• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIGENA ARLLATI, MARATHONOMAKE E SHKRIMIT ME DRITË

April 5, 2016 by dgreca

Nga MSc. Albert Habazaj*/

Gazeta javore, letrare & kulturore “Nacional” më është bërë e nevojshme për shëndetin letrar dhe e kam kryekafen mëngjesore të çdo të hëne. Kjo ngjet, jo vetëm për faktin se fisniku Mujë Buçpaçaj ka çelur nga një dritarez për njerëzit e letrave, por se nëpërmjet faqeve të “Nacional-it” përshëndetem letrarisht dhe kulturalisht me dy nga mikeshat e mia më të respektuara: dr. Rovena Vata dhe dr. Migena Arllati. Jam i kushtëzuar, që, për poeten dhe kulurologen Migena Arllati të shkruaj tepër shkurt, kur dëshirën e kam të shkruaj gjatë, tepër gjatë, sepse e meriton. M. Arllati dritëron jo në një a dy, por në disa rrafshe letrare, kulturore, qytetare, atdhetare e universale. Studimtaria e saj përbën një opus më vete, që kërkon një përfillje të merituar për një vështrim kritik të vlerësuar, sepse i shërben përmirësimit cilësor dhe zbukurimit estetik të letërsisë shqipe në Kosovë e brenda kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Në fakt, profili i Migena Arllatit mund të trajtohet në një studim monografik me pesë kre. Kreu i parë mund të trajtojë bukur prurjet letrare me poezi e prozë të autores Migena Arllati në letërsinë tonë bashkëkohore. Kreu i dytë mund të merret me shkrimet e Dr. Arllatit në shërbim të kritikës letrare, me parathëniet në librat e botuar të autorëve të tjerë, që profesoresha u jep krahë besimi për te lexuesi. Një nëndarje mund të shikojë redaktimet që ka bërë specialistja deri në trajtën përfundimtare të botimit (me ndreqjet, përpunimet e me ndryshimet e nevojshme). Një tjetër nënndarje mund të rrokë recensionet e profesoreshë Migenës për autorë të ndryshëm (poetë e prozatorë) në Shqipëri e në Kosovë; vlerësimet kritike me shkrim për veprat artistike, në të cilat është angazhuar; gjithashtu për punimet shkencore, për shfaqje etj., duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët e mira e të metat. Në çdo punim të botuar nga dr. Migena Arllati dallohen njohuri të plota të fushës nga artikullshkruesja, kompentencë, qartësi e bukuri, çka i japin autores statusin e një kulturologeje të spikatur. Kreut të tretë i qëndron bukur kostumi etnologjik dhe albanologjik i studiueses serioze, të hapur, këmbëngulëse dhe të guximshme M. Arllati. Vetëm libri më i ri “Patronimet në Gjakovë-mbiemrat, emrat familjarë” me bashkautor Muhamet Rogova kërkon studime të thelluara dhe hap shtigje për kërkime të reja shkencore, deri në rrafshin krahasimtar antropologjik në rajon, në Europë e më gjërë. Ndërsa në planin etnologjik, me koherencë dhe dashuri studiuesja promovon vlera të traditës si visare të trashëgimisë sonë kulturore. Me shembullin e saj, me talentin dhe shpirtin e kthjellët, ajo ka ditur bukur të na kujtojë dhe të propagandojë se Dita e Plisit, (e plisit të bardhë, që na dallon ne nga të tjerët, e qeleshes, kapuçit tipik shqiptar) është festa simbolike e shqiptarëve. “Shqiptarët kanë shumë festa tradicionale, historike, fetare, zyrtare, por – shkruan autorja – Festa e Plisit me misionin gjithëkombëtar që ka, meriton të quhet Kryefesta e Dinjitetit të kombit”. Shkrimet e saj janë artikuj shkencorë profesionalisht të realizuar, që mirëpriten jo vetëm nga letërsidashësit dhe lexuesit e kualifikuar, por merren si burime bibliografike nga albanologët dhe studiuesit e linjës përkatëse.

Kreu i katërt mund të trajtojë gjithë atë kontribut asaj zonje fisnike për emancipimin e shoqërisë shqiptare, evidentimin e gruas, si fillimtare e jetës dhe gurrë mirësie. Shpesh herë, parë në sotshmëri, në kontekst, portreti i Migena Arllatit më shëmbëllen me portretin e shkrimtares fisnike dhe humanistes dritërore Nermin Vlora Falaschit, stërmbesës së Plakut të Bardhë të Flamurit Kombëtar. Kreu i pestë mund të japë fasha drite nga humanizmi i botës së saj nënëterezane në shërbim të krijimit universal, ku shquhet roli i saj i dukshëm dhe mjaft i dobishëm me Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI”, me krijimtarët e globit mbarë, e sidomos me ata në Kosovë, në Shqipëri, ku spikat puna e kulluar që Profesoreshë Migena bën me aq dëshirë e mjalt fjale për rritjen e shëndetshme të talenteve të reja. Shembullin e jep konkretisht hijshëm me familjen e saj, me gjakun e saj. Stafeta letrare vijon brezash. Bora Arllati është një emër premtues dhe i njohur poetik jo vetëm në Gjakovë. Gjimnazistja e talentuar Rina Arllati na mrekullon me atë zë brilant, kur interpreton poezi njëkohësisht shqip dhe anglisht, po aq ëmbël e bukur si në shqipen e nënës. Ajo ka lidhur jetën bashkëshortore me shokun e saj ideal muzikologun e dëgjuar, profesor Behar Arllati. Dy intelektualw me identiet, dy artistw tw formuar kanë ndërtuar një familje model, një familje të nderuar letraro-artistike atdhetare-kulturore, si pak kund ndër Shqiptarì. Ndër punët e mira të Migena Arllanit më bëjnë përshtypje tre redaktime, që për mua, përmbushin një simbolikë shkëlqimtare për botën e madhe të profesoreshës. Ajo ka redaktuar vëllimin “Përtej” me poezi e filoprozaikë të bukuroshes së vargut të ri Bora Arllati. Ka domethënie redaktimi i përzgjedhur i vëllimit: “Borxhi i Ali Podrimjes” me poezi të zgjedhura të autorit të njohur çam Namik Selmani, i cili një pjesë të jetës së tij ka banuar e studiuar në Elbasanin e Luleve, në vendlindjen e dashur të Profesoreshë Migenës. Gjithashtu ajo ka redaktuar studimin monografik “Mazllom Mejzini: jeta, vepra dhe roli i tij në traditën muzikore gjakovare”, që është një libër i mirëfilltë shkencor i bashkëshortit të saj Behar Arllati, i cili operon në  thellësi e në gjerësi të këngës popullore gjakovare, të muzikës popullore dhe të biografisë së atyre që e kënduan, e ruajtën, e shpërndanë dhe e pasuruan më tej këtë shufër floriri të thesarit të fokloristikës sonë në veçanti dhe muzikologjisë shqiptare  në tërësi.

Intelektualë dhe krijues të formatit të Migena Arllatit janë vërtet vlerë e shtuar për familjen shqiptare, për qytetarinë dhe kulturën kombëtare për t’u krahasuar me dinjitet me kulturat e tjera përparimtare, me krijimtarinë dhe studimtarinë europiane e globale, sepse Migena Arllati është krijuese e mirëfilltë dhe marathonomake e fjalës me dritë të bukur.

 

Vlorë, e hënë, 04. 04. 2016

 

*) autori i këtij shkrimi ëshë drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi” dhe kryetar i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Vlorë, Albania

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Habazaj, E SHKRIMIT ME DRITË, MARATHONOMAKE, Migena Arllati

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT