Nga Fahri XHARRA/Gjakovë/
” Sërbët e sotëm (srpski narod ) – nga prejardhja, kultura dhe mentaliteti dhe identiteti i tyre nuk janë pasardhës dhe nuk ka asnjë ngjajshmëri me popullin serb (sreb) të shekullit të Mesëm. Nga sllavët e morrëm gjuhën, por na nuk jemi sllav . Shkatërrimi i Sllavëve në Ilirik (Balkani perëndimor) në fund të shekullit të Mesëm është neu kyq për kuptimin e lindjës ëe kombeve- nacioneve në këto toka.Turqit me ardhjen e tyre në Mesjetë e krijuan një kaos të madh në Ilirik dhe etnitikisht e trazuan atë. Këte e kuptojnë vetëm disa shkencëtar si prsh. Momčilo Spremić ,i cili thot se serbët (srebët) janë zhdukur në gjysmën e parë të shek.të 15-të.”- shkruan Miroslav ĆOSOVIĆ në Si u krijua Ballkani etnikisht -Kako je etnički preoblikovan Balkan )
( Në lexim e këtij shkrimi duhet të keni kujdes në emërtimet sërbët dhe serbët(srebët) , dhe pse ky ndryshim do të kuptojmë më vonë në tekst. Kurse emërtimi Ilirik ,për Ballkanin është origjinal ashtu i cekur në librin e Momčilo Spremić-it ”Despoti Gjuragj -Brankoviç–Banovina e Maçvës )
Padashtas ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në mes të serbeve dhe nesh ? Deri sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë. A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.
Por të vazhdojmë më temën që po trajtojmë e mu për këtë dua të shënoj një kënd tjetër të vështrimit të pafytyrësise serbe në vjedhjen e historisë .
”Gjërat janë në të vërtetë shumë të thjeshta dhe logjike shkruan akademiku Momqilo Spremiç. Kur në Ilirik ( Ballkani fxh) osmanlinjët e shkatërruan fisnikërinë e krishter,dhe fshatarësia vendore mbeti në mëshirën dhe urrejtjën e Osmanlinjëve .Sistemi feudal i shteteve krishtere në Ilirik nuk ishte i aftë t´i bënte ballë turqëve -osman kështu që solli pamundësinë totale të Sllavit-Serbit(Sebrit) të zakonshëm për vetorganizim. ”. Pra këtu flet që gjëja se në Ilirik kishte vetëm të krishter sllavë- serbë. Ku ishin shqiptarëT?
Por, për të qenë ironia edhe më e madhe ai thot që bile edhe Kodiku i Dushanit , në nenin 69 rreptësisht e kishte ndaluar tubimin e serbëve(srebëve) , dhe nëse gjendet ndonjë organizator ai të denohet me prerjen e veshëve. Nemanjiqët shumë më herët se osmanlinjët iu kishin ndaluar të drejtën e organizimit politik, dhe këmbimin e mëndimeve politike.Dhe , vazhdon autori me rënjën e zotërinjëve feudal , ranë e dhe serbët (srblji, sebri)
Por këtu autori bie në një kurthë ndaj vetvetës (teorisë së tij) sepse duke dashur ta paraqet popullin sllav ( të krishter) si viktimë të pushtimit osman , ai i harron shumë gjëra.: që Kodi i Dushanit e mbronte ortodoksinë ,pa marrë parasyshë gjuhën e besimtarëve, dhe se viktima më e madhe e atij kodi ishin shqiptarët (arbanasit ilirik) e besimit katolik. Tani , vetvetiu të imponohet pyetja se kë e mendonte të krishterë , kush ishin sebrët apo serbët . Ose thonë ndryshe , me qenë se flet drejt për së drejti për Ilirik , ateherë kush ishin Ilirët , të parët e kujt? Sipas kësaj logjike të akademikut Spremiç , e meqenëse nuk i përmend askund shqiptarët ateherë na del sebrët ishin vazhdimësi e Ilirëve.
”Në kohën e kaosit të madh që e sollën osmanlinjët në Ilirik në fundin e shekullit të 14 dhe fillimin e shek. të 15 ,u paraqit edhe tregtia me njerëz , dhe se të tillët që bënin tregëti me robër quheshin”robci” dhe se në arkivat e Dubrovnikut gjenden shumë dokumente për këtë kohë (i njejti libër)
Spremiçi i cili i kishte kaluar decenjet nëpër arkiva me bindje thot që në atë kohë kishte humbur populli i vërtetë serb, dhe se SANU po i mësheh gjërat.Me fjalë të tjera sërbët e sotëm nuk janë trashëgimtarët e serbëve(srebëve) të mesjetës ,dhe sipas Dr. Spremiçit ata ishin ”zhdukur” që gjysmën e parë të shek. 15-të
Në kë libër mëshifen të vërtetat e kohës për të cilën flitet.
”Dokumetat e kohës dëshmojnë që turqit merrnin shumë të zënë rob dhe ata barteshin nga Serbia nëpër Shkup dhe Edrene. Vlerësimet i jepni shifrate dy qind mijëve dhe thjeshtë ” të pa numrueshëm” Aq shumë kishte robër sa që në Shkup djaloshi 4 vjeqar shitej për 20 aspra , e që çmimi i robërve zakonisht ishte 200 aspra. ( i njejti libër)
Por Sllavët – Serbët jo vetëm se shiteshin si robër por edhe iknin nga Serbia . Serbët (srebët) e kohës nga dhuna e kalonin edhe Danubin dhe Lumin Sava dhe shkonin në Hungari. . Kurse Serbët e Jugut , nga despotia e jugut iknin me anije nëpër Adriatik , dhe me atë rast gjenin strhim në Ankona , Abrucio , Apulia etj.( i njejti libër ) . E shifni edhe Arbëreshët e Italisë i paraqet si të ikur srebë.
Dëshira e autorit është që të humbë gjurmët e një populli që ishte ( dhe është) par mesjetës ,në mesjetë këndej pari ( Arbanasit ilirik) dhe me këtë të shkarkon ( ta liron Ballkanin , sipas tij Ilirikun ) nga shqiptarët. Thellë e zeza!
E jona ku qëndron? të mbrojmë teoritë turke për historinë tonë? apo të bimdemi që jemi rishtas të ardhur?
Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?
Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra,serbe) “