NGA ZEF PERGEGA/ Detroit/
Me Shengjinin me lidhin shume kujtime. Kujtimet me te fresketa te rinise. Naten qetesia e valeve te detit na vinte ne gjume dhe zhuzhurima e tyre karakteristike ishte si te thuash zilja e ores se zgjimit. Qytet i vogel ne veri- perendim te Shqiperise, por me nje histori te lashte. E lashtesia evidentohet qe me Cezarin e Romes kur sulmoi perandorin Pompeu qe u strehua me ushtrine e tij ne bregdetin tone. E madje flota e Mark Antonit…Historia e tij eshte e lidhur me marinaret dhe peshkataret e me kishen e Shen Gjonit ne kodren e vogel te ullirit perballe portit dhe nga ky shenjt ne kembane e mori emrin San-Giovani dhe me vone banoret e thirren Medua dhe tani Shengjin. Shengjini eshte i lidhur me jeten e vepren e shume njerezve. Ajo qe theksohet neper libat e sotem te kishes eshte jeta e At Zef Pllumit, qe i shpetoj diktatures se eger komuniste, duke jetuar per te deshmuar. Me krijimin e flodes detare ushtarake Shengjini mori tiparet e nje qyteti qe po rritej ne kulture dhe cilivizim. Njihen tani 10-15 autor qe kane shkruar libra. Te tjere qe kane deputuar si instrumentiste e kengetre ne skenat Europiane, apo plaku. Gj. Noni i famshem me lahute. Shengjini njihet edhe si qyteti i zanave….
Ne kete qytet lindi edhe Xhuliano Ujkaj nje i ri qe e ka projektuar te ardhmen me frymen e guximit dhe te talentit te tij. Ai u lind ne dhjetor te vitit 1992. Me kujtohet ajo dite. Kisha dale neper miq per te siguruat dy kilogram arra per bakllaven e festive te fund vitit, krishtlindjet dhe vitin e ri. Duke biseduar rreth ketyre festiave dhe veshtiresise, per ti gjtur ne treg arrat nje mik me vrejti me kujdes mes hijes se hezitimit dhe te mosbesimit se si une si gazetar nuk kisha mundur ti siguroj nje grusht arra. Fola me sinqeritet dhe miku mi dha dy kg. arra dhe te them te drejten me qeshen syte se kisha c’fare ti them familjes. Mesues Gjovalini ia behu ne ate moment, ishte shume i gezuar dhe gati shkendija i nxirrnin syte nga ngazellimi. Ai ishte nje tip shume i gjete. Te tille tipa mund t’gjesh vetem ne boten perendimore dhe disi e pabezueshme ne boten impulsive te shqiptarit.
“Jam shtuar me djale me tha?! “Te rroje e t’ju gezoje, – thashe!”
Xhuliano Ujkaj kishte ardhur ne jete. Gjovalini pas pese vitesh. nderroi jete! Xhiliano mbeti jetim, por jo enderrat e tij. E rriti e ema doktoreshe Liza. Liza e kishte zyren ngjitas me pallatin tim. Sa here trokisja ne deren e saj te zyres dhe te shtepise dhe ajo asnjehere nuk u ndje e lodhur apo e bezdisur. Me nje shikim te embel dhe buzeqeshje te sherbente sidomos kur ne krah kishim femijet. Ajo eshte dhe mbetet zemra e dashur e qytetit tone…
Xhuliano filloj te ece. Rera e dhe deti i dhane krah. Ne capitjet e tij dukej se po ecte edhe qyteti. E kisha pare bregut te detit, kur ai ishte pese vjec. Ne reren e Shengjinit kishte te vegjet qe sterviteshin ne futboll. E Xhuliani i mblidhte moshataret e vet dhe bente humor e emitime. Nuk e di se si me shpetoj pa bere nje shkrim tek gazeta time “Kaltersia” Qe ne moshe te vogel tek Xhuliano ka qene e ngulosur thell ne personalitetin tij deshira dhe vullneti i vacante per te argetuar me imitimet e tij interesante familjaret cdo dite, duke krijuar personazhe te reja qe performonte ne shtepi dhe me moshatare.
Marsi i vitit 1977 ishte i zi per te gjithe Shqiptaret. Nuk me shqiten nga medja ato net. Kthehem vone ne darke. Makina Foristrada me njerez te armatosur deri ne cmenduari benin thirrje qe qytetart duhen te largohen dhe te boshatisin shtepite mbasi do te shperthejne depot e armeve dhe marina bashke me predhat e katrave silurues Bashkeshortja ime kishte marre nje cante ne krah dhe sy binjaket , te cilet nuk e kishin mbushur nje muaj dhe po behej gati te largohej. E ktheva ne shtepi, duke e qetesuar se asgje nuk do te ndodhe pervec se do te rrembejne anijet ushtarake dhe do te vjedhin te gjithe municionin. Ashtu ndoshi. Gjithe naten lukonia e vjedhjeve dhe e te shtenave kishte marre pushtetin. Ne keto kushte te terrorit dhe ajrit te mbushur deri ne qelize me dinamit shume falmije u laguan.
Kete fat e pati edhe familja e nderuar Ujkaj nga qyteti i Shengjinit . Nje nga ato netet e Marsit te 1997 ne vend qe te uleshin per te ngrene darke paketuan nje sasi te vogel veshmbathjesh dhe u drejtuamn tek bregdeti i qytetit sebashku me nje numer te madh bashkqytetaresh ne pritje te nje anijeje qe do ti dergonte ne brigjet e shtetit Italian per shkak turbullimesh dhe lufte brenda shtetit tone.
Nje periudhe te gjate ne kampe refugiatesh… Pas disa vitesh shoqata te ndryshme italiane katolike, te cilat u vendosen edhe ne Shengjin duke themeluatr nje Institut dhe duke ngritur kishen e re, situata dha nje drite shprese se do te permisohej. Me kete shprese ne sy familja Ujka u kthe ne qyet dhe mori detyra me te veshtira per vete ne sherbim te qytetareve sidomos ne sektorin e arsimit dhe te shendetesise me te goditurit nga traumat e marsit.
Vitet kaluan dhe Xhuliano u rrita serish po me te njejten fryme argetimi qe pati perpara gjithe atyre eksperiencave. Ne nje moshe shume te vogel, me 13 tetor te 2007 u perballua me humbjen e babait te tij qe influencoj rende te mosha e tij e njome. Gjate asaj periudhe plot brega dhe plage ne zemer ai nuk i ndepreu studimet. Vazhdoi gjimnazin “Hydajet Lezha” ne Lezhe ku arriti nje cilesi te lart ne nota dhe interesim te vacante ne ceshtjet sociale qe rrethonin adoleshentet dhe bashkmoshataret e tij. Pikerisht per ate arsye duke qene se ishte dhe vete me perpara viktime e substancave te ndryshme vendosi te reagoje kundra saj.
Po c’eshte zeri i ketij njeriu qe kerkon ta sfidoje edhe horizontin?! Nje filozof shqiptar thote se dija e beri njeriun njeri!
“Menyra e vetme qe arrita te konsideroj nje nder me frytdhenese dhe qe ishte ajo qe une dija te beja me mire ishte ajo e realizimit te nje filmi te xhiruar ne qytetin tim qe pikerisht perballet me keto probleme. Skenarin e filmit e shkrujta vete te bazuar ne ekperienca qe une kisha kaluar dhe vete dhe tek shoket e mi te shkolles. Per arsye te temes qe ishte shume e rende, personat qe mundova te kontaktoj per realizim e tij me dhane pergjigje negative dhe duke qene se une nuk isha i disponueshem vendosa ta marr persiper vete situaten. Gjate gjithe asaj kohe e vetmja gje qe jeta me ka mesuar eshte se nese ke nje qellim ne rrugen tende, nuk duhet te lejosh pengesa te ndryshme te ndalojne nga realizimi i tij. Ne ate moment per realizimin e filmit vendosa ta realizoja vete duke bere dhe regjizorin dhe aktorin ne te. Filmi u xhirue ne 2010 ne ambjete te ndryshme te Lezhes. Te rinje te tjere te qytetit qe pane qe kishte nje menyre per tu perballur me problemet qe mbase deri para pak kohesh nuk kishin guximin te shfaqeshin.
Ne ate moment personalisht nuk isha ne nje stad shpirteror, fort te mjaftushem per tu perballur me ate sfide dhe me gjykimet dhe mosperkrahjen e shume njerezve, por brenda vetes e dija qe ishte zgjidhja me e mire dhe familja ime ( mami dhe motrat ) nuk me lane vetem per asnje hap te atij procesi dhe ajo siguri me ndihmoj shume ne procesin e realizimit te tij. Filmi u titulla “Vrasesi i heshtur” dhe premieren e pati ne pallatin primar te kultures se qytetit me date 1 Dhjetor 2010. Qe ne shfaqejen e tij te pare mbushi sallen plot me njerez duke e mbingarkuar mbi kapacitetin maksimal te njerezve qe ndertesa mund te perballonte duke detyruar numer te madh njerezish te prisnin shfaqjen e rralles. Filmi u shfaq per 3 dite me rralle nga oret e mesdrekes deri ne mbasdite vone. Dhe ne cdo shfaqje auditori ishte plot. Per shkak te impaktit qe pati filmi u fut ne historin e qytetit dhe qe ne 2010 u shfaqet me date 1 Dhjetor qe eshte dhe dita nderkombetare e Sides te cdo viti i gjimnazisteve te qytetit!”
Po pas suksesit te atij projekti?!
“Mbasi perfundova ate projek rilindi dhe nje here ne mua deshira e vjeter qe ishte zbehur ne mua. Ajo e aktrimit. Gjithsesi per arsye te situatave te ndryshme dhe frikes te se ardhmes ne perfundim te gjimnazit fillova studimet ne Universitetin e Verones (Italy) per mjekesi. Jeta verpon ne menyra shume misterioze dhe mbas nje aksidenti qe mami pesoj une e rigjeta veten duke krijuar dhe nje here ato personazhet qe kisha zhvilluar qe femijeri, duke argetuar dhe nje here familjen mbas asaj periudhe te veshtire. Dhe nje here vura re qe Xhuliano i vertet nuk ndihesha, nderkohe qe merrja pjese ne operacione te ndryshme te sallave te spitalit ne Itali pamvaresisht se pasionin per mjeksine e kam patur ne mua poshatu, gjithsesi Xhuliano i vertet ndihesha nderkohe qe performoja dhe ne vitin 2014 mu dha mundesia qe te performoj nje monolog te vogel nga aktori legjend James Dean ne filmin e tij Rebel Without a Casue dhe isha ne konkurim me mbi 200 persona te tjere. Audicioni zgjati 2 dite dhe ne fund fitimtari isha une. Qe aty nuk pata me asnje dyshim qe e ardhmja ime do zhvillhej rreth aktrimit. Mora pjese ne nje audicion ne Catania ( Italy ) per nje talent based scholarship e ofruar nga New York Film Academy.
U transferova ne Los Angeles dhe mbarova studimet per aktrim ne New York Film Academy.!”
Si erdhet ne SHB?!
“Une erdha ne USA mbasi fitova nje talent based scholarship, dhe studiova ne New York Film Academy ne Los Angeles. Mbas perfunidimit te studimeve ne NYFA kalova me sukses audicionin per te marr pjese ne shkollen dhe grupin me te njohur The groundlings. With alumni like Jack Black, Melissa Mc Carthy, Lisa Kudrow and many more. Kam marr pjese ne filma te ndryshem ne periudhen e fundit. Filmat qe jane te vendosura te paraqiten ne Netfilix nga janari i 2017 jane dy. I pari eshte drama Trip House, nje histori e vertet qe zhvillohet ne 1970 ne Los Angeles rreth nje doktori me probleme mendore qe sillet neper te madhen Sunset boulevard dhe mbledh ato personat qe kan hupur rrugen e tyre ne jete dhe gjenden pa qellime dhe arritje. Mbi to eksperimenton droga dhe medikamente te ndryshme, duke kaluar limitet e humanes!”
Ne cilat ambicje rrjedhin tani planet tuaja!
“Le te vazhdojme biseden me filmin tjeter ku une marr pjese. Eshte nje docu-komedi e jashtezakonshme e titulluar Cosplay Universe. Me nje pafundesi personazhesh komike te moshave te ndryshme. Ky projekt ka filluar xhirimet me kohe dhe perfundoi ne fillimet e qershorit te keti viti. Nje nga legjenad me te medha ne Hollywood merr pjese te kete projekt. I madhi Stan Lee qe eshte krijuesi i botes Marvel ( Avangers , Iron Man , Spider Man ect ) Dhe ky projekt do transmetohet ne Netflix ne Janar te 2017. Gjate kesaj kohe po punoj ne realizimin e nje comedie TV show te krijuar nga une ku bazohet pothuajse 80% ne ngjarje te verteta. Ne takimin e dy personazheve ekstremisht te ndryshem me njeri tjetrin por qe per nje arsye apo tjeter behen shoke te medhej dhe pekrahin njeri-tjetrin ne realizimin e qellimeve te tyre ne jete.
Deri tani jam ne fazat e shkrimit te skenarit dhe ne kerkimin e nje mundesie per produksion. Gjithashtu kam nje skenar te shkruar qe zhvillohet ne Shqiperi rreth dy te rinjeve qe gjejne njeri- tjetrin ne rrethana te jashte imagjinueshme dhe qe nga instiket primare te mbijeteses dhe impulsit “vrit ose je i vrare” arrijne te krijojne nje raport ku sjellin dhe nje here tek njeri- tjetri aftesine e “njeriut” per tu kujdesur per ate qe do. Qe ne janar te ketij viti jam ne kerkim produksioni ne Shqiperi sepse do doja ta xhiroja ne Shqiperi dhe ta paraqes ne Oscar!”
Nepermjet nje lidhje me e-mail, te cilin ma dergoi e ema e Xhulios, Liza, arrita te marr nga shporta e shenjte e suksesit te tij ne Amerike kete informacion me shprese se ne nje dite do te jemi ne salle kur te thirret emiri i Xhulianos ne fitimin e titullit te merituar Oscar. Ai eshte afer. Kurajo dhe shprese Xhuliano! Sepse kete e kane treguar shume shqiptare se jane sot yje te Hollywood-it! Pse jo edhe ti neser me ndihme te Zotit!
Detroit, 8 gusht 2016.