• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Emër 500 vjet

June 10, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Ka një lidhje të padukshme midis njeriut dhe vendit; emrit dhe besimit. Kush krenohet se ka besë, nuk është aspak i besës – tregon ndonjëherë përvoja.
Të parët tanë në mesjetën e vonë ndërruan emrin, toponimin e vendit dhe besimin, thotë historia. Dhe ne sot ecim në gjurmët e tyre, edhe pse rrotull nuk shohim ndonjë osmanlli të na detyrojë t’i falemi Zotit si ata, ose të na pengojë të kthehemi tek emri i parë – Albania, për shembull, ose Arbëria. Çfarë e shtynë njeriun t’i besojë fesë së të parëve, kur të parët vetë nuk i kishin qëndruan besnikë fesë së të parëve të tyre? Mendoj se historia nuk na e thotë të gjithë të vërtetën. Një popull nuk qëndron dot i shtypur për 500 vjet – por vetëm vdes, tretet, shprishet, humbet, ose bëhet dikush dhe në trojet e tij vjen një tjetër; ashtu si një popull, që kur mbahet për 45 vjet në izolim armiqësohet dhe përçahet.
Rajoni mē në perëndim i Perandorisë Osmane ishte edhe muri ndarës midis lindjes dhe perëndimit. Ndonjë mund të thotë se ishte Deti, të tjerë thonë se ishte Skënderbeu që e caktoi këtë kufi, edhe pse trupat osmane u përpoqën ta kapërcenin. Pas mposhtjes së Arbërisë, Sulltani mori masa që një qëndresë me të cilën ishte ndeshur për 25 a më shumë vjet të mos përsëritej më, të pakten jo nga një shtet i vogël si i Arbërit. Sapo hynë në Lezhë, trupat osmane iu vërsulën si të çmendur varrit të Skënderbeut dhe i zhdukën eshtrat e tij, ose i varën në qafë për efekt magjie; Politika e Stambollit pastaj vendosi të merrej me emrin edhe toponimin; banorët filluan të quhen “shqiptarë” dhe vendi “Shqipëri”. Para kësaj, sigurisht, kishte kaluar fshesa, spastrimi steril për të zhdukur çdo gjurmë e kujtese. Për një brez a dy kjo u arrit, ndërsa tokat e banorëve autoktonë i zunë kolonët osmanë të ardhur nga skaji më lindor i perandorisë. Dhe këta u begatuan; morën prona e poste për të cilat kishin luftuar; u bënë bejlerë, pashallarë e vezirë në Stamboll – pa harruar çifliqet në tokat e mbetura pa arbëreshë, pa arvanitë të cilët ishin përzënë e shpërngulur.
Dhe tradita vazhdoi e vazhdon. Shumica në mos e gjithë udhëheqja e lartë e PPSh-së rridhte nga familje të pasura e me pozita falë shpërblimeve dhe dhuratave që u kishin dhënë sulltanët. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, Shqipëria, de facto, mbeti një parajsë bejlerët dhe kaloi në sundim elitash që në kohë të vështira sytë i kthejnë për ndihmë nga “Baba”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Emër 500 vjet

Artikujt e fundit

  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT