• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ëndrra e paplotësuar evropiane

March 10, 2016 by dgreca

Ariani ka bërë udhëtimin e pabesë nga Afganistani në Evropë, i joshur nga premtimet se do të gjejë punë, do të marrë shtetësinë menjëherë dhe do ta mirëpresin pagesa të bollshme.Por, gati një vit pas mbërritjes në Gjermani, 25-vjeçari ka kuptuar se trafikuesit me njerëz e kanë ushqyer me gënjeshtra për jetën luksoze.

I zhgënjyer me burokracinë, Ariani ka vendosur të kthehet vullnetarisht në Afgansitan.

“Kemi dëgjuar thashetheme nga miqtë se jeta në Evropë do të jetë e rehatshme, me punë të mira dhe mundësi për shkollim të mirë. Trafikuesit u thonë njerëzve se ata e kanë të garantuar shtetësinë. Por, e gjitha është gënjeshtër”, thotë Ariani.

Sipas shumë kushteve, ai mund të konsiderohet migrant ekonomik. Në grupin e tij besohet se bën pjesë rreth gjysma e 200,000 afganëve që kanë ikur për në Evropë. Dhe, prejse vendet evropiane kanë nisur të bëhen gjithnjë e më selektive në pranimin e azilkërkuesve, ata e dinë se shanset e tyre janë të pakta.

Tani, Ariani është penduar.

“Po ta dija se sa i rrezikshëm është udhëtimi në Evropë dhe sa e pasigurt është jeta në Gjermani, nuk do ta lija kurrë Afganistanin”, thotë ish-punonjësi i Ministrisë së Arsimit.

Rrjetet e trafikimit kanë lulëzuar në Afganistan, edhe pse ndryshimet e propozuara nga Bashkimi Evropian dhe Turqia për trajtimin e migrantëve që ikin nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, mund të ndryshojnë lojën. Trafikuesit që marrin migrantë nga Afganistani, zakonisht i dërgojnë ata përmes Iranit e Turqisë në Evropë.

Në përpjekje për të rrëzuar mitet për punë të garantuar dhe pagesa të bollshme në Gjermani, ambasada gjermane ne Kabul, vitin e kaluar, ka nisur një fushatë mediatike në gjthë Afganistanin, duke paralajmëruar banorët që të mos i dëgjojnë trafikuesit.

Homayun ka kaluar tetë muaj në Gjermani. Sikurse Ariani, ai është kthyer në Kabul, pasi pritjet e tij nuk janë realizuar.

Homayun ka arritur në Evropë vetë, me idenë se familja e tij mund t’i bashkohet.

Por, Qeveria e Gjermanisë, e shqetësuar se numri i migrantëve mund të tejrritet, vitin e kaluar, ka pezulluar përkohësisht rregullat që u lejojnë migrantëve bashkim familjar.

Atij i është thënë se duhet të presë dy deri në pesë vjet për t’u ribashkuar me familjen në Gjermani.

“Më ka munguar familja dhe nuk kam rrezikuar të pres në Evropë”, thotë Homayun, baba i një fëmijë njëvjeçar.

Rreth 65,000 azilkërkues afganë kanë arritur në Gjermani vitin e kaluar. Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, afganët përbëjnë grupin e dytë më të madh të migrantëve që arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian, pas sirianëve.

Vetëm nëntë afganë janë dëbuar me forcë nga Gjermania në vitin 2015. Por, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, numri i të kthyerve vullnetarë ose të asistuar nga Gjermania është rritur nga 92 në vitin 2014, në 304 në vitin 2015.

Në muajin shkurt, ambasada e Afganistanit në Gjermani ka thënë se janë rreth 1,000 migrantë afganë në këtë vend që presin të kthehen vullnetarisht në Afganistan.

Ambasadori i Gjermanisë në Afganistan, Markus Potzel, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në muajin nëntor se mbi 50 përqind e azilkërkuesve afganë në Gjermani janë “migrantë ekonomikë” që nuk arrijnë të dëshmojnë se “jeta e tyre është në rrezik”, andaj edhe u refuzohet kërkesa për azil.

Kjo nuk do të thotë se arsyet e largimit të afganëve nuk janë të vlefshme, edhe nëse ata nuk vijnë nga ndonjë rajon ku situata e sigurisë është e paqëndrueshme, ku talibanët ose grupet e tjera militante kanë kontrollin ose ku pakicat etnike dhe fetare janë në rrezik.

Njerëzit që kanë ikur nga luftimet në Afganistan, kanë tkurrur kapacitetet e qyteteve si Kabuli, duke i kontribuar papunësisë masive dhe ekonomisë së lodhur.(Përgatiti: Valona Tela-Europa e Lire)

Filed Under: Komente Tagged With: e paplotesuar Europiane, Ëndrra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT