• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fol për Kosovën, por mos intrigo kundër Kosovës, zoti kryeministër?!

May 3, 2019 by dgreca

Shkruan: Enver Bytyçi/

 Presioni që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kanë bërë kryeministrit Haradinaj është bërë temë diskutimi e replikash të ndërsjellta midis protagonistëve dhe pjesmarrësve në Samitin e Berlinit. Kryeministri I Kosovës i akuzoi publikisht të dy “vëllezërit siamezë pro serbë”, Ramën dhe Thaçin se “ata i kanë bërë më shumë presion për taksën sesa vetë Vuçiq në Berlin”! Edi Rama u përgjigj me formulën e tij standard kur i djeg e vërteta se “Askush nuk më ndalon të flas për Kosovën”! Këtë lloj formule ai e ka shpreh në publik sa herë është zënë ngushtë dhe nuk ka patur përgjigje për kritikat që i janë bërë në raportet e tij me Kosovën. Ndërkaq e vërteta është se zoti Rama, bashkë me Hashim Thaçin dhe Baton Stanishiqin nuk flasin për Kosvën, por intrigojnë kundër saj. Nëse rendisim të gjitha deklaratat e tyre, atëherë secili do të shohë se në diskursin dhe veprimtarinë e këtyre tre protagonistëve të ndarjes së territorit të Kosovës ka vetëm intrigë, shejtanllëk, gënjeshtër, maska, mashtrime, me një objektiv të vetëm, të realizojnë me çdo kusht projektin e Beogradit për Serbinë e Madhe. Samiti i Berlinit ishte një dështim i madh për ta, por nuk e ka varrosur projektin serb të shkëmbimit të kufijve me Kosovën. Me datën 7 maj Aleksandër Vuçiq do të jetë në Itali për të kurdisur dhe njëherë tik-taket e orës së këtij plani dhe një ditë më pas do të vijë në Tiranë, me qëllim që të rekordojë punën në koordinim me Edi Ramën. Atë ditë në Tiranë do të jenë edhe Hashim Thaçi e Baton Stanishiqi. Këta të katër do të takohen jashtë kamerave e në fshehtësi nga publiku, me qëllim që të projektojnë kundërmasat në kundërpërgjigje ndaj Berlinit. Këtu do të jemi dhe do të shohim se cila do të jetë intriga e radhës kundër Kosovës! Dhe përsëri Edi Rama do ta justifikojë intrigën e tij me formulën “Askush nuk më ndalon të flas për Kosovën”! Këta të katër nuk do të flasin më 8-9 maj për Kosovën, por kundër Kosovës. Atyre do t’u vijë në ndihmë gjithashtu viktima tjetër e Berlinit, Frederica Mogherini, e cila do të jetë ato dy ditë në Tiranë. Prej së paku katër vitesh ata kanë folur dhe kanë vepruar ethshëm kundër saj, kundër shtetësisë së Kosovës, kundër integritetit territorial të saj, kundër institucioneve dhe kushtetutës kosovare. Këtë punë do të vijojnë ta bëjnë edhe pas Berlinit. Të qenit kundër nuk është njëjtë me të folurit për diçka. Këta liderë, tre shqiptaro-serbë dhe një serb bashkë me Mogherinin, janë bërë bashkë jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër Bosnjë-Hercegovinës, kundër Maqedonisë së Veriut, kundër Malit të Zi dhe vendeve të tjera të Europës Lindore ku jetojnë pakica të rëndësishme. Nëse ndodh me Kosovën shkohet te shpërbërja e këtyre shteteve. Në Berlin kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës foli hapur për rrezikun që përbën vepra antiKosovë e presidentit serb, presidentit kosovar dhe kyzeministrit shqiptar. Por edhe presioni për heqjen e taksës nga ana e Ramës dhe Thaçit e ka intrigën e vet. Baton Haxhiu e trajtonte si tragjedi përgjigjen negative të Haradinajt dhënë presidentit Macron për këtë çeshtje. Në fakt tragjedi do të ishte nëse Haradinaj e heq taksën ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë. Në këtë çeshtje gjithashtu Kadri Veseli u shfaq në favor të kërkesës së Beogradit për heqjen ose suspendimin e taksës me pretendimin se ajo e ka kryer tashmë funksionin e saj. E vërteta është se të gjithë këta me heqjen e taksës synojnë largimin e Haradinajt nga posti i kryeministrit. Që Vuçiq, Thaç, Rama e Baton Stanishiqi nuk duan ta shohin Ramush Haradinajn në krye të ekzekutivit të Kosovës, kjo tashmë është e provuar. Shkaku është se Haradinaj, siç shkruante Der Spiegel, pengoi planin e tjetërsimit të territorit të Kosovës. Dhe me qëllim që ky plan të rikthehet në skenë atyre u duhet të largojnë taksën e bashkë me taksën edhe autorin e saj, Ramush Haradinajn. Kjo është intriga e radhës që Edi Rama ka përdor në Samitin e Berinit kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj. Me një gur të vrasë dy zogj: Edhe ta realizojë projektin e penguar në Berlin të ndarjes së Kosovës, edhe të hiqet para Merkel e Macron si faktor në Ballkan, për shkak të rënies së krediteve nga kriza politike në Shqipëri. Rama, Thaçi, Batoni janë tashmë të pabesueshëm në opinionin shqiptar. Ata duhen izoluar si mashtruesit më të mëdhenj në historinë e shqiptarisë, jo vetëm si njerëzit që punojnë më së shumti kundër Kosovës e pro Serbisë. Nisur nga faktet e shumta dhe lodhja që këta njerëz pa dinjitet e pa atdhe na kanë shkaktuar do të doja që këta të bojkotohen, të mos shihen në ekranet televizive, të mos dëgjohën se çfarë thonë, të mos ndiqen në deklarata që bëjnë, madje të mos intervistohen dhe të abondonohen edhe në rastet kur thërrasin konferenca shtypi, sepse njerëzit janë lodhur nga intrigat, mashtrimet dhe gënjeshttrat e tyre. Tiranë, më 03.05.2019

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci-Kosova-Kryeministri

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT