• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ja çfarë mungon në çertifikatën që mori në Gjermani Elvis Roshi

May 31, 2016 by dgreca

Dorëheqja e Elvis Rroshit nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Kavajës vjen disa ditë pas publikimit të çertifikatës së penalitetit, të cilën ai tha se e mori në Zyrën Federale të Drejtësisë Gjermane.

Kjo  çertifikatë, sipas Rroshit provon se ai nuk është dënuar në Gjermani, pavarësisht se në formularin e vetëdeklarimit pranoi se ishte arrestuar në Gjermani, për një vepër penale që nuk e mbante mend.

Çertifikata e penalitetit nga shteti gjerman u zbardh nga vetë  Rroshi, disa ditë para dorëheqjes, pa pritur që prokuroria të bënte verifikimet.

Por dëshmia e penalitetit të Elvis Rroshit ka disa pika të paqarta që vënë në dyshim autenticitetin e saj.

1) Në formularin e dekriminalizimit, Rroshi pranoi se ndryshimi i emrit, nga Ervin në Elvis u bë me vendim gjykate në nëntor të 2002.

Rroshi thotë se doli para gjykatës në Mynih, para vitit 2002, pra para se të ndryshonte emrin, nga Ervin ne Elvis.

Rrjedhimisht çertifikata e penalitetit duhej të ishte kërkuar me emrin Ervin Rroshi.

Por Rroshi në dokument, për here të parë e identifikon veten me dy emra njëkohësisht: “Elvis Ervin Rroshi”.

Me këtë emër të dyfishte, kryetari i bashkisë së Kavajës pretendon se është i pastër për të dy emrat. Por emërtimi i dyfishtë që i ka vënë vetes “Ervin Elvis Rroshi” lë hapësirë për dyshime, pasi para vitit 2002 ai mbante vetëm një emër, Ervin Rroshi.

2) Një pikë tjetër e dyshimte ne kartelen e penalitetit te kryetarit te Bashkise se Kavaje eshte firma dhe vula ne fund te dokumentit.

Nese vihet re me kujdes, ne fund te fletës jane te shkruara disa rreshta me germa te vogla, qe zbulojne handikapin e deshmisë penale te Elvis Rroshit.

“Dieses Führungszeugnis ëurde mit Hilfe automatischer Einrichtungen erteilt und nicht unterschrieben”

 Përkthimi

“Kjo çertifikatë u prodhua automatikisht nga një pajisje dhe nuk përmban asnjë firmë”.

Ky shënim në fund të çertifikatës ngre dyshime për firmën dhe vulen që ekziston në dokument. Ajo nuk mund te jetë nënshkruar apo vulosur në asnjë mënyrë nga një zyrtar gjerman, pasi legjislacioni i ketij vendi e saktëson qartë se ky tip certificate nuk permban firme apo vule.

Atëherë përse është firmosur dhe vulosur certifikata e penalitetit e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, dhe nëse këto e bëjnë të pavlefshëm dokumentin?

3) Pavarësisht të gjitha dyshimeve për vërtetësinë e tij, ky tip certificate ka një limit kohor për rekordet kriminale që ka kryer personi.

Sipas të dhënave, certifikata gjeneron krimet e bëra deri në 10 vjet më parë, (Përveç krimeve seksuale, që kanë një limit kohor më të gjatë).

Vepra kriminale, për të cilën Elvis Rroshi thote se nuk e mban mend, është kryer para vitit 2002, pra më shumë se 14 vjet e 5 muaj më parë. Roshi para më shumë se 10 vitesh, rrjedhimisht rekordi i tij kriminal nuk llogaritet nga shteti gjerman ne kete certifikatë.

4) Nje deshmi e tille penaliteti mund te kerkohet edhe online, nga vete personi i interesuar.

Ne të shenohet adresa ku eshte derguar deshmia e penalitetit. Lart majtas fletës së dokumentit, në krah të Elvis Rroshit është një adresë ne Hanover, ku rezulton se kjo certificate eshte derguar me poste nga Zyra Federale Gjermane.

Por pavarësisht se është postuar ne Hanover, sic duket ne këtë pjesë të fletës është edhe adresa ekzakte e Elvis Rroshit ne Kavaje, Rruga S.Guraj Nr. 6519 dhe kodi postar i Kavajës, nr 2500. Ekzistenca e dy adresave në dokumentin më lart ngre dyshime të forta për mënyrën si është marrë ky dokument, ose në rastin më të mirë i bën të paqarta të dhënat e tij.

Filed Under: Analiza Tagged With: cfare mungon, Elvis roshi, ne certifikate

PAS KOCO KOKDHIMES, NJE TJETER RILINDAS- ELVIS ROSHI

May 10, 2016 by dgreca

Dekriminalizimi – Prokuroria i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit për Elvis Rroshin/Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar materialet paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.Me anë të një njoftimi, Prokuroria thekson se kryebashkiaku ka dhënën informacione të pa sqaruara mirë kur ka plotësuar formularin e dekriminalizimit.

“Në zbatim të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji. Bazuar në tagrin e tij ligjor, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të paraqesë materialet paraprake mbi subjektin e ligjit, Elvis Rroshi, me funksion Kryetar i Bashkisë Kavajë. 

Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm mbështetet në faktin se, në formularin e vetëdeklarimit të këtij subjekti, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar”, thuhet në njoftim.

Sipas ligjit është KQZ institucioni që bën verifikimin e formulareve të vetëdeklarimit, por në rastin e kryebashkiakut Elvis Rroshi, ku ai pranon se ishte ndaluar dhe dëbuar nga Gjermania është institucioni i Prokurorisë që duhet të bëjë verifikimet.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike kërkoi nga Prokuroria që të ndërpresë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, pasi në formularin e dekriminalizimit ai nuk kishte sqaruar se pse ishte ndaluar në Gjermani.

Ndërkohë, kryebashkiaku sqaroi se ishte dëbuar nga Gjermania për shkak se nuk kishte dokumente si shumë shqiptarë të tjerë në atë kohë.

Prokuroria: Ngrihet struktura e posaçme

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme thekson se duke nisur nga java e ardhshme do të ftojë në takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë struktura të posaçme për zbatimin e tij.

Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji.

“Prokuroria e Përgjithshme, krahas angazhimit të saj, pret dhe mirëpret çdo informacion apo indicje nga institucionet përgjegjëse dhe qytetarët mbi rekordet e mundshme kriminale të zyrtarëve, brenda apo jashtë vendit, për të cilat janë parashikuar ndalimet përkatëse në ligjin ‘Për Dekriminalizimin’”, thuhet më tej.

Filed Under: Komente Tagged With: Elvis roshi, NJE TJETER RILINDAS, PAS KOCO KOKDHIMES

PO Ç’KA ELVIS ROSHI ME MONUMENTIN E DY GISHTAVE TË FITORES NË KAVAJË

June 3, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Kavaja është simbol i demokracisë në Shqipëri, e njohur si bastion antikomunist. Gjithmonë e deklaruar djathtas me votën e sovranit. Në zgjedhjet lokale të fundit në bashki fitoi përfaqësuesi i PS, Elvis Roshi, i cili u bë i njohur si personazh i kronikës rozë nga një dramë sentimentale të përdorur asaj kohe politikisht.

Sot shtypi i Tiranës e kishte futur prapë në kronikë Elvis Roshin, jo në atë të gossipeve rozë, por në gossipet e fushatës ku kryebashkiaku i Kavajës pretendoka që, në rast fitoreje të PS, ndër prioritetet e tij të jetë heqja nga qendra e qytetit të monumentit simbol të dy gishtave kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që mori pikënisje në Kavajë. Kjo lëvizje do t’i paraprinte lëvizjes së studentëve ende pa dalë në skenë Berisha apo Rama. Revolta e parë antikomuniste në Shqipëri daton pikërisht më 25 mars 1990, kur në stadiumin e Kavajës, gjatë ndeshjes Besa-Partizani, gjithë stadiumi u ngrit në këmbë me parrullat „poshtë diktatura“, „liri-demokraci“ dhe qyteti pati reprezalje nga regjimi. Elvis Roshit si qytetari nr. një i qytetit i bie të kujdeset për këtë monument dhe jo ashtu si ka ndërmend të veprojë.

Gazeta Panorama pas deklarimeve të liderit socialist Edi Rama, në një vizitë elektorale në Kavajë, se ky bust do t’i sillet Kryeministrit në Tiranë, sjell konfirmimin e vetë kryebashkiakut të qytetit Elvis Roshi, i cili paska thënë tekstualisht se “Monumentin e dy gishtave do ta heq me helikopter, e pastaj do t’ia çoj kryeministrit Berisha dhe do t’ia lë para derës së Partisë Demokratike”. Vulgaritet.

Po përse, kjo do të jetë rruga e reformave, që të çrrënjosin simbolet antikomuniste? Kur PS do t’i duhet që rrugën e reformave ta nisë duke u pastruar tërësisht nga simbolet komuniste! Po me çfarë simboli do ta këmbejë Elvis Roshi monumentin e dy gishtave? Me kazmën e çekanin apo me grushtin e diktaturës së proletariatit!

Simboli i dy gishtave është një simbol paqësor, simbol i fitores. I përdorur nga Berisha që më 1992, kur u rrëzua sistemi diktatorial, si gjest i huazuar dhe i shfrytëzuar gjatë përmbysjeve të regjimeve totalitariste asaj kohe.

Përse nuk e përdor Rama simbolin e dy gishtave, çfarë të keqe ka ky simbol? Simboli „Victory“. « The V sign is the symbol of unconquerable will! » «Simboli V i dy gishtave është simbol i vullnetit të pamposhtur! » Thënie e njohur e Uinston Çurçillit (Winston Churchill) gjatë luftës të Dytë Botërore. Gishtat e fitores i ka përdorur ai dhe Dwight Eisenhower. Edhe Nixon, dhe do të vazhdojnë t’i përdorin. Kush është fans i Beatlesave, duhet ta ketë parasysh një foto të John Lennon me Yoko Onon me gishtat e fitores si protestë kundër Luftës në Vietnam. „V“e fitores e ka përdorur po ashtu Lech Walesa, edhe Presidenti George Bush senior.

Dy gishtat e fitores janë ngritur lart edhe gjatë Pranverës Arabe në Libi nga ata që rrëzuan Gadafin. E do të vazhdojnë e ta përdorin në vijimësi, si simbol i paqes, pa pyetur aspak për „idetë gjeniale“ të Elvis Roshit, apo shefit të tij. Është një simbol që nuk konsumohet. Që ka mbijetuar. Është një simbol entuziast, edhe populist.

Pra ta fokusosh fushatën tek heqja e simbolit të dy gishtave, simbolit të fitores të së mirës kundër të keqes, të demokracisë mbi tiraninë, është mjerim i madh. Nonsens i mirëfilltë politik.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Elida Buçpapaj, Elvis roshi, Kavaje, monumenti i dy gishtave

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT