Nga Angelo Panebianco/ “Corriere della Sera”/
Perktheu per Diellin:Eugjen Merlika/
Njё 18 prill 1948 i pёrmbysur? Hakmarrja e Lindjes mbi Perёndimin? Ndoshta votimet e 4 marsit tё kёtij viti mund tё quhen e barazvlefshmja – me pasoja tё kundёrta – e zgjedhjeve tё shtatёdhjetё viteve mё parё. Mё 18 prill 1948 u vendos ajo qё kishte mbetur pezull qё nga dita e Ҫlirimit: pёrkatёsia jonё ndёrkombёtare. Italia u ngul nё Perёndim (pasoi hyrja nё Paktin atllantik, nё vazhdim pjesёmarrja nё proçesin e integrimit evropian). U hodh poshtё nga zgjedhёsit pёrpjekja e Partisё komuniste pёr t’a mbёrthyer Vendin nё Lindje, pёr tё zhvendosur Italinё nё zonёn e ndikimit tё BRSS, varianti ruso-bolshevik i despotizmit aziatik. Nё anё tё pёrmbysura sot Italia duket se ka arritur nё pikёn e vёnies nё diskutim tё zgjedhjes pro Perёndimore tё 1948, duket e gatёshme tё niset drejt limanesh mё lindore (Rusia ёshtё nё kapёrcyell mes Evropёs dhe Azisё), duket e gatёshme tё pёrcaktojё pёrsёri pёrkatёsinё e saj ndёrkombёtare.
Ndoshta ёshtё e gabuar tё flitet pёr “sovranizёm”, ndoshta “orientalizёm” do tё ishte termi mё i pёrshtatёshёm pёr tё pёrshkruar zgjedhjet e mundёshme ndёrkombёtare tё kёsaj qeverie. Natyrisht ka njё ndryshim tё madh ndёrmjet 4 marsit 2018 dhe 18 prillit 1948: nuk ёshtё mё bipolarizmi, dhe nё Shtёpinё e Bardhё ulet njё zotёri, pёr tё cilin ndoshta nuk do tё pёrbёnte njё dramё çmontimi i mundshёm i sistemit tё aleancave perёndimore.
Nё njё botё shumё mё tё çoroditur, kёtё herё zgjedhёsit (nё ndryshim me atёherё) nuk kishin ide tё qarta mbi ndёrlikimet ndёrkombёtare tё zgjedhjeve tё tyre tё votёs. Faleminderit Qiellit e ardhmja ёshtё ende e hapur, nuk ёshtё shkruar e ndoshta nuk do tё ndodhё ajo sё cilёs i tremben shumё njerёz. Por tё hamendёsosh mё tё keqen, kur mё e keqja ёshtё ё mundёshme, mund tё ndihmojё pёr tё kёrkuar mjetet pёr t’a shmangur. “Mё e keqja” duket se lajmёrohet nga lёvizjet e Di Maios dhe Salvinit qё ndihen tё sigurtё nё vetvete nga sondazhet e favorshme por edhe nga mungesa e njё opozite tё vёrtetё. Ata pregatitin çastin nё tё cilin tё parafolurat e vazhdueshme dhe aspak patёkeq tё ministrit Paolo Savona (pёrfshirё dhe tё fundit qё ka tё bёjё me rolin e mundshёm tё Rusisё, sa i pёrket borxhit tonё) tё kthehen nё realitet.
Nё kёtё rast, orientalizёm do tё thotё shtetёzim sa mё shumё tё jetё e mundur i ekonomisё dhe shtypje monedhe pёr tё financuar premtimet zgjedhore verdh-jeshile, prishje me Evropёn dhe kёrkim i njё shtrati mё mikpritёs se ai perёndimori, shtrati rus pikёrisht. Aleanca me grupin e Vishegradit duket se ёshtё njё etapё e ndёrmjetme, shёrben pёr tё vendosur njё urё, mbas pёrshkimit tё sё cilёs mund tё arrihet nё njё ripozicionim tё plotё ndёrkombёtar tё Italisё.
Tё quash mosbesimin e tregjeve si njё pёrbetim tё pushteteve tё fuqishme (Salvini), tё krijosh njё proçes mbi Evropёn si ai i hapur nga Di Maio, tё hysh nё kundёrshti me Makronin (Salvini), janё lёvizje qё duket se pregatisin orёn e njё ndarjeje mё tё gjёrё. Sё pari nga Evropa. Nёse do tё arrijё çasti ynё “grek” (siç ka shkruar Paolo Mieli nё kёtё tё pёrditёshme, nё pёshtjellimin mund tё pёrfundojmё nё vjeshtё) do tё jetё e lehtё t’i vishet kjo gjё jo politikёs sё qeverisё por armiqve tё jashtёm, Evropёs, financёs ndёrkombёtare, etj. Deri sa nё njё mёngjez tё bukur tё zbulojmё se, gjatё natёs, kemi dalё nga euro. Pasojat shkatёrrimtare qё ajo do tё ketё mbi italianёt, mbi kursimet e tyre, mbi cilёsinё e jetёs sё tyre, do t’i vishen intrigave tё fuqive tё liga e tё errta.
Thёnё me respekt, tё mbёshtetet gjithshka nё arsyetueshmёrinё e ministrit tё ekonomisё Tria, duket njё gjё tё dёshpёruarish. Tё kujton njёrin qё, i rёnё nga kati i nёntё dhe i mbrritur si njё plumb nё lartёsinё e tё parit, kapet mbas fillit tё teshave tё ndera. Ёshtё e mundёshme qё dy ministrat e paangazhuar tё kёsaj qeverie, Tria dhe ministri i Jashtёm Moavero, tё kthehen shpejt nё histori e tё zёvendёsohen nga ekzekutues mё tё dёgjueshёm. Siç tregoi rasti i Che Guevarёs nё çastin e krijimit tё tё parit ekzekutiv kastrist nё Kubё, nuk ka asnjё nevojё kompetencash pёr tё bёrё ministrin e ekonomisё nё njё qeveri revolucionare.
Natyrisht thyerja e ngulitjes evropiane do tё ishte i pari i njё sёre hapash. Mё pas do tё vinte dobёsimi i lidhjeve me Naton dhe hyrja nё zonёn e ndikimit rus. Siç ka shkruar Mario Monti (Corriere, 27 gusht), e gjithё kjo do tё ndodhte pa asnjё rrahje mendimesh mё parё nё Vend. Do tё rridhnin pasoja edhe pёr politikёn tonё nё Lindjen e mesme: psh. rrjeshtim kundёrizraelian, lidhje tё ngushta me Iranin (Vёnd aleat i rusёve). Nё kllapa, ka qёnё largpamёs ai qё vendosi tё ftojё pёrfaqёsues tё regjimit iranian, dalzotёs i njohur i lirisё sё mendimit e tё fjalёs, nё sallonin e Librit tё Torinos: ёshtё arti i tё qёnit i rrjeshtuar dhe i mbuluar, askush nuk din t’a ushtrojё mё mirё se njё farё intelektualёsh.
Kush mendon se nё njё prani tё njё skenari tё tillё mёnxyror, italianёt do t’i pёrzinin qeveritarёt e sotёm, ndoshta gёnjen vetveten. Me njё opozitё pa nerv, qё sot ёshtё e aftё vetёm t’i lehё hёnёs, verdh-jeshilёt ka mundёsi tё fitojnё pёrsёri. Ashtu sikurse nё njё Venezuelё tё katandisur nё uri vazhdojnё tё fitojnё zgjedhjet pёrgjegjёsit e asaj gjёme.
Pёrveç kёshillёs, me shaka por jo shumё, drejtuar gjithё atyre qё nuk kanё simpati pёr qeveritarёt rusё, qё tё mos pranojnё kurrё karamele nga tё panjohur (mund tё jenё me polonium), problemi me tё vёrtetё i rёndё ka tё bёjё me tё rinjtё: çfarё perspektive do tё kishin tё rinjtё cilёsorё, ata qё nuk janё t’interesuar tё bёhen me shpёrblim shtetёsie apo diçka tjetёr, tё varfёrit, klientёt e trishtuar tё njё Shteti nё rrёnim?
Kushedi, ndoshta sё fundi do tё tremben, nuk do tё kenё guximin tё zbatojnё recetat ekonomike “venezueliane”, tё propozuara nga disa kёshilltarё tё tyre. Ndofta Tria dhe Moavero do tё qёndrojnё nё vendet e tyre. Mbi tё gjitha, nuk do tё jetё e lehtё tё kalohet aftёsia shumё mё e fuqishme e qёndresёs sё Presidentit tё Republikёs. Edhe se, siç e kemi parё, ёshtё dikush i aftё tё propozojё vёnien nё gjёndje padije tё Presidentit tё Republikёs me tё njёjtёn lehtёsi me tё cilёn porosit njё kafe.
Deri sa sondazhet do tё vazhdojnё t’u japin arsye ata do tё ngulmojnё. Por asgjё nuk ёshtё e pёrjetёshme. Era mund tё ndryshojё.
“Corriere della Sera”, 1 shtator 2018 E pёrktheu Eugjen Merlika