Në të drejtën e ushtrimit të detyrës së dhënë nga Kushtetuta e Komisionit Ndërkombëtar të Drejtave të njeriut, unë Ambasadori Dr Muammad Shahid Amin Khan, Kryetarë Botërorë, kam kënaqsin për të shpall “Znj. Elvana Shala” nga Republika e Kosovës, si “Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën”me të gjitha privilegjet nga dita e sotme : E Premte 21 shkurt 2014.”
Nga BEQIR SINA, OKB-New York/
OKB – NEW YORK : Elvana Shala, është caktuar këtë javë Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Kombeve të Bashkuara për Kosovën – dhe do të shfrytëzojë veprimtarinë e saj humanitare, në Kosovë për të mbrojtur fëmijët . Veprimtaria e dalluar kosovare u zbulua në këtë post vullnetar të premtën, më 21 Shkurt 2014, në margjinat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, duke iu bashkuar disa prej yjeve të fushave të ndryshme dhe shumë emra të tjerë, të cilët do të kontribuojnë në çështjet humanitare dhe bamirësie anembanë rruzullit.
Znj. Shala mbasi ka punuar gjatë në këtë fushë, me të rinjët në Kosovë, duket se tash me zngazhimin i ri ka për të evedituar veten për qëllime humanitare si Ambasdore e Vullnetit të Mirë nëpërmjet OKB-së. Elvana tashmë është e dalluar me punën e fëmijëve, dhe të rinjëve kosovarë, dhe ky është një lajm i mirë që një femër shqiptare t’a shohim edhe në punën e saj që do të bëjë nën ombrellën e IHRC/WCH.
“Ne jemi të kënaqur shumë. që ajo na bashkohet neve si Ambasadorja më e re e Vullnetit të Mirë të IHRC/WCH. Zyra ime ka marrë vlerësimin e lartë për “Znj Elvana Shala” nga shumë organizatat për kontributin e saj për fëmijët me aftësi të kufizuara, sihumanitare dhe udhëheqëse tek të rinjtë e Kosovës për të i shërbyer popullit të Kosovës dhe gjithashtu udhëheqjen e brezit të ri për të ndjekur rrugën e mirë, dashurisë , fesë dhe kulturës së mbarë njerëzimit” ka deklaruar Ambasadori Dr Muammad Shahid AminKhan, Kryetari i IHRC/WCH.
Më tej në konfirmimin e tij zyrtar, thuhet se :”Në të drejtën e ushtrimit të detyrës së dhënë nga Kushtetuta e Komisionit Ndërkombëtar të Drejtave të Njeriut, unë Ambasadori Dr Muammad Shahid Amin Khan, Kryetarë Botërorë, kam kënaqsin për të shpall “Znj. Elvana Shala” nga Republika e Kosovës, si “Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën” me të gjitha privilegjet që i takon nga dita e sotme : E Premte 21 shkurt 2014.” Në fund të dekleratës thuhet se “Unë e vlerësoj shërbimin e “Znj. Elvana Shala”, si udhëheqëse e oragizatave të – të rinjve në Kosovë, në shërbimin e saj për njerëzimin të Drejtat e Njeriut – Paqen, dhe përpjekjet e saj, për të mobilizuar të rinjtë e Kosovës, për të punuar për të mirën e njerëzve dhe paqen në vend sipas vizionit dhe misionit për të Drejtat e Njeriut Komisionit Ndërkombëtar të OKB-së.
Ndërkohë, në faqen e rrjetit të saj social facebook, znj. Elvana Shala, ka shkruar se ” Më lejoni të iu informoj se sapo mora lajmin se jam emëruar Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga International Human Rights Comission dhe World Worthy Chairman, dhe këtë ljam dua t’a ndaj edhe me ju. Përmes, këtij titulli thotë ajo marr të drejtën esklusive të përfaqësimit të Kosovës në të gjitha aktivitetet dhe konferencat e organizuara për të drejtat e njeriut nga selitë e këtij komisioni nëpër botë.”
Me këtë rast, shton znj. Elvana Shala, shpreh faleminderimin e saj nga zemra për përkrahjen e madhe në gjithë rrugëtimin e saj, ndërsa angazhohet se “Për ju dhe të drejtat tuaja do mundohem të jem një zë i fuqishëm dhe përfaqësuese e denjë e shtetit tim.”
Në fund ajo tregon dokumentin zyrtar dhe shkruan se të dashur miq, ky është dokumenti zyrtar me rastin e emërimit tim si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosoven nga International Human Rights Commision Falemnderit për gjithë besimin dhe mbështetjen tuaj, për detaje të tjera do të njoftoheni së shpejti në konferencën zyrtare për media me rastin e pranimit të detyrës, shkruan ajo duke shfaqur respektin ethellë për të gjithë.