• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ellis: Njohja e Kosovës nuk është e pakthyeshme

November 2, 2017 by dgreca

Pranimi i shteteve sipas të Drejtës Ndërkombëtare paraqet një akt politik dhe si i tillë nuk ka edhe ndonjë ndalesë për tërheqjen e njohjes, thotë Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve me seli në Londër.1Mark Ellis

Komentet e tij, pasojnë deklaratat e shefit të diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit, Republika e Surinamit ka tërhequr vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

Institucionet e Kosovës, thonë se nuk kanë marrë asnjë informatë zyrtare nga Surinami, dhe potencojnë se në të Drejtën Ndërkombëtare nuk njihet praktika e tërheqjes së njohjes, por sipas Qeverisë së Kosovës, mund të ekzistojë vetëm ngrirje e raporteve mes shteteve.Në lidhje me këtë, Mark Ellis ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në të Drejtën Ndërkombëtare ekzistojnë dy teori kryesore rreth njohjes së shteteve – ajo konstituive dhe teoria deklarative.Sipas teorisë konstituive, sqaron Ellis, njohja nga shtetet e tjera është kriter për vetë shtetësinë.“Një shtet konsiderohet shtet vetëm kur njihet si i tillë nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të tjera. Shtetet kanë diskrecion nëse do të njohin apo jo një shtet të ri. Për më tepër, vetëm me njohjen nga shtetet e tjera bën që shteti i ri të ekzistojë, të paktën në kuptimin juridik”, ka thënë ai.

Kurse përmes teorisë deklarative, nënvizon ai, thjesht vlerësohet nëse shteti përmbush kriteret objektive për shtetësi. Sipas kësaj teorie, njohja nga shtetet e tjera (siç është edhe tek teoria konstituive) është e parëndësishme për statusin e shtetësisë.Ai rikujton Neni numër një të Konventës së Montevideos, ku përcaktohen katër kritere për shtetësinë, të cilat janë të pranuara nga organizatat ndërkombëtare si deklaratë e saktë e të drejtës zakonore ndërkombëtare.

Shteti si pjesë e të Drejtës Ndërkombëtare duhet të posedojë këto kualifikime: popullsi të përhershme, një territor të përcaktuar Qeveri dhe kapacitetin për të hyrë në marrëdhënie me shtetet tjera.

“Në përgjithësi, në bazë të teorisë deklarative, njohja e një shteti, sipas të Drejtës Ndërkombëtare paraqet një akt politik, ndryshe nga ai ligjor. Prandaj, nuk ka asnjë detyrim në të Drejtën Ndërkombëtare për të njohur shtetin ose të drejtën e shtetit për t’u njohur”, thekson Ellsi.

Ngjashëm, thotë ai, edhe tërheqja e njohjes është një akt politik, dhe si i tillë, nuk ka ndalim të përgjithshëm ose detyrim rreth tërheqjes së njohjes së ndonjë shteti të pranuar paraprakisht, siç është rasti me Republikën e Surinamit.

“Prandaj, mendoj se është e vështirë që Kosova ta vërtetojë apo dëshmojë se njohja e shtetit është përgjithmonë e parevokueshme“, thotë Ellis.

Ekziston edhe një argument tjetër te çështja e njohjeve, thotë Ellis, e që lidhet me traktatin e Vjenës.

“Në këtë skenar thuhet se veprimet e njëanshme, siç është njohja e shtetësisë, nuk janë të modifikuara, përveç nëse ka një ndryshim të rëndësishëm në rrethanat, siç është zhbërja e një shteti, siç ishte rasti meJugosllavinë. Sidoqoftë, unë nuk jam mbështetës i këtij argumenti”, thotë Ellis.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë dokument zyrtar nga Republika e Surinamit, nëse ky vend e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Një vendim i tillë eventual nuk është konfirmuar deri më tash as nga Qeveria e Surinamit, përderisa i vetmi që ka deklaruar këtë “tërheqje të njohjes”, është shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Duke mos u ndërlidhur vetëm me rastin e Surinamit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje shteteve që ta njohin Kosovën.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është e palëkundur dhe e pandryshueshme. Fakti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm”, ka deklaruar Delawie, për Radion Evropa e Lirë.

Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016. Ky vend ndodhet në Amerikën Jugore, me sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katrorë dhe ka mbi 550 mijë banorë.

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete.

Filed Under: Politike Tagged With: e pakthyeshme, Ellis: Njohja e Kosovës, NUK ESHTE

PUTINI NUK ËSHTË ALEAT I AMERIKËS

January 11, 2017 by dgreca

*Një grup prej 17 ish-udhëheqsish, përfshirë presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev,  politikanësh dhe mbështetsish të demokracisë nga mbarë Europa Qëndrore dhe Lindore, i kanë dërguar (të hënën) një letër të hapur* Z. Trump, në të cilën thonë se udhëheqsi rus, “Vladimir Putini nuk është aleat i Amerikës” dhe as “Partner i besueshëm ndërkombëtar”./ 

1-Frank-shkreli-2-300x183Nga Frank Shkreli/

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara në Washington ka filluar procesi për miratimin ose jo të emërimeve të kabinetit të ardhëshëm të presidentit të zgjedhur Donald Trump- përfshirë edhe Rex Tillerson, i emëruar për Sekretar Amerikan të Shtetit. Ndërkaq, një grup prej 17 ish-udhëheqsish, përfshirë presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev,  politikanësh dhe mbështetsish të demokracisë nga mbarë Europa Qëndrore dhe Lindore, i kanë dërguar (të hënën) një letër të hapur* Z. Trump, në të cilën thonë se udhëheqsi rus, “Vladimir Putini nuk është aleat i Amerikës” dhe as “Partner i besueshëm ndërkombëtar”.  Ata i bëjnë thirrje administratës së re amerikane që të mbështesë Ukrainën dhe të kundërshtojë    aneksimin e Krimesë nga Moska.  Në letrën e tyre, ata paralajmërojnë se do të ishte “Një gabim i madh nëqoftse u jepet fund sanksioneve të tanishme kundër Rusisë, ose të pranohet ndarja dhe skllavërimi i Ukrainës”, thekosjnë udhëheqsit europian në letrën e tyre drejtuar Z. Trump.  Një gjë e tillë, shkruajnë ata, do të demoralizonte aleatët e Amerikës në rajon dhe njëkohësisht do të destabilizonte edhe ekonomitë e tyre.  Për më tepër, një masë e tillë sipas tyre, do të dobësonte besimin e aleatëve ndaj Amerikës në Europë dhe më larg.

Ata shkruajnë se e mirëpresin zgjedhjen e Z.Trump si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe janë të gatëshëm të bashkpunojnë me administratën e re për të përforcuar aleancën transatlantike, por njëherazi paralajmërojnë se nëqoftse Donald Trump vendosë të bashkpunojë me Putinin, një gjë e tillë thonë ata, do të ketë pasoja të rënda negative, si për Europën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Nën udhëheqjen e Putinit, i shkruajnë personalitetet europiane Donald Trump-it, “Militarizmi rus, luftërat, shkelja e traktateve dhe premtimet e rreme nga ana e Moskës, e kanë bërë Europën një vend më të rrezikshëm” se përpara dhe theksojnë se Rusia nuk ia do të mirën Amerikës. Si aleatët tuaj, shkruajnë ata, ne ia duam të mirën Amerikës.  “Kur Amerika na ka bërë thirrje në të kaluarën, ne iu përgjigjëm.  Ne ishim me ju në Irak.  Ishim me ju në Afganistan. Ne u përballën së bashku me rreziqe dhe sakrifikuam bijat dhe bijtë tanë, së bashku me ju.  Ne kemi mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët transatlantike, në një front të përbashkët.  Kjo është ajo që e bën Aleancën tonë të fortë.  Kur Shtetet e Bashkuara janë të forta, të gjithë ne jemi më të fortë, së bashku”, shkruajnë ata në letrën e hapur drejtuar presidentit ë ardhëshëm të Amerikës.

Në të vërtetë letra e dërguar të hënën Presidentit të zgjedhur Trump, është shumë e ngjashme me letrën që një grup personalitetesh europiano-lindore i kishin dërguar Presidentit Barak Obama kur ai filloi nga detyra si president i Shteteve të Bashkuara, Janarin e vitit 2009, në të cilën ata kishin shprehur shqetësimin e tyre se, “Vendet e Europës Lindore dhe Qëndrore nuk ishin më në qëndër të vëmendjes së politikës së jashtme të Amerikës”.   Në atë letër, ata kishin paralajmëruar gjithashtu administratën e re të Presidentit Obama se, “Rusia po sillej si një fuqi revizioniste që ndjekë një agjendë (politiko-ushtarake) të shekullit 19, por me taktika dhe metoda të shekullit 21”.

Është interesant fakti se pesë nga nënshkruesit e letrës drejtuar Z. Donald Trump këtë javë, kishin nënshkruar edhe letrën dërguar Presidentit Obama në fillim të mandatit të tij, Janarin e viti 2009, duke shprehur të njëjtat shqetësime mbi rolin e Rusisë putiniste në Evropë.  Nënshkruesit e letrës drejtuar administratës së re Obama, ndërkohë që ajo kishte njoftuar “një fillim të ri” në marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë, kishin paralajmëruar se si pasojë, vendet evropiane do të humbnin besimin tek Shtetet e Bashkuara dhe se “një fillim i ri – ose ‘reset button’ siç e kishte cilësuar ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, për marrëdhëniet me Moskën — sipas nënshkruesve të letrës, do të shkaktonte një dobësim të lidhjeve transatlantike.

Tetë vjetë më vonë, është e qartë se– marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë, siç shprehen edhe 17 personalitetet evropiane në letrën e tyre drejtuar këtë javë Presidentit të zgjedhur Donald Trump – shkaktojnë gjithnjë ankth, pasiguri dhe shqetësim, sidomos për vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore.  Në këtë frymë shqetësimesh ata i bëjnë thirrje, “Administratës së re Trump dhe Kongresit Amerikan që të jenë të vendosur në mbështetje të objektivave dhe interesave tona të përbashkëta: paqës, fuqisë transatlantike dhe lirisë.”   “Të bashkuar”, theksojnë ata, “ne mund të përballemi shumë lehtë me kleptokracinë e dobësuar të Rusisë, por të ndarë e të pëçarë, siç kemi parë tepër qartë vitet e fundit, të gjithë ne jemi të rrezikuar… Ne u bëjmë thirrje miqëve tanë Amerikanë që të forcojnë dhe jo të dobësojnë lidhjet tona transatlantike.   Ukraina ka nevojë për mbështetje.  Shtetet në periferi (me Rusinë) kanë nevojë për një mbështetje të përhershme dhe të vendosur nga ana e Amerikës.  Por mbi të gjitha, Rusia duhet të dijë se kur sulmohemi, ne jemi më të fortë dhe jo më të dobët”, nënvijojnë ata në apelin e përfshirë në letrën e hapur dërguar Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili fillon detyrën pas ceremonisë së betimit me 20 Janar, 2017.

Ndërkaq, ditën e parë të dëshmive të tija të mërkurën, para Komisionit të Senatit Amerikan për Punët e Jashtme, i emëruari për Sekretar Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson u zotua se do të “rivendosë rolin udhëheqës amerikan në botë” duke theksuar se duhet të jemi të qartë në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë.   “Rusia sot”, u tha ai senatorëve, “përbën një rrezik.  Ajo invadoi Ukrainën, përfshirë Krimenë dhe njëkohsisht shkeli ligjet e luftës.  Por ishte  edhe mungesa e rolit udhëheqës amerikan që e la derën hapur për këtë (invadim), shtoi ai.  Në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëdhëniet ruso-amerikane para Komisionit të Senatit, Z. Tillerson theksoi se “Nuk ka të ngjarë që të jemi miq me rusët. Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera, por ka mundësi për një marrëdhënie ndryshe, me qëllim uljen e temperaturës në konfliktet që kemi sot” me Rusinë.  “Dialogu është kritik për këto gjëra, ashtuqë situata të mos dalë jashtë kontrollit”, u tha senatorëve i emëruari i Z. Donald Trump për Sekretar Amerikan të Shtetit, Z. Rex Tillerson.

Letra e 17 përfaqsuesve evropiano-lindorë drejtuar administratës së re amerikane është një shprehje e justifikueshme e shqetësimeve të mëdha anë e mbanë Evropës në lidhje me përhapjen e influencës ruse në ish-vendet komuniste dhe më gjërë, përfshirë edhe vendet e Ballkanit, ndëkohë që kohët e fundit janë shtuar përpjekjet propagandistike dhe aktiviteti diplomatik i Moskës, anë e mbanë kontinentit evropian.   Shqetësimet e tyre janë të justifikuara dhe meritojnë vëmendje nga adminsitrata e re. Askush nuk i njeh rusët më mirë se Evropa Lindore dhe Qendërore.  

“Evropianët kanë të drejtë.  Ata kishin paralajmëruar administratën e Presidentit Obama mbi rreziqet e angazhimit me Rusinë”, thotë për gazetën Washington Post, Peter Doran, zëvëndës president i Qendrës së Analizave të Politikës Evropiane të analistit të njohur Janusz Bugajski, me qëndër në Washington. Tashti, theksoi ai, përballë një mundësie tjetër për marrëdhënie të reja me Rusinë, “Vendet evropiano-indore dhe qëndrore po paralajmërojnë presidentin e ri amerikan që të mos bëjë të njëjtat gabime të para-ardhësve të tij.”

Gazeta Washington Post shkruan se ndërsa administrata Trump po përgatitet të marrë fuqinë në dorë, shpresohet se njerëz me përvojë dhe të aftë në radhët e administratës së re, do të argumentojnë me vendosmëri dhe bindshëm, në favor të mbështetjes dhe të ruajtjes së marrëdhënieve transatlantike dhe që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë pranë, dhe me aleatët e tyre evropianë, me të cilët Amerika, për dekada me radhë, ka ndarë interesat dhe vlerat e përbashkëta.  Marrëdhëniet me Putinin nuk duhet në asnjë mënyrë të bëhën në kurriz të interesave dhe sigurimit të aleatëve amerikanë në Evropë, përfundon gazeta me influencë e kryeqytetit amerikan, Washington Post.

****

Për ata që mund të jenë të interesuar, ja versioni anglisht i letrës së 17 personaliteteve nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, dërguar të hënën Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Dear President-elect Trump:

We – decision-makers and public figures from across Europe – welcome your election as America’s 45th president. We are eager to work with your administration to sustain our powerful transatlantic Alliance, jointly defending our way of life at a time of great peril.

Russia’s continuing efforts to destabilize Ukraine, and its illegal annexation of Crimea, threaten the peace, predictability and security that Americans and Europeans created together through our victory in the Cold War. We are concerned that the prospect of a new grand bargain with Russia will endanger this historic achievement.

It would be a grave mistake to end the current sanctions on Russia or accept the division and subjugation of Ukraine. Doing so would demoralize those seeking a Euro-Atlantic orientation for that country. It would also destabilize our Eastern neighborhood economically and give heart to extremist, oligarchic and anti-Western elements there.

The wider damage would be grave too. The aftershocks of such a deal would shake American credibility with allies in Europe and elsewhere. The rules-based international order on which Western security has depended for decades would be weakened. The alliances that are the true source of American greatness would erode: countries that have expended blood, treasure and political capital in support of transatlantic security will wonder if America is now no longer a dependable friend.

Have no doubt: Vladimir Putin is not America’s ally. Neither is he a trustworthy international partner. Both of the presidents who preceded you tried in their own ways to deal with Russia’s leadership in the spirit of trust and friendship. Big mistake: Putin treated their good intentions as opportunities.

Under Putin, Russia’s record of militarism, wars, threats, broken treaties and false promises have made Europe a more dangerous place.  Putin does not seek American greatness. As your allies, we do.  When America called on us in the past, we came. We were with you in Iraq. We were with you in Afghanistan. We took risks together; sacrificed sons and daughters together. We defend our shared transatlantic security as a united front. This is what makes our Alliance powerful. When the United States stands strong, we are all stronger – together.

A deal with Putin will not bring peace. On the contrary, it makes war more likely. Putin views concessions as a sign of weakness. He will be inclined to test American credibility in frontline NATO allies, such as Estonia, Latvia, Lithuania and Poland. He may use not only military intimidation, but also cyber-attacks, energy and economic pressure, espionage, psychological warfare, disinformation and the targeted use of bribery. As Russia’s neighbors, we are familiar with these techniques. Countering them requires greater strength, solidarity and resolve from the West – not more accommodation.

As your treaty-bound allies, we appeal to Americans in the new U.S. Administration and Congress to stand firm in the defense of our common goals and interests: peace, Atlantic strength, and freedom. United, we are more than a match for Russia’s ailing kleptocracy. Divided, as we have seen all too clearly in recent years, we are all at risk. For decades, our unified Alliance has been the bulwark of European security. We appeal to our American friends to strengthen, not weaken our transatlantic ties. Ukraine needs support; the frontline states need your constancy and resolve. And most of all, Russia must see that when we are attacked, we grow stronger, not weaker.

 

Sincerely,

 

Traian Băsescu
Carl Bildt
Mikuláš Dzurinda
Mátyás Eörsi
Iulian Fota
István Gyarmati
Toomas Hendrik Ilves
Rasa Juknevičienė
Ojārs Ēriks Kalniņš
Paweł Kowal
Janusz Onyszkiewicz
Rosen Plevneliev
Karel Schwarzenberg
Radosław Sikorski
Petras Vaitiekūnas
Vaira Vīķe-Freiberga
Alexandr Vondra

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ALEAT I AMERIKËS, Frank shkreli, NUK ESHTE, Putini

Kosovë-Serbi, asociacioni nuk është në axhendë

September 8, 2016 by dgreca

-Në Bruksel vazhdon dialogu teknik për lëvizjen e lirë, diplomat, kadastrin dhe kodin telefonik/

PRISHTINË, 8 Shtator 2016-B.Jashari/ Në Bruksel, në kuadër të dialogut teknik, vazhdojnë sot bisedimet e nisura dje Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, me axhendë katër tema: lëvizja e lirë, diploma, kadastri dhe kodi telefonik. Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, edhe dje ka zhvilluar bisedime për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

“Bisedimet për ketë temë që po vazhdojnë edhe sot, kanë filluar që në ora dhjetë të mëngjesit në përpjekje për t’u arritur marrëveshja për zbatimin e reciprocitetit në tabelat e regjistrimit të automjeteve mes dy shteteve ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e vitit 2011”, thekson njoftimi dërguar pak më parë nga Brukseli.

Dje në orët e mbrëmjes ministrja Tahiri ka zhvilluar takim me Drejtoreshën për Evropën perëndimore dhe Ballkanin perëndimor në EEAS, Angelina Eichhorst, ku në përbërje trepalëshe është vlerësuar gjendja në zbatimin e marrëveshjeve dhe është kërkuar përshpejtim i procesit.

“Për shkak se bisedimet për lëvizjen e lirë po vazhdojnë sot, takimi për zbatimin e marrëveshjes për kadastrin nuk do të mbahet dhe i njëjti është shtyrë për një raund tjetër të radhës të dialogut në Bruksel”, bëhet e ditur nga delegacioni i Kosovës.

Kurse gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi për zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes dy shteteve me ndërmjetësimin e  BE-së.

“Tema e asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në axhendën e takimeve dhe nuk do të bisedohet për ketë temë, prandaj njoftimet që kanë dalë nga disa medie të Serbisë në lidhje me ketë çështje janë të pavërteta”, thekson delegacioni kosovar, duke ritheksuar njoftimin në komunikatën e më herëshme se “në këtë raund të bisedimeve në Bruksel do të jenë vetëm katër tema: lëvizja e lirë, diploma, kadastri dhe kodi telefonik”.

Në 6 shtator në njoftimin e dërguar bëhej e ditur se, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës të mërkurën për çështjen e lëvizjes së lirë.

“Në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik. Më 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator 2016 do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator 2016 do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës”, theksonte njoftimi.(Foto Dielli arkiv)

Filed Under: Komente Tagged With: Asociacioni, Kosove-Serbi, në axhendë, NUK ESHTE

Me “Vetvendosjen”,diçka nuk është në rregull !

February 26, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
“As një qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siç ka bërë Millosheviqi në Kosovë, ku ka vrarë, dëbuar dhe ka ushtruar gjenocid“.Kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin e parë publik gjerman ARD, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçe, e cila ka ftuar edhe njëherë pesë vendet anëtare të BE: Spanjën, Rumaninë, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë të njohin shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës (Fadil Gashi, Dhjetor2014)”
“Është lindja e një shteti të ri. Ky është gjithmonë një rrëfim i rëndësishëm. Dhe për shkak të një gjykimi të gjatë e të vështirë, një rruge të gjatë e të vështirë nëpër të cilën Kosova ka udhëtuar për t’u bërë e pavarur, është e një rëndësie të posaçme.
Gjithashtu e ardhmja e Kosovës do të ndërlidhet shumë me stabilitetin e Europës Jug-Lindore. Kështu që kjo është një ngjarje shumë e madhe. .( Richard Holbrooke, gazetaezpress.com ,2008)”
Vetvendosja për ikjen masive nga Kosova !
“Megjithatë ky emigrim që po merr përmasa të ekzodit nuk do të ishte i mundur pa korporatat në Evropën perëndimore që kanë nevojë për fuqi të lirë punëtore së cilës nuk i paguajnë sigurim social, shëndetësor e pensional. Për më tepër, qeveritë e djathta perëndimore, si zakonisht, u mundësojnë korporatave që t’i përdorin emigrantët shqiptarë që punojnë në të zezë si armë sulmi kundër sindikatave vendëse atje” ka shkruar Albin Kurti)
Kerry: Kosova në mesin e vendeve të “vijës së zjarrit” mes Rusisë dhe SHBAsë://illyriapress.com/( Shkurt,2015_)
”Cdo shqiptar e ka detyre tia presi rrugen se keqes,mos lejoje qe ne te paraqitemi perara botes si nje komb fetar dhe aq me keq si terrorist,por si nje komb qe kemi qene gjithmone si shqiptar me shume besime dhe percaktime dhe me tolerance absolute .Cdo shqiptar duhet te distancohet nga e keqja ,dhe cdo shqiptar duhet te punoje me ata shqiptare qe kane nis te indoktrinohen me ideologji te hueja …Ketu sot punohet me te madhe per te perzene Ameriken nga Kosova dhe ne duhet ti hapim syte! Nese ne kete dite do te fillojne edhe akte konkrete kunderamerikane sic nxisin ata qe paguajn , per nje kohe te caktuar edhe Amerika mund te largohet .Asnje nuk do te rri ne nje vend qe shpreh mosmirenjohje, mosdurim dhe armiqesi,asnje nuk do te rri perjetesisht ne mardhenje miqesore artificiale!
I mencuri i ruan miqte qe i ka, dhe shton miq te ri cdo dite ; I mencuri edhe armiqt i ben miq, ndersa budallai le qe s’i ruan miqt por edhe miqt i ben armiq!
Ne sot kemi si bekim dhe si shpetim nje miqesi qe na mbron nga egersira e madhe Rusia ,le ta mirnjohim,le ta cmojme dhe le te kultivojme miqesine e perjetshme!( Pa miq ne nuk jemi ne vijen e zjarrit por ne mes te zjarrit ,Xhabir Alili)”
Vetvendosja per bombat e NATO-s , Serbisë !
Visar Ymeri” Ai thotë se bombardimet e NATO-s në Kosovë gjatë vitit 1999 po bëheshin për interesa personale të shteteve anëtare të këtij pakti.”
“Mos he burrë ( Visar Ymerit), për nderë te lirisë bëhu me i sinqertë dhe më i falemnderueshëm! Kosova nuk ta falë këtë gabim !(fxh)”

Mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës ka qenë rezultat i marrjes së një qëndrimi shumë të fuqishëm nga Presidenti Clinton dhe disa prej këshilltarëve të tij më të lartë se populli i Kosovës nuk mund të mbetet më nën shtypjen serbe. Një drejtësi e thjeshtë ndërkombëtare kërkohej që atyre t’u jepej shansi për të vendosur për çështjet e tyre. Ngjarjet që sollën pavarësinë e Kosovës janë të gjata dhe shkojnë prapa shumë e shumë dekada, natyrisht. Por përpjekjet moderne për pavarësinë vërtet qëndrojnë tek mbështetja e Presidentit Clinton dhe ekipi i tij i lartë këshillëdhënës. Kjo nuk do të ndodhte pa mbështetjen e SHBA’së dhe lidershipit të saj në intervenimin e NATO’s, dhe mbështetja e saj e plotë për pavarësinë më së fundi gjatë procesit të negociatave ka dërguar aty ku jemi sot
“Vetvendosja na habiti !
Në minutën e 60-të të këtij dokumentari, Ymeri thotë: “Unë mendoj që regjioni është shumë i rëndësishëm gjeostrategjikisht, kështu që Kosova është vend potencial që siguron prezencën e tyre në regjion”.
Ai vazhdon me prononcimin e tij tek pjesa 1 orë e 13 minuta e dokumentarit ku thotë: “Unë konsideroj që bombardimi që bënë Ndërkombëtarët dhe Perëndimi në vitin 1999 kundër Serbisë u bë i mundshëm për interesa gjeostrategjike që mundë t’i kenë pasur shtetet e Perëndimit dhe në veçanti SHBA-ve”.
Pra sipas Vetëvendosjes, në këtë rast sipas liderit të ardhshëm të saj, Visar Ymeri, SHBA-të dhe vendet tjera të Perëndimit, nuk kanë bombarduar Serbinë, për ta shpëtuar popullin shqiptarë të Kosovës, nga shfarosja, por për të shtrirë ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe ushtarak në këtë pjesë të Evropës. (lajmi.net)
Me nje te rame dy te vrame te Visarit ” 1.POSHTERIMI I NDIHMES AMERIKANE DHE 2.NJOLLOSJA E LUFTES SE UCK–se. Kur Amerika paska luftuar per interesa te veta, ne te marret i paskem humbur 15 000 veta ne lufte per budallaki !
Vetvendosja dhe flamuri i Kosoves !
Kjo i bie shul shqip qeshtu: Vladeta Kostiqi dhe Shpend Ahmeti nuk e njofin shtetin e Kosovës dhe simbolet e saja! dhe ashtë e vërtetë kjo..”
Kur kryetari i Graçanicës, Valdeta Kostiq ishte pyetur nga gazetarët se a do ta vendoste flamurin e Kosovës në zyrën e tij, përgjigja e tij ishte me një kundërpyetje.
“Unë do të përgjigjem me kundër pyetje: a ia keni bërë të njëjtën pyetje Shpend Ahmetit?”, tha Kostiq, duke iu referuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që në zyrë mban flamurin kombëtar shqiptar, por jo edhe atë të shtetit të Kosovës.
Motivin dinë ata, që varrosën të afërmit. Ushtarët e UÇK-ës. Të dhunuarat. Invalidët e luftës. Ata që u burgosën. Ata që presin akoma të pagjeturit. Ata që u deportuan me tren drejt Bllacës dhe ata që dremitën maleve. Ata që u deportuan me autobus drejt Shqipërisë apo ata që u dëbuan në këmbë, me qerre apo me traktorë. Ata që u rrahën. Ata që kaluan muaj nëpër tenda. Fëmijët. Pleqtë, gratë. Qindra mijëra mërgimtarë. Ata që i gjetën shtëpitë e tyre si rrënoja. Apo në djegie e sipër. Apo të shkrumbuara tërësisht. Apo duke u dalë fjollat e fundit të tymit. Ata që gjetën shtëpitë pa orendi. Ata që me ndihmën e jashtme rindërtuan shtëpitë. Ata që iu hodhën njëri tjetrit në përqafim, kur panë të gjallë njëri tjetrin. Ata që u dëbuan fytyrëngrysur dhe që u kthyen fytyrëqeshur. Ata që pritën me lule ushtritë perëndimore…Pra, gati të gjithë e dinë, edhe ata që panë këtë mjerim vetëm në televizor, por, sidoqoftë, ndonjë ka nevojë të mësojë dallimin mes mikut dhe armikut. Ky përvjetor, duhet kremtuar për të treguar mirënjohjen e sinqertë. Ditë e vetëdijesimit.!( Lis Bukuroca )
Me keqardhje për një parti që pritnim shumë !
Gjakovë .26.02.15

Filed Under: Analiza Tagged With: diçka, Fahri Xharra, Me “Vetvendosjen”, në rregull !, NUK ESHTE

KOSOVE- GJYKATA SPECIALE NUK ËSHTË RASTËSI

August 29, 2014 by dgreca

NGA Avdyl Gërvalla/ Gjenevë/
Në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje politike pas luftes. Shumë prej tyre i kanë bërë të burgosurit me dënime të gjata për krime të ndryshme. Atyre Drejtësia e Kosovës ua mundëson të drejten për week-ende të lira, çfarë absurdi!?! Week-end, për mua është fund-java, e shtuna dhe e diela… Për këta vrasës week-end janë edhe ditët tjera të javës. Pas kryerjes së detyrës kthehen lirisht nëpër burgje dhe askujt s’i shkon as mendja t’i fajsojë ata kriminelë. Pra krimet i ndihmon edhe vet policia, ministria e drejtësisë dhe qeveria… Për këtë arësye të gjitha ato krime deri më tani ende nuk janë zbardhur… Por do të zbardhen, me Gjykaten Speciale, hiç mos u bëni merak… Në një dhomë të dëshmive, të mbrojtur nga policia zhduken dëshmitë, armet e përdorura gjatë likuidimeve të shqiptarëve… zhduket droga… zhduken para, shumë para… Sa qesharake!… bajram rexhepi shefi i policisë urdhëron keqtrajtimin e studentëve që demonstruan kundër plagiaturës… e në fund dëshmohet ky plagiat… dorëhiqet i apostrofuari… A mund të tërhiqet brutaliteti i policisë gjatë ndërhyrjes ndaj studentëve?… këtë do ta sqarojë bajram rexhepi… të gjitha këto paudhësi ndodhin në një vend, fatbardhësisht në sy të aleatëve… Eulexi dhe KFOR-i i dinë të gjithat dhe do të veprojnë… Krijimi i Gjykatës Speciale nuk është rastësi…

Avdyl Gërvalla
Gjenevë, më 26 gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Avdyl Gervalla, GJYKATA SPECIALE, NUK ESHTE, RASTËSI

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Censura studimore dhe politika në një kontent historik
  • VATRA priti kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama
  • Presidentja Vjosa Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi
  • SOT NË ORËN 12.30 PM, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT