• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Edipi dhe Anti-Edipi

June 22, 2016 by dgreca

Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj /

 Anti-Oedipus (1972), rezultati me i arritshëm me kete vepër eshte lidhja e shkurter mes psikoanalizës dhe pjesëve të lëna menjanë, ku Guattari dhe Deleuze dallojnë potencialin e një burokracie të re të arsyes analitike. A Thousand Plateaus (1980), është pjesa që vijon e veprës Anti-Oedipus dhe ajo që i karakterizon së bashku është nëntitulli i tyre  “Capitalism and Schizophrenia”. Subjekti me konceptet e veta është gjithashtu një objekt në botë ku konceptet janë të aplikueshme kanë një esence të brendshme. Një ri-përmbledhjë mbi bazat e identitetit, mendimi përfaqësues është analogjik, fokusohet për të vendosur një korrespondencë mes domeneve të strukturuara në formë simetrike. Aftësia e gjykimit është një polic i analogjise. Nje koncept është si një tullë, e cila mund të përdorët për të ndërtuar rrethimin e arsyes ose mund të hidhet jashtë nga dritarja si e pavlere, mirëpo cili është subjekti i ‘tullës’? Koncepti është si  një vektor (vector – lat-shtegetar) koncepti është një akt, një mendim nomad i cili zëvendëson ekuacionet reprezantuese te vështira ( une = unë = jo-ti) me një ekuacion të hapur (pjesët e trupit ); forca nuk duhet ngatërruar me pushtetin sepse forca vjen nga jashtë për të thyer konstruksione të ndryshme ndërsa pushteti nderton mure, e njejte sikurse ajri kundër tokës. A Thousand Plateaus përceptohet si një sistem i hapur ku nuk është thënë fjala e fundit çdo plateau është një ‘tulle’ e nxjerrë nga ndertimet disiplinare, një hark vektori, si një ekuilibër i hapur i cili lëvizë në trajektore.

Anti-Oedipus tregon se pari se sa shumë hapësirë është e mbuluar, mirëpo ai bën më shumë se aq. Anti-Oedipus duhet të lexohet si një art, i pasuruar me terme të shumta të shumëfishimit, përgjegjësisë dhe lidhjeve, një analize e raportit të dëshirës me realitetin dhe makinerisë kapitalistë dukë thirrur me zë të lartë pergjigje konkretë. Gilles Deleuze dhe Felix Guattari dakordohen shume shpejt në sulmin e tyre kundër psikoanalizës me kompleksin e Edipit (familia e shenjte = babi-mami-une), një  sulm shumë mizor dhe pa mëshirë, një sulm i egos, mbi edipalizmin dhe analizat edipalizuese dhe mënyrat (neurozat) e jetesës. Anit-edipi vjen si nje sekuencë e nje ngjarje tjeter si një sulm kundër Krishterizmit – antikrishti; Anti-edipi fillon me atë që psikoanaliza ishtë në fillim, akoma është dhë do të jëtë e mirë ndërtuar, një njeri i cili vrapon pas sigurisë së tij, sidomos në mendjën e tij, është një njëri i cili humb natyralitetin e tij dhë kërkon artificialitetin i cili do ti largonte dhimbjen, problemet … -pa dhimbje, pa probleme –  kjo ëndrra e çdo neurotiku për një ekzistence të qetë dhe të lirë. Deleuze dhe Guattari demonstrojnë se instikti (therje e brendshme) është i bazuar të dëshira e cila duhet të udhëheqet, dëshira për të patur dike tjetër në atë mënyrë për të legjitimuar jetën tënde.

Këto dëshira kanë sjellë në fokus psh: Hitler, Mussolini dhe fashizmi ( fascismo – duaj nga fashion shkopinjëve të lidhur tok bashkë me sëpatën) një dëshirë e tillë e cila nuk resht së pushuari apo ekzistuari. Anti-edipi ngre çështje të rëndësishme për lindjen e fashizmit –Wilhelm Reich – “Si ka mundësi që masa prodhon dëshirën për represionin e vet?” Fashizmi është një fenomen e cila zë vend diku tjetër, diçka që mund tu ndodhë vetëm të tjerëve por jo neve; është problemi i tyre. Me të vërtetë fashizmi është një problem që vetëm të tjerët duhet ta përballojnë.” Edhe grupet revolucionare bashkëpunojnë me elementet fashist të cilat janë të varrosura thellë mbrenda nesh, dhe akoma shpesh me një mbikqyrje analizojnë por dhe e kanë ‘superegon’ e cila i udhëheq në situata të ndryshme ndërsa ata ‘janë të mirët’ rreth ketyre ‘dhomave’ prapa dyerve të mbyllura të ordinancave të analistëve në krahet e teatrit te Edipit D & G tregojnë rrugën e tyrë duke thirrur se është e nevojshme të marrësh ajër të paster pa ndonjë relacion me botën e jashtme.

Çështja që thirret eshte Edipalizimi ku psikoanaliza është e devotshme për vetëvetën, praktikisht dhe teorikisht me kombinimin e imazhit dhe strukturës. Për ndërgjegjien për vetëvetën nuk është më shumë se një strukturë, nuk simbolizon më imazhin apo përfaqësimin, është një inxhiniere; një makiniste; është reale për vetëvetë. Laplanche dhe Pontalis vënë re se Freud zbulon kompleksin e Edipit ne 1897 gjatë vetë-analizës mirëpo nuk i jep formë teorike deri në 1923 në “The Ego and the Id” – “Ego dhe Id” dhe përmes kësaj periudhe kohore Edipi nuk shfaqet më si një ekzistencë margjinale. “Edipi është ajo që duhet të jetë e humbur për të mirën e realizmit biologjik” psikoanalisti është një drejtues teatri (hapësire) privat, më shumë se sa një inxhinier apo mekanik që ndërton pjesë të prodhimi dhe ngjitë elementet e prodhimit dhe anti-prodhimit.” Psikoanalisti është si Revolucioni Rus, nuk e dimë, se kur fillon, çka mund të shkojë keq” – (“Psychoanalysis is like the Russian Revolution; we don’t know when it started going bad”)

Çdo psikoanalist duhet të dijë se poshtë Edipit, pas Edipit, anash Edipit biznesi i tij është sëbashku më makinën e dëshirave, në fillim psikoanalisti nuk vëren forcën me të cilën prezanton Edipin për ta injektuar ne të pandërgjeshmen, psikoanalisti bëhet nje karrem i Edipit, një agjent i antiprodhimit në dëshirë.”Freud evokon vetëm në argumente seksuale, të cilat konsistojnë duke sjelle unitetin e seksualiteti dhe kompleksit të families dhe argumenti mitik e cila konsiston në pozicionin e përshtatshëm të forcave prodhuese të pandërgjegjies dhë editimin e forcave mitike dhe religjoze” – “ Nërsa ti thua: “Seksi nuk është gjithçka. Ka edhe gjëra të tjera më të rëndësishme në jetë” Ja kush je Njeruc”. Freud, vetë pozicionohet në tërë relacionet sociale dhe metafizike prapa dëshirës, dhe pastaj bëhet indifferent para faktit se pas kësaj është kompleksi familiar përmes transformimit analitik të dëshirës.

Edipi është si një Zot, babai është si në Zot, problematika nuk është që skizoanalisti ta zgjidhë, nuk ka për qëllim të zgjidhë më mirë se psikoanalisti, qëllimi i tij është të de-edipalizoje të pandërgjegjshmën në rend që të arrijë të problemet reale. Çdo gjë ka vendin e vet nëse Edipi vet ka dy pole – njeri karakterizon figurat imagjinarë të cilat e drejtojnë vetëvetën në një proces identifikimi dhe poli tjetër karakterizohet nga funksione simbolike të cilat e drejtojnë vetëvetën në një process diferencimi, mirëpo në çdo rast edipalizohemi, nëse nuk e kemi në formë të krizës do ta kemi në formë të strukturës…e tëra kalon të tjetra dhe përsëri proçesi fillon nga e para. “është e vështirë dhe surprizë të dish së Edipi si një strukture konkordon më trinitetin e krishterte” mirëpo trekëndëshi dhe hidhet poshtë duke u hapur më formulën (3 + 1, por 4 + n) gjatë raporti familje shoqëri; babi, nëna dhe vetëvetja janë të bashkëngjitur me elementë politike dhe historike – ushtari, tetari, bashkepunuesi, radikali, dizertori, shefi, gruaja e shefit të cilat të tëra këto thyejne trekendëshin dhe bien në kompleksin e families , ku pak apo shumë familia asnjeherë nuk është një mikrokozmos në sensin e një figurë autonome, nga natyra familja është ecentrike.

Le të rikujtojmë pak mitin e Edipit, se si e tërë kjo është nisur, sepse duke u zhytur në mitologji, nuk humbin fillin mirëpo zëmë zanafillën duke derivuar që nga hyjnorja të analizat përkatëse; Edipi ishte hero teban, biri i Laiut, mbretit të Tebës dhe i Jokastës. Meqë një orakull kishte paralajmëruar se Laiu do të vritej nga i biri, i cili do të martohej më t’ëmën, sapo lindi djali, vendosën që ai të vritej. Skllavi që u ngarkua për të zbatuar vendimin, e vari për këmbët në degët e një pemë në malin cicerone. Ai do të vdiste, në qoftëse nuk do ta zgjidhte një bari bari që kalonte andej. Nga e enjtura e këmbëve atë e quajtën Edip. Foshnjën e çuan te Polibi, mbret i Korintit, i cili e adoptoi dhe e rriti si birin e tij. Njëherë një korintian u tall me të, duke i thënë se nuk ishtë bir i mbretit. Ai nuk mundi ta durontë këtë fyerje, prandaj shkoi të konsultohej me orakullin e Delfit, i cili e këshilloi të mos kthehej në vendin e vet, sepse atje do të vriste të atin dhe do të martohej më të ëmën. Për t’iu shmangur kësaj fatkeqësie dhe duke kujtuar se i ati ishte Polibi, edipi vendosi të mos kthehej më në Korinth. Rrugës ai takoi një plak dhe pasi u zu më të ai e vrau atë. Pra profecia u përmbush (një pjesë e saj); Edipi vrau të atin sepse ai i panjohur ishte Laiu. Më në fund arriti në Tebë dhe ndaloi përpara Sfinksit , një përbindësh me tri forma: të shqiponjës, të gruas dhe të luanit, i cili u priste udhën udhëtarëve dhe u jeptë një gjë-e-gjëzë: “Kush është ai që në mëngjes ecën me katër këmbe, ditën me dy këmbë dhë në mbrëmje më tre këmbë”. Edipi e zgjidhi Gjëegjëzën dhë Sfinksi nga inati u hodh nga një shkëmb i lartë. Qyteti shpëtoi nga kërditë e tij. Për mirënjohje tebanët e zgjodhën shpëtimtarin e tyrë mbret dhe i dhanë për grua të venë e mbretit Lai –Jokastën. Nga kjo martësë lindën Eteokli, Poliniku dhe dy vajza Antigoni dhe Ismena, të cilët të gjithë patën një fat tragjik. Pas disa vitesh një murtajë e madhe plakosi në vend dhe Orakulli urdhëroi të dëbohej vrasësi i Lait. Më në fund Edipi e mësoi sekretin e lindjes së tij. Nga dëshpërimi Jokasta vari vetën, kurse Edipi nxorri sytë e tij dhe mbeti i verbër. Ditët e fundit i kaloi në një lagje të Athinës në Kolonë ku edhe vdiq … nuk duhet ti imitojme perënditë …

 

Filed Under: ESSE Tagged With: dhe Anti-Edipi, Edipi, Mr.Sc Blerta Haxhiaj

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT