• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROF. DR. SALI BERISHA PRITI VATRËN

April 22, 2021 by dgreca

ISH PRESIDENTI DHE KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË, PROF. DR. SALI BERISHA PRITI VATRËN/

Prof. Dr. Sali Berisha: Vatra ka qenë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë e demokracisë/

Në mesditën e së Enjtes, 22 Prill 2021, ish Presidenti dhe Kryeministri Demokrat i Shqipërisë, Prof. dr. Sali Berisha priti në zyrën e tij delegacionin e Vatrës. Z. Berisha gjatë pritjes i uroi mirëseardhjen delegacionit të Vatrës dhe shprehu mirënjohjen për praninë në procesin më të rëndësishëm zgjedhor për integrimin e Shqipërisë. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit përbëjnë moment historik për Shqipërinë.

Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha e falenderoi z. Sali Berisha në emër të delegacionit dhe të gjithë vatranëve për pritjen e ngorhtë dhe vlerësimin në vazhdimësi që ai i ka bërë Vatrës. Kryetari i Vatrës tha se në këto momente kaq të rënësishme jo vetëm për shtetin shqiptar por të gjithë Kombin tonë, Vatra nuk mund të rrinte jashtë këtij procesi zgjedhor. Nga këto zgjedhje varen fatet e demokarcisë shqiptare, prandaj dhe Vatra është këtu .

Z. Sali Berisha e informoi Vatrën me detaje për situatën e renduar , jo vetëm nga ana politike, por edhe për situatën më të vështirë ekonomike dhe varfërinë e mjerushme të shqiptarve. Ai u ndal dhe komentoi me shqetësim edhe vjedhejn e informacionit personal të shtetasve shqiptarë, duke e vënë atë në dispozicion të partisë në pushtet dhe grupeve me rrezikshmëri kriminale. Ai me ato të dhëna tenton t’i mbajë nën presion shqiptarët, duke shkelur privatësinë dhe liritë e shtetasve shqiptarë.Ky mbetet një shqetësim jo vetëm sot në procesin e  votimit, por edhe për të ardhmen.

Z. Berisha u interesua për Vatrën dhe zhvillimet në Dasporën shqiptare të Amerikës.

Ai e përshkroi takimin me Vatrën në statusin e tij në rrjetet sociale, duke informuar miqtë:-Të dashur miq, sot pata kënaqësinë të prisja në një takim një delegacion te Federatës Panshqiptare ”Vatra”, kryetarin e saj, biznesmenin dhe personalitetin e shquar të diasporës tonë në SHBA, Elmi Berisha dhe zotin Naim Dedushaj, ideator e drejtor ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.

Në këtë takim diskutuam mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe cështje të tjera në interes të bashkëatdhetarëve shqiptaro amerikanë.

I falenderova me shumë mirënjohje për vizitën e tyre si dhe theksova se Vatra ka qenë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë e demokracisë.

Ardhja e tyre është një inkurajim për shqiptarët për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje. Udhëheqësit e Vatrës dhe përfaqësuesit e diasporës tonë shprehën besimin te programi dhe vizioni i opozitës për ndryshimin me rëndësi jetike për Shqipërinë. sb

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, PRITI VATRËN, Prof. Dr. Sali berisha

VATRA U TAKUA ME PROF. DR.BEQIR METËN

April 20, 2021 by dgreca

VATRA U TAKUA ME PROF. DR. BEQIR METËN NË KUADËR TË PROJEKTIT TË HISTORISË SË VATRËS/

Gjatë ditës së Martë, 20 Prill 2021, delegacioni i Vatrës me kryetarin e saj z. Elmi Berisha, u takuan në Tiranë me akademikun Beqir Meta në kuadër të projektit për Historinë e Vatrës përmes dokumentave arkivore të siguruara nga arkivi i shtetit shqiptar, arkivat e Romës, Londrës,Bostonit dhe New York-ut. Ky projekt me 5 vellime ka nise vitin e kaluar.Akademik Meta informoi për punën e deritanishme,qe ai dhe koleget kane kryer. Ai tha se deri tani janë hulumtuar dhe përzgjedhur të gjithë dokumentet nga të gjithe arkivat shqiptare e të huaja. Po bëjmë vleresimin dhe analizën e tyre për të seleksionuar ato që do të përfshihen në botim. Një pjesë janë kompjuterizuar. Kështu do të veprohet edhe me pjesën tjetër. Pastaj do të vijojnë me përgatitjen për botim. Objektivi është që brenda vitit të ardhshëm të përfundoi i gjithë botimi në 5 vëllime. 

Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha e falenderoi akademikun Meta për kontributin që ka dhënë dhe po jep për Federatën Panshqiptare të Amerikës”Vatra”, veçanërisht për këtë projekt,për të cilin Vatra dhe studuesit kane aq shumë nevojë.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Historia e Vatres, Prof.Dr. Beqir Meta

VATRA U PRIT NGA PRESIDENTI I REPUBLIKES

April 20, 2021 by dgreca

ZYRA E PRESIDENTIT-NJOFTIM PËR PRITJEN E DELEGACIONIT TË VATRËS/

Presidenti Meta priti një delegacion të kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA, të udhëhequr nga Kryetari, z.Elmi Berisha 20 prill 2021 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot një delegacion të kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA-së, të udhëhequr nga Kryetari i saj, zoti Elmi Berisha.

 Zoti Berisha e informoi Presidentin Meta, se qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është që të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve tepër të rëndësishme parlamentare të 25 prillit 2021.

“Shqetësimi i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që ky proces zgjedhor të jetë sa më i rregullt, i drejtë, i barabartë dhe pa probleme, si dhe të ketë një rezultat pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin e sinqertë me SHBA”, – theksoi gjatë takimit zoti Berisha, në emër të Organizatës “Vatra”.

 Presidenti Meta falënderoi përzemërsisht përfaqësuesit e “Vatrës” për vizitën në këtë kohë në Shqipëri dhe sidomos për interesimin e tyre dhe të bashkëatdhetarëve shqiptaro-amerikanë për procesin zgjedhor. Presidenti Meta e informoi delegacionin e “Vatra” me parregullsitë, që po vërehen gjatë këtij procesi, mbi të gjitha, për vjedhjen e paligjshme dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të shtetasve, që është një krim shtetëror dhe me pasoja të mëdha. Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu shqetësimin e tij për klimën dhe situatën tepër të rënduar, që po nxitet nga mazhoranca në pushtet, dhe nga kryeministri aktual i vendit. Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij maksimal për zhvillimin sa më korrekt të procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, duke theksuar se do të jetë kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë. Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu drejtësinë, që të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore çdo shkaktar të prishjes se procesit zgjedhor, në veçanti të vjedhjes, blerjes dhe manipulimit të votave.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Pritja e Vatres

VATRA URON VJOSA OSMANI -SADRIU, PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

April 6, 2021 by dgreca

New York, 6 Prill 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i dërgon urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës. Vatra beson se presidentja Osmani do të jetë simbol i unitetit dhe garantuese e funksionimit kushtetues, ligjor dhe demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Zonja Osmani është zonja më legjitime dhe më e votuar në Kosovën e pasluftës dhe shprehim bindjen tonë të thellë se do i japë Kosovës me anë të maturisë së saj dhe pjekurisë stabilitet politik dhe institucional të munguar së fundmi. VATRA shpreh bindjen se nën lidershipin e zonjës Osmani-Sadriu, Kosova do të përballojë me sukses sfidat e integrimit euro-atlantik, të forcojë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të kryejë reformat e duhura për integrimin europian.

 Kosova dhe qytetarët e saj kanë tashmë një zonjë shumë të denjë në shërbimin e tyre. Presidentja Vjosa Osmani me cilësitë e saj si politikane moderne, e ndershme, idealiste, e guximshme dhe me karakter të fortë ktheu besimin e qytetarëve tek institucionet e Kosovës. Deri në zgjedhjen e saj si Presidente, Vjosa Osmani kaloi shumë sfida të cilat krijuan profilin e saj si një grua e fortë dhe e denjë për ti shërbyer me shpirt e me zemër Kosovës dhe qytetarëve të saj. VATRA është e bindur se Presidentja Osmani, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë spektrit politik, frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimit të ligjit dhe kryerjes së reformave të cilat do ta kthejnë Kosovën në një shtet të fortë dhe dinjitoz në sytë e Perëndimit dhe Washingtonit.

Me vlerësim të veçantë

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, Presidentes se Kosoves, Urim, Vatra

GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT

April 4, 2021 by dgreca

Të dashur bashkombas të Krishterë Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar dhe Përshumëvjet Pashkët. Ardhshin të bardha, të bukura dhe të gëzuara për ju e familjet tuaja. Pashkët, ngjallja e Krishtit, festa më e madhe në besimin e Krishterë, na kujton dhe një herë që jeta e mund gjithmonë vdekjen, e mira fiton ndaj të keqes, drita e mposht errësirën dhe e vërteta triumfon përherë ndaj gënjeshtrës. Simbolika e fuqishme që përcjell kjo festë le të përcjellë për të gjithë ne më shumë optimizëm, shpresë, prosperitet, paqe dhe dashuri për çdo shqiptar anëkënd botës. Uroj lumturi për ju dhe paçi bekimin e të madhit Zot në çdo ditë të jetës suaj. Kjo festë e madhe, qoftë për secilin prej nesh një moment reflektimi, pastrimi e kthese në rrugën e drejtë të arsyes, besimit e shpresës për ditë më të bukura e më të lumtura në jetën tonë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë fort për një të ardhme më të ndritur për familjet tona dhe atdheun tonë. Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, PËRSHUMËVJET PASHKËT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT