Në këtë ekspozitën e hapur në New York, u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente, ekspozita do të jetë e hapur nga data 12 maj deri më 20 maj./
Nga Beqir Sina/
NEW YORK CITY : Dje, më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në ora 19:00 (Adresa: Gallery MC, 549 West 52nd Street, 8th Floor, New York NY 10019), u hap një ekspozitë me fotografi “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period”, paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi.
Ekspozita me temë “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të qendrojë e hapur nga data 12 deri më 20 maj.
Eksopozita e hapur dje në New York, thuhet në një njoftim të saj është një ekspozitë me fotografi dhe dokumente nga arkivat e Maqedonisë dhe Shqipërisë që përshkruajnë përpjekjet e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Ekspozita “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period” e paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi,
thekson bashkëjetesën dhe afërsinë e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike.
Përmes këtyre materialeve arkivore të Maqedonisë dhe Shqipërisë duam të theksojmë rëndësinë e paqes dhe të jetës së njeriut, ka thënë duke folur për Zërin e Amerikës, në hapje të ekspozitës, Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Zëri i Amerikës, gjithashtu paraqiti një raport në emisionin e saj Ditari, nga gazetari i saj Festim Gashi, kur kjo ekspozitë u hap më parë në kryeqytetin e SHBA, Washington D.C.
Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke folur nga Washingtoni për Zërin e Amerikës, thotë se:“Fatqekësia që i goditi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç dhimbjes që ende është e gjallë në zemrat e njerëzve, shërben edhe si mësim i mirë se çfarë mund t’i ndodhë botës nëse jemi të shkujdesur. Madje, sipas meje, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve”.
Ekspozita, tha Zëri i Amerikës, është rezultat i punës dy vjeçare të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Institutit Kombëtar të Historisë, Qendrës së Holokaustit dhe Komunitetit Hebraik në Maqedoni.
“Ne kemi bërë kërkime në arkivin shtetëror në Tiranë, në Izrael dhe në Maqedoni. Ky është një projekt dy vjeçar kërkimesh. Për 70 vite askush nuk ka folur për këtë temë. Mendoj se Qendra e Kujtimit të Holokaustit është një qendër e bashkimit ku të gjitha grupet etnike dhe fetare në Maqedoni janë të mirëseardhur të bashkëpunojnë me ne për një të ardhme më të mirë”, ka thënë për Zerin e Amerikes, Maja Susha, përfaqësuese e Fondit të Holokasutit të Hebrenjve nga Maqedonia.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente. Përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Historisë, Aleksandar Manojlovski thotë se përmes tyre, përshkruhet jeta e komunitetit hebraik në Maqedoni në periudhat para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
“Synimi i këtij projekti është kapja e momenteve të bashkëjetesës në kohët e shkuara dhe afërsia e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike”.
Ndërsa, Dr. Skender Asani thotë se përmes kësaj ekspozite organizatorët duan të japin mesazhin se “vetëm të bashkuar mund ta mundim të keqen”.
“Prandaj Instituti ynë ka ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha komunitetet fetare në vend dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjithë. Sepse vetëm duke pasur këtë guxim, si këta njerëz në fotografitë e ekspozitës, mund të shpresojmë për një të ardhme të ndritur të popujve që jetojnë në këtë vend”, trasmetojë Zëri i Amerikës.
Ndëesa në vazhdim të vizitës së tyre delegacioni i klerikve musliman nga Maqedonia, në medien sociale Facebook, thuhet se edhe Reisul Ulema po viziton Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kongresin Amerikan.
Në njoftimin e tyre, thuhet se këto ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron një delegacion nga Maqerdonia në përbërjke të së cilës është edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Vizita e delegacionit të klerikve shqiptar musliman nga Maqedonia, simbas njoftimit, po realizohet në vigjile të Ditës së ngadhnjimit mbi fashizmin në të cilin rol vendimtar pati sidomos populli dhe ushtria amerikane.
Me këtë rast, më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në nder të 9 Majit, u organizua, hapja e një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kësaj ekspozite, në New York, në njoftimin e tyre shkruajnë këta klerikë, i ka paraprirë edhe takimi me shumë intelektualë e akademikë amerikan.
Vlenë të theksohet, sipas tyre, sidomos takimi me pastorin Dr.Mark Dever, teolog dhe shkrimtar i njohur amerikan, i cili me mjaft kujdes e kurreshtje ka përcjellë fjalët e efendi Rexhepit, teksa ka folur lidhur me rolin e shqiptarëve myslimanë që e kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore, në strehimin, fshehjen dhe në shpëtimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë.
Në këtë aspekt, kryetari i BFI-së ka vënë në spikamë sidomos institucionin e besës shqiptare e cila është shprehur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri gjatë shpëtimit të pjesëtarëve të popullit hebre.
Përmes 34 fotografive dhe dokumenteve të ekspozuara në fakt është vënë në spikamë rrafshi human i popullatës sonë në periudhën më të rëndë. Veç kësaj, ky aktivitet arkivor ka shpalosur edhe vlerat e çmueshme të popullit shqiptar, traditën dhe besën shqiptare.
Po ashtu, gjatë këtij qëndrimi në Uashington, kryetari i BFI-së ka vizituar edhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve si dhe Kongresin Amerikan, me ç’rast ka realizuar mjaft takime me përfaqësues të jetës politike amerikane. Vlenë të nënvizohet sidomos takimi me përfaqësuesin e kongresistëve republikanë, Robert Aderholt, të cilit i shprehu mirënjohjet e thella për tërë atë përkrahje dhe ndihmë të cilën shqiptarët e gjejnë tek shteti dhe populli mik amrikan.
Reisul Ulema e njohtoi z. Aderholt për bashkëpunimin permanent në mes të BFI-së dhe Ambasadës Amerikane në Shkup si dhe bashkëpunimit të ngushtë që ekziston në mes të këtyre dy faktorëve në krijimin e kushteve sa më të mira për një bashkëjetesë në mes të komuniteteve të ndryshme, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare e racore, në Maqedoni.
Në këto evente kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga Maqedonia që përbehet nga kryetari i Komunës Çair të Shkupit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj. Berta Romano, etj.
Delegacioni në fjalë, në njoftim thuhet se do të qëndrojë edhe në Nju Jork ku, me rastin e hapjes së ekspozitës, pritet të realizojë sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm të jetës amerikane si dhe me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet amerikan.