Nga Enver Bytyçi/I zënë në befasi nga lëvizja shah-mat që i bëri kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Rama ka shfaqur shenja lodhjeje dhe dobësie. Megjithatë duhet besuar se ai ka një plan A dhe një plan B. Protesta e opozitës dhe paralajmërimet e Bashës për të mos marrë pjesë në çertifikimin e zgjedhjeve farsë e të manipuluara kanë bërë që parlamenti dhe komisionet parlamentare të jenë të paralizuara. Ndërkaq replikat në distancë midis përfaqësuesve të dy partive të koalicionit, PS-së dhe LSI-së, së bashku me mungesën e opozitës në parlament kanë bllokuar jetën parlammentare në vend. Disa institucione të shtetit shqiptar veprojnë në mungesë të institucionalizimit të tyre e ndërkohë në prill pritet të fillojë proçedura e zgjedhjes së presidentit të Republikës. Ndërkaq opozita mund të bllokojë edhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këto kushte Edi Rama është i detyruar ose të pranojë dorëheqjen dhe kushtin e opozitës për qeveri teknike e shtyrjen e zgjedhjeve, ose të rezistojë në modelin e rezistencës së liderëve autoritarë oligarkë e diktatorë. Rezistenca e llojit diktatorial është njëra alternativë e tij, por edhe një mundësi e favorizuar për shkak të lidhjeve të tij me krimin e trafiqet e drogës, si dhe me politikën dhe lidershipin rus. Fijet e këtyre lidhjeve të sektit të Rilindjes i mban në dorën e tij i biri i diktatorit, Ilir Hoxha. Sipas diplomatit amerikan, Adam Ereli, Shqipëria, një vend I shndërruar në prodhuesin numër një të marijuhanës në Europë, ka një lidership në pushtet të lidhur me Rusinë. Të njëjtën gjë shprehu raporti i DASH për situatën e kriminalitetit dhe korrupsionit në vendin tonë. Zoti Rama ka si interes të tij themelor “fitoren” e një mandadti të dytë, me ose pa LSI-në. Për këtë arësye ka mundësi që ai të pranojë një qeveri me bazë të gjerë e të pranuar nga të gjithë aktorët politikë, me kusht që zgjedhjet të mos shtyhen. Qershori është koha ideale për të që ai të ketë mundësi edhe pa qenë kryeministër të manipulojë, bëjë presion dhe imponojë rezultatin zgjedhor. Kanabistët në qershor i kanë mbjellë plantacionet e hashashit dhe për interes të parave të drogës bëhen të gjithë bashkë në mbështetje të kryekanabistëve rilindas. Ndërsa në shtator e më tutje kjo mundësi zvoglohet në maksimum për shkak se qeveria e re teknike do të ketë dettyrim shkatërrimin e drogës dhe kanabisit, krahas përgatitjeve për zgjedhjet. Ndaj kërkesa e shtyrjes së zgjedhjeve e tmerron Edi Ramën. Opozita duhet të bëjë presion deri në fund që krahas qeverisë teknike të pranuar prej saj të imponojë shtyrjen e zgjedhjeve. Ndryshe aksioni i saj nuk do të kishte kuptim. Tentakulat dhe rrjeti i krimit e trafiqeve janë organizuar dhe shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Këto tentakula duhen shkulur nga rrënjët përpara se të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Dhe kjo kërkon kohën e vet, e cila kurrësesi nuk mund të përkojë me 18 qershorin. Mesa duket këtij qëllimi i shërben edhe vizita e kreut të opozitës në SHBA. Mbështetja ndërkombëtare, para së gjithash e administratës amerikane, është thuajse gjysma e punës për të arritur në finish. Nëse realizohet kjo, pra shtyrja e zgjedhjeve me qeveri teknike, Rama do të tentojë më pas planin B të tij, destabilizimin e vendit, për të fajësuar opozitën, si shkaktare të anarkisë. Nga deklarimet e zotit Rama të ditëve të fundit marrim vesh se kryeministri ka në fakt në planet e tij destabilizimin e Shqipërisë. Ai po përmend vazhdimisht ngjarjet e vitit 1997, si model të destabilizimit të vendit. Madje kishte vënë në këtë rol akademikun kosovar, Rexhep Qosja. Ky i fundit revoltën e Ramës dhe miqve të tij në vitin 1997 e pati konsideruar si “kryengritje të vonuar”. Ndërsa tani, në një valë me Tiranën zyrtare, por në invers, kërcënon nga skaji tjetër, është bërë bashkë me Rilindjen në pushtet. Para 20 viteve e konsideronte progress shkatërrimin e shtetit, tani e konsideron regres protestën kundër qeverisë. Të dy këta, Edi dhe Xhepi, po bëjnë këto ditë akuza sipas të cilave “Opozita në Çadrën e Lirisë qenka një opozitë anti-shtet, kundërrevolucionare”, duke dhënë mesazhin se kësaj radhe revolucioni do të vijë nga “shtetbërësi” Edi Rama. Kështu ata edhe kur janë me rebeluesit kundër institucioneve të shtetit (mars 1997), edhe kur janë në krye të institucioneve dhe kundër rebeluesve (mars 2017) na shfaqen si revolucionarë përparimtarë, që kanë si qëllim as më pak e as më shumë se (pu)shtetin e lidhur me krimin dhe lindjen ruse. Duket qartë se Rama do ta përdorë kartën e destabilizimit të Shqipërisë si presion të brendshëm e të jashtëm. Eshtë tashmë e ditur se shumica dërmuese e shqiptarëve, përfshirë demokratët, nuk e duan destabilizimin e konfliktin social në Shqipëri, janë kundër anarkisë dhe luftës civile. Këtë e dëshmon fakti se Çadra e Lirisë për më shumë se një muaj nuk ka prodhuar asnjë incident, pavarësisht provokimeve të qeverisë dhe kryeministrit shqiptar. Në fakt kryeministri shqiptar me kërcënimin për përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1997 më shumë ka për qëllim të tremb e frikësojë bashkësinë ndërkombëtare, sesa opozitën. Kjo, sepse zoti Rama i druhet unifikimit politik të faktorit ndërkombëtar sa i përket denoncimit që tashmë media perendimore i bën çdo ditë pasoja kriminale të qeverisjes së Rilindjes. Edhe nëse ende gjenden sorosistë të Brukselit, të cilët mbështesin kryeministrin më të inkriminuar në Europë, administrata amerikane dhe shumëkush në BE janë vetëdijësuar se problem në Shqipëri nuk është droga, krimi, trafiqet, korrupsioni, por është qeveria e zotit Rama, e cila jo vetëm bashkëpunon me organizatat kriminale, por ka projektuar veprimtarinë dhe produktin e kësaj veprimtarie kriminale. Ndaj duket qartë se bota demokratike do të pozicionohet qartë kundër një oligarkie e një kryeministri të tillë. Ndaj zoti Rama përdor dordolecin e planit B, atë të shkatërrimit të Shqipërisë, pse jo edhe të rajonit, nëse opozita shqiptare nuk pranon kushtin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 18 qershor. Më me leverdi për Ramën do të ishte krijimi i trazirave në rajon, sepse në këtë rast ai do të lante duart nga përgjegjësia direkte politike e juridike. Por forca e liderit global është dobësuar aq shumë sa tashmë dhe kolegu e miku i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç, po e bllokon të japë intervista në konferenca shtypi pas samiteve ndërkombëtare. Për destabilizimin e rajonit Rama u përpoq e përpiqet të kapërcejë gardhin e Prishtinës e të Shkupit në ndihmë të realizimit të ndonjë skenari rus të destabilizimit për ta përdorur këtë si kartë të shpëtimit të pushtetit të tij të pakufiizuar personal. E ka dëgjuar dikush zotin Rama të dënojë ndërhyrjen ruse për grusht shteti në Mal të Zi?! Grushtin e shtetit në Turqi ai e dënoi menjëherë, fill pas presidentit rus, Vladimir Putin.Prandaj duhet bërë kujdes. Derri i plagosur është shumë herë më i rrezikshëm sesa një tufë derrash, të cilët nuk kanë në ndjekje gjuetarin.
Dallimi midis pragmatistëve oligarkë dhe liberalë
Nga Enver Bytyçi /
Ka dy lloj pragmatistesh: Pragmatiste oligarke dhe pragmatiste liberale! Te paret jane mafioze, me lidhje kriminale, te etur per pasuri, makuter qe shohin vetem thesin ta mbushin.
Inhumaniteti e bashkepunimi me krimin eshte tipari themelor i pragmatisteve oligarke. Ndersa humanizmi, dhenia e drejtesise, respekti per te vobegtet e te dobetit, kufizimi i fuqise se te fortit jane tipate te pragmatizmit liberal. Per oligarket individi shkelet me kembe, por jo nga kolektivi si ne diktature, nga oligarkia qe sundon. Per liberalet eshte individi ne themelin e filozofise se zhvillimit. Oligarket bejne llogari persoale ose lobiste, forcojne lidhjet ne grup, aplikojne kodet e besnikerise mafioze, jane pragmatiste ne lidhjet me njeri-tjetrin ne grupin perkates, por jane te dhunshem per ata qe “tradhetojne” interesat e grupit.
Per liberalet nuk erkziston nocioni “tradheti”, sepse ata i permbahen parimit te transparences e kur gjithçka zhvillohet ne syte e publikut, tradhetia nuk ekziston. Tradhetite ekzistojne kur ekzistojne pale, qofshin keto dhe dy persona ne lidhje partneriteti. Liberalet nuk e njohin konceptin e pales, nuk vuajne nga kompleksi i intriges. Prandaj nuk e njohin nocionin e tradhetise. Ata punojne ne grup. Oligarket nuk e izolojne veten si diktatoret. Ata gjejne partneret e tyre nderkombetare. Prandaj quhen pragmatiste! Ne dobi te pasurise dhe pushtetit oligarkik ata nuk njohin parime. Kryesisht mafiozet, klanet, klientelat ose partneret ne qeverisje ose jo ne vende te tjera jane lidhjet e oligarkeve.
Oligarket nuk jane vetem ne pushtet. Ata krijojne partneritete. Psh ky partneriteti privat-publik i shpikur dhe aplikuar keto kater vite ne Shqiperi eshte partneritet oligarkesh. Kjo do te thote se oligarket ne pushtet nuk mund te quhen te tille, nese nuk kane ne rrethin e tyre te oligarkise edhe pjesen tjeter “luajale” te biznesit, si dhe pushteteve te tjera, veçmas te medias. Liberalet demokrate jane domozdoshmerisht pragmatiste ne kuptimin e ndertimit te shtetit sipas dobise nacionale, sipas interesit kombetar dhe ndertojne çdo marredhenie ne varesi te ketij interesi. Ndaj liberalet demokrate nuk mund te sillen si manipulatore, si mashtrues, si rrenacake ne publik, e per pasoje nuk lind nevoja per manipulimin e medias. Oligarket forcojne pozitat financiare, me qellim qe te perjetesojne pushtetin permes shit-blerjes se votes.
Gjate ushtrimit te qeverisjes forcojne asetet financiare me qellim qe te dhunojne voten e lire e me pas ne çdo cikel qeverisjeje bejne te njejten gje. Mbledhin para per t’i shperndare ne zgjedhje, vjedhin buxhetin e shtetit per te rimbushur thesin e oligarkise. Liberalet demokrate sundojne me pushtetin e moralit politik, udhehiqen nga parime pragmatiste, ku ne qender qendron njeriu, humanizmi. Prandaj dhe liberalet demokrate nuk frikesohen nga rrotacioni. Edhe ata perballen me krizen e zhvillimit. Por kane aftesine qe permes logjikes se pragmatizmit te gjejne zgjidhje brenda sistemit demokratik funksional. Oligarket i gjejne zgjidhjet vetem te mashtrimi dhe bashkepunimi pragmatist ne grupin oligarkik, ne dem te interesave te individit dhe te vendit, kombit.
Nëse nuk di, pyet o burrë!
Bravo zoti Rama! Nëse nuk di, pyet o burrë!/
Nga Enver Bytyci/
Mbrëmë përmes një interviste të zëdhënësit të BDI-së në Maqedoni, Artan Grubi, mësuam se marrëveshja e partive politike shqiptare na qenka firmosur në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në emision, gjatë intervistës, u shfaq vazhdimisht një foto e tryezës së bisedimeve dhe nënshkrimeve, nën mbikëqyrjen e zotit Rama. Ndërsa sot kemi produktin negativ të këtij akti:
- Produkti kryesor është bllokimi i institucioneve të Maqedonisë, një akt ky i mirëllogaritur nga vetë presidenti i vendit, Igor Ivanov, për të krijuar alibinë e tij për bllokimin e jetës institucionale në këtë vend. Kjo përbën një pengesë të rrezikshme me mundësi potenciale për të sjellë në vëmendje e përsëritur ngjarjet e pranverës së vitit 2001. Megjithatë unë besoj se Maqedonia nuk do të shkojë deri në një përplasje të tillë. Kjo sepse atëherë ishin shqiptarët nismëtarët dhe autorët e nisjes së konsflitit, ndërkohë që sot duken krejt të qetë e të painteresuar për një gjë të tillë. Interesi ynë është stabiliteti e paqja në Maqedoni. Çdo konflikt atje do të sillte pasoja katastrofale për perspektivën e shqiptarëve. Ndersa Gruevski, Ivanovi e të tjerë mundet të kenë si interes konfliktin dhe destabilitetin. Zoti Rama ua dha alibinë për një përpjekje të tillë! Beavo!
- Produkti i dytë I marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë është kriza e marrëdhënieve bilaterale midis Shkupit dhe Tiranës. Nisur nga akti formal i nënshkrimit të marrëveshjes në zyrën e Edi Ramës, presidenti maqedonas ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për atë që ai e quan “ndërhyrje të Tiranës zyrtare në punët e brendshme të Maqedonisë”. Për herë të parë artikulohet një akuzë e tillë e mbështetur në një provë, të cilën kryeministri ynë ua dha peshqesh në dorë autoriteteve maqedonase në Shkup. Kjo e ka vënë në vështirësi edhe aleatin e zotit Rama, zotin Zaev, si dhe partitë shqiptare në Maqedoni.
Por ka vënë në siklet edhe miqtë e shqiptarëve në Europë e në SHBA. Eshtë e qartë se Ivanov i përdor firmat e krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni të hedhura në zyrën dhe prezencën e zotit Rama si preteks për akuza dhe refuzim të mandatimit të Zaev për formimin e qeverisë së re. Por është e vërtetë gjithashtu që zoti Rama ia dha atij këtë preteks vetë në dorë. Eshtë dhurata e kryeministrit tonë të papjekur për një politikë revanshiste antishqiptare të Gruevskit dhe Ivanovit në Maqedoni. Ky akt amatoresk i diplomacisë shqiptare dhe vetë kryeministrit tonë pa formim diplomatik erdhi për shkak të dëshirës së tij për protagonizëm. Protagonizmi është egoizëm, është mospranim i tjetrit dhe vënie e interesit vetjak mbi çdo gjë tjetër. Protagonizmi është unitarizëm, sjell arbirtrarizëm e autoritarizëm, madje është dhe mbetet nxitje e brendshme e njeriut për t’u shndërruar në diktator. Protagonizmi djeg etapat, nënçmon ekspertizën, nënvleftëson pasojat dhe shkakton trauma të pallogaritshme. Në familje e shkatërron atë. Në një rreth shoqëror rrënon kulturën e komunikimit dhe të marrëdhënies normale midis njerëzve. Në një shtet e shoqëri prodhon konflikte sociale e politike artificiale, të cilat kur plasin, shfrytëzohen për të mbuluar dështimet e një qeverisjeje të caktuar. Kjo e fundit ka ndodhur me marrëveshjen e nënshkruar në zyrën e prezencën e zotit Rama.
Argumenti se nënshkrimi në Tiranë i marrëveshjes për platformën e shqiptarëve në Maqedoni është nxitur nga egoja për protagonizëm përforcohet nëse kemi parasysh se bisedimet mund të bëheshin në Tiranë dhe aktorët e autorët e saj të ktheheshin e në një moment tjetër ta nënshkruanin atë në Shkup. Por edhe fotoja e shfaqur në media është në vetëvete një lloj karshillëku protagonistësh. E panevoshme deri në infinit. As diktatori komunist nuk do ta lejonte një idiotësi të tillë. Ky lloj egoizmi fatkeqësisht solli përmbysjen e principeve shtetërore të vendit tonë sa i përket sjelljes dhe marrëdhënieve me fqinjët. Politika dhe diplomacia jonë, e karakterizuar dhe e vlerësuar si diplomaci e ekuilibrit të admirueshëm, prodhoi nga njëra anë dy aleat miq, Serbinë dhe Turqinë dhe nga ana tjetër dy armiq, Greqinë dhe Maqedoninë. Ndërsa Mali i Zi qëndron në pjesën neutrale të politikave të qeverisë së Rilindjes, për shkak se konsiderohet “i pa rëndësishëm” për nxitjen dhe zhvillimin e protagonizmit të kryeministrit Rama. Greqia dhe Maqedonia shërbejnë gjithashtu si stmul i retorikës nacionaliste, strehë ku është futur kozmopoliti Edi Rama për shkak të nevojës për të maskuar dështimet e paimagjinueshme në politikat e brendshme.
- Kostoja e veprimit amatoreskt të zotit Rama në raport me partitë shqiptare në Maqedoni ka mundësi të kthehet në kosto për shqiptarët, kudo që jetojnë. Protagonizmin e zotit Rama do ta paguuajnë më së pari shqiptarët e Maqedonisë. Mund të jem i gabuar dhe dëshiroj që të gabohem. Por kam ndjesinë së bashkësia ndërkombëtare krahas presionit që do t’i bëjë Ivanov për dekretimin e Zaev për formimin e qeverisë së re të Shkupit, do të bëjë presion te partitë shqiptare që të heqin dorë së paku prej disa pikave kyçe të marrëveshjes në fjalë. Pse? Thjesht se kryeministrit të Shqipërisë i pëlqen të duket dhe të rrëmbejë flamuj që kurrë nuk ka dashur t’i valvitë. Pra, se zoti Rama kërkon protagonizëm dhe jo zgjidhje, kërkon duk dhe jo punë, kërkon reklamë dhe jo produkt, kërkon shou dhe jo sukses substancial. Ndërkaq ky akt do të ndëshkojë imazhin e shqiptarëve kudo ku janë, dhe mund të dëmtojë përpjekjet e Kosovës për institucionalizimin e pavarësisë së vendit, për shkak se amatorizmi dhe protagonizmi i zotit Rama do të shërbejë e po shërben si “nitrat amon” në kopshtin e shpifjeve antishqiptare, ku rritet e zhvillohet predikimi i vjetër dhe i ri, sipas të cilit, “shqiptarët përbëjnë rrezik për shpërthime të reja konfliktesh në rajon”. Këtë e shohim sidomos në retorikën e Nikoliç dhe mikut të zotit Rama, Vuçiç, në Beograd. Kështu, me dorën e tij, kryeministri ynë idiot lehtëson promovimin e tezave të propagandës serbo-sllave të kohëve të errëta për shqiptarët. Bravo zoti kryeministër! Nëse nuk di, të lutem pyet dhe konsultohu, o burrë! O burrë!
Kauza dhe misioni i Lulzim Bashës!
Nga Enver Bytyçi/
Nesër bëhen dhjetë ditë që kur opozita filloi protestën e saj kundër qeverisë së rilindjes së krimit. Dhjetë ditë nuk janë shumë, por nuk janë as pak për të kuptuar trendin e zhvillimit dhe përfundimit të kësaj proteste. Kreun e opozitës e kemi parë çdo ditë e dy herë në ditë të përballet me realitetin dhe të bëjë thirrje për rezistencë. Dy herë në ditë me një zë disi të ngjirur ai ka shpalosur gjithashtu alternativën e partisë që drejton si dhe të opozitës shqiptare. Një shembull i papërsëritshëm ky në realitetin shqiptar të këtyre 26 viteve. Kreu i opozitës në kulmin e një konflikti shfaqet para protestuesve i qetë, aspak i shtrënguar e nën presion, flet me pasion, por dhe me maturi duke na kujtuar se ai është ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij. Lulzim Bashën nuk e kemi dëgjuar, as nuk do ta dëgjojmë të kërcënojë për “kapërcim kufomash”, as për “përmbysje regjimi”, as për ndonjë akt tjetër që tremb dikë. Edhe ndërkombëtarët që nuk e duan thjesht i kërkojnë t’i japë fund bojkotit të parlamentit. Lulzim Basha dhe opozita kanë formuluar një kauzë për t’i dalë zot protestës. Ajo është kauzë politike dhe bota shqiptare duhet të kuptojë që zgjidhja e krizës së sotme është e duhet të jetë politike. Zgjedhjet e lira janë kauza e protestës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike. Ato i japin zgjidhje të gjitha kauzave të tjera, kauzës së dekanabizimit të vendit, asaj të dekriminalizimit të parlamentit, politikës e administratës shtetërore, medias së kapur në grykë nga mafia e pushtetit, si dhe dekriminalizimit ose vetingut të drejtësisë. Pa zgjedhje të lira muk ka drejtësi, nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka dekriminalizim të politikës dhe segmenteve të tjera të shoqërisë. Zgjedhjet e lira janë dhe mbeten në pikëpamje universale themeli i demokracisë. Demokracia është e papajtueshme me shtetin autoritar e diktatorial, me rritjen e rolit të individit dhe dobësimin e institucioneve, me mashtrimin dhe hipokriizinë. Të gjitha këto fenomene kanë qenë prezent në gjithë harkun kohor të një çerek shekulli në Shqipëri, ndërkohë që rilindja i dhjetë ose njëqind fishoi ato. Demokracia nuk ka të bëjë me diskriminimin dhe diskriminimi është e do të mbetet tipari kryesor i rilindjes, i krahasueshëm me shtetin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Zgjedhjet e lira janë kushti kryesor i ndryshimit të regjimit të sotëm, nëse do të duhej të perifrazonim retorikën e ish-opozitarit, sot kryeministër i Shqipërisë. Lulzim Basha, opozita, shqiptarët në protestë janë aty prej dhjetë ditësh me këtë mision, në shërbim të kësaj kauze, vendosjen në Shqipëri të standardit të zgjedhjeve të lira, që në parlament të shkojë ajka e Shqipërisë dhe jo llumi i shoqërisë, që vota e shqiptarëve të lexohet me transparencë dhe jo të manipulohet, vidhet e blihet, që ata që zgjidhen të kenë legjitimitet e si të tillë, të kenë integritetin që në bërjen e ligjeve të jenë zë i pavarur. Vetëm kështu vendi do të fillonte kthesën e madhe. Shumëkush e konsideron këtë mision të Lulzim Bashës si të pamundur. Në një farë mënyre është e arësyeshme të dyshosh për disa arësye: Arësyeja kryesore ka të bëjë me miliardat e eurove ose dollarëve, të cilat i numërojnë dhe bankojnë në skuta mafiozët, kriminelët, trafikantët, ata që shpirtin ia kanë shitur djallit dhe mendojnë e besojnë se me mbështetjen e qeverisë së rilindjes do t’i mbrojnë këto para nga ligji, e drejta, sekuestro dhe ndëshkimi. Që të mbrojnë tre milliard euro, krimi dhe kriminelët e përkëdhelur nga pushteti do të hedhin në tregun zgjedhor së paku një milliard prej tyre. Por me një milliard euro përmbys rezultatin çdo parti e president në botë, përfshirë dhe presidentin ose partitë në SHBA. Ndërsa në Shqipëri rezultati do të dilte së paku tetë me dy në favor të mafies dhe kriminelëve në pushtet. Edi Rama na thotë se nuk ka lidhje me krimin dhe kriminelët. Por Elviz Roshi, Armando Prenga, si dhe Armandot e tjerë në grupin parlamentar të rilindjes e nxjerrin atë zbuluar. Ai që bërtet çdo ditë e çdo orë për vetingun, nuk është dukur qoftë edhe njjë moment i shqetësuar për lirimin e Lulzim Berishës, për krimet e Emiljano Shullazit, për lirimin e terroristëve të “Hakmarrjes për drejtësi” e të tjera vendime, të cilat janë marrë nga gjykatat nën presionin e Gjushëve dhe vetë Edi Ramës. Ky lloj vetingu uroj të mos vijë kurrë në këtë vend. Nëse do ta bënte këtë Lulzim Basha, nesër kryeministër, edhe pse nuk më shkon, do ta gjuaja me gurë. Ndërsa Edi Ramën nuk do ta gjuaj me gurë, por së paku do të doja që gjithkush që beson te e drejta dhe e vërteta të shohë se protesta e opozitës është opsioni i vetëm për ta nxjerrë këtë vend nga moçali ku ka rënë. Ky moçal, në të cilin na ka shtyrë dhe na ka futur kjo qeverisje kriminale ka marrë erë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë e përtej Adriatikut. Dikush më tha sot se “Plasa, nuk po mundem të plotësoj dokumentet për vizë britanike, sepse e kanë futur Shqipërinë në vendet me rrezikshmëri të lartë kriminaliteti dhe si vend që eksporton terrorizëm”. Nuk desha të besoj, pasiqë në prill të vitit 2015 kisha aplikuar vetë vizë për në Britani dhe nuk pati të tilla probleme. Si u bë që në më pak se dy vjet vendi im të konsiderohet si “vend i rrezikshëm kriminal e eksportues i terrorizmit”?! Kësaj pyetje duhej t’i jepte përgjigje kryeministri Rama. Por ai është i zënë më vetingun dhe ua paraqet shqiptarëve atë si shkopi magjik për ardhmërinë e vendit. Në fakt problem nuk është drejtësia, nuk është as vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Problemi më i madh në këtë vend është qeveria e kapur nga krimi, bashkëpunimi i saj me kriminelët. Kontrolli, vetingu i qeverisë do ta shpëtonte Shqipërinë nga e keqja që e ka mbërthyer. Opozita e Lulzim Bashës këtë po bën. Kush e kupton duhet t’i bashkohet atij, kush nuk e kupton jeton ëndërrën e gomarit. Nga ana tjetër ve re se Lulzim Bashën nuk e kuptojnë shumë deputetë demokratë. Disa prej tyre janë në hall, duhet të ruajnë e të fshehin paratë e korrupsionit e trafiqeve, edhe pse këto para nuk kapin as shumën e 5 përqind të parave që ka grumbulluar rilindja nga mafia e korrupsioni. Po në fund të fundit për atë grusht demokratësh të korruptuar nuk janë pak para. Kjo kategori deputetësh e arrogantësh të tjerë duken ndonjëherë ose nuk duken fare të Çadra e Lirisë. Edhe kur duken, nuk duan të bien në sy, sidomos të medias. Një kategori tjetër e këtyre deputetëve demokratë me pasues nga mbrapa janë ata që nuk kanë besuar asnjëherë se Lulzim Basha një ditë do të bëhet lider. Këta, janë joshur nga komplimentet e Edi Ramës, të cilat ai nuk i kursen. Bëjnë opozitë me gojën vesh më vesh, hiqen se “mbrojnë interesat e shqiptarëve”, kur dalin në mbrojtje të krimit qeveritar, pasi, sipas tyre, “konsensusi për integrimin është në interes të kombit”. Pra operojnë me “nacionalizmin” dhe e gjejnë këtë si strehë të opozitarizmit kundër Bashës. Të tjerë deputetë janë të paaftë, janë numra me zero pa njësh përpara, ndaj dhe mund të konsiderohen “të pafajshëm” për “rolin” që luajnë në protestën e opozitës. Lulzim Basha duket i vetëm, edhe pse lideri historik, Berisha, i gjendet herë pas herë në krah. Por edhe pse i vetëm, ai ka mundur në dhjetë ditë të rezistojë dhe t’i frymëzojë shqiptarët, të japë shpresë e alternativa. Ka rezistuar përballë lukunisë së pushtetit mashtrues edhe pse në shpinë ka deputetë e demokratë të kapur, të paaftë e të pazotë të drejtojnë familjen e tyre. Ndërsa partitë aleate në opozitë kanë deri tani vetëm një meritë: Nuk kanë folur ende kundër protestës në mediat shqiptare. Ndërkaq mediat mbajnë si lajm të fundit protestën, ndërkohë që kryeministri, lali, Sajmua, Klosi janë në krye të lajmit. Pikërisht për këto arësye Lulzim Basha duhet komplimentuar. Rezistenca e tij është epike. Së paku deri më sot. Çfarë strategjie do të ndjekë nesër, këtë le ta shohim. Me rëndësi është të mos dorëzohet! Kauza dhe misioni i tij një ditë do të fitojnë.
Grabitësit profesionistë të shtetit dhe të bankave!
Nga Enver Bytyçi/ E enjte 9 shkurt 2017. Mesditë! Ora shënon 13.24 minuta kur në sallën operative të policisë bie telefoni për të lajmëruar atë që ndodhi në rrugën e Rinasit. Dy persona të maskuar kanë marrë në dorë një motosharrë dhe kanë sharruar automjetin e blinduar, pastaj i janë lutur rojave dhe shoferit të ulen poshtë. Kanë marrë blindin bashkë me milionat e eurove dhe diku te Rruga e Hajdutëve i kanë vu flakën. Jo parave, forgonit të blinduar. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në pesë minuta, sepse pas pesë minutash ka shkuar në vendngjarje vetë komisari i policisë së Vorës. Të gjitha këto alibi i gjeni të nderuar lexues te komunikata e policisë. Ndërsa një ditë më parë ministri i Brendshëm kumtoi atë çfarë do të ndodhte të enjten e djeshme. Ai parafajësoi firmat private të sigurisë së bankave, se gjoja këto nuk “kryejnë detyrën”, “nuk krijojnë siguri”. Ndërsa komunikata është bërë me aq eufori, sa hartuesi i saj nuk ka menduar se gjithçka është montuar. Një prolog (fjala e ministrit), një akt drame si në filmat horror e komedi njëkohësisht (ngjarja), dhe në fund epilogu i shfaqjes (Policia për katër minuta e 44 sekonda ishte në vendngjarje). Por kanë harruar të masin kohën e zgjatjes së dramës dhe horrorit të grabitjes e të grabitësve. Akti dramatik i tipit horror, sipas policisë paska ndodhur në 4 minuta e 44 sekonda. Pas kësaj kohe kronometrike policia në vendngjarje ka gjetur viktimat. Nuk ka mundur të gjejë as grabitësit “profesionistë” të trajnuar diku andej nga Evropi (thotë Artan Hoxha). Nuk ka mundur ta gjejë “të gjallë” as automjetin që transportonte milionat për në Rinas. Paratë jo e jo. Dhe kjo ndodh për të pestën herë në 24 muaj në kryeqytet. Në mbrëmjen e të enjtes skenari vijoi me debatet televizive. Maksimumi i kritikës ishte “Shteti është i paaftë”. Askush nuk shkon përtej një konstatimi kaq empirik e sipërfaqësor. Askush nuk merret me shkakun e përsëritjes së pestë të vjedhjes së bankave në kryeqytet dhe të të tretës në Rinas dhe rrugën me distacion Rinasin. Askush nuk dëshiron të shprehet me guxim e të thotë: “Hajduti është vetë shteti”! Shteti që ka fuqi të burgosë 38 mijë qytetarë thuajse të pafajshëm në një vit, ky shtet nuk paska fuqi të vendos rregull e kontroll në administrimin e vlerave monetare të vendit!!! Shteti që “viëgjëlon” dhe zbulon se një fakir fukara ka lidh energjinë për t’i dhënë fëmijës së sëmurë oksigjen e më pas e burgos atë, ky lloj shteti nuk paska fuqi të zbulojë banditët që grabitin bankat, jo njëherë, por pesë herë në dy vjet. Ky shtet që ka vënë në përgjim dhe në trysni të gjithë kundërshtarët politikë, nuk po mundka të vejë në shënjestër një grup hajdutësh të Rrugës së Hajdutëve, por mburret me arrestimin e viktimave, të cilëve ua kanë gjetur një nen në kodin penal për t’i dënuar “për shpërdorim detyre”, ose “moskryerje detyre”. Nuk ka ndodhur kjo as në vitin 1997. Ndoshta atëherë nuk kishte banditë e grabitës “profesionistë”! Ajo e djeshmja ishte ngjarja e radhës. Ishte një krim shtetëror i mirëideuar dhe mirëskenarizuar për të tredh mendjen e njerëzve, që nuk kanë haber se çfarë përfaqëson banda e grabitësve të Rilindjes. Paratë që iu vodhën një banke në rrugën e Rinasit janë para që do të përdoren për fushatën e zgjedhjeve të 18 qershorit. Ata që vodhën e grabitën dje kanë projektuar vjedhjen e grabitjen e 18 qershorit. Por para datës 18 qershor ata do të vjedhin përsëri. Dhe krahas grabitjes do të përmbyllin skenarin tjetër të mbjelljes së hashashit në çdo cep të Shqipërisë, me qëllim që t’u premtojnë kultivuesve korrjen e parcelave në këmbim të votës. Ata që grabitën dje kanë lejuar muqjin e fundit që në Shqipëri të hyjnë kontrabandë 220 milion euro farë kanabisi. Shumëzojëni për 30-40-50 këtë shunmë të harxhuar për farën dhe do ju dalë shuma që vjen nga shitja e produktit të gatshëm gjatë verës e vjeshtës që vijnë. Këta që grabitën dje do të mburren përsëri me kapjen e burgosjen e ndonjë të pabinduri ose të ndonjë fakiri, që halli i fukarallëkut e ka çuar deri te mbjellja e kanabisit. Por këta hajdutë e grabitës që ne i paguajmë me taksat tona nuk do të godasin asnjë Balil apo Habil, Rrosh apo Frrok, sepse këta do t’i përdorin në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshmë të 18 qershorit. Tan Hoxha thotë se grabitësit ishin profesionistë të përgatitur e trajnuar në vendet e Europës Perendimore! E ku qëndron problemi këtu?!, do të pyeste kryeministri ose Grisela. Dmth se këta profesionistët në pushtet që grabisin tendera, koncensione, partneritete, dmth para të thata nga buxheti i shtetit, janë të paaftë të zbulojnë ata profesionistët që grabisin me motosharrë në dorë furgonat e nbushur me valutë të huaj aty në hyrje të kryeqytetit, në mes të ditës me diell rrezatues!!! Paradoks! Profesionistët “i mungojnë” kryeministrit në profesione të ndryshme, por ai nuk ka folur asnjëherë për atë se qeverisja e tij nuk është profesionale! Atëherë do të thotë se janë bashkuar dy palë profesionistësh dhe punojnë në akord me njëri-tjetrin: Profesionistët e vjedhjes së shtetit dhe profesionistët e vjedhjes së bankave!
- « Previous Page
- 1
- …
- 11
- 12
- 13
- 14
- 15
- …
- 29
- Next Page »