• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ellis: Njohja e Kosovës nuk është e pakthyeshme

November 2, 2017 by dgreca

Pranimi i shteteve sipas të Drejtës Ndërkombëtare paraqet një akt politik dhe si i tillë nuk ka edhe ndonjë ndalesë për tërheqjen e njohjes, thotë Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve me seli në Londër.1Mark Ellis

Komentet e tij, pasojnë deklaratat e shefit të diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit, Republika e Surinamit ka tërhequr vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

Institucionet e Kosovës, thonë se nuk kanë marrë asnjë informatë zyrtare nga Surinami, dhe potencojnë se në të Drejtën Ndërkombëtare nuk njihet praktika e tërheqjes së njohjes, por sipas Qeverisë së Kosovës, mund të ekzistojë vetëm ngrirje e raporteve mes shteteve.Në lidhje me këtë, Mark Ellis ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në të Drejtën Ndërkombëtare ekzistojnë dy teori kryesore rreth njohjes së shteteve – ajo konstituive dhe teoria deklarative.Sipas teorisë konstituive, sqaron Ellis, njohja nga shtetet e tjera është kriter për vetë shtetësinë.“Një shtet konsiderohet shtet vetëm kur njihet si i tillë nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të tjera. Shtetet kanë diskrecion nëse do të njohin apo jo një shtet të ri. Për më tepër, vetëm me njohjen nga shtetet e tjera bën që shteti i ri të ekzistojë, të paktën në kuptimin juridik”, ka thënë ai.

Kurse përmes teorisë deklarative, nënvizon ai, thjesht vlerësohet nëse shteti përmbush kriteret objektive për shtetësi. Sipas kësaj teorie, njohja nga shtetet e tjera (siç është edhe tek teoria konstituive) është e parëndësishme për statusin e shtetësisë.Ai rikujton Neni numër një të Konventës së Montevideos, ku përcaktohen katër kritere për shtetësinë, të cilat janë të pranuara nga organizatat ndërkombëtare si deklaratë e saktë e të drejtës zakonore ndërkombëtare.

Shteti si pjesë e të Drejtës Ndërkombëtare duhet të posedojë këto kualifikime: popullsi të përhershme, një territor të përcaktuar Qeveri dhe kapacitetin për të hyrë në marrëdhënie me shtetet tjera.

“Në përgjithësi, në bazë të teorisë deklarative, njohja e një shteti, sipas të Drejtës Ndërkombëtare paraqet një akt politik, ndryshe nga ai ligjor. Prandaj, nuk ka asnjë detyrim në të Drejtën Ndërkombëtare për të njohur shtetin ose të drejtën e shtetit për t’u njohur”, thekson Ellsi.

Ngjashëm, thotë ai, edhe tërheqja e njohjes është një akt politik, dhe si i tillë, nuk ka ndalim të përgjithshëm ose detyrim rreth tërheqjes së njohjes së ndonjë shteti të pranuar paraprakisht, siç është rasti me Republikën e Surinamit.

“Prandaj, mendoj se është e vështirë që Kosova ta vërtetojë apo dëshmojë se njohja e shtetit është përgjithmonë e parevokueshme“, thotë Ellis.

Ekziston edhe një argument tjetër te çështja e njohjeve, thotë Ellis, e që lidhet me traktatin e Vjenës.

“Në këtë skenar thuhet se veprimet e njëanshme, siç është njohja e shtetësisë, nuk janë të modifikuara, përveç nëse ka një ndryshim të rëndësishëm në rrethanat, siç është zhbërja e një shteti, siç ishte rasti meJugosllavinë. Sidoqoftë, unë nuk jam mbështetës i këtij argumenti”, thotë Ellis.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë dokument zyrtar nga Republika e Surinamit, nëse ky vend e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Një vendim i tillë eventual nuk është konfirmuar deri më tash as nga Qeveria e Surinamit, përderisa i vetmi që ka deklaruar këtë “tërheqje të njohjes”, është shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Duke mos u ndërlidhur vetëm me rastin e Surinamit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje shteteve që ta njohin Kosovën.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është e palëkundur dhe e pandryshueshme. Fakti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm”, ka deklaruar Delawie, për Radion Evropa e Lirë.

Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016. Ky vend ndodhet në Amerikën Jugore, me sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katrorë dhe ka mbi 550 mijë banorë.

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete.

Filed Under: Politike Tagged With: e pakthyeshme, Ellis: Njohja e Kosovës, NUK ESHTE

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT