Ekstradohet nga SHBA-ja një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë. Marjan Rroku, 40 vjeç nga Shkodra u ekstradua sot rreth orës 14:15 nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim të datës 02.05.2002, e ka dënuar shtetasin Marjan Rroku, me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”, parashikuar nga Kodi Penal.
I ekstraduari Marjan Rroku, më datë 29.03.2001, rreth ores 13:30, në Tiranë, para pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka vrare me arme zjarri shtetasen Alda C. dhe nënën e saj Mbarime C.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 08.09.2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.