PRISHTINË- Në stadiumin e Prishtinës ka përfunduar me 7 shtator në mbrëmje miqësorja e futbollit mes përfaqësueses së Kosovës dhe Omanit. Në ndeshje ndërkombëtare futbolli, Kosova arriti fitoren e parë dhe historike me rezultat 1-0. Golin e shënoi në minuta 84 nga penaltia Imran Bunjaku.
Për Kosovën kjo ishte e katërta miqësore pas dy ndeshjeve në qytetin e Mitrovicës – barazimit me Haitin 0:0 në 5 mars dhe humbjes me Turqinë 1-6 në 21 maj, si dhe humbjes nga Senegali 1:3 në Gjenevë (Zvicër), në 25 maj.
FIFA e ka lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube, nga muaji i parë i vitit 2014.
“Uroj ekipin, trajnerin dhe të gjithë tifozet e Kosovës për fitoren e parë zyrtare në historinë e saj”, shprehet kryeministri kosovar Hashim Thaçi.
Ai shton se, lojërat miqësore në kuadër të kalendarit zyrtar të FIFA-s janë të dobishme dhe përmirsimet e ekipit me historinë më të njomë janë evidente.
“Kosova medeomos do të merr pjesë në kualifikime në kampionate të UEFA dhe FIFA dhe uroj që të ketë shumë replikime të kësaj fitore. Faleminderit edhe lojtarëve nga vendi mik i Omanit për vizitën shtetit tonë. Me fat kundër Panamas dhe Kanadas në lojët e rradhës”, shkruan Thaçi në Facebook. (BJ)