• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME SHQIPTARËT E LEGNANOS NË ITALI

December 13, 2014 by dgreca

Nga Kadri Tarelli/
Në ditët e fund nëntorit, kudo ku jetojnë shqiptarë pati festë. Kështu ndodhi edhe në qytetin Legnano në Itali, ku prej disa vitesh vepron shoqata atdhetare kulturore “Ura e bashkimit” e cila organizoi një takim madhështor me shqiptarët që jetojnë e punojnë në atë komunë. Të pranishëm ishin dhe autoritetet italiane të komunës të cilët nderuan festat tona kombëtare. Shoqata ishte kujdesur të ftojë këngëtarët Pëllumb Vrinca, Greta Koçi dhe Donika Vuçinaj, të cilët i dhanë më shumë gjallëri kësaj veprimtarie të bukur. Si vizitor nga Durrësi i ardhur në Itali, u ndodha mes tyre në këto ditë të shënuara, ku si historian dhe gazetar i vjetër m`u kërkua t`i përshëndes. E pranova me kënaqësi ftesën dhe, duke i`u shmangur fjalimeve standard dhe leksioneve akademike, zgjodha të them këtë ligjeratë të shurtër:
Fjalë-përshëndetje për bashkëatdhetarët
Vëllezër e morta, ju uroj gëzuar festat e Nëntorit!
Përshendetje autoriteteve italiane të komunes Legnano, të pranishëm në këtë festë, z. Gianpiero Kolombo, këshilltar dhe znj. Amavila Kapokaza, përgjegjse e qendrës “Shtëpia e vullnetarizmit”.
Përshëndetje z. Petrit Gjinaj, kryetar i shoqatës kulturore “Ura e Bashkimit”!
Përshëndetje dom Antonio Giovannini, i cili këtu në Itali përcjell në shqip meshë për shqiptarët!
Si gazetar e shkrimtar kam folur shpesh në takime të ndryshme, por s`më ka shkuar në mend se do të flas edhe këtu në Legnano, ndaj jam dyfish i nderuar. Leksionet le t`u mbeten katedrave të shkollave. Si njohës i historisë e filozofisë, veçmas kërkoj të ndalem tek historia e shqiptarëve e cila është vërtet e lavdishme, kurse historia e Shqipërisë mban shumë dhimbje. Kur flas për shqiptarët kam parasysh figurat e ndritura të dala nga gjaku dhe raca jonë, të cilët kanë bërë histori dhe mbetën në histori.
Që nga lashtësia, si fillim përmend Pirron e Epririt dhe Aleksandrin e Madh, të cilin bota e njeh me emrim Aleksandri i Maqedonisë, por në një dokument të zbuluar kohët e fundit, ai me gojën e tij ka thënë se, është pjellë e racës Ilire.1. Testament i zbuluar nga studjuesja italiane Lucia Nadin.
Në vazhdim një tjetër figurë e shquar është Kostandini i madh, me origjinë ilire nga qyteti i Nishit (Sot qytet në Serbi), i cili jo larg nga këtu, në Milano në vitin 313 nënshkroi aktin e njohjes së krishtërimit si besim fetar, që u përhap në të gjithë Europën e më pastaj në kontinentet e dy Amerikave.
Ndalemi te Gjergj Kastrioti Skendrbru, heroi ynë kombëtar, i mbiquajtur “Kalorsi i krishtërimit”, i cili si strateg dhe burrë shteti, në mesin e shekullit XV-të, me një grusht shqiptarësh mbrojti krishtërimin duke u bërë pengesë për dyndje e hordhive turke në brigjet e Italisë.
Ka edhe plot të tjerë që na bënjë të ndjehemi krenarë. Me nderim përmend se në dhjetra Papë, drejtues të Vatikanit ndër shekuj, katër janë nga raca jonë iliro-shqiptare.2. “Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë. Më i njohuri ndër ta është Papa Klementi i XI-të Albani. Pa shtuar këtu me dhjetra vezirë e kryevezirë, që drejtuan perandorinë Osmane, ndalem te Mehmet Ali Pasha, shqiptari që në fillimet e shekullit XIX-të, themeloi shtetin modern të Egjiptit.
Veç komandantë e burra shteti, nga gjaku ynë kanë dalë dijetarë, artitektë, shkrimtarë e shkencëtarë. Nga vargu i emrave të ndritur, shkëpus Sami Frashërin, rilindasin tonë të mëdh, që turqit e mbajnë për më të madhin dijetar e filozof. Kështu po vazhdojmë edhe në ditët e sotme. Është i njohur për ne shkencëtari dibran nobelistin Ferit Murati, shpiksi i viagrës. S`mund të lemë pa lëvduar emrat e të ndriturve, Gjergj Fishta dhe Ismail Kadare, të dy gjigandë në letëri, të përkthyer në shumë gjuhë të botës, disa herë kandidatë për çmimin “Nobel”.
Më së fundi ndalem te Nënë Tereza, “Shenjtorja” jonë e madhe, e njohur si “Nëna e gjithë botës” dhe e nderuar me çmimin “Nobel”. Nuk e kam gabim të them se kemi pse të jemi kryelartë, pasi nuk ka fushë të vëprimtarisë njerzore, ku të mos ketë shkëlqyer mendja dhe shpirti i shqiptarit. Pak emra nga lista e gjatë, por secili në vetvete është një medalion krenarie, që na bën të ndjehemi mirë e të nderuar kudo që ndodhemi. Nuk na ka hije të mburremi, por duke i njohur, ditur e thën, u tregojmë të tjerëve se kush jemi. Kjo për këdo nga ne është detyrë dhe vlerë kombëtare. Kam përshtypjen, megjithëse e di mirë që këtu po gaboj, sikur Ciceroni i madh veç për ne e dha prorsinë: “O kombe! Ruani njerzit e mëdhenj, se përmes tyre do t`ju njohë bota”.
Ndërsa në volumet e historisë së Shqipërisë ka shumë dhimbje, pasi është harxhuar shumë mund e gjak në luftë për pavarësi e mbijetesë. E ndodhur nën sundimin turk, si sanduiç mes grabitqarëve serb dhe grek, trojet shqiptare u cunguan e u rrudhën aq shumë sa, nga 98.000 km2. të banuara nga shqiptarët, u ktandis në një shtet të vogël me 28.000 km2., pra më pak se 1/3 e territoreve etnike. Si fillim u shkëput Tivari e Ulqini e më pas më 1913, Plava dhe Gucia, Kosova, Shkupi dhe Manastiri e më në jugë Janina dhe Çamëria. Na vjen keq që, sot jemi i vetmi shtet në botë i kufizuar me territore tërësisht të banuara nga shqiptarë.
Sidoqoftë më 28 të vjështës së tretë, 37 burra të pushkës e të penës, me në krye Ismail Qemalin ngritën në Vlorë flamurin dhe nënshkruan aktin e mëvetësisë së Shqipërisë. Në mes tyre shkodrani Luigj Gurakuqi, prifti mirditor Dom Nikoll Kaçorri, elbasanlliu Aqif Pash Elbasani, kosovari Isa Boletini, e më tej dijetari e dipllomati Mit`hat Frashëri, për të përfunduar te më i riu 17-vjeçari Ahmet Zogu, që më pas u bë mbret i shqiptarëve. Meqënëse mes nesh kemi autoritete Italiane, dua t`u them se deshmori i parë i mbrojtjes së kufinjëve të Shqipërisë më 1922, u bë italiani Gjeneral Telini.
Pa shtuar shumë fjalë, 28 Nëntori është dita më e madhë për shqiptarët. Pa këtë ditë fatlume s`do të kishte as Kosovë të lirë dhe as ditë çlirimi që u festua me madhështi në Tiranë. Të gjithë ata që rrokën armët e dolën malit për liri, meritojnë kurora dafine mbi krye. Deshmorët janë përjetësisht nder i kombit. Bujku i Korçës, Devollit e Myzeqesë, çobani i Labërisë, malësori i Dibrës, Mirditës, Tropojës e Malësisë së Madhe, luftuan për liri e demokraci, pavarësisht se idealet e tyre u tradhëtuan. Ndërsa bota përparonte në demokraci e siguronte mirëqënie, ne mburreshim me diktaturën dhe luftën e klasave, të cilat, si fjalë mallkimi na përçanë aq ligsht, sa pasojat e tyre na ngatërohen nëpër këmbë edhe sot.

Filed Under: Mergata Tagged With: E LEGNANOS, Kadri Tarelli, me shqiptaret, ne itali

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT