Nga Liliana PERE/*
Qytetarja e Nderit e rrethit te Krujes Arjana Lico, dhuroi zemrën e të birit që i vdiq nga nje aksident me motor ne Napoli, Itali ku studionte per Drejtesi. Zemra e studentit eshte bere pishtar per gjithe studentet qe studiojne ne Itali. … Ishte dite e bukur pranvere. Ne Tirane binte née shi I lehte. Ne Gjykaten e Tiranes, m’u desh te trokisja ne nje dere. Nuk e di pse e ndjeva veten mire… U gjenda para gjyqtares Arjana Lico. Miresjellja e saj prej njé zonje te vertete la tek une mbresa te jashtzakonshme. Nje zonje e bukur plot sharm, me njé fytyre qe vezullonte dhe pasqyronte nje shkelqim dhe fisnikeri te pashoqe. Pasi u pershendetem, syte me shkuan tek njé liber qe me terhoqi, mbi tavoline. Mund ta marr pak, e pyeta? Po, mu pergjigj. Fillova te lexoj …dhe c’fare……
Zemra e falur e Erion Liços , pjesë e dinjitetit njerezor te nenes Arjana dhe familjes Lico.. Arjana Liço, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të Krujës, ka vendosur e vetme që me zemrën e djalit të saj 23-vjeçar, Erjonit, tashmë të jetojë një tjetër, duke qenë se i biri kishte pësuar vdekje të trurit. Erjon Liço pesoi aksident vdekjeprures ne née aksident me motorne Napoli, ku studionte per drejtesi. Ishte data 1 Gusht para disa vitesh. Kur ai u përplas nga një kamion, i cili e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë. I atij aksidentiqe morri jeten e nje te riu.
Befas u drodha e gjitha kur lexova keto fraza, dhe disa pika lot me rane ne faqe. Edhe une jam nene, edhe une ndjej keqardhje per kete ngjarje kaq te dhimbshme.Arjana siper syzave e vuri re tronditjen time dhe me tha:
Te rekomandoj ta lexosh mbasi te mbarosh pune se ka nje histori te trishtueshme. Ashtu bera. Futa librin në cante . Menjehere bera lidhjen dhe mu kujtua dicka. Po, po, ishte ajo…E njoha menjehere. I hodha nje veshtrim me syte e mendjes dhe ndersa une mendova t’i flisja ajo me beri shenje t’i afrohesha. Eshte emocion me vete, dhe fat te takosh njé grua te tille. Eshte ajo, nena shqiptare, gjykatesja, Qytetarja e Nderit e rrethit te Krujes Arjana Lico, e cila dhuroi zemrën e të birit që i vdiq nga nje aksident ne vendin ku studionte,ne Itali.
Rreth gjarjes.
Para disa vitesh media shqiptare beri present potershëm kroniken e zeze, për jetëhumbjen e studentit shqiptar në Napoli, Erion Liços. Ishte nje lajm i dhimbshem qe mbertheu sa e sa shpirtra nenash, qe rrisin femijet me shume mundim , dhe enderojne qe nje dite ata te jene te shkolluar, e te denje per kete shoqeri. Shperthimi i ngasherimit dominonte ne c’do zemer nene. Sjellja korrekte e medias të (televizioni News 24 transmentoi edhe një elegji), të bën të mendosh se vlerat njerëzore në këtë vend, edhe pse të kërcënuara nga pamorali i përditshëm, nuk po humbasin. Thjesht është vetëm imazhi i shoqërisë sonë që vijon të jetë protagonisti ynë kryesor, sunduesi dhe imazhbërësi ynë.
Erion Liço, dhe ata gazetarë apo njerëz të thjeshtë që e nderuan publikisht apo heshtur atë, përfaqësojnë një të nesërme të dëshiruar. Që mund e duhet të jetë e bukur si jeta e shkurtër e këtij studenti shqiptar në Napoli.
Këtë mesazh e vlerësuan edhe përtej detit, në qytetin e madh italian, atje ku ende jeton edhe njëri prej pinjollëve të Gjergj Kastriotit. “Il Mattino”, e përditshmja më e madhe napolitane, e cila ndërkohë është gazetë kombëtare në Milano në botimin e vet , titullonte një shkrim me fjalët
“Ishte regjistruar tre vite më parë. Pasionet e tij ishin noti dhe kompjuteri”. Më pas vijonte “E kishte apartamentin në rrugicën Paçela ai Mirakoli. Një djalosh në vitin e tretë të Juridikut, i sjellshëm dhe i dashur. Për këtë gjë pergjerohe nëna e tij, e cila po përgatitet ta dërgojë në Krujë dhe e vendosi ne banesen e perjetshme pranë të atit”. Bashkeqytetaret flasin fjele shume te mira, per Arianen nënën e Erionit dhe familjen Liço.
Familja e Arjana Licos
Familja e Hiqmet Liços përbëhej nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, Erjoni dhe Renato. Hiqmeti ishte caktuar gjyqtar në Krujë dhe detyrohet të tërheqë edhe familjen e tij po në këtë qytet. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai u largua nga jeta dhe e shoqja e tij, Arjana, nga mësuese matematike, mbaron studimet dhe kthehet në gjyqtare po në këtë rreth. Ajo e vazhdon dhe sot e kësaj dite këtë profesion. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, i pari, Renato, shkon në Kanada për studime ku vazhdon për drejtesi, ndërsa Erjoni, që ishte fëmija më i vogël i familjes, prej tre vitesh kishte nisur studimet në Napoli, po për të njëjtën degë. Për fat të keq, pas aksidentit më 1 gusht, Erjoni pësoi dëmtime fatale dhe mjekët e Napolit bënë të pamundurën për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq, duke shënuar kështu largimin e dytë nga familja të juristit të dytë të saj. Ndërkohë, i vëllai vazhdon studimet në Kanada dhe e ëma e tij, rreth të 50-ave, vazhdon punën si gjyqtare, tashme ne Tirane. Eshte e forte,e paepur, zemermire. Esi mund te jete ndryshe? Ajo fali zemren e te birit. Ai kish shkuar në Napoli për të studiuar drejtësi, tre vjet më parë. Por një makinë apo një kamion, deri tani askush nuk e di, e ka përplasur duke e hedhur nga motori i tij, një orë pas mesnatës së 1 gushtit, në rrugën “San Rocco” në Napoli. Djaloshit 23-vjeçar Ju nderpre endra per tu bere gjyqtar: as në Napoli, as në Shqipëri, e as në Londër. Ai, që ëndërronte të udhëtonte me diplomën në xhep, emigrant intelektual, si gjyshi dhe vëllai i tij më i madh, humbi jetën fatalisht, ndërsa bënte një xhiro me motorin që e kishte shumë për zemër. Asnjë nuk e ka parë aksidentin që vrau Erjonin nga Kruja, djalin e dy gjyqtarëve, që kishte vendosur të ndiqte gjurmët e të parëve të tij. Ai u gjet i dergjur në rrugë, nga një patrullë e policisë rrugore, Kaska i kishte fluturuar tutje. Kishte dashur vetëm të bënte një xhiro me motor, pasioni i tin I hershem.
U shoqërua në spitalin Cardarelli, që ishte vetëm aty prane, dhe u shtrua në reanimacion. Lufta e tij për të jetuar zgjati deri të shtunën në mbrëmje, kur aparaturat që tregonin nëse ishte apo jo gjallë, pushuan së dhëni sinjale. Jashtë sallës, të parët që morën lajmin ishin nëna e tij, Arjana Liço, vëllai i Erjonit, Renatoja, ky me studime në Kanada, si dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Itali, Claudio Panarella, që ndihmoi në nxjerrjen sa më shpejt të dokumenteve për të ëmën. Një nënë shqiptare dhuroi zemrën e të birit, nje nene e forte me zemer te madhe.
Kur nëna e Erjonit, Arjana Liço, kishte mësuar lajmin se i biri nuk jetonte, një nga mjekët kishte një tjetër detyrë të vështirë. Ai duhej t´i kërkonte asaj zemrën e të birit, për një nga pacientët që prisnin në radhë prej vitesh.
Pyetjes së mjekut, nëse mund të jepte organet e të birit, duke marrë edhe aprovimin e prokurorisë, nëna duhej t´i përgjigjej e vetme. “Zoti i dha shume fuqi Arjanes, ajo e mblodhi vehten per nje cast, dhe mendoi se zemra e djalit duhet te vazhdoje te rihte. Pikellimi i atyre momenteve, u kthye ne force, ne emer te vazhdimit te jetes . Ishte nje kerkese tronditese, përshkruan një gazetar italian, duke vazhduar: “Meriton një respekt të shenjtë, cilado qoftë përgjigjja”.
Në fund ajo tha “Po”, ……….keshtu vendosi njé nene shqiptare. Ky gjest human solli ne jete nje pjestar te një familje tjetër.
Sipas një të përditshmeje italiane, mësohet se në të njëjtën sallë, sapo është marrë miratimi i nënës së Erjonit, ka nisur operacionin për të bërë transplantimin e zemrës. Në të njëjtën sallë, brenda pak minutash i është hequr zemra Erjonit dhe i është vendosur një tjetri.
Arjana Liço dhuron zemrën e djalit të saj, Erjonit. Kultura dhe dhuntitë intelektuale të shqiptarit 23 vjeçar, por edhe nga sjellja e nënës së tij, nga qytetaria e saj. “Il Mattino” e mbyll artikullin e vet duke thenë se “Familia e Erionit la mbresa te medhe ne qytetaret e Napolit.”
Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri Zemra e Erjonit i vendoset dikujt tjeter. Dhe jeta ecen, ndërsa trupi i Erion Liços fle nën tokë, zemra e tij pulson ne në Itali. Zemra e djaloshit shqiptar ben drite, përtej brigjeve të detit.
Per nje cast harrova perse kisha shkuar per te trokitur ne ate dere. Madheshtia e asaj gruaje, me beri te mendoj se sa te vegjel jemi ne kete bote, dhe sa pak mendojme se jeta eshte e shkurter dhe me shume te papritura. Lum kush eshte human, pro jetes dhe vazhdimit te saj njerezor. Humanizmi dhe fisnikeria e Arjana Licos ka kaperxyer c’do imagjinate, c’do kufi njerezor.
Vetem nje nene me zemer te madhe mund te dhuroje zemren e djalit te vet.
Kjo eshte Arjana Lico, nje gjyqtare e nderuar dhe e respektuar.
Sot ajo mban titullin e merituar Qytetare nderi e qytetit te Krujes.
E pse jo, Arjana Lico eshte nena dhe gruaja shqiptare. Nje grua e sukseshme me shpirt human.
Liliana Pere
*Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote