• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Libri “The Power of Myth” nga Joseph Campbell edhe në shqip

May 8, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi-300x223

Nga Astrit Lulushi/

Shqipëria vazhdon të prodhojë bunkerë, jo prej betoni,  por mendje të mbyllura, me dritare të vogla jo për të hyre drita por për të vjellur vrer kundër  ideve të reja, për mungesën e të cilave vetë komunizmi dështoi. Regjimi jetoi aq gjatë sa ndoshta u hoqi njerëzve natyrën njerëzore dhe ata mbetën si pyll i trisht i zhveshur.

Kush jemi, pse erdhëm, ku shkojmë? Të gjithë në udhëtimin për të provuar nëse jemi të denjë, ose të paktën kjo është ajo që Joseph Campbell gjeti kur na njohu me mitet që na kanë ndjekur gjatë shekujve.

Libri “Fuqia e Mitit” është i veçantë sepse është një intervistë mes burrave vërtetë të talentuar që respektojnë njëri-tjetrin dhe flasin për atë që duan, për jetën në përgjithësi, dhe Campbell thotë: “Unë do të marr pjesë në lojë, është një mrekulli edhe pse dhemb.” Nuk di se si mund ta përmbledhësh jetën më mirë se kaq. Jeta është e mrekullueshme dhe dëmton.

Campbell vazhdon: “Heroi është ai që vjen për të marrë pjesë në jetë me guxim dhe vendosmëri, në rrugën e natyrës, jo në rrugën e mllefit, zhgënjimit apo hakmarrjes personale”. Shkrimtarët e ekranit e përdorin punën e Campbellit për të përshkruar filmat sepse është udhëtimi që ne të gjithë e njohim ose në sipërfaqe ose poshtë në nënndërgjegjen tonë dhe e dimë se ne jemi heronj të udhëtimit tonë.

“Pra, Jezusi thotë, mos gjykoni që ju të mos gjykoheni, domethënë, vendoseni veten në pozicionin e Parajsës përpara se të mendoni për të mirën dhe të keqen.” Me këtë deklaratë, Campbell përpiqet të thotë se ne duhet t’i shohim gjërat nga një nivel më i lartë. Një gjarpër helmues nuk është i keq ashtu siç është. Kur e vrisni për të shpëtuar dikë, ju jeni duke thënë jo për situatën, nuk jeni duke thënë se gjarpri është i keq.

“Fuqia e Mitit”, Shtëpia Botuese Milosa, 2017 Tiranë, është i lehtë (relativisht) për të kuptuar dhe hapur para nesh botën e  mitit – kjo e bën Joseph Campbell të jetë heroi i librit, dhe përkthyesin Faruk Myrtaj zëdhënësin e tij në shqip.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, edhe në shqip, Libri "The Power of Myth", nga Joseph Campbell

VOTIM EDHE NE GJUHEN SHQIPE NE NJU JORK

October 13, 2016 by dgreca

Anëtari i Asamblesë Shtetërore të Nju Jorkut, Mark Gjonaj: Në Nju Jork, regjistrimi për të votuar edhe në shqip/

1-mark-gjonaj

Prej vitesh formularët e regjistrimit për të votuar në Nju Jork ofroheshin në disa gjuhë me synimin që procesi i regjistrimit të bëhej sa më i hapur dhe më i thjeshtë edhe për komunitetet imigrantë. Falë një nisme të re, formularët do të ofrohen edhe në gjashtë gjuhë të tjera, ndër ta edhe në gjuhën shqipe. Anëtari i Asamblesë Shtetërore të Nju Jorkut Mark Gjonaj, i cili ka punuar prej vitesh që formularët e regjistrimit të ofroheshin edhe në shqip, thotë se nisma e re ndihmon për një mobilizim më të madh të shqiptarëve për të votuar, duke e hapur procesin edhe për ata që pengoheshin nga problemet e gjuhës.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, Të flasim për nismën, për të cilën jeni angazhuar personalisht për ta miratuar. Çfarë pritet prej saj?

Mark Gjonaj: “Jam i gëzuar që gjuha shqipe është tani një ndër gjashtë gjuhët e reja në të cilat ofrohen formularët për regjistrimin e votuesve. Është një moment për t’u shënuar për komunitetin tonë, pasi për herë të parë mund të regjistrohesh për të votuar në gjuhën shqipe. Kur e krahasojmë me grupet e tjera etnike, si italianët e grekët, të cilët kanë qenë në këtë vend për një kohë shumë më të gjatë se ne, ky fakt e bën këtë një moment krenarie për ne dhe ndihmon për ruajtjen e thesareve kombëtare: gjuhës dhe identitetit kombëtar”.

Zëri i Amerikës: Si lindi kjo ide? A kishte presion nga komuniteti për këtë nismë?

Mark Gjonaj: “Këto gjëra nuk ndodhin vetvetiu. Unë bëra shumë punë prej vitesh kur mësova se formularët e regjistrimit ofroheshin në disa gjuhë dhe mendova se do të ishte shumë mirë që edhe gjuha shqipe të shtohej bashkë me gjuhët e reja. Bëmë shumë punë dhe propozimi u pranua pas shumë vitesh që u angazhuam për të shpjeguar nevojën për formularë në gjuhën shqipe. Bashkia, si dhe Bordi Zgjedhor më në fund e kuptuan se ky do të ishte një element thelbësor për të përfshirë të gjitha etnitë dhe të gjithë komunitetet”.

Zëri i Amerikës: Kur flitet për nevojë, çfarë përqindjeje e komunitetit shqiptaro-amerikan do t’i shfrytëzonte këta formularë në gjuhën shqipe?

Mark Gjonaj: “Nuk i dimë përqindjet, por nisma synon që ta bëjë më të lehtë regjistrimin për të votuar. Nëse gjuha bëhet pengesë për regjistrimin, është detyra ime dhe e të tjerëve që t’ia bëjmë sa më të lehtë komunitetit mundësinë për të votuar. Nuk kërkuam diçka që nuk e kishin komunitetet e tjera; kërkuam që të luajmë me të njëjtat rregulla”.

Zëri i Amerikës: Kur flisni për nevojën që kanë disa njerëz dhe për mundësinë që po u ofrohet; njerëzit që marrin shtetësinë kanë pesë vjet kohë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara në atë që quhet “procesi i natyralizimit”. Mësimi i anglishtes është një ndër kërkesat në provimin e shtetësisë. Përse një pjesë e këtij komuniteti ndeshet me këtë vështirësi për të mbushur një formular mjaft të thjeshtë të regjistrimit për të votuar?

Mark Gjonaj: “Mbështes plotësisht idenë që të gjithë duhet të mësojnë anglisht, veçanërisht ata që bëhen shtetas amerikanë. Por këtu po flasim që të zbatohen të njëjtat standarde dhe të ofrohen të njëjtat mundësi edhe për shqiptarët. Përse komuniteti grek, apo italian, apo hispanik të ketë mundësi të regjistrohet për të votuar në gjuhën e tij, por jo shqiptarët? Ky është argumenti ynë. Shpresoj që të gjitha etnicitetet do të jenë në gjendje të mësojnë anglisht dhe të marrin pjesë në procesin e votimit. Por e rëndësishme është që ne nuk po kërkojmë asgjë më tepër se etnicitete të tjera. Nëse pengesa është gjuha, nëse ka njerëz që e dinë gjuhën por nuk ndjehen të sigurtë kur e lexojnë gjuhën, dhe nëse kjo nismë rrit numrin e njerëzve që dalin për të votuar unë e mbështes plotësisht, jo vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjitha etnitë”.

Zëri i Amerikës: Sa i angazhuar është komuniteti shqiptaro-amerikan në jetën politike: në marrjen e informacionit mbi kandidatët, mbi procesin politik dhe temat kryesore?

Mark Gjonaj: “Për sa i përket komunitetit shqiptar, nuk i kam parë asnjëherë aq të gëzuar dhe të mobilizuar që të angazhohen në zgjedhjet presidenciale, kur ndjek bisedat mes tyre. Patjetër duhet të nxisim pjesëmarrjen në votim, por ka rëndësi edhe për kë votojnë, pra zgjedhja e kandidatit të duhur është pjesë e procesit. Misioni numër një është që komuniteti të mësojë sa më shumë për kandidatët dhe politikat e tyre specifike dhe më pas është pjesëmarrja në votime. Ne nuk do të njihemi si komunitet nëse nuk bëhemi pjesë e këtij procesi politik. Shtetësia amerikane shoqërohet me një përgjegjësi të madhe. Për individin që merr pasaportën blu (pasaportën amerikane) që ofron mundësinë të shkosh e të vish sipas dëshirës në Shtetet e Bashkuara, kjo e drejtë shoqërohet edhe me përgjegjësinë që të marrësh pjesë në procesin politik, duke votuar, duke u angazhuar, duke ngritur zërin. Ky vend ende beson në parimin që çdo votë ka vlerë, pavarësisht nga pozita që ka personi që voton, apo se cilin kandidat mbështet ai”.

Zëri i Amerikës: Procesi i regjistrimit është mjaft i thjeshtë këtu në Shtetet e Bashkuara. Tani që Nju Jorku e ofron formularin edhe në shqip, na shpjegoni ju lutem se çfarë do të duhet të bëjë një individ që regjistrohet për herë të parë:

Mark Gjonaj: “Së pari është një moment për t’u festuar. Shpresoj që komuniteti shqiptar e kupton se çfarë përfaqëson ky moment, fakti që regjistrimi tani mund të bëhet edhe në gjuhën e tyre dhe shpresoj se kjo do të tërheqë një numër më të madh njerëzish për t’u regjistruar. Këtë të premte, më 14 tetor është afati i fundit për t’u regjistruar në internet, ose për të dërguar me postë formularin. Këtë mesazh duam t’ia përcjellim komunitetit, pra kanë alternativa për regjistrim. Mund të shkojnë në internet në adresën: vote.nyc.ny.us mund të regjistrohen online, ose mund të marrin një formular tek zyrat e autoriteteve lokale apo tek zyrat e Bordit Zgjedhor. Mos e humbisni këtë mundësi, përndryshe nuk do të mund të votoni në zgjedhjet e nëntorit”.

Zëri i Amerikës: Si e kanë pritur shqiptaro-amerikanët në zonën tuaj elektorale? A keni dëgjuar një angazhim më të madh prej tyre për të votuar?

Mark Gjonaj: Është një ndjesi e mrekullueshme kur dëgjon debatet në kafene, në vendet ku grumbullohen shqiptarët, në organizatat e komunitetit për këto zgjedhje. Nëse flasin për këtë temë, është shenjë pozitive se do të votojnë në nëntor. Tani duhet të sigurohemi se edhe atyre që nuk janë të regjistruar për të votuar u ka shkuar mesazhi se kanë mundësi për të votuar dhe se duhet ta përmbushin regjistrimin brenda të premtes, në mënyrë që të dalin për të votuar në nëntor”.

Zëri i Amerikës: Zoti Gjonaj, përgëzime për përmbushjen me sukses të nismës suaj. Faleminderit për bisedën.

Mark Gjonaj: Faleminderit.

Filed Under: Interviste Tagged With: edhe në shqip, Mark Gjonaj: Në Nju Jork, regjistrimi për të votuar

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT