• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHUHET VATRANI DHE PATRIOTI I MADH ZEF BALAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI

April 14, 2022 by s p

E nderuar familja Balaj

I çmuar dhe i pa harruar miku ynë i parajsës Zef BALAJ

Ikja jote e shpejtë na ka trishtuar pa masë. Një largim fizik që na shemb në shpirt. Të gjithë kemi humbur një mik, shok, vatran, patriot, familjar e veprimtar të pa zëvendësueshëm. Zoti i merr gjithmonë të mirët afër vetes, ti ishe i mirë dhe i veçantë, fisnik, zemërbardhë e shpirtmadh.Bashkë punuam e vepruam për 30 vite në të gjitha proceset patriotike, demonstratat, protestat, lëvizjet, ndihmat për komunitetin e kombin, 60 vjet ishe aty duke dhuruar për kombin tonë e komunitetin tonë. Nga Washingtoni e Institucionet e Shtetit Amerikan, te Liga Shqiptaro-Amerikane e deri te Vatra, ti ishe në krye të veprimtarive, pa u ndalur për asnjë moment. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme familjes BALAJ për humbjen e vëllaut tonë Zefit.Të gjithë bashkë si vatranë e komunitet, jemi pranë familjes Balaj, familjarëve e miqve në këto momente trishtimi, lamtumire e humbje të madhe.Lusim Zotin në këto ditë të shenjta Pashkësh për shpirtin e të shtrenjtit tonë Zef Balaj.

Pushofsh në paqe e përjetësi o i pa harruar Zef Balaj.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Zef Balaj

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA PROPOZON KOLONEL DRITAN DEMIRAJ – “NDERI I KOMBIT” DHE “MJESHTËR I MADH”, PËR PRESIDENT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

April 12, 2022 by s p

https://fb.watch/clmgLIq0qV/

New York, më 12 Prill 2022

Propozim pë President të Republikës së Shqipërisë:

Drejtuar:                   

Shkëlqesisë së Saj, Zonjës Lindita NIKOLLA

Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Zotit Taulant BALLA

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste 

Zotit Enkelejd ALIBEAJ

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Zonjës Mesila DODA

Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim

Zotit Agron DUKA

Kryetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim

Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 

Lënda:                        Përcillet propozim

Të nderuar zonja dhe zotërinj, 

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” organizata më e vjetër e diasporës e ndjek me vëmendje situatën si dhe zhvillimet politike në Shqipëri. 

Stabiliteti politik, partneriteti me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, institucionet e forta demokratike janë gjithmonë boshti i orientimit tonë kombëtar për një Shqipëri të zhvilluar.

Duke ndjekur kalendarin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë, kemi nderin e veçantë që në unanimitet të plotë të Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe të 20 degëve në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës t`Ju propozojmë dhe të mbështesim për herë të parë një kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. 

Sa më sipër propozojmë zotin Dritan Demiraj si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri. 

Zoti Dritan Demiraj ka një biografi dhe aktivitet të pasur si një nga ish ushtarakët e lartë më të vlerësuar dhe të dekoruar në dekadat e fundit. Roli i tij në përfaqësimin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të njësive të forcave të armatosura ka bërë krenarë jo vetëm shqiptarët brenda vendit por mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë në botë.

Kolonel Dritan Demiraj gjatë drejtimit të misioneve luftarake është vlerësuar maksimalisht nga institucionet më të larta të Republikës së Shqipëri, duke u vlerësuar me medaljet “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh”, “Medaljen e Artë të Shqiponjës” si dhe është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Gjatë viteve të fundit, zoti Dritan Demiraj ka ushtruar një aktivitet intensiv kombëtar duke qënë gjithmonë një zë i fuqishëm për të ndihmuar në fushën e sigurisë dhe të sfidave në reformimin e forcave të armatosura. 

Ai mban gradën Doktor i Shkencave në fushën e sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka pjekurinë e duhur dhe kualifikimet e nevojshme për të mbajtur detyrën e lartë të kreut të Shtetit Shqiptar dhe për të qenë garant i Kushtetutës dhe ligjeve. 

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh besimin e plotë se zoti Dritan Demiraj do të jetë një President simbol i unitetit të kombit dhe një garanci e harmonizimit të politikave me aleatin tonë strategjik SHBA, dhe jo vetëm. 

Duke pasur vëmendje dhe ndjeshmëri të shtuar ndaj zhvillimeve gjeopolitike në rajon dhe më gjerë, si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura ai do të jetë një garanci më e madhe në drejtim të politikave të sigurisë.

Të nderuar përfaqësues të popullit Shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë!

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” me mirënjohje dhe vlerësim për rolin dhe misionin Tuaj, lutet të mbështesni kandidatin e parë të propozuar nga diaspora zotin Dritan Demiraj. 

Një president i zgjedhur me konsensus, mirëkuptim dhe përfaqësues i të gjithë Shqiptarëve patriotë, do të jetë mesazhi i duhur politik për situatën aktuale të Shqipërisë. 

Me bindjen e thellë që propozimi jonë do të shqyrtohet dhe do të mbështetet nga ana Juaj pa dallime politike, 

Me respekt dhe nderime

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Elmi BERISHA      

Filed Under: Featured Tagged With: Dritan demiraj, Elmi Berisha

ELMI BERISHA: GAZETA “DIELLI”, URIME DITËLINDJA E 113-TË!

February 15, 2022 by s p

“Dielli”, gazeta më e vjetër në botën shqiptare feston 113 vjetorin e themelimit të saj. Sot është një ditë gëzimi e krenarie për Vatrën, vatranët e çdo shqiptar. “Dielli” i Vatrës, “Dielli” i botës shqiptare, “Dielli” i diasporës, “Dielli” i kombit shqiptar vazhdon të ndriçojë, shkëlqeje e vezullojë edhe në shekullin e dytë të themelimit të tij. Ditëlindja e gazetës Dielli përbën gjithmonë një ngjarje kulminante mediatike, kulturore, historike, patriotike e politike në diasporën shqiptare të Amerikës e më gjërë. Në këtë ditë të shënuar për “Dielli”-n tonë të bukur e të shtrenjtë, nga zemra ju shpreh mirënjohjen time më të thellë: analistëve, studiuesve, gazetarëve, historianëve, politikanëve, bisnesmeneve e veprimtarëve kombëtar që nuk kursejnë asgjë për të ndihmuar “Dielli”-n me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre të vyer. “Dielli” erdhi si nevojë shpirtërore, informuese, kulturore dhe patriotike për shqiptarët e Amerikës duke vazhduar pa u ndalur në misionin e tij të shenjtë patriotik. Sot “Dielli” është kthyer në një ndër mediat më të nderuara dhe serioze në botën shqiptare. “Dielli” sot është një emër potent në botën e komunikimit dhe informimit masiv. Me veprimtarinë atdhetare, “Dielli” është kthyer në një monument historik, një memorie e çmuar kombëtare, një dritë e pashuar në qiellin e kaltër të shqiptarisë. “Dielli” ka vlera të pazëvëndësueshme në historinë e kombit tonë pasi ishte shkolla e parë e shqiptarëve të Amerikës për të mësuar shkrim e këndim dhe Abetarja për mësimin e Atdhetarizmit. Në këtë ditë speciale për “Dielli”-n përkujtojmë, shprehim falenderim, mirënjohje e konsideratën më të veçantë editorëve të “Dielli”-t ndër vite duke filluar nga: Fan S Noli, Faik Konica, Efthim Natsi, Kristo Dako, Kostë Çekrezi, Kristo Floqi, Loni Kristo, Andrea D. Elia, Bahri Omari, Aqile Tasi, Andon Frasheri, Refat Gurrazezi, Nelo Drizari, Petër Tiko, Qerim Panariti, Peter Prifti, Dr.Athanas Gegaj, Bilal Xhaferri, Xhevat Kalljaxhiu, Dr.Eduard Liçaj, Din Derti, Prof. Arshi Pipa, Anton Çefa, Dalip Greca e deri te Sokol Paja. Mirënjohës kurdoherë dhe i përulur me nderim si unë, çdo vatran e çdo shqiptar përpara kontributit tuaj të vyer e punës së jashtëzakonshme që është gdhendur në historinë e mrekullueshme të kombit tonë. Në këtë ditëlindje të veçantë për gazetën “Dielli” kam një thirrje të hapur për të gjithë vatranët, për shqiptarët e Amerikës dhe për çdo shqiptar kudo në botë që të kontribuojë në mbajtjen gjallë të kësaj gazete, këtij pishtari të pa shuar atdhedashurie dhe kësaj pasurie të çmuar historike, mediatike, kulturore dhe patriotike në mërgatën shqiptare të Amerikës. Kontributi për “Dielli”-n është kontribut për atdheun, për historinë, kulturën dhe për kombin tonë. Gëzuar përherë “Dielli” ynë. Shkëlqefsh e ndriçofsh në shekuj të shekujve.
Mirënjohës
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA
New York, 15 Shkurt 2022

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Gazet Dielli

SHUHET MIKU MË I MADH I SHQIPTARËVE BOB DOLE, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

December 5, 2021 by s p

Miku më i madh i shqiptarëve Senator Bob Dole u nda mëngjesin e sotëm prej nesh përgjithmonë. Një ikje që trishton pa masë të gjithë shqiptarët. Një ndarje e trishtë me mikun tonë të pa zëvendësueshëm Dole në një moment kur shqiptarët kanë më shumë se kurrë nevojë për miq të tillë.

Familjes së Bob Dole, bashkëpunëtorëve e miqve të tij të ngushtë, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, në emrin tim personal, të familjes sime dhe në emër të shqiptaro-amerikanëve ju përcjell ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe. Bob Dole ishte një mik i jashtëzakonshëm i popullit e kombit shqiptar. Me diplomacinë, shpirtin, lobimin dhe aksionet konkrete, Bob Dole e deshi dhe e ndihmoi popullin e kombin shqiptar në ditët e tij më të vështira. Kombi ynë, shqiptaro-amerikanët do ti jenë në jetë të jetëve mirënjohës. Kontributi i Bob Dole në dobi të çështjes shqiptare do jetë në memorien e gjallë, në mendjet e zemrat e shqiptarëve përjetë. Bob Dole ndihmoi dhe shpëtoi një komb pa mbrojtje e mbështetje. Kombi shqiptar përulet me respekt para mirësisë, ndihmës dhe fisnikërisë së tij.

Ne do ta lusim Zotin për shpirtin tuaj fisnik. Pushofshi në paqen e përjetshme mik i përjetshëm.

I paharruar përjetë.

Me mirënjohje dhe trishtim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Bob Dole, Elmi Berisha

PRESIDENTI HISTORIK DR.RUGOVA, ATI THEMELTAR I SHTETIT TË KOSOVËS

December 2, 2021 by s p

Elmi Berisha/

Sot është 2 Dhjetori, ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, dijetarit, intelektualit dhe humanistit, Atit themeltar të shtetit të Kosovës. President, je Hyji i Dardanisë, vizionari dhe udhërrëfyesi i epokës moderne të kombit tonë. Sot ju kujtojmë në ditëlindjen tuaj si udhëheqësin, shtetarin, filozofin dhe themeluesin e Kosovës së pavarur e moderne.  Krenar gjithmonë që jetuam dhe punuam me Ju dhe vazhdojmë të palëkundur këtë rrugë dhe filozofi. Angazhimi i juaj i pa ndalur për zgjimin kombëtar, vizioni shtetformues për Kosovën Republikë, shembulli juaj dhe angazhimi për paqen, lirinë, zhvillimin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten frymëzim i gjallë për të gjithë ne që të njohëm e bashkëpunuam nga afër dhe brezat që do vijnë.

Përjetë mirënjohës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, Ibrahim Rugova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT