NEBIL ÇIKA: DEKORIMI QË NUK MJAFTON*/


****
DEKORIMI QË NUK MJAFTON
Nga Nebil Çika/*
Si sot 73 vjet më parë në Shqipëri ka ndodhur krimi me i madhe e luftës civile në Shqipëri e njohur si “Masakra e Matjanit” ku ne zonën e Divjakë ne rrethin e Lushnjës u vranë pa gjyq 91 djem të rinj pjesëtarë te Ballit Kombëtar nga kjo zonë. Sot presidenti Nishani dekoroi 82 prej tyre me medaljen Martiri Demokracisë pasi 8 prej tyre janë ende te pa identifikuar me emër e mbiemër . Masakra është vepër kriminale e Brigadës së Parë komuniste te drejtuar nga Mehmet Shehu, Dushan Mugosha e tuk Jakova . Ky krim është pranuar zyrtarisht edhe nga vete Shehu qe sigurisht nuk u pendua kurrë për të. Masakra e Matjanit dhe martiret e sajë njihen pak në Shqipëri për shkak te mbajtjes së mbuluar nga historiografia shqiptare e këtij krimi kundër njerëzimit por edhe injorimit qe politika i ka bërë maskues dhe martireve te saje. Është sigurisht e turpshme qe u deshën 28 vjet demokraci që dikush te kujtohej e ti nderonte këta martirë me një medalje te respektuar por qe sigurisht nuk mjafton .
Masakra e Matjanit është me shume se një krim kundër njerëzimit ajo është një prove me e madhja e me e qarta për atë çka ndodhur në luftën e dyte botërore dhe me pas ne Shqipërinë komuniste . Ata e mbrojnë e justifikojnë ende krimet e komunizmit shqiptar kane një argument qe lidhet drejtpërdrejtë me ketë masakër komuniste . Ata thonë se komunistët bënë “lufte çlirimtare”. A mund te quhet “lufte çlirimtare” vrasja e 91 djemve te rinj vetëm e veten se kishin bindje politike te kundërta me ta ?!
Mjafton vetëm ky krim për te kuptuar e pranuar se komunistët kishin si qellim gjithçka perverse çlirimin e atdheut gje qe tashme është e vërtetuar plotësisht . Kjo është arsyeja pse kjo masakër ngeli jashtë vëmendjes së politikes dhe historisë për 25 vjet , ajo është prova dhe argumenti i pa kundërshtueshëm qe rrëzon pretendimin e luftës çlirimtare te forcave komuniste partizanëve justifikimin e fundit dhe te vetëm te diktaturës komuniste . Partizanët ishin terroriste qe vrisnin shqiptare dhe kishin qellim vetëm pushtetin politikë . Edhe vet Mehmet Shehu ne raportin drejtuar shtabit te përgjithshëm e cilëson ( sigurisht për mirë) si terror këtë masakrim te shqiptarëve nga shqiptarët . Implikimi direkt ne krim i zëvendës- komisarit te brigadës se pare se pare komuniste Dushan Mugosha e bën edhe me te pa mundur pretendimin për lufte çlirimtare te komunisteve. A mund te jete çlirimtare një ushtri qe vret shqiptaret me urdhër te një serbi ne krye te saje ?! Un mendoj qe jo !
Por “Matjani” është vetëm njeri krimeve te luftës të komunisteve , masakra te tjera si ajo e Gjormit ,Shipkës , Libohovës , Starovës ,Tiranës Mirditës , Buzëmadhes , Dibrës . Tivarit etje janë te gjitha prova te krimeve kundër njerëzimit dhe natyrës terroriste te ushtrisë partizane shqiptare . Përkujtimi i këtyre ngjarjeve dhe nderimi i viktimave nga Presidenti i Republikës është zyrtarisht një njohje de jure nga shteti shqiptar i terrorit dhe krimeve kundër njerëzimit te ushtrisë komuniste partizane ne L2B. Ne këto kushte shteti shqiptar duhet te mare një vendim: të zgjedhë me ke di jetë midis viktimave dhe terroristëve , me të dy palët nuk mund te vazhdohet më . Ne se dekoron 82 martirë te maskues se kryer nga brigada e pare partizane nuk mundet te nderosh e te dekorosh qofte edhe një partizan te thjeshte të sajë pasi ne një mënyre apo tjetrën edhe ai ka qene pjesëmarrës krim .
Këta qe Presidenti i beri sot martir janë viktimat e krimeve te kryera nga brigadat partizane . Por ndërkohë që me këtë veprim i quan brigadat partizane terroristë, që na kane vrarë “martiret e demokracisë” rezidenca e tij në Tiranë quhet Pallati i Brigadave e thënë ndryshe pallati i terroristeve dhe kriminelëve . Ka bythe ku te rrije kjo logjike e praktikë e shtetit shqiptar . Shqipëria ne këto 25 vjet demokraci ka realizuar një rekord historik botëror : Është shteti i vetëm ne bote qe nderon edhe xhelatin edhe viktimën. Si ka mundësi te dekorosh e të nderosh sot, pas gjithë asaj qe mësove për 82 viktimat e Lushnjës , komunistet apo partizanet autore krimesh?! Presidenti dhe shteti duhet te zgjedhin njërën pale ne se pretendojnë se janë ende demokrate .
Si krim kundër njerëzimit dhe krimi me i madh i luftës civile ne Shqipëri Masakra e Matjanit ka kërkuar dhe kërkon një vëmendje te veçante politike , juridike e historike . Brezave te rinj vazhdon tu mësohet sot në shkolla që komunistët ishin çlirimtarë . Atyre nuk u thuhet asgjë për krimet e komunistëve por ne se ne librat e tyre ne do te botojmë ngjarje se kjo sigurisht që askush nuk do te besojë me tek “çlirimi “ i tyre imagjinar apo propagandistikë .
Prandaj them që asnjë dekorim nuk mjafton po nuk u shoqërua me hap te tjerë, juridike e politikë kundër autoreve te tyre. Te dekorosh partizanet komuniste shqiptar është një soj sikur te nderosh ISIS. A nuk kryejnë te dy palët te njëjtat krime?!(kortezi”Minerva”)