• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URIM I KRYETARIT TË VATRËS Z. ELMI BERISHA

December 24, 2020 by dgreca

Të nderuar bashkombas,

Të dashur vëllezër e motra vatranë,

Më lejoni që në emrin tim personal, të familjes dhe të Federatës Mbarëshqiptare të Amerikës VATRA, t’ju uroj: Gëzuar e Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2021. Me besimin e fortë te i madhi Zot dhe me shpresën e fuqishme në çdo zemër tuajën, përcjell për ju çdo bekim, paqe dhe mirësi. Lindja e Krishtit është një festë e madhe e cila na kujton të jemi më solidarë, më të bashkuar dhe më të dashur me njëri-tjetrin. Kemi kaluar një vit shumë të vështirë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për Zotin, shpresën që nuk zhgënjen kurrë. Duke qenë te bashkuar mund të kalojmë çdo vështirësi. VATRA përgjatë vitit që po lëmë pas është munduar t’u gjendet afër bashkombasve në veshtirësi. Vatra, në vitin e ri që po vjen, do të jetë pranë shteteve amë Shqipërisë e Kosovës duke ndihmuar me të gjitha kapacitetet përparimin, zhvillimin e lulëzimin e shtetit e kombit tonë. Ne lutemi dhe do të punojmë për mirëqënien e çdo shqiptari kudo ku vepron, jeton e punon. Në këtë Vit të Ri uroj të kemi më shumë gëzim për të harruar trishtimet e vitit që po lëmë pas. Uroj të kemi më shumë shpresë për mirëqënie e zhvillim në Shqipëri, Kosovë e kudo ku gjenden bashkëatdhetarët tanë. Uroj të kemi më shumë shpresë për ditë më të lumtura, më të bëkuara e më të begata për shqiptarët në çdo cep të globit. Uroj për çdo shqiptar që të kemi sa më shumë forcë e kurajo për të vazhduar përpara në sfidat që kemi si qytetarë dhe si shtete kombëtare. Lutem, uroj dhe shpresoj për më shumë unitet mes shqiptarëve, forcave politike në Kosovë e Shqipëri dhe sigurisht për institucione që punojnë me devocion për qytetarët shqiptarë. Uroj me shpirt që të kemi marrëdhënie më të shëndosha, për solidaritet, për dashuri të pakushtëzuar, për paqe, për besim dhe lumturi në familjen e çdo shqiptari. Begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i madhit Zot mbretëroftë në çdo vatër të familjeve shqiptare.

GËZUAR

Zoti i bekoftë shqiptarët

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe Amerikën.

Më gëzim dhe nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

New York, 24 Dhjetor 2020

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Urim per Krishtlindje, Vitin e Ri 2021

PRESIDENTI I “FAX NEWS” KASEM HYSENBELLIU NDËRROI JETË, KRYETARI I VATRËS NGUSHËLLON FAMILJEN

December 5, 2020 by dgreca

Kasem Hysenbelliu u largua prej nesh përgjithmonë. Një humbje e tmerrshme për familjen, një lajm shumë i trishtë për miqtë, një largim i parakohshëm për botën mediatike dhe një ngjarje e pabesueshëm për kolegët, bashkëpunëtorët e mediat ku drejtoi e punoi. Ikja e befasishme dhe e padrejtë e Presidentit të “Fax News” Kasem Hysenbelliu, në kulmin e veprimtarisë së tij, na ka pikëlluar pa masë të gjithëve. Nga Amerika e largët në emrin tim personal, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe gjithë komunitetit shqiptar në New York, u shprehi ngushëllimet më të thella familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të Kasemit, nderimet më të larta për kontributin dhe veprimtarinë e tij të shkëlqyer në media dhe respektet më të veçanta për atë që ai i dha medias ku punoi e drejtoi për vite me radhë. Kasem Hysenbelliu themeloi dhe drejtoi me sukses të lartë në vitin 2017 televizionin informativ “Fax Neës” duke e kthyer në një media serioze dhe prestigjioze në peisazhin mediatik shqiptar. Më herët, Kasem Hysenbelliu drejtoi dhe administroi Televizionin ‘News24’, Gazetën ‘Panorama’ dhe “Panorama Sport”. Sukseset e këtyre mediave më të rëndësishme në tregun e mediave në Shqipëri mbajnë edhe kontributin e lartë të Kasem Hysenbelliut. Në këto momente të vështira e dhimbjeje të pa masë, u shprehim mbështetjen tonë miku im Irfan, ju, familjarëve tuaj, të afërmve, të njohurve tuaj dhe ndajmë dhimbjen e madhe me ju. Në këtë humbje të pazëvendësueshme jemi pranë jush me lutjet tona, me përshpirtshmërinë tonë. Kasem Hysenbelliun do ta kujtojmë gjithmonë si njeri me zemër të madhe, mbështetësin e madh të gazetarëve, si luftëtar i fjalës së lirë, si largpamës, si një administrator të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një njeri shumë të veçantë.

Zoti ju forcoftë miku im Irfan Hysenbelliu për vëllain tuaj të dashur e shumë të çmuar.

Shpirti i Kasem Hysenbelliu pushoftë në paqen e amshuar.

I ndrittë shpirti në përjetësi.

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

Me respekt

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha, Kasem Hysenbelliu, ngushellime

SOT, DITËLINDJA E 76-TË PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA

December 2, 2020 by dgreca

KOMBI SHQIPTAR PËRKUJTON NË DITËLINDJEN E 76-TË PRESIDENTIN HISTORIK DOKTOR IBRAHIM RUGOVA/

SHKRUAN:ELMI BERISHA/

Sot i gjithë kombi shqiptar përkujton në ditëlindjen e tij të 76-të Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, udhëheqësin, shtetarin, filozofin dhe themeluesin e Kosovës së pavarur e moderne.

Doktor Rugova ishte një mendje brilante dhe një kapacitet intelektual ndërkombëtar. Ai e ktheu Kosovën në një çështje ndërkombëtare duke bindur dhe mahnitur me urtësinë e tij politike dhe filozofinë e tij kancelaritë në Europën Perëndimore dhe diplomacinë në Uashington. Doktor Rugova kaloi një jetë në shërbim të atdheut, një mision në shërbim të kombit, një synim të vetëm jetësor për shtetndërtimin e institucioneve të forta e rritjes së mirëqënies së qytetarëve në Kosovën e lirë. Gjithçka në Kosovë lidhet dhe mban emrin e Presidentit historik Ibrahim Rugovës. Jeta dhe veprimtaria e tij ishin kurdoherë në shërbim të shtetit dhe çështjes kombëtare. Për çdo shqiptar Ibrahim Rugova do të jetë një udhëheqës dhe një burrë shteti në kufijtë e një lideri të pavdekshëm, të një miti të pazëvëndësueshëm. Doktor Rugova ishte prijësi historik dhe lideri shpirtëror në krejt hapësirat shqipfolëse dhe jo vetëm. Emri i tij është gërmëzuar me shkronja ari në historinë e lavdishme të Kosovës së bekuar. Kosova sot kalon ditë jo të mira. Luftëtarët e lirisë janë ende në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare. Një pikëpyetje e madhe europiane është ngritur rreth shtetit më të ri në Europë. Asnjëherë më shumë se sot Kosovës dhe kombit shqiptar i nevojitet testamenti filozofik i Presidentit Rugova: unifikim shtetëror e kombëtar, bashkëpunim dhe dashuri mes njëri-tjetrit. Dr. Rugova dhe veprimtaria e tij patriotike, politike e diplomatike do të mbahet mend për jetë të jetëve,  në memorien e çdo shqiptari si politikani legjendar që vuri themelet e Shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës. Doktor Rugova ia arriti qëllimit në realizimin e ëndrrës për liri falë urtësisë, zgjuarsisë e vizionit të tij largpamës për mënyrën sesi udhëhoqi Kosovën, si dhe për ndërtimin e demokracisë dhe të  pluralizmit politik në Kosovë. Vepra e lartë patriotike dhe diplomatike i bën nder të gjithë shqiptarëve, veçanërisht qytetarëve të Kosovës. Vendimi dhe vendosmëria e tij percaktuan fatet e historisë dhe udhëtimin e pandalur të Kosovës së Lirë dhe të Pavarur. Falë mbështetjes së miqve ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht miqësisë së përjetshme të SHBA-se, Kosova fitoi  Lirinë e Pavarësinë. Veprimtaria politike e Dr. Rugovës frymëzoi mendimin kritik, të vizionit pro perëndimor dhe antikomunist. Ky përvjetor ditëlindjeje na bën të ndiejmë dhimbje për mungesën e madhe, por njëkohësisht krenarë dhe dinjitozë për veprën që Dr. Rugova na trashëgoi ne. Motoja e Dr. Rugovës që mobilizoi shoqërinë ishte e thjeshtë, domethënëse dhe frymëzuese: Liri, Pavarësi e Demokraci. Mirënjohje e nderime të përjetshme për liderin historik të LDK, për veprën e çmuar patriotike, diplomatike e politike të Presidentit të I-rë të Kosovës,  Dr. Ibrahim Rugova.

Në Shekuj të shekujve, i paharruar përkujtimi për Presidentin historik, filozofin dhe shtetarin e madh të Kosovës e kombit shqiptar Dr. Ibrahim Rugova. 

Me respekt të veçantë

Përulësisht

*Kryetari i VATRËS

Elmi Berisha

Filed Under: Featured Tagged With: DR. IBRAHIM RUGOVA, Elmi Berisha

MESAZHI I KRYETARIT BERISHA NGA SELIA E VATRES ME 28 NENTOR*

November 28, 2020 by dgreca

Fedearata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” organizoi në selinë e saj në mbrëmjen e së Shtunws, 28 Nwntor 2020,  Festimin e Ditës së Flamurit Kuq e Zi, 108 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas Hymnit Kombëtar, z. Elmi Berisha, Kryetari federatës Panshqiptare të Amerikës përcolli mesazhin e mëposhtëm:

URIME 28 NENTORIN – FESTA KOMBËTARE E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA uron të gjithë shqiptarët GËZUAR FESTËN E FLAMURIT. Kjo ditë e shenjtë për të gjithë ne, është një ditë krenarie, lavdie dhe reflektimi të thellë. Sot më shumë se kurrë përkujtojmë aktin e lartë patriotik të shtetit shqiptar, mëvetësinë që plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, së bashku me 40 firmëtarët e Pavarsisë e bënë shtetin shqiptar të lirë, të pavarur dhe sovran. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është moment kulminant i daljes nga robëria osmane pesë shekullore. Sot u shprehi mirënjohje të thellë patriotëve të shquar, luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të Atdheut dhe çdo shqiptari që nuk iu dhimbs asgjë në mënyrë që Atdheu të gëzojë lirinë dhe pavarësinë e tij.

Në emër të VATRËS, vatranëve dhe diapsorës shqiptare në Amerikë, perzemersisht shprehi nderimet e mia më të thella, respektet më të veçanta dhe përuljen time ndaj çdo patrioti të nderuar që me veprimtarinë e tyre atdhetare e perpjekjet e pa ndalura, ne gëzojmë shtetin që kemi sot. Uroj të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet etnike që të festojnë me krenari e shpirtin plot 28 Nëntorin, ditëlindjen e shtetit shqiptar. Në këtë ditë të nderimi dhe mirënjohje ftoj të gjithë shqiptarët që të jemi më të bashkuar, më solidarë, më të dashur, më bashkëpunues me njëri-tjetrin që ta çojmë përpara drejtë përparimit, progresit, zhvillimit dhe lulëzimit atdheun tonë të bukur e të shtrenjtë. Jetojmë në kohë të vështira globale për shtetin dhe kombin tonë, ndaj lutjet tona në këtë moment shkojnë për të gjithë ata që kanë humbur jetën në përballje me pandeminë globale. VATRA do të mbështesë me çdo mjet dhe me çdo kusht Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në rajon dhe çdo shqiptar kudo në botë. VATRA do jetë çdo herë një zë unifikues dhe i fuqishëm dhe do të luftojë për Shqiperinë, Kosovën e cdo shqiptar. Ndryshimet thelbësore që do pësojë Vatra vitin që vjen, do të afrojnë edhe më shumë patriotë, bij e bija të nderuar të Shqipërisë e Kosovës, duke bërë krenar çdo shqiptar për formacionin patriotik që do i bashkangjitet elitës shqiptare në VATËR. Bashkë do të jemi më të fortë. Ne do ta bëjmë atdheun tonë krenar cdo ditë.  

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare. 

Gëzuar përjetë e mot festa e Pavarësisë

Me respek e nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA 

***

  • Gjatë ditës së nesërme do të përcjellim kronikën e ploëtq ë ëshët duek e përgatitur gazetari Sokol Paja.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Elmi Berisha, Vatra

NDËRROI JETË JASHAR GECAJ, VATRA NGUSHËLLON FAMILJEN

November 23, 2020 by dgreca

NEW YORK, JASHAR GECAJ NDËRROI JETË NGA SULMI KARDIAK, KRYETARI I VATRES NGUSHËLLON FAMILJEN GECAJ/

Zemra e Jashar Gecaj ndaloi përgjithmonë. Një shqiptar i veçantë, një mik i mirë, një shok besnik, një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një patriot i devotshëm, një familjar korrekt u largua prej nesh.

 Kjo ikje e parakohshme na ka pikëlluar të gjithëve. Një sulm i pabëse kardiak, na mori në moshën 47 vjeçare në New York, Jashar Gecaj, të shtrenjtin e familjes, të dhembshurin tonë.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, të gjithë Vatranët dhe në veçanti kryetari Elmi Berisha i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Gecaj, miqve, të afërme dhe të njohurve të tyre. Në këto momente të vështira jemi pranë jush me lutjet tona, me përshpirtshmërinë tonë. Kryefamiljarit Rrustem Gecaj, vellezerve te ndjerit Ramush, Avdyl dhe Tahir Gecaj, djalit te axhes Xhafer Gecaj dhe terë familjes Gecaj në Amerikë dhe Kosovë u shprehim mbështetjen tonë dhe ndajmë dhimbjen e madhe me ju. Jasharin do ta kujtojmë përherë, të buzëqeshur e fisnik.

Zoti ju forcoftë. Shpirti i Jashar Gecaj pushoftë në paqen e amshuar. I ndrittë shpirti në përjetësi. I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

Me respekt Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

( Gazeta Dielli)

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, Jashar Geci, nderroi jete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT