Pergatiti:Albano Kolonjari-Gazetar Sportiv i Diellit- Kampionia e Shqiperise Tirana fitoi me rezultatin 2-0 perballe Dinamos se Tbilisit, ne turin e pare eleminator te Liges se Kampioneve. Ne turin e dyte, bardheblute do te sfidojne kampionen e Serbise Crvena Zvezden. Tranjeri i Tiranes ne kete ndeshje regjistroi nje rekord personal. Egbo eshte tekniku i pare nga Afrika Perendimore qe drejton nje skuader ne Ligen e Kampioneve dhe gjithashtu qe merr fitoren e pare. “E dinim se Dinamo ishte nje ekip agresiv dhe do te luante nga krahet. Loja u zhvillua sipas parashikimeve tona. Ne fituam, por dua te theksoj qe kundershtari eshte nje skuader e forte. Ne luajtem ne menyre kompakte mbrapa dhe agresivisht ne sulm”, u shpreh pas takimit Egbo. Mesfushori argjentinas Agustin Torassa i dha Tiranes epersine ne fundin e pjese se pare fale kembenguljes se tij gjate kohes shtese, duke shfrytezuar nje gabim te portierit te Dinamos Kvaskhvadze. Ndersa Marsel Ismailgeci vulosi fitoren e bardhebluve ne minuten e 86-te, duke shfrytezuar nje gjuajte te talentit Muci qe u grushta nga portieri Kvaskhvadze. Tirana zbriti ne fushen e lojes me shume ndryshime ne formacionin e saj. Egbo i besoi aftesive te Torrases dhe Kobina ne mesfushe dhe te riut Muci ne sulm, duke rreshtuar skuadren ne mbrojtje dhe i besuar kundersulmit, duke futur ne “kurth” skuadren e Dinamos te Tbilisit qe nga ana e saj e mendonte qe kualifikimi do te ishte i lehte, duke pasur parasysh qe luante ne stadiumin e saj. Kapiten i Tiranes ne kete ndeshje ishte ish kapiteni i Partizanit Idriz Batha qe regjistroi edhe ai nje rekord personal duke qene kapiten i dy skuadrave me te medha ne vend. “Ne besuam se do te arrinim ne turin tjeter dhe kështu ndodhi. E merituam fitoren. Ne ndeshjen e radhes luajme perballe Crvena Zvezda ne shtepi. Fakti qe do te luajme ne Tirane na jep nje avantazh te vogël. Ne do te bejme me te miren dhe besojme se asgje nuk eshte e pamundur”. Crvena Zvezda nga ana e saj fitoi me rezultatin 5-0 ne Beograd perballe kampiones se Gjilbratarit Europa. Dinamo Tbilis (4-2-3-1): Kvaskvadze, Iashvili, Amousu, Koburi (Kimatze), Lokashvili, Kardava, Papav, Shulaia, Penambuko, Bugridze (Gabedava), Kapanadze.
Tirana (4-2-3-1): Lika; Toshevksi, Vangjeli, Najdovski, Ismajlgeci; Batha, Çelhaka; Kobina, Torasa (Muça), Kale (Toli); Muçi. Trajner: Emanuel Egbo.