• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova kërkon të ndalen destruksionet e Serbisë

December 29, 2016 by dgreca

-Qeveria e Kosovës kërkon nga BE të ndalen destruksionet e Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit/

1-qeveria-fyndviti

-Në afërsi te objektit të qeverisë së Kosovës të inauguruar dje në Mitrovicën veriore është hedhur një granatë dore e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer/PRISHTINË, 29 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndalen destruksionet e Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit.Ministrja për dialog, Edita Tahiri bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, të cilën e ka njoftuar hollësisht në lidhje me tentim sulmin kundër zyrave të qeverisë së Kosovës, ku në afërsi te objektit të qeverisë së Kosovës të inauguruar dje në Mitrovicën veriore është hedhur një granatë dore e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer.Ministrja Tahiri gjatë bisedës mbrëmë vonë ka shprehur qëndrimin e qeverisë së Kosovës se me këto akte destruktive të përdorimit të bombave dhe mureve, Serbia po pengon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe cenimin e dialogut për fqinjësi të mirë mes dy shteteve dhe janë kundër një paqe të qëndrueshme në rajon. Ajo ka theksuar se obstruksionet e Serbisë janë duke u përshkallëzuar dhe rrezikojnë destabilizimin e situatës, por të cilën institucionet e shtetit të Kosovës nuk do ta lejojnë në asnjë mënyrë. Ministrja Tahiri ka potencuar se inaugurimi i objektit të qeverisë së Kosovës në Mitrovicën veriore bazohet në Marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar nga dy shtetet dhe Bashkimi Evropian në mars të vitit 2015, në të cilin kanë filluar punën mbi njëzet institucione qendrore, të cilat kanë punësuar pjesëtarë të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.Ministrja Tahiri ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen, në mënyrë që Serbia t’i ndalë destruksionet dhe t’i përmbushë obligimet e dialogut të Brukselit.Ndërsa,  drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Bashkimin Evropian, Angelina Eichhorst ka shprehur shqetësimet e BE-së për këto zhvillime negative dhe ka premtuar se BE-ja do të merret seriozisht me këto çështje dhe  për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: destruksionet, e Serbisë, Kosova kërkon të ndalen

Vatrani Leka Buçaj, i biri i Kryetarit të Vatrës, ishte pjesë e një ekipi të NATO-s në bombardimet e Serbisë

March 25, 2015 by dgreca

DEKLARATA NE RTK-“E kam ndjerë veten krenar. Kam dashtë të bëja edhe ma tepër, por nuk dija si, si mund të bëja më tepër. Çdo dy ditë ishim nëpër fluturime nja 10-12 orë./
Vatrani Leka Buçaj, i biri i Kryetarit të Vatrës, ishte me një nga ekipet qe fluturuan me aeroplanet e NATO-s në bombardimet e Serbisë/
Prishtinë, 24 mars 2015 – Nën komandën e Wesley Clark ka qenë edhe vatrani Leka Buçaj. Ai në një deklaratë dhënë për RTK-në ka rrëfyer pasionin e tij që kishte për te qene pjese e clirimit te Kosoves.“E kam ndjerë veten krenar. Kam dashtë të bëja edhe ma tepër, por nuk dija si, si mund të bëja më tepër. Çdo dy ditë ishim nëpër fluturime nja 10-12 orë. Atëherë u kthefshim për nja 7-8 orë pushonim, atëherë prapë në ajër. Por, thash, si mund të marr pjesë edhe ma fort….synoja që vetë të bija poshtë dhe t’u ndihmoja diqysh populates”, ka rrëfyer Buçaj.
Ai ka thënë se ka qene e papërshkrueshme ndjenja e nisjes në luftë me NATO-n, për ta çliruar Kosovën.B.S.

Filed Under: Vatra Tagged With: e Serbisë, i biri i Kryetarit të Vatrës, ne bombardimet, piloti, Vatrani Leka Buçaj

Politika e jashtme “e çoroditur” e Serbisë

November 14, 2014 by dgreca

Ne Foto: Aleksandar Vulin, i cili ka akuzuar SHBA se i ka dhene urdher Gjykates se Hages te lirojne Sheshelj dhe paralajmerojne rrezimin e pushtetit ne Serbi!/
Serbia po dërgon sinjale kontradiktore, përmes të cilave po shkakton konfuzion në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm politik, se ekzistojnë teori të konspiracionit, të cilat synojnë ta përmbysin pushtetin aktual në Serbi.
Aleksandar Vulin, ministër i punës në Qeverinë e Serbisë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas tij, “kontrollojnë Tribunalin e Hagës”, e kanë liruar nga paraburgimi liderin e radikalëve serb Vojislav Sheshelj dhe se tash “përmes gojës së tij, thonë se do ta rrëzojnë pushtetin serb”.
Ai ka deklaruar se do ta porosisë qeverinë serbe që të mendoj për ndryshimin e kursit të politikës së jashtme.
Deri më tash, askush nga kreu i pushtetit serb nuk është distancuar nga këto deklarata të Vulinit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, i ka karakterizuar deklaratat e Vulinit si teori të pabaza të konspiracionit. Në reagimin e kësaj ambasade, të cilën e ka botuar e përditshmja serbe “Danas”, thuhet se “nuk ka asgjë të vërtetë” në ato që ka thënë Vulin.
“Gjykata penale ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, është krijuar nën kujdesin e Këshillit të Sigurimit dhe proceset që po zhvillohen aty, janë të mbrojtura nga ndikimi politik”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së, të cilën e ka botuar e përditshmja serbe “Danas”. Aty, gjithashtu, thuhet se SHBA-të e mbështesin punën e rëndësishme të gjykatës së Hagës, por nuk ndikojnë në vendimet dhe mendimet e tij”.
“Çdo interpretim tjetër, është i pavërtetë”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve në Beograd.
Florian Biber, ekspert për Evropën juglindore në Universitetin e Gracit, thotë për Radion Evropa e Lirë se teoria e këtillë e konspiracionit është tipike për politikanin siç është Vulin dhe ajo tingëllon, thuajse ka ardhur nga koka e Vojislav Shesheljit. Sipas tij, ato që ka thënë Vulin, janë ide e çmendura.
Biber shpreh mendimin se kryeministri serb Aleksandër Vuçiq është dashur të distancohej nga deklaratat e Vulinit, por, siç thotë ai, qeveria serbe po luan me sinjale të ndryshme.
“Ai është ministër në qeveri dhe mendoj se do të ishte korrekte që të (Vuçiq) distancohej, por në skenë është loja e kësaj qeverie me sinjale të ndryshme. Ajo po dërgon sinjale se dëshiron të jetë pro-ruse, e përsëri dërgon sinjale se dëshiron të jetë reformatore dhe pro-perëndimore. Në një moment ajo duhet të thotë qartë se çfarë dëshiron të bëj”, ka theksuar Biber.
Ai ka shtuar se qeveria serbe, sidomos, me rastin e kësaj deklarate, duhet të sqaroj se kush qëndron pas saj, Vulini, personalisht apo qeveria serbe.
Ai ka ngritur pikëpyetjen se si qeveria serbe mund të ketë marrëdhënie të mira më SHBA-të në qoftë se një anëtar i saj thotë se SHBA-të po udhëheqin politika përmes të cilave duan ta rrëzojnë pushtetin në Serbi?
“Unë, natyrisht nuk mund ta di se çfarë qëndrimi ka Vuçiq, por është fakt që Vulini është në qeveri dhe se të gjithë e dinë orientimin e tij politik dhe ky është sinjal që Vuçiqi, përveç se dëshiron marrëdhënie të mira me Perëndimin, gjithashtu dëshiron t’i ruaj marrëdhëniet e mira me rrymën pro-ruse konservative”, ka shtuar Biber.
Në anën tjetër, për deklaratat e tij, Vulin nuk ka ofruar asnjë dëshmi.
“Në qoftë Serbia, për gjithë mundin e saj për tu modernizuar, për të ndryshuar, që të jetë më e mirë, më e suksesshme, të jetë e ngjashme me vendet e zhvilluara dhe serioze, e vetmja gjë që marrim janë Rama dhe ofendimet e Shesheljit. Ne marrim promovimin e papenguar të atyre ofendimeve, si dhe kërcënimet se në këtë vend do të rrëzohen pushtetet dhe se do të piketohen si tradhtar të gjithë ata që dëshirojnë të ndryshojnë diçka”.
“Nëse shohim se e gjithë kjo është e ndihmuar nga disa vende, kam thënë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë, ndoshta është momenti që të mendojmë mirë për prioritetet tona të politikes së jashtme”, ka theksuar Vulin.
Por, lidhur me deklaratat e Vulinit dhe mosreagimit ndaj tyre nga ana e qeverisë serbe, Dushan Laziq nga Forumi për marrëdhënie ndërkombëtare, thotë se ky është një sistem që i huton qytetarët e Serbisë, por edhe botën.
“Kjo nuk është politikë e mirë për cilindo vend, e as për vendin tonë. Vulin nuk ofron kurrfarë dëshmish për çfarëdo që thotë. Ekziston mundësia që mbase Vuçiq i thotë disa gjëra përmes Vulinit. E ka të vështirë të sqarohem lidhur me këtë, sepse i di një varg deklaratash që nuk i përgjigjen Vuçiqit, por ai për këto nuk reagon. Por, unë nuk e përjashtoj mundësinë që inspirimi vjen nga qeveria, gjegjësisht, nga ana personale e vet Vuçiqit”, tha Laziq.
Ai ka shtuar se shumë shpesh në Serbi bëhen veprime në kundërshtim me interesat shtetërore dhe të qytetarëve, por edhe në kundërshtim me interesat racionale të pushtetit dhe se një gjë e tillë, mbetet e pakuptueshme.(Kortezi:Bekim Bislimi RFL)

Filed Under: Rajon Tagged With: "e çoroditur", e Serbisë, Politika e jashtme

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT