…“Umbram fugat vetitas”/
Shkruan: Enver DAHRI,Studiues/
Thesprotia me trashëgimtaren e saj Çamërinë, është me fillesë, popullsi Pellazge, e cila i ka ruajtur veçoritë dalluese me botën tjetër të lashtësisë deri në ditët tona. Hijet e zeza perandorake gjatë dymijëvjeçarit pas Krishtit, si dhe gam-gamet fqinjësore, sado që kanë errësuar historinë, mes ndërhyrjeve kirurgjikale në tabanin pellazgjik, nuk kanë arritur ta shuajnë, sepse:“E vërteta e largon errësirën”.
Sot të gjithë flasim, kudo dhe me ç’fardo, përdorim foltore të ndryshme këndej dhe andej kufinjëve, shkruajmë në gazeta, në libra, në samite dypalëshe dhe shumëpalëshe, betohemi e stërbetohemi për demokraci, për liri, për të drejta të popujve qofshin të mëdhenj në numur apo dhe të vegjël. Por brenda qenies njerëzore jeton urrejtja, ligësia, e cila kamuflohet si hameleonët. Ligësitë, armiqësitë dhe urrejtjet e palës greke ndaj banorëve të Çamërisë, të mbështetura në shkaqe hipotetike, përshtaten sipas situatave, por vetëm në dukje (aparencë); ato veprojnë të nënëdheshme, duke ndjekur me vemendje sinjalet e fshehta që i vijnë nga gjeopolitika e sëmurë.
Në njohje të këtyre situatave të nënëdheshme e të mbidheshme, detyrohem të mos bëj komente në këtë shkrim, por do të përqendrohem për të treguar të vërtetat, me referime të personaliteteve tëshquara si historianë, filozofëdhe dijetarë të mëdhenj të lashtësisë dhe të këtyre dymijë viteve tona.
Atëhere, le të njihemi me qendrimet vlerësuese të Thesprotisë, që është vijëmësisht Çamëria “Pellazgo-epiroto-shqiptare”.
Realisht të gjithë autorët grekë kur flasin për thesprotasit apo dhe për mollosët, thonë se ata janë barbarë, dmth të huaj kundrejt grekëve. Grekët, për tu dalluar prej kombeve të tjera i përmbaheshin formulës: “Πας μη ελληνβαρβαρος”, dmth “Ti nuk je grek, je barbar”.
Homeri: “Thesprotët janë banorët më të lashtë të Epirit dhe është thënë se kanë marrë emrin nga Thesprotues, djali i Lycaon. Ata ishin pellazgë dhe vendi i tyre ishte një nga fronet udhëheqëse të kombit pellazg. Këtu ishte orakulli i Dodonës, qendra më e madhe e besimit pellazg. Prej thesprotëve rrodhën Thesalinjtë që zotëruan territorin që më vonë u quajt Thesali”.
Kjo thënie e Homerit, informon disa të vërteta: Thesprotët ishin një popull, jo vetëm para Homerit (i cili mendohet se ka jetuar rreth shekullit IX-të para Krishtit), por ai e cilëson dhe si populli më i lashtë i Epirit; Homeri pa hezitim, thesprotët i cilëson pellazgë dhe Thesprotinë, vendi nga ku ishte froni që udhëhiqte kombin pellazg. Nga Thesprotia dhe populli thesprot, lindi bija, që sot quhet Thesali dhe banorët thesalinj. Në Thesproti ishte orakulli i Dodonës, faltorja më e madhe e besimit pellazg.
Herodotus deklaron se: “Fise shumë të sigurta Pellazgjike në kohën e tij flisnin një gjuhë barbare.”
Strabon: “Atëherë në kohët e lashta, Dodona ishte nën sundimin e thesprotëve; dhe në malin Tomarus, ose Tmarus (është quajtur në dy emra) ishte vendosur tempulli. Të dy poetët tragjike dhe Pindari e kanë quajtur dodonën: “Dodona thesprotiane”.
Straboni, në shkrimet e tij, e bën të qartë se ai sheh katër grupe të mëdha të njerëzve: Ilirët, Epirotët, Hellenët, dhe Thrakët. Theksojmëgjithashtu se Straboni nuk është i vetëm në gjetjen e jo-hellenasve në Epir, dhe që Thukididi i quan ata barbarë.
NëTelegonia, një poemë e lashtë epike, shkruar në shek. e VI, thuhet se Odiseu (vitet 1180 BC-1170 BC), komandoi Thesprotët për herë të parë, por pa sukses kundër fisit ilir Brigjëve (Brygi), pasi ai ishte kthyer në Itakë. Fakt i vërtetuar nga gjetjet arkeologjike në Kiperi, pak kilometra prej kalasë Mikeniane mbi Nekiomanteion në luginën e lumit Akheron (11 km në veri të Prevezës).
Plutarku: “Historianët na thonë se mbreti i parë i thesprotëve, pas përmbytjes, ishte Pheidon (Feidoni-pellazg), një nga ata që erdhi në Epir bashkë me pellazgët…”
Disa nga fiset e lashta Thesprote ishin Eleans, Dodonaeans, Agestaeans (Agest = të moçmit- më të vjetrit-bëhet fjalë për fisin Dagavi që përfshinte territorin sipër Margëllëçit deri në fshatin Risian, ose në jug të lumit Kalama-FD) dhe Elins. Disa nga qytetet e lashta Thesprote ishin Titani (Gitani), Elea dhe Dimokastro. Në shekullin IV p.e.s. fortifikimet e para janë ndërtuar rreth qyteteve në Thesproti.
Perandori i Bizantit Leoni i Mençur, në shekullin e X-të të erës sonë, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”.
Pukvili (1770-1857), njihej si mik i helenëve, i cilësuar si fillogrek, shkruan “për Pirron dhe Thesprotinë që nuk janë grekë” si dhe jep mjaft prova etnografike, arkeologjike për autoktoninë çame (libri “Udhëtime në Greqi” vol. 1 fq.98). Gjithashtu në fillim të shek XIX, studiuesi francez F.Pouqueville, në veprën e tij prej gjashtë vëllimesh “Voyage delle Greece”, përshkrimi i Çamërisë dhe i krahinës së saj, Sulit, zë pesë kapituj. Racën shqiptare ky autor e ndan në katër regjione etno-gjeografikë: në gegë, në toskë, në labë, e në çamë. “Katundet e zallit te Thyamis (sot lumi Kalama) janë shqiptarë të krishterë të gjuhës çame” (Vëll II, fq 103)… Çamëve u ka hije lëvdata për trimërinë, bukurinë, pastërtinë e zgjuarsinë.
Martin Lik në librin “Kërkime në Greqi” botuar në Londër, në 1814, në fq. 266 thotë: “Çamët zotërojnë vendin në jug të lumit Kalama (Thiam i vjetër) dhe kam arësyen të besoj, se çamët e kanë nxjerrë emrin e tyre nga një aliternacion i lumit. Vendit i thonë Dar, dhe shtrihej deri rrotull fshatrave të Janinës, vendet kryesore të Çamërisë janë: Suli, Paramithia, Margariti, Parga, Agjija”.
Enciklopedia e madhe helenike, vëllimi 15 fq. 405 provon se, çamët janë banorët e parë të Thesprotisë dhe jep njoftime se emrin çam e kanë marrë prej lumit Thiam (Kalama i sotëm). Nga pikëpamja gjuhësore pranon se dy të tretat e Çamërisë, megjithëse të ndarë në të krishterë dhe myslimanë, flasin shqip, por një shqipe të veçantë.
Studiuesit, konsujt dhe udhëtarët e ndryshëm si Pukvili, Lik, Brukton, Helon, Bul, Liri, Dozon etj, që vizituan Shqipërinë në shek. XIX-të, konstatuan se populli i Çamërisë, trevë që shtrihej në mes të lumit Kalama, gjirit të Artës e deri në Prevezë, popullohej nga shqiptarët autoktonë.
Sami Frashëri për Çamërinë, botuar me 1878, shkruan:“Gjuha e poetit Homer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten, si gjuha e filozofit Platon. Emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht, ndaj gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja”.
“Fjalor i pergjithshem i historisë dhe i gjeografise” (Konstandinopoje 1889). Vepra 2 e Sami Frasherit, bot. i Akademise se Shkencave, 1988. Tesprotia (Çamëria), shkruhet: “Thesprotianët e vjetër i perkasin thjesht popullit pellazg”.
Naim Frashëri:Tek “Bagëti e Bujqësi”, kur i drejtohe dallëndyshes:
“Eni vjen prej Çamërie …me milëra fjalë e me gluhë perëndie”. Për gati dy dekada ai i ra kryq e tërthor Çamërisë dhe ky është nëndialekti që dëshmon, më shumë se çdo gjë tjetër, lashtësinë e gjuhës shqipe e sa kishte hyrë thellë tek Naimi. Naimi e dinte me themel nëndialektin e Çamërisë.
Abdyl Frashëri, “Çështjen Çame” e bëri problem në kancelaritë e perëndimit. Ai arriti të zgjojë atdhetarizmin, në të gjitha trevat shqiptare. Abdyli bashkë me Mehmet Ali Vrionin, shkuan në kabinetet e Europës për të mbrojtur çështjen Shqiptare, kryesitsht të Epirit, të ndihmuar fuqimisht nga djali i Çamërisë, Abedin Pashë Dinon. Në udhëtimet e tij në Europë për të mbrojtur Çamërinë, ai shkriu 7 barrë flori, kurse kryetari i Lidhjes Shqiptare për Jugun e Shqipërisë, Abedin Dino (djalë i Prevezës-FD), shiti 2000 hektarë tokë dhe paratë që mori i përdori për nevojat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Abdyli me ndihmën edhe të Abedin Dinos, firmosi letrat e përfaqësimit në Çamëri dhe në krye të një delegacioni të dalë nga Kuvendi i Dibrës, u ngarkua për t’i paraqitur Sulltanit kërkesën për një autonomi territoriale administrative të Shqipërisë.
Në çdo memorandum, në mbrojtje të Çamërisë, në krye janë firmat e Abdyl Frashërit. Abdyl Frashëri bashkë me Abedin Dinon, në Mbledhjen e Prevezës të vitit 1879, arritën qëgrekët, me pretendimet tyre shoviniste për të grabitur Çamërinë, tëdështojnë. Në saj të Abdylit, të Abedin Dinos dhe të Hasan Tahsinit, Çamëria dhe Janina edhe për 35 vjet të tjera mbeti në duart e shqiptarëve.
Martin P. Nilson, studiues i njohur suedez, në veprën: “Studime mbi historinë e Epirit të lashtë”, botuar në Londër në 1909, sqarohet më së miri, se Epiri nuk ka qenë ndonjëherë grek, ky rajon ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshueshme.
Kaklamanos, përfaqësuesi grek në Lozanë, më 19 janar 1923, deklaroi se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend të fuste në shkëmbim “myslimanët me origjinë shqiptare” për të cilët ai vetë kishte pohuar se “banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë-Epirin” dhe se “derisa janë bashkëfetarë me turqit, nuk janë aspak bashkëatdhetarë të tyre”.
Nga sa më sipër, del mëse e qartë autoktonia dhe vazhdimi i pellazgo-epiroto-shqiptarëve të banorëve të Çamërisë. Thesprotët janë quajtur fise pellazge me qendër shpirtërore tempullin e Dodonës. Banorët e vjetër të Çamërisë, përgjigjen për vendndodhjen e Çamërisë e shprehnin në të folurën e tyre: “Çamëria zihet ka lumi i Shalësit (Pavllo) në veri, jaram te tre gurët e zes në Prevezë”-[“Çamëria fillon nga lumi Pavllo i Shalësit (fshat në komunën e Konispolit) në veri, deri tek tre Gurët e Zezë në Prevezë-FD]. Çamët dhe epiriotët, kanë patur me helenët ndryshime nga kultura, gjuha, historia, zakonet, territori, etj.
Të gjitha këto të vërteta, kanë arritur të shpëtojnë nga fshirja dhe ndërhyrjet e shumta për shtrembërimin e tyre në historinë e shkuar, siç po veprohet edhe sot me ndërhyrjet e fuqishme që bëhen nga shteti Grek, për emërin e Maqedonisë dhe zhdukjen e emrit të Çamërisë. Por jo vetë pala greke, ka dhe studiues sharlatanë shqiptarë, që përpiqen për të rritur vlerat historike krahinore, gabojnë pa dashje apo me dashje të ndihmojnë në shuarjen e të vërtetave dhe na e spostojnë me laps Dodonën mijravjeçare, nga mali Tomar, në malin Tomorr, ose e marrin “hopa” nga Thesproti/Çamëria dhe e vendosin në Malin e Tomorrit?. Me këtë veprim mendje shkurtër, i thuhet historisë që gjeografikisht Thesproti/Çamëria nuk është trevë pellazgo-epiroto- shqiptare, por e lëshojnë që të bjeri ku ta shpjerë era e tradhëtisë kombëtare.
Për ti hedhur poshtëedhe këto përpjekje tradhëtie në ndihmë të shuarjes dhe fshirjes së historisë, lidhur me “Dodonën”, po citojmë Strabonin: “……Të dy poetët tragjike dhe Pindari e kanë quajtur dodonën: “Dodona thesprotiane”. ….Në çdo rast, nga poeti askund nuk janë quajtur orakujt “themistes”, por është thënë se dekretet, statutet dhe ligjet janë quajtur “themistes”; ndërsa banorët, njerëzit janë quajtur “tomouroi “, sepse “tomouroi ” është një tkurrje (shkurtim) i fjalës “tomarouroi”, (fq. 329), ekuivalente e fjalës rojtar, ose portjer “tomarophylakes” (fq. 467). Nga kendej del dhe emri i malit në Dodonë “Tomar” dhe jo Tomorr, siç dikush pretendon.
- ●●
Për shqiptarët çamë, që historia i ka caktuar të jenë një grup njerëzisht fatkeq, analiza ndaj tyre detyrohet të përqëndrohet në disa rrethana të veçanta. Nuk ka alternativë tjetër për zgjidhjen e problemit kombëtar të trojeve etnike dhe gjenocidin grek ndaj pjesës së popullsisë shqiptare të Çamërisë, përveç shtetit Shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, që Këshilli i Europës duhet të kërkojë zbatimin rigoroz prej të gjithë shteteve.
Rëndësi e veçantë dhe aspak tolerim kërkohet të kenë personalitetet e shtetit Shqiptar, në deklarimet e tyre lidhur me çështjet kombëtare, si nga pikpamja historike ashtu dhe gjeografike. Nuk është shteti Shqiptar që ka pushtuar territore të huaja, por fqinjët tanë kanë përfshirë në territoret e tyre hapësira etnike shqiptare. Është ky realitet, që e bën të detyrueshëm pozicionin “shmangës” të personaliteteve të larta të shtetit Shqiptar, lidhur me deklarimet: “Nuk kemi pretendime territoriale ndaj fqinjëve”. Nuk arësye të mbahen qendrime euforike, që realisht janë të pasinqerta, nuk pasqyrojnë të vërtetat, por gjoja i përgjigjen rregullave ndërkonbëtare të kohës. Qendrimet e “cekta”, ose “tolerante”, bien ndesh me qendrimet e vazhdueshme të fqinjëve të cilët edhe në ditët e sotme vazhdojnë të mbajnë të “ngrehur” një “Ligj lufte” ndaj nesh, duke treguar se ata paskan pretendinme kufijsh ndaj Shqipërisë. Dy qendrime në të njëjtën periudhë, me po ato rregulla ndërkombëtare. Njëri qendrim inferior, gjoja parimor, dhe një qendrim superior, jo parimor, por i pranuar dhe i justifikuar nga gjeopolitika e sotme europiane. “Ambiguity konstruktiv” (Paqartësia konstruktive), ka qenë strategjia e preferuar e Bashkimit Europian në mënyrën e sjelljes me Ballkanin.
- ••
Në ritualin e përkujtimit të banorëve të Çamërisë, të cilëve kockat u gjenden në nënëdhéun e Kllogjerit të Konispolit, të datës 24 qershor 2018, disa nga deklarimet e mitingmbajtësve, kërkohej dhe duhej të ishin më të sinqerta e të drejtpërdrejta. Në ato deklarimeve veçojmë: Sipas gazetës shqiptare news 55:“Qeveria tradhtoi çështjen Çame”, eDiel, 24 June 2018 .“Kryetari i PDIU-së, ..ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Kllogjerit në Konispol. Në këtë vend më shumë se 2.900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri nga Greqia. Në atë takim, mes të tjerash u deklaruat se:“çështja çame zgjidhet nëse në tavolinën e bisedimeve do të jenë PDIU dhe Shoqata Çamëria”. Në këto të shprehura vrehen disa nuanca të dyshimta, të cilat përpiqen të bejnë diferencën mes etnisë shqiptare në tërësi, duke e vënë theksin se gjoja ai komunitet i dhimbset, apo duhet ta mbrojë vetëm Shoqata Çamëria dhe PDIU. Duke ecur në “linjën e veçimit”, u deklarua dhe u mohua puna e madhe diplomatike e shtetit Shqiptar, i cili gjatë dekadës së dytë dhe të tretë të shekullit të kaluar, ka mbrojtur vendosmërisht çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Nuk mund të shpërfillen përpjekjet tepër serioze të bëra në të gjitha takimet ndërkombëtare. Është e pa pranuar që sjellja jonë e sotme të mos njohë dhe të mos nderojë mbrojtjen kombëtare që është bërë në kohën e Mbretërisë së Ahmet Zogut, të qeverisë së Fan Nolit.
Absolutisht është i pavënd deklarimi …”se sot Shqoqata Çamëria dhe PDIU u paska dashur t’u a mësojnë historinë e Çamërisë atyre”, apo shtetit të sotëm Shqiptar, i cili e zgjoi nga harresa dhe heshtja.
Ky deklarim: “ju mësuam historinë se nuk e kishin haberin” , lëtëkuptohen paramendime të qëllimshëm, ku me “marifet”, hidhet poshtë gjihçka e bërë nga paraardhësit, si autoritetet shqiptare dhe atdhetarët çamë (kur keta të sotmit nuk kishin lindur), duke deklaruar se para PDIU-së dhe drejtuesave të sotëm, nuk njihej historia e Çamërisë. Kushdo qëmendon kështu, duhet tëkuptojëndikimin negativ, se gjoja “Çështja Çame”, ashtu siç pretendohet sot, na paska lindur gjatëLuftës sëDytëBotërore. Është në nderin tonë përulja me respekt dhe nderim para veprës së paraardhësve dhe përpjekje me përkushtim për të ndikuan në zgjidhjen e problemit “çam”, një çështje thelbësore kombëtare shqiptare.
Parashtrimi i këtyre pretendimeve, përgadit terren që nesër historia të shkruhet duke u a atribuar njohjen e historisë së Çamërisë vetëm këtyre afro 14 viteve të krijimit të PDIU-së dhe se para kësaj partie, sipas tyre, ajo histori nuk njihej dhe nuk e kishin haberin. Kështu realizohet, me kujdes politik, uni i këtij apo atij drejtuesi partiak, që gjoja pretendohet të mbrohet dhe zgjidhet “Çështja Çame”dhe e rajonit të Çamërisë, vetëm prej tyre, kur dihet që partitë politike ndihmojnë në proceset e ndryshme. Vendimmarrja për zgjidhje është e drejtë e vetme shtetërore me qeveritëpërkatëse.
Nëse kjo alternativë është mision i asaj partie, në mënyrë kategorike nuk përkon me pikëpamjet e popullit shqiptar në përgjithësi dhe hidhet poshtë me indinjatë(indignation) nga pjesa çame e këtij populli. Populli shqiptar dhe shqiptarët e Çamërisë, pavarësisht rezidencave, shprehin nderimin dhe përgëzimet më të sinqerta ndaj atyre qeverive shqiptare të djeshme dhe të sotme, të cilat janë ngritur në nivelin e duhur kushtetues të mbrojtjes së të drejtave kombëtare.
- ••
Le të ndalemi pak edhe në deklarimet e ditëve tësotme, të cituara në gazetën greke “Protothema”, të cilat na i sjell gazeta “Dita”, dt. 02/07/2018 ku lexohet: “Dhamë Epirin e Veriut”. “..E përditshmja “Protothema” i mëshon faktit për Epirin e Veriut. “Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi.Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke. Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale”.
Trajtimi i dy çështjeve: “Epiri i Veriut” dhe Çamëria janë dy gjëra të ndryshme nga pikpamja gjeopolitike dhe historike. “Vorio Epiri” është një toponim i sajuar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe atyre Ballkanike, duke u bazuar në dëshirat e shfrenuara të zgjerimit të hapësirave të helenizmit me bazë besimin fetar të ortodoksisë. Çamëria apo Thesprotia historikisht, gjeografikisht, antropollogjikisht ka qenë dhe do mbetet e banorëve autoktonë të etnisë pellazgo-epiroto-shqiptare, siç u relatua më lart.
Po shuaj këtu edhe dyshimet e shumta, sidomos të palës greke, të cilët i përmbahen tezës së sajuar se toponimi “Çamëri” na qenka vendosur në kohën e pushtimit Osman dhe, meqë pala greke ka alergji dhe tmerr nga ajo perandori, kërkon ta shuajë nga harta, nga historia dhe deri nga librat shkollorë, që për fat të keq mundet të pranohet nga ndokush që historia kombëtare është e panjohur, por qëdo ta gjykojë!.
Çamëria në kohën e hershme (shekulli i IV-të para Krishtit), ishte e ndarë në tetë njësi bashkësish të brendshme fisnore me emërtimet dhe kufijtë ndarës brenda Thesprotisësi vijon:Parakallamo; Dagavi; Phanari (Fanari); Çamohori (Thsamokhori), (Fjala “hor” tregon tokë me gropa-sopa (rough); Lamari (Lumara dmth ara lumëla, që përshkohen nga uji i lumit); Kampos; Llaka; Kato Skala (Shkalla e poshtëme).
Një nga njësitë e bashkësisë së Thesprotisë, e cila daton qënga shekulli IV para Krishtit, quhet “Çamohori”. Kohë kur ende nuk kishte lindur perndoria romake, as bizantine , apo ajo osmane, që grekët e sotëm duan të kamuflojnë gjithshka me gjoja toponime osmane. (Për më shumë, shif: Njohuri historike për Thesproti/Çamërinë, fq.76, bot. i vitit 2014-Tiranë FD).
Nga viti 1830 deri sot, shteti Grek në zbatim të “Megalloidesë”, ka synuar dhe realizuar shtimin e territoreve nëpërmjet luftërave, mashtrimeve, shpifjeve, predikimeve ortodokse kishtare; ndërsa me shekullin e XXI, krahas atyre metodave, kanë hedhur në arenën politike, diplomatike, ushtarake, këmbënguljen për shuarjen e toponimeve tëemrave të fshatrave, të rajoneve dhe deri edhe të shteteve, siç po vepron me ish banorët çamë myslimanë dhe rajonin e Çamërsië, apo me Republikën ish Jugosllave të Maqedonisë. Këmbëngulje të cilat synojnë shuarjen dhe fshehjen e historisë së kaluar në dëm të fqinjëve të saj, gjë që i siguron tjetërsimin gjeografik të territoreve të popujve jo grekë.
Ende pa u nënëshkruar marrëveshja mes dy shteteve, pa pritur as miratimi nga parlamentet përkatëse të dy shteteve, pala shqiptare, me entuziazëm të paparë, me një shpejtësi dhe fshehtësi të rrufeshme, fillon dhe vë në zbatim disa nga çështjet që janë në diskutim. Ndërsa pala greke, arrin deri tek deklarimet se “po diskutohet kjo dhe ajo”, por asgjë nuk lëshon përpara “vulosjeve zyrtare. Taktikëe përdorur ndër shekuj.
Kush e ka autorizuar Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, që të mos lëshojë pasaporta për nënështetasit shqiptarë që kanë lindur në rajonin e Çamërisë?
Kush është urdhëruesi i këtij institucion që lërkon të verë në zbatim një çështje që nuk është vendosur ligjërisht dhe që pala greke e ka ngritur zërin fort se në këto negociata “Çështja Çame” nuk është e përfshirë?
Apo zgjidhja e “probblemit çam”, vërtet nuk diskutohet, por ndaj shqiptarëve çamë po diskutohet që atyre tu shuhet edhe vendlindja?.
Nëse me pasaportat shqiptare nuk do të paisen çamët e lindur në Çamëri (sepse ashtu do pala greke) atëhere me ç’farë dokumenti do të paisen për të siguruar barazinë, lirinë dhe lëvizjen e lirë?
Ku bazohen drejtuesit e “emëruar” tështetit Shqiptar, për të cënuar të drejtat e njeriut?.
Kush e pranon dhe e lejon shtetin Grek të ndërhyjë egërsisht në punët e brendshme të një shteti tjetër?
Nëse e nesërmja do vërtetojë se në këto negociata është pranuar një gjë e tillë, diplomacia e sotme shiptare, jo vetëm ka kryer tradhëti ndaj atdheut, por ka shkelur në dinjitetin e kombit shqiptar. Nuk duhet t’unënështrohemi “vetove” çnjerëzore që sillen në qiellin e Europës Plakë, dhe përdoren për përfitime të territoreve etnofetare.
Nëse zyrtarëte “emëruar partiakë” qësot drejtojnështetin, bien nëkurthet antikombëtare; përfaqësiuesit e shtetit Shqiptar të “zgjedhur nga populli”nesër do ti gjykojnë.
Kjo është e vërteta e Thesprotisë apo e Çamërisë. Por ja që ka dhe gënjeshtra, mashtrime, shpifje që ndërthuren me endje, tregëtohen me dinakëri e dhunë për të ndryshuar identitetin e prejardhur nga lashtësia para Homerike, që të tjetërsohen si territore të ardhacakëve aziatikë gjatë shekullit XX. Fallsifikime mjeshtërore, nuk e kanë të vështirë të zënë vend në mendjet e shumta mediokre, ku finesa e dinakërisë greke tek këta ngjit si me zamkë.
Tiranë, më 14/07/ 2018