Nga Asllan Dibrani/
Shpeshherë qytetarët e emigracionit shqiptar në gjermani janë viktimë e gjysme shtetit të Kosovës nga e cila nuk u këndellur qe t’i plotësoj nevojat dhe obligimet që ka ndaj bashkatdhetarëve të vet! Ky fenomen ka mbetur aktual që nga regjimi ish jugosllav, duke i sjell shqiptarët për një dokument poshtë lart . Ai problem i dokumenteve vazhdoj me vite te tëra, por intensifikimi me një serë problemesh u shtuar edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës që shumë shtete edhe se e pranuan, kaluan vite të tera ta kenë pasaportën e Serbisë si barrë. Shpesh u ndërruan dokumentet, por edhe pas disa vitesh qe Kosova nuk është këndellë ta rregulloj gjendjen e qytetareve të vet në shumë shtete. Shqiptarët e Kosovës kaluan një skenë rrëqethëse deri sa i pastruan dorëzimin e pasaportave te Serbisë, gjë që ai fenomen edhe sot e kësaj dite është aktual. Dokumentet e Serbisë edhe sot i mbajnë një pjesë e shqiptarëve ,dikush në pamundësinë e rregullimit , dikush nga kryeneçësia kombëtare,qe s’duan as të merren ma me ato dokumente duke u thirrur në shtetësinë e Kosovës dhe dikush duke i mbajtur, apo duke u furnizuar me to për interesa e tyre personale të qarkullimit në Evropë me pasaportat serbe , ndërsa defakto janë qytetarë të Kosovës. Kësaj i thuhet vetmonim i shtetit të Kosovës nga mos përfitimi i vizave të qarkullojnë edhe shqiptarët të lirë nëpër Evropë.
Problemi në vete sot ka një numër i madh mbi humbej e shtetësisë se Kosovës si kusht qe te përfitojnë shtetësinë gjermane. Avazi i njëjtë, po vazhdon edhe sot e kësaj dite me shumë qytetarë qe janë në proces të rregullimit të statusit të tyre , por ne mungesën e të drejtës së tyre nga e cila kanë humbur të drejtën e shtetësisë po përballen me të gjitha vështiruesit . Një rast i tillë e ka përfshirë edhe familjen V.Likaj me djalin e tyre Rr.Likaj , e cila është në qytetin e Shtutgardit në Baden-Wurtenberg të Gjermanisë. Famila Likaj u ballafaqua me një serë problemesh që nga lindja e fëmiut të tyre para shtatë muajsh qe braktis edhe nga e drejtat e fëmiut qe te gëzoj atributet e nevojshme.
Familja Likaj, që në fillim u përball me mos lëshimit e dokumenteve përkatëse nga organet gjegjëse gjermane , duke filluar nga çertifikata e lindjes , benificionet dhe sigurimin shëndetësor nga preteksti se prindërit e fëmiut jetojnë që shatat vite në Gjermani dhe brenda kësaj periudhe kishte status të përkohshëm deri ne lindjen e femiut. Pas lindjes së femiut u pezulluan të gjitha të drejtat e fëmijës me arsyen se babai i tij nuk ka qëndrim të përhershëm në gjermani. Edhe se ka lindur fëmija këtu, në Gjermani ai nuk po pranohet si qytetar dhe banor i vet me arsyen se fëmija me prindërit e pa rregulluar statusin e përhershëm nuk ka të drejt regjistrimi as shfrytëzimi të ndihmave dhe të drejtave tjera si fëmijë , nga e cila kërkohet ta regjistrojnë fëmijën në Kosovë.
Kështu qe në mungesën e regjistrimit ne Kosovë sot fëmija i kësaj familje nuk ka mjek , nuk ka ndihma , nuk ka veshmbathje dhe nuk ka ushqim për te!. Prindërit e këtij fëmijë jetojnë me ankth të veçantë si të vazhdojnë jetën kështu me një fëmijë të lindur në gjermani i privuar për shfrytëzimin e kushteve të veta dhe ka mbetur nën mëshirën e zotit dhe ilegal në vendin e lindjes që në mungesën e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me organet gjermane për normalizimin dhe rregullimin e ligjit mbi të drejtën e qytetareve kosovar në Gjermani, Kjo familje kërkon ndihmë nga ndonjë palë kompetente në kontaktin e E.mail-adresës <kastriotkruja@live.de >
Një vistër traktatesh ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të instrumenteve të tjera që janë miratuar që nga viti 1945 kanë trajtuar formën juridike te të drejtave të lindura të njeriut dhe kanë zhvilluar pjesët kryesore te të drejtave ndërkombëtare të njeriut nga e cila Kosova nuk ka mundur t’i shfrytëzoj për qytetarët e vet. Janë miratuar edhe instrumente të tjera në nivelin rajonal duke i pasqyruar shqetësimet e veçanta te të drejtave të njeriut në rajon dhe duke parashikuar mekanizma të veçantë të mbrojtjes prapë Kosova nuk ka mundur t’a rangoj vetën në nivelin e duhur. Në shumë shtete, kosovarët kanë mbetur nën mëshirën e kohës . Pjesa dërmuese e shteteve, po ashtu, kanë miratuar kushtetuta dhe ligje të tjera të cilat formalisht mbrojnë të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të vet ,ndërsa Kosova ka ngecur në këtë segment shumë prapa! Këto gjera elementare janë obligacion i shtetit të Kosovës t’i inicioj dhe ti shfrytëzoj për interesin e qytetareve të vet , rregulla që janë aplikuar në traktatet ndërkombëtare dhe e drejta zakonore në përbërjen e shtyllën e së drejtës si verdikt ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Për zbatimin dhe zhvillimin e tyre për interesat edhe të kosovarëve duhet organet kompetente të konsolidohen dhe të promovojnë projektligjet qe ti shfrytëzojnë qytetarët e saje ato benificione, që i kanë edhe shtetasit e tjerave shtete që jetojë në shtetet perëndimore posaçërisht në Gjermani. Detyrimi dhe obligimi për t’i mbrojtur interesat e veta Kosova, duhet të kërkon nga shtetet ku jetojnë shqiptaret që ti mbrohet individi si shtetas kosovar, në shtetin, ku ai jeton në të gjitha te drejtat e veta siç po i shfrytëzoje të tjerët. Detyrimi për t’i plotësuar obligimet ndaj te huajve konkretisht ndaj kosarëve nënkupton se Kosova në raport me shtetet tjera duhet të marrin veprime pozitive për ta lehtësuar gëzimin e të drejtave themelore të qytetarit kosovar kudo qe është, kjo sikur po ngec edhe se organet shtetërore të Kosovës thuhet se i kanë lidh disa marrëveshje të kësaj natyre me dosa shtete perendimore.