitujt janë vendosur nga ana jonë V.H)
10 dhjetor 1916 shpallet krahina autonome e Korçës
Anëtarë të Këshillit Qeveritar u zgjodhën 14 veta: 7 myslimanë dhe 7 ortodoksë
1. Shaqir Shabani, 2. Tefik Rushiti, 3. Hysen Dishnica, 4. Emin Rakipi, 5. Qani Dishnica,, 6. Sali Babani, 7. Haki Shemshedini
1. Vasil Singjello, 2. Kostandin Noçka, 3. Rafail Avrami, 4. Nikolla Evangjeli, 5. Eftim Cale, 6. Vasil Kondi, 7. Llambo Mborja
Përveç këtyre u zgjodh dhe z. Petro Harizi Sekretar i Përgjithshëm
Kryetar i Këshillit Qeveritar u zgjodh Tefik Rushiti
Nënkryetar z. Cale
(Gazeta “Adriatiku”, 12 dhjetor 1916)
Protokolli i nënshkruar nga dy palët
“I. Në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar të shprehur nëpërmjet delegatëve të tij, kazaja e Korçës me rrethet e varura prej saj të Bilishtit, të Kolonjës, të Oparit dhe të Gorës formohet si krahinë autonome e administratës nga njerëz shqiptarë nën mbrojtjen e pushtimit ushtarak francez
II. Administrata e kazasë i besohet një këshilli prej 14 anëtarësh, gjysma të krishterë dhe gjysma myslimanë. Ky këshill ngarkohet: 1) me studimin e të gjitha masave të nevojshme për një administrim të mirë të kazasë së Korçës dhe të rretheve të varura prej saj. 2) me kontrollin e funksionimit të të gjitha shërbimeve publike.
III. Këshilli do t’i parashtrojë për miratim pushtetit ushtarak francez emrat e titullarve të nëpunësive të ndryshme. Emërtimet për këto nëpunësira do të bëhen nga pushteti ushtarak francez
IV. Do të krijohet nën autoritetin e një prefekti policie një trup xhandarmërie-policie me detyrën e ruajtjes së rendit të brendshëm.
V. Do të krijohet një trupë “xhandarmërie e lëvizshme shqiptare” me detyrën që të ruajë pavarësinë e territorit dhe lirinë e banorëve të saj
VI. Do të mund të krijohen gjithashtu, për të njëjtin qëllim, njësi të rregullta vullnetarësh, efektivi i të cilave do të varet nga rrethanat dhe nga kreditë e disponueshme
VII. Kur do të urdhërohen të veprojnë forcat e policisë, gjendarmëria lëvizëse dhe trupat e vullnetarve do të jenë nën autoritetin e epërm të oficerit francez, që është komandant i rrethit të Korçës
VIII. Gjuha Zyrtare do të jetë shqipja
IX. Flamuri i kazasë së Korçës do të jetë flamuri tradicional i skënderbeut me shiritat tringjyrësh të flamurit francez.
Për autoritet ushtarke franceze; Kolonel Dekoen, komandant i sektorit të Korçës
Për popullin shqiptar, delegatët: Vasil Singjello, Kostandin Noçka, Rafail Avrami, Nikolla Evangjeli, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Eftim Cali, Vasil Kondi, Qani Dishnica, Sali Babani, Haki Shemshedini, Llambro Mborja
(AQSH, F.617 (Pref. e Korçës), D.14, fl. 1-2, përkthim nga origjinali në frëngjisht).
Marrë nga libri “Shqiptarët dhe francezët në Korçë, 1916-1920 i Muin Çamit
Përgatiti Vepror Hasani
MARILYNI DHE SOKAKËT E KORÇËS
Nga Rozi Theohari, Boston/
“Kjo çupka e vogël këtu në fotografi jam unë,” – thotë Marilyni me një shqipe të ngadaltë. “Kemi dalë në Uster bashkë me nënën e babanë aty nga fillimi i viteve dyzet të shekullit të kaluar”.
Marilyni është një zonjë rreth të gjashtëdhjetave, por fytyra e saj rrumbullake gjithnjë e qeshur dhe flokët gështenjë të çelur e tregojnë më të re. Buzëqeshja e saj e ëmbël të çon mijëra kilometra larg, aty, në qytetin piktoresk të Korçës, në Korçën e serenatave, në qytetin e vajzave të bukura faqekuqe. “Nëna ime, Eftimi Terova dhe babai Mina Cale, – tregon Marilyni, – erdhën nga Korça në Amerikë më 1921 tok me
motrat e mia. Si fëmijë e fundit, vajza e pestë, u linda dhe rrita në Uster, në ambientin dhe kulturën amerikane, megjithatë, bashkë me qumështin e nënës thitha edhe bekimin e dashurinë për mëmëdheun e lënë pas. Vit pas viti që përkëmbesha shkoja në gjumë me ninullat e bukura shqiptare dhe zgjohesha po
nga fjalët përkëdhelëse të gjuhës së nënës. Kur u rrita, fillova të kuptoja se bota ime e vogël ishte ndarë më dysh, në atë brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Jashtë ishte shkolla, anglishtja, emri im amerikan, shoqet e shokët, aktivitetet e ndryshme, etj. Kurse brenda, në gjirin e familjes, unë flisja shqip si prindërit, ushqehesha me gjellët e shijshme korçare, edukohesha me zakonet e traditat e të parëve tanë.”
“Çfarë kujtimesh të kanë lënë mbresa më shumë nga jeta me prindërit?” – e pyes.
“Korça, – përgjigjet ajo. – Nëna e babai nuk e lëshonin nga goja qytetin dhe sokaket e tij.
Unë pyesja, ç’është ky “sokak”?
E ajo, nëna e dashur, m’i përshkruante aq mirë ato rrugët me kalldrëm, të veshura me gurë fiçore të vendosur njëri pranë tjetrit, ngjyrat, trajtat dhe qoshet ku bashkoheshin e ndaheshin sokaket e mëhallës. Më tregonte se si i pastronin gurët e i bënin dritë, pastaj uleshin para portave të shtëpisë, qëndisnin, bisedonin e bënin shaka me fqinjët. Në kokën time të vogël punonte imagjinata, regjistronte çdo bisedë, çdo fjalë, çdo përshkrim, të cilat pastaj, natën i shihja në ëndërr si të gjalla.
Tani po të pyes unë ty, – thotë Marilyni. – “Çfarë kujton nga pamja e nënës sate kur ishte e re?”
“Fytyrën e saj të njomë e të hijshme,” – i përgjigjem unë.
“Ah, po, unë kujtoj edhe diçka tjetër, veshjen e saj!”
Kur kishte ardhur nga Korça në Amerikë, siç tregon Marylini, Eftimia kishte sjellë gjithë garderobën me veshjet e qepura sipas modës franceze. Palltot dhe kostumet e Eftimisë me peliçe origjinale te jaka dhe kapelet e modës, i lanë pa mend gratë amerikane të cilat pyesnin me zili: “Kjo Korça juaj, mos
ndodhet afër Parisit?”
Pas vdekjes së të atit, në Uster, disa vjet më vonë Marilyni u martua e shkoi në Miami, ku mori edhe nënën me vete. Aty lindi një vajzë, Kristinën, e cila u rrit me dashurinë e dy nënave shqiptare. Por vdekja e nënës, Eftimisë, me 1990 shkaktoi dhembje e dëshpërim në zemrën e Marilynit. Me nënën ajo
kishte një lidhje të dyfishtë: atë të prindit dhe të mëmëdheut.
“Tani më dukej se nuk isha më shqiptare”, – psherëtin Marilyni dhe hap çantën e saj. Që andej nxjerr një pasaportë të vjetër shqiptare me datën: Korçë, 29/8/1921 dhe një fotografi të zbardhur nga koha, të nënë Eftimisë dhe të Sofisë së vogël.
“Këtë pasaportë e mbaj me vete kudo që udhëtoj nëpër Amerikë e jashtë saj. Me këtë copë kartë unë vërtetoj kombësinë time shqiptare, buzëqesh ajo. Ndërsa në kuzhinë Marilyni vazhdon të gatuajë gjellë me mish e perime, byrekë e lakrorë si të nënës.
Prej vitit 1988 deri 1998 Kristina vazhdoi karrierën e saj në kompanitë e linjave ajrore. Kjo dhe u bë shkak që Marylini të realizonte atë ç’ka i vlonte prej vitesh në gji: amaneti i palënë I nënë Eftimisë për të vizituar Shqipërinë dhe Korçën e saj të dashur. Me një grup turistësh që vizitonin Greqinë, u nis edhe
Marilyni. Ishte shtatori i 2000-s. Pas qëndrimit në Athinë grupi u nis për në Patra e qëndroi në Korfuz.
“Kur e ndjeva veten kaq pranë brigjeve të Shqipërisë, – thotë Marilyni, – zemra më rrihte, mendja më vinte rrotull dhe faqet me digjnin si prushi. “Do të nisem menjëherë,” – u thashë shoqeve të mia.
“Jo,” – kundërshtuan ato, – “si do të udhëtosh e vetme, në një vend të panjohur!” “Ai është atdheu im” –
këmbëngula unë. “Nuk të inkurajojmë për një udhëtim të tillë,” – më thanë disa punonjës lokalë. Por unë vendosa dhe, gjënë e parë që bëra mora kontakt me një zyrtar të udhëtimeve për në Sarandë.
Udhëtimi i shkurtër me traget la në shpirtin tim mbresa të paharrueshme. Bashkë me mua në bord ndodheshin edhe disa familje shqiptare me fëmijët e tyre. Ata bisedonin me zë të lartë, por unë nuk kuptova asgjë nga ai dialekt. Një farë dyshimi më lindi: si do të merrem vesh me vendasit? Por hutimi im ia la vendin emocionit të parë e të fuqishëm kur në gjysmë të rrugës mbi det, u ndryshuan flamurët dhe flamuri shqiptar filloi të valëvitej në qiellin blu. Deti kishte një ngjyrë të mrekullueshme smeraldi të shkëlqyer dhe valët e vogla që përplaseshin njëra me tjetrën, dukej sikur duartrokisnin e përshëndesnin ardhjen time. Ndjehesha krenare, sigurisht isha e lumtur që më në fund po më plotësohej një ëndërr e thurur gjatë gjithë jetës sime. Kokën e mbaja lart, s’ngopesha dot së pari flamurin. Në këtë udhëtim edhe unë isha veshur me ngjyrat e tij: bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza…
– Cilat ishin përshtypjet e para, – e pyes, – kur zbrite në tokën shqiptare?
– “Ishin hapat e parë në Sarandë që më shkaktuan emocione të tjera. Ishin njerëzit… Fillova të takoja racën time, të shkëmbeja fjalët e mirëseardhjes dhe të admiroja natyrën e bukur të qytetit. Sipas programit të udhëtimit, u paraqit para meje I.Myrtaj, i zoti i hotelit ku do të qëndroja. Ai më siguroi për qëndrimin tim në Sarandë, por edhe për udhëtimin me taksi për në Korçë. E çlodhur, e qetësuar dhe e mrekulluar nga
vendi dhe njerëzit e gjakut tim, hëngra një darkë me peshk të freskët dhe sallatë. Pastaj, me një kënaqësi të papërsëritëshme shëtita përgjatë rrugës së bregut të detit, ku u befasova nga një grup i madh banorësh, burra, gra e fëmijë, që shëtisnin si unë buzë ujit. U vura veshin bisedave të të rinjve dhe, kur fillova t’i
dëgjoja e t’i kuptoja aq mirë, m’u bë zemra mal.
– Mezi po pres të më tregosh për Korçën tonë” – i them. “Në udhëtimin tim për në Korçë më shoqëroi çifti Nola e Tani Memushi. Arritëm në qytet përpara mesditës. Korçarët ishin të sjellshëm e të kudondodhur, kështu që nuk harxhova shumë kohë për të gjetur familjen me mbiemër “Terova”. Kur qëndrova para derës ku lexova shkronjat Terova, m’u duk sikur dëgjova zërin e nënës sime që fliste me vëllanë e saj Dhimitraq Terova. Por… imazhi u pre përgjysëm. Pas trokitjes sonë doli një djalë i cili tha se nuk dinte të kishte një teto Eftimi në Amerikë. Megjithatë, ai na priti me mirësjellje. Diçka u thye brenda meje. M’u kujtua se nëna kishte një kohë të gjatë që nuk kishte patur këmbime letrash me vëllanë dhe farefisin në
Korçë. Pra, çdo gjë e kishte mbuluar mjegulla e ftohtë e harrimit.
Kur më panë në atë gjendje të dëshpëruar, korçarët më thane se ka edhe familje të tjera me të njëjtin mbiemër dhe ata shfaqën dëshirën të më ndihmonin…
Por unë i falenderova për gatishmërinë e tyre dhe iu luta të më linin disa çaste vetëm. Duke biseduar shqip me vetveten, fillova të çapitem nëpër sokaket e Korçës. Çdo çap më jepte zemër, çdo prekje guri me këmbë, nganjëherë një shkarje e vogël deri në humbje ekuilibri, filloi të më bindte pak nga pak se
…së fundi unë plotësova një qëllim…, një ëndërr. Unë bëra gjithë atë udhëtim të gjatë për të parë, ku ka shkelur këmba e nënës dhe e babait dhe i shkela ata gurë. Për më tepër, qyteti I Korçës me fushën e tij, kodrat, malet, me stilin e ndërtesave dhe të rrugicave, me traditat dhe kulturën, me krejt mënyrën e
jetesës në përgjithësi, ishte pothuaj ai që unë kisha ndërtuar në imagjinatën time.
– Përveç Korçës, vizitove ndonjë qytet tjetër? – e pyes.
– “Po, gjatë rrugës për në Sarandë pata fatin të vizitoja Gjirokastrën dhe kështjellën e saj, si dhe qytetin antik dhe qendrën e lashtë kulturore të Butrintit që më lanë përshtypje të veçanta. U takova e bisedova me motra e vëllezër të gjakut tim. Gjithë ditën ndjehesha e lumtur, pak e hutuar, por aspak e lodhur. Sepse në mendjen time trokiste laitmotivi “ky udhëtim më ndihmoi të njoh identitetin tim nëpërmjet origjinës së vërtetë prindërore.
– Vizita në vendin e të parëve të mi, me siguri, i qetësoi nënën e babanë aty ku prehen. Sapo mbërrita në Miami, vizitova varrin e nënës dhe ndjeva thellë në shpirt uratat e saj.
Gjeta aty një farë balancimi të ndjenjave të mia, që s’e kasha provuar më parë. Kohë më vonë udhëtova për në Uster, mbasi e ndjeja si detyrë të vizitoja edhe varrin e babait. Dhe atë ditë, lavdi Zotit, u njoha rastësisht me një bashkatadhetar, banor të Usterit, Jani Melka. Kur mori vesh se po shkoja në varreza, ai
më dhuroi një buqetë speciale me lule. Nuk ishin lule të zakonshme: farën e tyre e kishte sjellë nga Shqipëria dhe për herë të parë po lulëzonin në Amerikë.
– I vendosa ato lule te guri i varrit, si për t’u çmallur me mëmëdheun e largët, si një simbol të dashurisë së pashuar që rrjedh nga një brez tek tjetri…
96 VJET NGA REPUBLIKA E KORCES
10 Dhjetor 1916-10 Dhjetor 2012/
NGA SOTIR LACO- Rochester Hills, Michigan/
Nentedhjeteegjashte vjet me pare u shpall Republika e Korces. Ja si shkruan horonikani:Mengjezin e 10 Dhjetorit, dite e diel dhe dite e kthjellet plot diell, behari vete, sikur natura vete kremtonte, Korca kremtonte ngjarjen e lumtur. Populli i tere, burra gra, te rinj te dale rrugeve po grumbulloheshin me te djathte e me te mengjer (Majte) te Bulevardit te Shen Gjergjit, ku ishte shtepia e Themistokliut dhe pak me poshte e komandantit francez.
Por sa kohe kane kaluar, sa qeveri jane ndruar, por jehona e kesaj Republike me gjith se e shkurter ka mbetur dhe kujtohet vit per vit nga populli i Korces me fjalime ose sesione shkencore sipas jubileut. Sa mund e djerse u derdh sa bashkebisedime jane bere deri sa u arrit 10 dhjetori i 1916. Ja si shkruan gazetar francez Robert Vaucher i revistes “Illustrasion”, me 7 Prill 1917 ”Republika e Korces eshte sot ndofta i vetmi shtet ne Europe qe ekuilibronte buxhetin e tij dhe nuk kishte deficite “Ose Koleneli Dekuen i tha Themistokli Germenjit: “Sa arka fringe eshte per ty nga here e hapur dhe kur te kesh nevoje mund te marresh sa te duash. Por Themistokliu i tha: “Shqiptari eshte stervitur te cigariset me dhjamen e tij, ka nevoje per ndhime morale po jo materiale.”
Por le te shohim me poshte si i zhvilluan keto ngjarje.
Gjendja ne kazane e Korces ishte mjaft e koklavitur mbasi aty vepronin shume forca shqiptare e te huaja.
Do te mjaftonte nje hap i gabuar, qe gjithcka te shkonte ne katastrofe. Por le te shohim tekstin e histories. “Gjashte muaj histories e Shqiprise”, shkruar nga gjenerali francez Dekoen, ish komandat i qarkut te Korces.
a)Ne juge te Korces, ne krahinen e Ersekes e te Qafe Qarrit, (veprojne) banda greke roajaliste (Mbreti)
Qellimi i tyre:
1)Te kundershtijne veprimin e venizelisteve ne Shqipri (Forca te Venizello)
2)Te sigurojne nderlidhjen e postes midis oborrit (mbreteror) te Athines dhe fuqive Qendrore.
3)T’i sherbejne ceshtjes te ketyre fuqive te fundit, duke ushqyer trazira ne Shqipri.
b)Ne perendim te Korces banda austro shqiptare te Sali Butkes, Teresia numrike te disa batalioneva franceze.
Qellimi tyre:
T’i sherbejne ceshtjes austriake nen pretekstin e ruajtjes te autonomies se Shqiprise.
a)Ne veri te Korces, bandat bullgaro-shqiptare Themistokliu kishte forcen numerike te nje batalioni francez.
Largimi i autoriteteve venizeliste hec cdo aresya qendrimin e metejshem te bandave rojaliste, une pres se nga kjo ane gjendja do te sqarohet.
Veprimi kunder Sali Butkes me duket te jete ne kohen e tashme e nje natyre thjesht ushtarake. Sa per Themistokline, aime ndermjetes, ka kerkuar bisedime me mua per te bere nenshtrimin e tij dhe per te braktisur kauzen bulgare” shume te rendesishem ne Qarkun e Korces ne ate kohe.
Ne fakt sipas staistikave te kohes Sali Butka kishte 1500 trupa e qendren e kishte ne fshatin Voskop. Ndersa Themistokliu kishte 980 trupa dhe qendren e kishte ne teqene e fshatit Melcan. Teqeja ishte vend takimi per te dy komandantet sa here ishte nevoja.
Brenda ne Korce sundonin greket venizeliste dhe ja u kishin sjelle ne maje te hundes korcareve.
Ne tetor te vitit 1916 nje dite ne befasi zbret nga Gryka e Mborjes nje fuqi ushtarake franceze pre 400 kaloresish, te cilet hyne ne Korce si pa gje te keqe dhe me nje here vune rendin e tyre Keto forca komandoheshin nga koloneli Burnazel.
Nje nate ai gjeti rastin dhe hyri ne Korce, pasi ishte marre vesh me komitetin. Ne oren e caktuar erdhen disa nga shoket me besnike te tij. Nga biseda me ta , Themistokliu u njoh mire me gjendjen e popullit. Ardhja e francezeve do ta ndryshonte gjendjen. Mesoi se diten e dyte pas pushtimit, komiteti i fshehte drejtues mundi te krijonte nje komision nga populli ashtu sic ishte vendosur me pare, i cili kishte biseduar pastaj me komandantin e kavalerise franceze kolonelin Burnazel. Komisioni i kishte shfaqur pergezimet e populit te Korces dhe ishte lutur a tit e nderhynte prane aleateve per t’i njohur Korces te drejten te veteqeverisej si nje krahine autonome. Po Burnazeli ishte pergjigjur se nuk kishte kompetencat e tij te merrej me ceshtje politike e diplomatike.
Ne fund Themistokliu u la disa porosi e te ftuarit u ngriten e iken.
“Shkoi prapa si trim qe ishte, bashke me nje plan te vendosur te aktivitetit per te shpetuar qarkun e Korces nga sundimi huja (Gazeta Rilindja e Korces 1935 fq. 3-4).
Si u kethye ne Melcan Themistokliu dergoi nje nga “djemte” te Sali Butka “fqinji”, qe kisthe ngritur selime ne Voskop. Ai I conte Plakut pershendetje e tij dhe e ftonte te takoheshin ne Melcan. Saliu unisne cast. Te dy kapedanet zhvilluan nje bisede te nxehte midis tyre. Preken ne menyre te vecante cilat do te ishin detyrat e secilit tani qe Korca gjendej, pothuaj e rrethuar. Si hap te pare, Themistokliu e Sali Butka vendosen te mbanin ne nje rrethim te hekurt garnizonin francez –venizlist. Ata (francezet) nuk mund te shkonin pertej Lumit Dunavec. Artaerit ishin te prera. Vetem nepermjet Bilishtit mund te lidheshin me te lidheshin me Selanikun. Nje gjendje e tille pa fushen e Korces, pushtuesve franceze do t’u merrte frymen.Per kete aresye ose do te hynin ne bisedime me kryetaret e cetave Themistokli Germenjin e Sali Butken ose do tr perpiqeshin t’I zbrapsnin prej andej me forcen e armeve.Rruge tjeter per pushtuesit nuk kishte.
Komanda fra nceze vendosi vendosi te njihej me opinionin e komandateve te
Cetave Themistokli Germenjit e Sali Butkes. Nuk dihen rrethanat net e cilet u takua Themistokliu me te derguarit e komandes franceze, por permbajtjen e bisedimeve e gjejme te fiksuar ne nje document frsncez.
Aty thuhet se ne bisedimet me Themistokline doli me ne pah programi shqiptar:
Shqiptaret duan te jene te lire autonome; ata nuk pranojne asnje qeveri greke.qofte
Venizeliste qofte mbreterore, ata,jane,gjithashtu kunder nderhyrjes se italianeve:
Se fundi duan nje rregjim demokratik dhe refuzojne t’I binden Esad Pashes.
“Me keto kushte ata jane gati te merren vesh me francezet ne qofte se keta mbajne rregullin dhe u sigurojne shqiptareveautonomine”
Sido qe Themistokliunu beri te qarte francezeve se do te arrinte ndonje marreveshje te shpejteme ta.Madje I “trembej” kolonelit Burnazel, qe rrinte I mbyllur
Si ne kafaz.
Komandanti francez vendosi me ne fund te ndermerte nje operacion spastrimi kunder bandave sic quheshin ne fjalorin e tyre cetat, e me bindje se do te fitonte lehte
Me perparesine e grykave te zjarrit te artilerise malore dhe te mjeshterise luftarake.
Keshtu me 7 te nentorit franko __- venizeliste doli nga Korca me dy kolona
Njera ne drejtim Korce – Maliq dhe tjetra Korce – Tuhran.
Themistokli Germenji me te plasur pushka I hipi kalit dhe inspektoi anembane
Pozicionet e luftes.Ai porosity komandatet qe te leftonin e te mbanin pozicionet e veta secili qofte duke dhene dhe jeten e perms plumbave dhe gjyleve te artlerise u kethye
Ne Melcan per te drejtuar luften me besim te plote ne forcat e tij.
Komandanti francez , duke hasur ne nje qendrese te ashper, dha urdher te dyfishohej bombardimi.Gjylet e topave rrihnin brigjet nga Lumalasi ne Melcan dhe vecanerisht godinen net e cilen valonte flamuri shqiptar.
Pas qitjeve te artilerise armiqte u hodhen ne sulm per te dyten here.Burnazeli
Dha urdher te merrej teqjq e Melcanit me cdo mkusht.
Themistokliu e kuptoi planin e Burnazelit.(qe desh te merrte teqene).Me te
Shpejte ai perqendroi forcat kryesore prepare pozicioneve te Melcanit.Armiqte u hodhen
Ne sulmin e fundit.Venizelistet munden tebenindisa hapa me tej.Atehere Themistokliunurdheroj te kundrsulmohej.Shqiptaret me bomb adore I vune armiqte perpa.Dora – dores ata i lane te gjitha pozicionet e pushtuara dhe e ndalen vrapin ne lumi
I Dunavecit.Komandanti francez urdgeroi terheqjen e topave e te mitralozeve te rende qe mos binin ne duart e shqiptarev.
Me 13 Nentor u zhvilluan luftime te btjera midis cetave tw Themistokli Germenjit dhe forcave franceze venizeliste te komanduara nga colonel Burnzel.Por prape forcat franceze pesuan disfate,kjo disfate terhoqi dhe nje here shtatmadhorise se Armates se
Indjes.Kete gje e mesoi dhe gjenerali Moris Saraj ne mbremjen e 13 nentorit.Nen prizmin e ngjarjeve me te aferta shihej qarte , se atij I beri pershtypje t e keqe humbja
qe pesoi koloneli Burnazel prej nje “brigandi”sic e quanin tashme francezet Themistokli Germenjin.
Cetat e Sali Butkes prisnin urdher nga austriaket se si do te vepronin.Forcat e
Tij u shtuan dhe fillonin nga Kemenica e deri ne Pirg.
Me 24 Nentor I dhane urdher te sulmohej Korca. Te tilla urdhera nuk lene shteg
Per iterpretime dhe as te japin kohe per t’u menduar.Ka vetem dy mendime: te shkosh
Perpa ra apo te hidhesh ne anen tjeter.Plaku hipi mushkes dhe arriti ne Voskop aty
Takoi Shefqet Korcen nderlidhesi me austriaket dhe I tha:
-A vijne prapa fuqi ushtarake?Dhe kur u bind se forca nuk kish dhe as vinin u qetesua mire.I tha Shefqetit te njoftonte komanden Austriake se ne Korce ishin perqendruar disa batalione franceze te pajisura me artileri dhe se ne kufi behej levizje
Nate e dite.Te nisej per Korce apo te priste?
Shefqeti I trasmsntoi qendres nderlidhese ne Gjonomadh dhe mbeten ne pritje.
Duke mos pasur te dhena te t jera, austriaket u detyruan te pranojne ato qe jepte Sali Butka.
Paralevizjes francezeve, nuk mbetej vec te anullohej sulmi.Ne dhjetor ,Saliu
Mori zyrtarisht konfermen e anullimit. Ai kishte fituar te pakten pesembedhjete dite
Kohe.
Ne Teqene e Melcanit,Saliun e priste Xhafer Selenica ,delegat I ardhur nga Seleniku. Ai sillte 300 napolona florin e forme dhurate.
Ne kohen qe delegate vinte mbi taviline florinjte e mbeshtjelle ne fisheke letre ,
Plaku ishte ulur ne karrike dhe lexonte letren.Nuk ishte e mundur te dallonje fytyren
E tijse cfare kishte mesuar nga ajo leter e pa pritur.Esat Pasha e ftonte te njihte qeverine e tij ne megrim e te bashkepunonte me te.Ai e emeronte Sali Butken “Komandant te
Pergjitshem te Xhadermarise Shqiptare”.
Plaku rinte me leter ne dore, sikur dinte qe me pare cfare shkruhej net e,kohen qe delegatinnumuronte me ze te larte – njezet,tridhjet. Dyzet, pesedhjet………
Plaku u nxeh shume dje armiq ,sot miq, qe u kullon mjalte e sheqer.Plakun e kishin cuditur shume here ngjarje te tilla,po nje guxim I nje njeriu te paturpshem te mbrinte gjer ne ata pike, nuk do te kish besuar kurre.
Saliukishndjekur rrugen e Esat Pashes per vjete me radhe.E tani ky I propozonte
Vendin e Komandatit te Pergjithshem te Xhandermarise,hic me pak.AI do te ishte kamxhiku hakmarres ne dore te Esatit.Sa me gjate mendonte I vinte dhoma verdalle.
Atij I kaloi inati dhe I erdhi per te qeshur.Desh t’ja kriste te qeshurit e te mos pushonte kurre,se nukkishc’te bente tjeter.Pastaj ju drejtua delegatit:
Degjo ,zoti Xhafer.-I tha Saliu. Nga nje here ketunjane rrahur me kamxhik dhe delegatet,kur e teprojne shume,sesi fliste Plaku dukej sikur I jjepte keshilla aterore
E po tregonte disa te fshehta.
– Keshtu pra. – vazhdoi Saliu ,futi ato florinj ne brez dhe zhduku qe ketej.
Pergjigje letre nuk ka.Thuaji Zotit tendse nuk jam I afte per antar qeverie dhe se flamurin
E Shqiperisenuk do ta perlyej sa te jem gjalle.Keshtu perfundojndhe “beteja’ me delegatin e Esat Pashes dhe Sali Butkes.
Ng ate gjitha sa ndodhe francezet kuptuanqe:brenda ne Korce ekzistonte nje rryme e forte qe kerkonte vetqeverisjen e krahines e qe nuk pajtohej me asnje administrate tjeter e cfare do lloj qe te ishte.
Gjithashtu u vu re se ky opinion mbeshtetej fuqimisht nga forca te armatosura,
Sic ishin Cetat e Themistokli Germenjit dhe te Sali Butkes.Pra ata rekomandonin te ngrinin qeveri shqiptare ne Korce.
Ne kete kohe cetat e Saliut zbriten deri tek teqja e Melcanit e deri ne Boboshtice.
Kishte ardhur koha qe nga kjo gjendje te perfitonte Themistokliu dhe te hynte ne marreveshje me francezet.Bisedimet per kete merreveshje thuhet se kane filluar me
Nndermjetesine e Raul Vinet ,nje francez I instaluar prej mkohesh ne Manastir si komisioner tregetar,dhe ishte martuar me nje vajze nga Korca.
Themistokliu ishte I mendimit qe Korca te shpetonte nga zgjedha greke dhe ne
Te ardhmen e Konferences se Paqes te mos e gjente ate te okupuar prej tyre.(grekeve)
Francezet nuk e priten keq ate.Me 8 dhjetor 1916 Themistokliu me nje fuqi prej 300
Vetsh hyri ne Korce.Ndersa pjesen tjeter te shokeve:disa I shpendau dhe me thirjen e pare te mblidheshin e disa te tjere tek cetat e Saliut.
Nje dite me pare se te hynte THemistokliu francezet debuan nga Korca gjith mbeturinat venizeliste dhe se bashku me ta u internuan ne elenik disa nga eksponetet e propogandes greke , si :Efrem Gjini.dr. Llambi Dardha,Kostaq Nacen ,dr Harisjadhin.
Me 9 dhjetor u biseduan hollesite per organizimin e administrates shqiptare qe do te themelohej ne Korce.
Ne keto bisedime me vete Themistokliu kishte dhe disa nga “djemte”qe nuk I
Ndante kurre si:KOzma Trebicken,Vasil Tromaren,Pasa Pemem.Ndreci Stathin,ILo Nonen etj.U lajmerua Dekueni dhe ai urdheroinqe te shoqerohej ne Prefekture.ku
Ai do t’I priste personalisht.Gjate kesaj kohe francezet ndruan kolonelin Burnazel
Dhe emeruan Kolonel Dekuenin ne vend te tij.Populli ne kete kohe mbushte rruget”
Dhe priste me nderime dhe entusiazem”.Themistokline me shoket I shoiqeroi
Nje shumice e madhe njerzish deri ne Prefekture ku do te beheshin bisedimet.
Ne kujtimet e tij nKol.Dekueni shkruan per persgtypjen qe I la Themistokliu:
“Ne fillim e quajten “brigand”tani Dekueni thote;”Me fytyre te cilter e te sinqerte,I gjate me trup,me qendrim burreror,sjellje te persosura,I veshur korrekt me kostum gjahtari,THemistokliu me beri pershtypjen e mire,”
Ne thelb me tha:Jam atdhetar shqiptar.Nuk kam arsye te kem armiqesi me francezet dhe s’kam qene kunder jush.I quaj shovinistet greke armiqte tane me te keqinj.
Jam me ata qe garantojne lirine e atdheut.”
Keshtu n e sallen e Prefektures u mbajten fjalime qe vijojne shkurt u nenshkrua
Proklamata e Republikes autonome te Korces:
“Ne te zgjedhurit nga populli shqiptar deklarojme perpara perfaqesuesit teFrancesqe kazaja e Korces,bashke me Bilishtin, Kolonjen,Oparin dhe Goren formojne
Nje qark me vete,te administruar nga nenpunes shqiptare.Ju lutemi na vini nen mbrojtjen
E autoritetit freng.
Kolonel Dekueni u perggjgj si vijon:
“ Me shfaqet deshiren e popullit shqiptar dhe kerkoni mbrojten te kazase se Korces qe te jetoni te lire dhe kerkoni mbrojtjrn e ushtrise franceze.Si perfaqesues I
Komandes Franceze pranojn deshiren tuaj.Deklarojpra se qe sot 10 Dhjetor 1916
Kazaja e Korces ,bashke me Bilishtin,Kolonjen Oparin dhe Goren u formua Qark me vete I administruar nga nenpunes shqiptare nen mbrojtjrn e autoritrtit freng.”
Njekohesisht u nenshkrua midis colonel Dekuenit dhe antareve te zgjedhur nje
Protokoll dhe nga vete Koloneli nje dekret qe pranonte antare te Keshilles Administrative te Katermbedhjete te zgjedhurit.
Pastaj pas ceremonies te nenshkrimit te protokollit Themistokliu doli ne ballkon
Me gjith shoket dhe me Kolonelin Dekuen,me kryet lart dhe me fytyre te qeshur ku pasqyrohej lumturia e shpirtit te tij,dhe midis brohoritjeve entusiaste te popullit qe ishte
Perjashta, ngriti flamurin e Shqiperise,kuq e zi me Shqiponjen dy krenare populli
Therriste”Rrofte Shqiperia” “Rrofte Flamuri”.
I emacionuar Themistokli Germenji mbajti nje fjalim te shkurter,ku shpalli
Republiken e Korces veteqeverimin e saj nen mbrojtjrn r francezeve dhe tha:
Populli te punoje per te miren e tij e te bashkohemi ne vellazerim te plote te
Krishtere e myslimane.
Pokeshtu dhe colonel Dekueni pershendeti popullin per kete arritje dhe populli u
Shpernda I gezuar per arritjen e kesaj dite.
Ja teksti I protokollit:
__ ____________ KORCE 10 DHJETOR 1916
1.-SIpas deshires te popullit shqiptar,te shfaqur nga delegatet e tij,Kazaja e Korces bashke me Bilishtin,Kolonjen,Oparin dhe Goren,formuan qark me vete te administruar nga Shqiptaret nen mbrojtjrn e atoritetit frenk.
2.-Administrimi I Kazase eshte lene ne duart e nje keshilli prej katermbedhjete antare,gjysma te krishtere gjysma myslimane.
3.-Detyrat e kesaj keshille jane:
1.-Te studijoje te gjitha mjetet qe kane per qellim administrimin e mire te Korces dhe te viseve qe varen prej saj.
2.- Te kontrolloje funksionimin e te gjitha sherbimeve publike.
3.-Keshilla t’I propozoje per pranim autoritetit freng emrat e titullareve te nenpunesive te ndryshme. Emerimet ne keto nenpunesi do te behen nga autoriteti ushtarak freng.
4.-Nen autoritetin e nPrefektit te Policise do te formohet nje trupe gjindarmerie, I ngarkuarme mbajtjen e regullit perbrenda.
5.-Do te krijohet nje trupe gjinndermarie levizore shqiptare me ruajtjen e independences
Se qarkut dhe te lirise te banorve te tij.
6.-Gjuha zyrtare do te jete shyqipja,por korespondencen me autoritetet franceze do te behet ne gjuhen frengjisht.
7.-Mbyllja e gjith shkollave te huaja.
8.-Flamuri I Kazase se akorces do te jete flamuri tradicional I Skernderbeut.
9.- Do te krijohet nje gjindarmeri levizese shqiptare nen komanden e nje oficeri
Madhor francez e cila do te bashkepunoje me repartet ushtarake franceze ne luft imet individuale kundra armiqve.
Komanda ushtarake aleate mer detyrimin te mbroje autonomine e Kazase se Korces nga cdo rrezik qe mund ta kercenoje.
Themistokli Germenji e filloi me tere seriozitetin e duhur>Gjeja e pare thirri “djemte” e shperndare, disa erdhen disa jo.Midis “djemve” u fut dhe Pasho Kolaneci
Te cilin e kishin rekrutuar agjent austrohungarezet.Keshtu austrohungarezet e futen ne
Xhanndermarine e krijuar nga Themistokliu agjentin e tyre.
Gazeta “POSTA” e dt.8.2.1930 te artikulli “Vrasja e deshmorit kombetar Th.Germnji shkruante:”Shpresonte se asnjeri prej tyre nuk do te dilte I pa bese..”I pelqente te besonte se tere njerzit {ishin}zemerbardhe, me ndergjegje te forte nga karakteri si ishte vete”Sipas tij ishte opportune te afrohen dhe te bashkohen ne grupet
E patrioteve sa me shume shqiptare, se sa te lihen perjashta rrethit e te behen veglat e te
Huajve”.
Ai caktoi njerzit me te besuar te tij ne zyrat e policies si:Qamil Panaritin ne
Bilisht,rojrn e tij personale Kozma Trebicken ne Vithkuq,Llazo Progrinne Osoje,
Ilo Nonen brenda ne Korce dhe rojen e tij personale beri Pasa Pemen.
Ne mbledhjen e pare te keshillit administrative caktoi Petro Harizin kryesekretar,
Nikollaq Zoin me kater te tjere ne drejtorine e financave ku drejtor u zgjodh Nikollaqi
I cili dha ndihmese te madhe dhe I nxori financat me bilanc pozitiv.
U happen 30 shkolla shqip me 2000 nxenes e per kete Themistokliu I lutej
Nikolla Lakos t’I dergonte nga Parisi 4000-5000 abetare dhe 3000-4000libra kendimi
Si dhe 200 fotografi te medha te Skenderbeut.”Konsiderojeni kete leter si nje urdher
,I shkruante ai, dhe eshte………..nje detyre e juaja atdhetare qe ta zbatosh kete porosi sa me shpejt te jete e mundur”{AQ.RSH .Leter 12.3.1917}.
Plakosi zija e bukes,prodhimet e vitit ishin te dobeta nje pjese u fshehen nga pronaret e dhjetaret.Uria bente kerdine.Per cyrek buke shume korcare thyenin gure ne gurore per ushtrine franceze.Cmimet ne tregun e zi arriten shifra te larta.
Themistokliu urdheron policine te beje bastisje(kontrolle),te rekuizonte drithin e fshehur.Keshilli qeveritar formoi shoqeri me 300.000 franga e cila te sillte drithera nga jashte e sende te tjera ushqimore”P.Harizi Histori kronografike faqe 141”.
Kjo shoqeri lehtesoi deri diku gjendjen,u nxor dhe pulla e pare e krahines autonome te Korces ku u pajisen me pulla posta e Korces dhe e Bilishtit.Nxori dhe
bagnoten e pare por re te zeza filluan mbi Republiken e sapo krijuar e paten zili suskseve te sad he filluan ta mbytnin qe ne djep.Italianet nuk e shikonin me sy te mire se dhe prej
atyreve do te kerkonin te drejtat ne viset e pushtuara te Shqiperise. Prandaj ata protestuan prane qeverise Franceze.Qeveria Venizeliste ishte forcuar gj\ate vitit 1917,ushtria e saj
ishte shtuar prandaj Venizellosi filloi te luaje intriga kundra Republikes te cilen e kishte
hale sy dhe e shihte si nje pengese serioze per realizimim e aspiratave te tij mbi Korcen.
Ai e dinte se tere keto suksese I detyroheshin personit te Themistokli Germenjit.
Sueteja franceze(sigurimi)administrohej nga vellezerit Galvani.Keta filluan intrigat kundra Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaqesine qe kishin kishin ne
Korce disa persona me influence aty.Ky grup I te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices.Keta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku dhe u pergatit dhe nje peticion kundra Themistokliut si njeri qe mbante te fshehta me kundershtarin.Mbasi u mor dhe
Mendimi I general Sailit, ne Tetor 1917,ne mbremje,nje kamion ushtrak solli disa oficere
Te suertese franceze nga Follorina ne Korce te cilet u drejtuan ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan keta ne Selanik,ku gjoja e priste gjereral Saraili.
Themistokliu kishte kohe te fshihej te arratisej e te mos dorezohesh atyre qe kishin ardhur ta arrestonin,por duke e ditur veten te pa fajshem e duke patur besim ne
Drejtesine franceze, u dorezua me nje here dhe unisbashke me tan e Selanik.
Aty brenda tre kater diteve u nxuar ne gjyq ushtarak.U akuzua per aktivitetin qe
Kishte zhvilluar ne favor te sherbimit informative austro-bullgar kur ndodhej ne
Pogradec para marreveshjes me francezet.Themistokliu nuk e mohoi aktivitetin.Ai insistoi duke thene se pas marreveshjes me francezet kishte vepruar besnikerisht dhe si nje aleat I vertete me ta dhe kerkoi mos merrej parasysh veprimtaria e tij para mareveshjes.Gjykata nuk mori parasysh justifikimet dhe e deklaroi fajtor per aktivitetin e tij te me parshem duke e denuar me vdekje.Ky denim u aprovua dhe nga general Saraili
I cili ushtronte te drejten e Presidentit te Republikes Franceze.Trupi gjykues I perbere nga pese veta ku tre votuan pro dh dy kundra..E priti gjakftotesine me te madhe vendimin dhe kerkoi nte bflase, e tha:”Sido qe u denova me vdekje, une po vdes I pafajshem dhe jam I bindur qe vdekja e ime ka per t’I sherbyer Shqiperise.
Lutja e ime e fundit ,eshte te mos rrezohet flamuri kombetar, qe kam ngritur ne Korce dhe te mos behen shksk qe te prishet ajo cope Shqiperi.
Me vjen keq se vdes nga plumbat e francezeve me te cilet lidha besen per ti sherbyer ceshtjes shqiptare .(e miqesise me Francen) kjo dhemke do te jete e embel ,duke ditur qe po vdes ne luften per liri ne Atdheun tim te dashur Shqiperise………..
Vdes I lumtur dhe I kenaqur se kam ndergjgjen e paster dhe shpirtin e qete ne permbushjen e detyrave kundrejt Shqiperise.
Parase te vdes kerkoj tri gjera:
-Tevishem me rroba shqiptare .
-Te mos m’I lidhni syte e duart.
-Te jap vete urdherin: ZJARR !
Fjalet e fundit e tronditen trupin gjykues dhe gjith ata qe ishin ne sale I tronditinpa mase fjala zjarr,sa mjaft prej tyre ulen koken nga turpi se nuk mund ta shikonin ne sy TRIMIN.
POr me humbjen e patriotit e trimit te madh Themistokli Germenji arrijme ne disa perfundime:
-Krijimi I krahines autonome te Korces qe fitore e madhe jo vetem me karakter
Local,por dhe kombetar.
-Korce mbeti gjuha shqip net e gjitha shkollat,u mbyll gjimnazi grek.
-U cel liceu francez me 1917 inspirator I hapjes ishte Themistokli germenji.
-Republika e Korces dhe pse funksionoi fare pak kohe u be baza e shtetit te ardhme Shqiptar dale nga Kongresi I Lushnjes.
Fondi prej 4.111.800 frabga ari e republikes Korces e mori kjo qeveri si burim I vetem thesarit te qeverise re me 1920.
Administrata gjykatat,postat,doganat,taksat mbeten shqiptare.
- * *
- *
Me vdekjen e THemistokliut u bene shume protesta dhe shkruan shume gazeta si brenda dhe jashte vendit .Gazeta “DIELLI” e shqiptarev te Amerikes dt (17 dhjetor 1917).Si do qe te jete per kombin Shqiptar, ai ishte nje deshmor I madh “emir I te cilit te jete pasqyre e patriotizmit per te gjithe shqiptaret,qe perpiqen per nje Shqiperi te lire dhe
Indipendente”.
– Ai ishte aq shpirt madh shkruente nje lexues po ne “DIELLI”sa s’mund te tradhetonte asgje ne bote……….Me vrasjen e Themistokli Germenjit bota shqiptare humbet nje jeri te shkelqyer,me veti te ndritura…….ai ishte n je Petrit I pa shembullt qe
– I ben balle cdo te keqe.”
Ne “DIELLI” dt 22.12.1917 .Poeti Ramiz Harxhi shkrua:
Kur morem lajmet njeri pas tjetrit, te vrasjes te Cerciz Burrit(Topullit),Muco Qullit,
Isa Boletinit e te mjaft atdhetareve te tjere,”qajtem san a u fryne syte,po kishim ku te mbaheshim per t’u ngushelluar, se kishim burrin e pa tundur THEMISTOKLI GERMENJIN”.
E poeti e kendoi vrasjen e Themistokliut me gjith dufin e mbledhur ne shpirtin e tij:
U tund vendi dhe Ballkani,
Qani shoke, me lot qani!
Qani gjith’ju trimerine
Trim’n e madh Themistokline .
E veja e Themistokliut Evdhoksia, nje grua e forte dhe energjike , I takoi takim shefit te syertiese per Korcen ,K . Glavenit.
– Duhet te isha njoftuar zyrtarisht , – tha ajo me zemerim e pa permbajtur, -mbi arsyet e pushkatimit te burrit tim.Cilat do qofshin ato,une protestoj per vrasjen e tij, se
Themistokliu ishte I pa fajshem dh era viktime e shpifjeve.
– Shikoni zonje, – u pergjegj Glavani,duke perdorur te gjitha “ argumentat”
– E mundeshme , ju duhet te pranoni faktin, se sado I hidhur te jete, se Keshilli
– I Luftes, qe denoi burrin tuaj, u mbeshtet ne prova te sigurta.
– – Ne cfare provash ?M’I jepni ato, ia preu me zemerim dhe e hidheruarajo.
– -Cfare gjyqi qe ai kur nuk u thir asnje deshmimtar per te shfajesuar burrin tim?
– E veja e shikoi me qortimdhe inat dhe shtoi:
– Themistokliu asnjehere nuk ka vepruar me koken etij dhe pa biseduar ceshtjet me Dekuenin e me Salin.Per cfare u akuzua ?Ju dhe nje here te me paraqitni provat. Sa rrojti ajo se mesoi te verteten.
Kete lajm te pa pritur e trondites, Sali Butka e mesoi po ate dite qe u prhap ne Korce.
U pikellua per kete ngjarje tragjike dhe thirri gjith komandatet e cetave per t’u dhene mandatin e ketij lajmi te hidhur.Gazeta e Korces ui ndalua te dilte pas pushkatimit te Themistokliut,jehona ndiqej vetem nga gazetat e jashtme qe botoheshin shqip.Gazeta ´
“DIELLI”e 18 dhjetorit 1917 ne faqen e pare rrethuar me nje kornize te zeze me viza te trasha e me tituj e nen titij te medhenj ja nje nga ata:
“FRENQTE DYFEQISNE PREFEKTIN E KORCES .ATDHETARINE MADH
THEMISTOKLI GERMENJIN’.
Korca qyteti I tij I lindjes asnjshere nuk e harroi birin e saj te madh Themistokline shembull eshte monumenti prej bronxi ai paraqitet hije rende dhe ndofta pak I ngadalshem, ai shikon poshte, si kalliri I grurit plot buke .Ky eshte Themistokliu I Republikes se Korces.AI monument u ngrit me ndihmen e pa kursyer te popullit te Korces dhe bahces ku u ngrit ky monument ju vu emir I tij.
Themistokliu hyri ne histori e u be nje nga figurat me te ndritura me te dashura te popullit tone. U dekorua me dy dekorata:”Urdheri iSkenderbeut “ dhe “Perveprimtari
Patriotike te shkalles pare”.
Nje gabim I bere me 1917 nga gjenerali Sali, qe u korigjua vetem 81 vjet me vone. Me 1998, Republica Franceze vendosi te njohe pafajesine e Themistokli Germenjit dhe ambasadori francez ne Tirane KRISMANT vendisi nje tufe me lule mbi monument (aty ndodhet edhe v\arri I tij). Kaq per te kujtuar nje aleat te ndershem, por edhe nje nga shqiptaret e pakte qe diti te nxjerre nga turbullirat e Luftes se Pare Boterore dhe nga pretendimet fqinnje te paprekur qytetin e tij. (Revista “Klan” 10.11.1999).
Sotir Laco
Rochester Hills, MIchigan