• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ëndrra e vdekjes sime

January 29, 2016 by dgreca

Paluzza/
Nga Gentur Lleshi*/
Ende nuk e kishim mbledhur veten, kur na thanë se do të niseshim. Treni do të sulmonte në mbrëmje dhe ne do të hipnim rrëmujshëm në të. Deti, udhëti­mi drejt Barit, anija e famshme panameze me çimen­to, mundimi i bukur dhe ankthi magjik, na dukeshin gjëra të harruara.
Ku do të na çonin? Nuk e dinim. Në një kamp? Apo në një repart ushtarak? Ishim të drithëruar nga kureshtja. Tanimë të veshur ala evropiançe, me rroba të tjera (tonat, unë e di që ju kini merak, i hodhëm diku në koshin e plehrave!), të ngrënë dhe me ushqim të thatë me vete. Domethënë do të shkonim larg. Dikush tha se do të shkonim në Alpe, kufi me Aus­trinë. O Zoti im, për mua mali ka qenë i dashur, se edhe te gjyshja ime (më e mirë se ajo zor se gjendet njeri tjetër në botë!) pranë malit me emrin Shpirag unë rrija thuajse gjatë gjithë verës. Përnjimend po më dukej se po shkoja atje. Zemra ime, ajo e di sesi po e duron mallin e luajtur mendsh, po gufon dhe po hidhet përpjetë, siç hidhen zogjtë kur ua presin kokën. Se edhe zemrës sime ia kanë prerë kokën, qëkurse u largova nga shtëpia ime e dashur, që kur i ika vjedhurazi mamit tim, të shtrenjtës sime, me atë që këmbeja kush e di sa fjalë kundërshtimi, pa ia thyer asnjëherë zemrën e butë. Zemra ime (më vjen keq për të, se vuan!) dhemb edhe për babin që ka ngritur sa e sa projekte për mua, për vëllain tim të vetëm që nuk rrimë dot një çast pa e ngacmuar njëri-tjetrin! Zoti im i madh, malli po më mbyt, por unë e kam zgjedhur tani rrugën time dhe do të eci në të. Prandaj po shkoj drejt Alpeve.
Një pushim në Ankona. Pushimi tjetër në Bolonja. Ndërrim trenash në Mestre. Një ndalesë e shkurtër në Udine. Njëzetedy orë udhëtim.
Aty na thanë se po shkonim në Paluzza, në zemër të Alpeve. Do të ndiqnim Tagliamentin, lumin e kulluar të Alpeve, që si zbret në fushën udineze, fshihet nën tokë.
Ja dhe Paluzza. Ç’ajër i pastër! Dëbora e bardhë e Alpeve, një bukuri e egër dhe që nuk ia gjen dot aq lehtë shoqen në botë.
Tagliamenti rridhte nën këmbët tona, i kthjellët si Valbona jonë. Të kujtohet, babi kur qemë bashkë të dy në Valbonë me teatrin e Beratit? Zumë peshq dhe e hëngrëm drekën në vendburimin e saj, mu në gji të Jezercës. Ishin me ne shkrimtari Fatos Kon­goli, aktorja Liri Lushi dhe shokët e tu Ilir Pipiria dhe Sokol Progni. Të kujtohet se si u marros asaj dreke shkrimtari Fatos Kongoli pas Lirisë? Po ujët smerald të Valbonës, madhështia e maleve dhe pyjet kryeneçë? Ah, ishte rruga gjithë çakëll tym e gurë që e prishte magjinë e Alpeve tona.
Kurse këtu nuk ka rrugë me tym. Këtu ka një pastërti dhe një ajër që nuk ngopesh dot kurrë. Malet janë aq pranë, sa të duket sikur do të bien mbi Paluzza. Bën ca ftohtë, por jemi të veshur mirë.
Reparti ku jemi strehuar është jo si ato që janë në Shqipëri. Këtu ka rregull të përsosur dhe fjetorja është një pallat i madh alpin. Unë fle me një shok nga Durrësi në katin e katërt dhoma e cepit. Shiko­jeni në fotografi.
Hë, meqë po më shihni në foto, jam rritur ca? Po, po, edhe jam burrëruar. Më ka kapur dikush nga flokët dhe më tërheq lart. Besoj se nuk do të jem aq i gjatë sa Ariani. Kam plot shokë nga Berati. Djali i Nehat Fugës, me të cilin ikëm atë pasdite të 6 mar­sit, nuk është me mua. Fati na mbajti bashkë vetëm tri ditë.
Paluzza, kjo qytezë alpine, është edhe e madhe, edhe e vogël. Kisha e saj është nga më të bukurat. Dikush më dhuroi një biçikletë, po jua dërgoj në foto. E di që ajo do të mbulohet nga të puthurat. Po edhe unë buzët e mia i kam ngjitur aty dhe ju puth të gjithëve.
Kam dalë përditë në Paluzza. Dua të gjej një punë dhe ta fitoj jetën me duart e mia. Besoj se këto ditë do të punoj për ca kohë në një ndërmarrje druri. Ju e dini sa e dua unë drurin. A nuk isha një dru-gdhendës i zoti nga klasa e pestë dhe sa mbarova të tetën? Rrethi jashtëshkollor i xhaxhi Mitit (Topi) u bë nxitës për mua. Tani që jam i pavarur në jetën time, besoj se druri do të më bëhet edhe më i dashur.
Paluzza qan përditë. T’ia shikoni lotët si i kullojnë çurg nga strehët e kallkanosura. Paluzza me lotët e saj ia shton ujin Tagliamentit. Paluzza i ka sytë të gjelbër si pishat e saj dhe ato të Alpeve. Nuk kam parë sy më të bukur se të sajët.
Jemi 400 shqiptarë. Na duan banorët e Paluzz-ës. Edhe ne ndihemi mirë brenda vështrimeve të ngroh­ta. Sado ftohtë të bëjë, nuk ka rrobë më të ngrohtë se sa vështrimi njerëzor! Edhe lakuriq të jesh! Ndi­hesh jo i braktisur, jo në mëshirën e fatit.
E di, ne nuk do të rrimë gjatë këtu. Prandaj duam vetë të gjejmë një pikëlidhje. Duam të kërkojmë jetën dhe jo mëshirën. Mëshira të vret, të vret në shpirt dhe të mëson keq. E, ja, a nuk po flas me fjalët e tua, babi? Prandaj hiqe merakun dhe me dorën tënde, të lutem, fshija lotët mamit.
…Mbrëmë e pashë në ëndërr Arianin. Kam qe­shur aq shumë, sa shoku im u zgjua. Unë sikur isha fshehur (njëlloj si atëherë kur isha i vogël) nën tavolinë dhe e pickova. Ai ulëriti dhe më kërkonte. Vrapo unë e vrapo ai, kur më kapi më në fund. Ku thoni ju? Mu tek porta e këtij reparti, në Paluzza!…
Basalghelle, 13. 07. 1992
Letër dërguar prindërve dhe vëllait, ruhet në familje.
*(pjesë nga libri «Ëndrra e vdekjes sime», bot. III, 2014)

Filed Under: ESSE Tagged With: «Ëndrra e vdekjes sime», Xhevair Lleshi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT