• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A ka protokoll në deklarimet e tij diplomatike, Kryeministri i Shqipërisë?

April 9, 2016 by dgreca

Vetëm Enver Hoxha, i ka parë si rrezik dhe kërcënim Presidentët e SHBA/

Opinion nga Beqir Sina-New York/

NEW YORK : A ka protokoll në deklarimet e tij diplomatike, Kryeministri i Shqipërisë, lidhur me marrëdhëniet me botën, sidomos me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të cilat e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë.
Përsëri, Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë, me këto deklaratat e tij “paçavure”, do t’i quaja, ngase edhe vetë ai më pas nuk u beson më, “ngaqë nuk e di përse i bën” dhe “fjala mori dhenë”. Mbasi, që të bësh një deklaratë dhe vlerësim mbi politikanët dhe figurat politike në Shqipëri, qoftë edhe si ato që Edi Rama, bën në çdo seancë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe “zënë” vend, atje, sepse në fund të fundit ashtu janë mësuar tashmë shqiptarët, të dëgjojnë, për 50 vjet, se thërriste Enver Hoxha, për presidentët amerikanë, kohë kur në Shqipëri, shqiptarët, nuk kishin as bukë, për të ngrënë.
Por, të bësh një vlerësim të këtillë për (kandidat) Presidentin e SHBA, sot, mbas 25 vjet demokraci dhe marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën, dhe me këta presidentë, qofshin ata republikan apo demokratë, është idiotizëm i kulluar. A thua se ky Kryeministri i Shqipërisë, i vendit që është përafërsisht sa një lagje e New Yorkut, Brooklyni, nuk ka probleme të tjera të merret. Por, ai ta gjejë vendin dhe kohën nga Tirana dhe Prishtina, dhe të merret me atë se: “Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, nëse zgjidhet është kërcënim jo vetëm për Amerikën, por, simbas mendjes së tij, edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën”. Çka, më e mira do të ishte dhe ideale për një Kryeministër të Shqipërisë, apo edhe politikan të thjeshtë, apo edhe deputet të majtë e të djathtë, analist e gazetar, që Shqipëria ka plotë, “do të ishte heshtja “kapak alltani”. Dhe, që të mos të merren më, me këto vlerësime, groteske, qesharake, aspak serioze dhe të dëmshme për ne shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe diasporë.
Për vetë faktin, mbasi mendoi se asnjeri prej tyre, nuk është në gjendje dhe nuk ka as tagrin, dhe jo më fuqinë, jo e jo, të gjykojë dhe të ndikojë mbi politikën e SHBA. E cila, dihet se ështē një superfuqi e botës, dhe udhëhiqet nga njerëz të fuqishëm. Por, që të paktën për ne shqiptarët, kanë dëshmuar se SHBA, janë një partner strategjik me Shqipërinë, që, në asnjë mënyrë nuk ka rëndësi për ne shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, se kush është President, apo do të bëhet President, si në këto presidenciale: Clinton, Sanders, Trump, apo Cruz……e Kasich! Kryeministri i Shqipërisë, duhet të mësojë nga gabimet, që ai bënë gati çdo seancë në Kuvendin e Shqipërisë, ose me ato deklaratat me gazetarët, dhe ti “masë mirë” opinionet” e tij, sidomos, kur ato ai i “hedh” andej e këndej në “tym” me një “arrogancë” tipike të tijën, kur bëhet fjalë se kë do votojnë populli amerikan për në Shtëpinë e Bardhë. Sepse, kështu, ai nuk i “mat” deklarimet mbi “vlerësimet për Europën, dhe mbi figurat botërore, atyre, që udhëheqin botën sot, dhe akoma më shumë, kur Edi Rama – Kryeministër, flet si i themi ne shqiptarët edhe pa “doganë” ose popullorçe “ si e ëma e Zeqos në majë të Thanës” edhe për SHBA. Pra, me këtë rast, siç po flet ai për së dytën herë pa qenë nevoja “për Presidentin e SHBA, nëse zgjidhet Donald Trump”. Çfarë po i prish punë Ramës, se kë zgjedhin amerikanët më 4 nëntor, dhe pyetja është ku e shikon ai “rrezikun” amerikan. Ngaqë, kështu Kryeministri i Shqipërisë, me këtë rast jo vetëm, që nuk fiton asgjë, por vetëm e dëmton veten, dhe, ndoshta edhe vendin tonë, ndoshta na dëmton edhe ne shqiptarëve – Sepse, mirë nuk u zgjodh ai, por ja u zgjodh Donald Trump, dhe Rama hyn në polemikë me të qysh tani (edhe kur javën tjetër ai vjen në Shtëpinë e Bardhë), si do t’i përgjigjet nesër atij nëse Donald Trump bëhet President!.
Ndërkohë, që vetë shqiptarët e Amerikës, megjithëse, nuk kanë as edhe 0 përqind të votave, por të cilët votojnë, janë të ndarë simbas bindjeve dhe interesave të tyre. Kë shohin më të mirin, ku disa janë Republikan dhe disa janë Demokratë, dhe votojnë gjithmonë tradicionalisht sa në njërin krah aq edhe në tjetrin. Mirëpo, nëse qëndrojnë vlerësimet e tij, ky Kryeministri ynë, tani, përse nuk po na e shpjegon as herën e parë, as në Tiranë me Muçin as në Prishtinë me Batonin, se përse? “Donald Trump është kërcënim jo vetëm për Amerikën, por edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën”?.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mos tregohet aq profan sa nuk e zë vendi edhe para syve të botës teksa “Republikanët, thotë, ai po detyrohen të votojn për Hillarin”. Por, Rama, duket se flet kështu në efektin e paditurisë,  edhe ato që nuk di mundohet dhe hiqet me poza, duke u dredhur e spërdredhur, si e ka zakon ai , sikur i kupton, dhe i di vetëm ai të gjitha: “Deri duke shfaqur edhe frikë nga Trump, se ai ndoshta simbas Ramës, do të jetë ai që do t’ua mbylli rrugët komunistave, përfshirë edhe këta të Tiranës, për të hyrë në Amerikë”, dhe, humbur rastin edhe për të bërë ndonjë fotografi. Kështuqë, si ka mundësi, që një Kryeministër shqiptar, të bëjë një deklaratë të tillë, apo vlerësim: “antiPresident” të SHBA, për kandidatin për President të Amerikës, që aktualisht me “hir apo pa hir”, i thonë shqiptarët, e do apo nuk e do Edi Rama, dhe komunistët e Shqipërisë, deri tani që flet Edi Rama, është i pandalshëm dhe më i votuari ndër kandidatët republikanë, për të marrë edhe 1.237 delegatët, që i duhen për të qenë Presidenti i ardhshëm, ndoshta, edhe e SHBA, në zgjedhjet e përgjithshme më 4 Nëntor.
Dhe, së fundi: “A ka protokoll në deklarimet e tij diplomatike, Kryeministri i Shqipërisë, lidhur me marrëdhëniet me botën, sidomos me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të cilat e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Dhe, asnjëherë në historinë e tyre, 95 vjeçare, nuk kanë pësuar ndonjë “tronditje, çarje, kërcënim apo edhe prishje si ajo që ndodhi më 1946”. Pra, përveç periudhës së prishjes së marrëdhënieve, pikërisht kur erdhën komunistët me Enver Hoxhën, në pushtet, që i quajtën marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, “Kërcënim dhe Rrezik- si thoshte dhe “babai” Edi Ramës, udhëheqësi i tij largpamës, me librin “Rreziku anglo – amerikan për Shqipërinë”. Pra, i vetmi njeri dhe qeveri që i ka parë “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, një rrezik dhe kërcënim” gjatë gjithë historisë së tyre 95 vjeçare, me të gjithë Presidentët e SHBA, e asaj kohe, ka qenë vetëm Enver Hoxha. Kurse, tani, kur këto marrëdhënie dhe lidhje janë në pikun e tyre, janë strategjike dhe të shkëlqyera, është Kryeministri Edi Rama, i cili një herë nga Tirana dhe njëherë nga Prishtina, thotë se “Nëse zgjidhet President Donald Trump, është kërcënim jo vetëm për Amerikën, por edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën”.
Një President i SHBA, për Shqipërinë e Kosovën, dhe ne shqiptarët, janë sot thjesht, nga Shtëpia e Bardhë, ata që ndjekin lidhjet dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë e SHBA. Të rrugës së atyre, që e vunë gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, dhe njëkohësisht atyre Presidentëve që erdhën në  Shtëpinë e Bardhë dhe u treguan njeri tjetrit se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë. Ata, që kontribuan si Republikanë dhe si Demokratë, që këto marrëdhënie do të bëheshin strategjike. Ndihma në demokratizimin e vendit tonë, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës i dedikohen më së shumti politikës amerikane, dhe jo këtij apo atij presidenti republikan apo demokratë, dhe, natyrisht marrëdhënieve të mira me Shqipërinë, ashtu siç ishte edhe rasti me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, Donald Tramp, Edi Rama, Enver Hoxha

A ishte Enver Hoxha ateist ?

July 30, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/*

Në vazhdim të analizës së një enigme te madhe se ai ishte PPSH-ja ateiste , apo A ishte vet Enver Hoxha ateist, cdo studjuesi i del përpara një mal informatashdhe dezinformatsh ; të cilat mvarësisht nga ai ( studiusi ) mundet studimi të merr kahje. Një logjikë e shëndoshë na meson që nuk duhen më shumë se dy fakte të sakta ( burime arkivore) që të nxjerrish një përfundim të shëndetshëm .

(Ateist – Që mohon qenjen e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi fetar; që ka të bëjë me ateizmin, që mbështetet tek ateizmi; që i shërben luftës kundër fesë. Botkuptim ateist. Bindje ateiste.)
Me kalimin e kohës, duke i lexuar veprat e tij dhe duke e pasur parasyshë se kush ia ka përgaditur atëherë konkludimi është i qartë : Ateizmi hoxhian e kishte një qëllim ! Të mirë apo të keq për shqiptarinë – do të mundohem ta elaboroj në shkrimet në vazhdim.
Ismail kadare ,ne librin e tij”Mosmarrëveshja” (botimi i tretë , faqe211) shkruan : “ ( Në kohën që po shkruheshin këto rradhë , në shtypin shqiptar u botuan dokumente të fshehta mbi raportet Shqipëri- BS në njerin prej të cilëve Stalini e porosiste Enver Hoxhën për forcimin e myslimanizmit në udhëheqje, porosi gjithsesi e habitshme e bërë nga një ish nxënes i një manastiri ortodoks)
Me Enver Hoxhën ,kesaj rradhe mbetemi këty , për të vazhduar herave tjera. 
Por ajo që të bën të dyshosh( pëkundër simpatisë së dikurshem për te) është se si dhe pse ata më të afërmit e shkrimeve të tij , më të besuarit e tij , pas rënjes së komunizmit në Shqipëri e vazhduan porosinë e dikurshme të Stalinit që të rritet përforcimi i muslimanizmi në popullin shqiptar.
. “Përballjet me Islamofobinë” (2006) është libri i Abdi Baletës. dmth, një kundërshtim i madh me thenjët që neve na kanë mbajtur pezëll me vite tëra që Shqipëria ishte ateiste.
Pas shkatërrimit të “ateizmit” në Shqipëri : “ Në vijim të dokumentit të agjentëve amerikanë thuhet se, “disa nga aleatët e NATO-s nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje nevojave të Shqipërisë për sigurinë dhe Tirana ka kërcënuar për t’u kthyer për ndihmë te bota islamike,…………… Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, ka furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake; Malajzia së fundmi pranoi të trajnojë disa oficerë shqiptarë”, thuhet në dokument, ku një pjesë e tekstit mbetet ende e mbuluar nga sekreti, pikërisht në pjesën ku renditen disa emra shtetesh. /Shekulli/”

“Përballjet me Islamofobinë” quhet libri më i ri, një libër madhështor, shkruar, siç e ka zanat, me mjeshtëri të veçantë, nga z.Abdi Baleta. Kush është Abdi Baleta? Abdi Baleta, lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964. Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995). 
Në vitet 1991-1996 është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (M.Y_

Pse Abdi Baleta në mbrojtje të islamofilisë ?

“Të reagosh ndaj së keqës është obligim, sepse, përndryshe, bëhemi fajtor për ngadhnjimin e saj. Nuk mund të jesh intelektual, thoshte Jean Pual Sartre, po qe se nuk posedon, përveç dijes, edhe guximin. Dijen e guximin, dyshim s’ka, Abdi Baleta të thella i ka… Të lumtë o baca Abdi që përballesh me këtë islamofobi…! Të lumtë o baca Abdi që përballesh aq mirë duke përhapë dritë aty ku errësirë…! ( shkruan nje fanatik fetar i Gjakovës )”

Pra, a me të vërtetë islamofil apo ateist , Enver Hoxha? Mbetet për tu vazhduar studimi .
Mirëpo a mos ishin bashkëpunëtorët ata që e “ tradhtuan” ?
“Pikërisht në këtë klimë, na vjen në Shkodër Abdi Baleta, duke shpalosur strategjinë e tij revanshiste me metodat më absurde dhe më primitive. Baleta, u bie sirenave të alarmit, për të rrokur armët në luftë për bashkimin e trojeve shqiptare me të gjithë llojet e armëve, madje edhe me kamikazë! (Shih “Studio e hapur”, dhënë në “Shkodra TV1”, gusht 2003). Në këtë emision, Baleta i “armatosur” me veprat e Enver Hoxhës lëshoi kushtrimin kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Europës Perëndimore dhe të gjithë fqinjëve ballkanas. Ndër deklaratat e tij (të papërgjegjshme), do të citonte Stalinin dhe Enverin. Ai shprehej se “Të gjitha shtetet e lartpërmendura na japin helmin, dikush me doza të mëdha, dikush me doza të vogla”. Sipas Baletës, Amerika na paska sulmuar padrejtësisht Irakun dhe se paska ndërhyrë në punët e brendshme të Sadam Hysenit.” (gazeta “Shqipëria Etnike”)


 Baleta: …… paraardhësit tanë e patën fat historik të jetonin 500 vjet nën “turkun”, fillimisht si të krishterë, pastaj shumica si myslimanë. Është e vërtetë se edhe gjaku është trazuar dhe kjo është një gjë që nuk zhbëhet. Do apo s’do, ai që sot është e njihet për komb shqiptar nuk përbëhet më vetëm nga ato që shkuan të jetonin me ujkun, por në shumicë dërmuese nga ata që bashkëjetuan me turkun në një Perandori.
Baleta: Në librin e Nexhat Ibrahimit (f. 228) është cituar pohimi i studiuesit serb Vladislav Shariq: “Kalimi në fenë Islame ka qenë tolerant në pikëpamje fetare dhe rrallë janë detyruar të krishterët të kthejnë në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë të marrë jeniçerë”. Përse vallë, ……, janë më të interesuar se një studiues serb, të b ëjnë të besueshme se të krishterët shqiptarë janë muslimanizuar me forcë?! Vetëm se duan t’i shërbejnë katolikocentrizmit për “vetë përcaktim të ri të shqiptarëve” (sikurse e ka pagëzuar këtë lëvizje për prozelitizëm Dom Lush Gjergji). E vlen të përmend edhe një herë se Arso Milatoviç, ish-diplomat jugosllav në Tiranë në vitin 1950, më 26 prill 1988 në “Borba” të Beogradit, ka botuar artikullin “A i njohim shqiptarët”, ku ndër të tjera ka theksuar: “Me dëshirën që të çlirohen nga pushteti i fqinjëve sllavë, shqiptarët pranuan Islamin”. 
Arso Milatoviç, urrejtjen për shqiptarët muslimanë nuk e ka patur të vogël, – e thotBaleta 
Duhet kohë që të kuptojmë të vërtetën e Enver Hoxhës !


*( Pjesa e dytë)
Fahri Xharra,30.07.15 Gjakovë


Filed Under: Analiza Tagged With: “ATEIST”?!, Enver Hoxha, Fahri

ENVER HOXHA DHE BAHRI OMARI

April 17, 2015 by dgreca

“ENVERI DONTE TA ZHDUKTE BAHRI OMARIN PA MBARUAR LUFTA”“ENVERI DONTE TA ZHDUKTE BAHRI OMARIN PA MBARUAR LUFTA”/
Nga: Fatmira Nikolli/*
Një libër i ri hedh dritë mbi Bahri Omarin. Autorja, Donika Omari (nusja e të birit) tregon në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, kush ishte ai përtej ‘kunatit të Hoxhës’, arsyet pse u bë ministër i qeverisë nën pushtimin gjerman, këndvështrimi i tij për bolshevizmin, të pavërtetat e thëna për të ndër vite, a mund të ishte shmangur fundi tragjik, dokumentet që hedhin dritë mbi synimet e Enver Hoxhës, një sqarim për legjendat urbane mbi gruan e Bahri Omarit dhe përmasat e ‘panjohura’ të intelektualit.
Është përmendur për lidhjet familjare me Enver Hoxhën, por një libër i ri sjell kontributin e tij në publicistikë, si patriot, veprimtar. Pse vendosët të sillnit këtë studim për Bahri Omarin?
Emri i Bahri Omarit më ka shoqëruar qysh në fëmijërinë time, kur dëgjoja që transmetohej me megafon në rrugët kryesore të Tiranës gjyqi dhe dënimi i tij kapital, dhe në familje flitej me tronditje për këtë. Ishte një figurë që gëzonte vlerësim e nderim të veçantë te njerëzit. Dhe qysh atëherë e më vonë, megjithëse ishte e rrezikshme ta përmendje se Partia Komuniste e kishte damkosur si tradhtar, kam dëgjuar për të vetëm fjalë admirimi. Tani, në kohën e demokracisë, shoh se në gjykimin e figurave historike vazhdon prirja për të përgjithësuar, për të përjashtuar, për të damkosur, pa u marrë mundimi të shqyrtohet veprimtaria e veçantë e secilit dhe rrethanat në të cilat veproi. Një tipar i trashëguar i ne shqiptarëve për ta pasur të vështirë t’i rishikojmë gjërat, tipar që u theksua me shpëlarjen e truve gjatë diktaturës, vazhdon të pengojë sot arritjen e një shqyrtimi objektiv të historisë e të figurave të veçanta, që kanë pasur një rol në të. Kjo dukuri ndodh te ne pavarësisht kaheve politike. Nga ana tjetër, në shtypin tonë janë dhënë herë pas here gjëra të pasakta për Bahri Omarin. Me këtë libër jam përpjekur të tregoj kontributin e tij të shquar si patriot, si veprimtar politik, si publicist e botues. Si edhe të sjell nga jeta e tij të dhëna autentike.
Çfarë mund të ve-çoni sa u takon arti-kujve të tij për çësht-jen çame?
Atdhedashuria e Bahri Omarit është vërtet prekëse kur shkruan për çamët e Çamërinë. “Çamëria s’mundet të bëhet Greqi. Çamëria është vendi m’i bukur i tërë atij anëdeti, gjithë valët e Adriatikut atje në baltën e ëmbël të Çamërisë kërkojnë të mpështeten dhe të prehen.” E quan: “Çamëria trime, Çamëria e bukur, diamandi i vyer i Shqipërisë…” dhe i bën thirrje Konferencës së Paqes ta ndreqë gabimin e madh të Konferencës së Londrës dhe ta bashkojë me nënën e vet, Shqipërinë, duke e shmangur nga barbarizmat e shovinistëve grekë. Shqetësimit për fatet e Çamërisë, por edhe të Kosovës, që i shikon si të pashkëputshme nga fati i Shqipërisë, i kthehet herë pas here në editorialët e tij.
Si ka qenë puna e tij në drejtimin e gazetës “Dielli”?
Në gazetën “Dielli” ai është zgjedhur dy herë si editor dhe ka pasur barrën më të rëndë për tri arsye: Ka mbajtur sasinë më të madhe të numrave, me 1074 numra. Ka përballuar vështirësitë që krijonte përçarja mes vetë shqiptarëve të Amerikës. E ka ushtruar këtë detyrë në periudhën e Luftës së Dytë botërore, dhe pas saj, kur fati i Shqipërisë varej kryesisht nga interesat e Fuqive të Mëdha. Por jo krejtësisht, – hedh thirrjen e përsëritur editori, që përpiqet të sensibilizojë shqiptarët, se është edhe në dorë të tyre të ndikojnë, duke u dhënë zë të fuqishëm kërkesave të tyre të drejta. Vlerësimeve entuziaste për atdhetarët e vërtetë ua zënë vendin artikuj plot zemërim për ata që shkojnë kundër interesave të Shqipërisë, demagogjia e të cilëve ndodh që edhe zë vend në njerëz të paformuar intelektualisht.
Shkrimet e tij nuk kanë karakter vetëm politik, por edhe kulturor. Ai shqetësohet për gjendjen e ulët arsimore të bashkatdhetarëve, përpiqet t’ua lehtësojë përballjen me zyrtarët amerikanë, shpreh nevojën e ngritjes së cilësisë së jetës në një vend të zhvilluar si Amerika etj.
Një temë e veçantë në editorialët është ajo lidhur me fenë. Mesazhi i tyre është ai rilindas. Besimet e ndryshme fetare: faktor bashkimi, jo ndarjeje. Solidariteti i shqiptarëve duhet të shprehet në ndihmën ndaj të dyja komuniteteve, mysliman e të krishterë. Në gazetë ai boton edhe vërejtjet që i bëhen atij si editor, kritikat për tonin plot nervozizëm ndaj kundërshtarëve të “Vatrës”. Gjatë detyrës si drejtor i gazetës, Bahri Omari u shqua për një klimë mirëkuptimi vëllazëror mes personelit, që nga nëndrejtori deri te punëtorët e shtypshkronjës, çka nuk arrihej gjithnjë lehtë mes shqiptarësh. Për këtë ai shpreh mirënjohje në lamtumirën e tij, kur jep dorëheqjen nga ajo përgjegjësi e rëndë dhe e zgjatur në kohë.
Ka artikuj të tij edhe për situatën e Shqipërisë dhe orientimin e shqiptarëve. Si tingëllojnë sot?
Duke ndjekur shkrimet lidhur me gjendjen në Shqipëri, dalin në pah vështirësitë e komunikimit në atë kohë. Herë vonesë e madhe e lajmeve nga Shqipëria, herë të tjera dizinformim nga ndonjë gazetë etj. Sidoqoftë, ngjarjet në Shqipëri ndiqen me interesin dhe shqetësimin më të madh. Sepse shumë të mëdha ishin edhe rreziqet që kalonte vendi, i rrethuar prej fqinjësh lakmitarë, i rrezikuar prej intrigave dhe kontradiktave mes Fuqive të Mëdha. Në këtë libër janë përfshirë ata artikuj që pasqyrojnë zhvillimet në teatrin ndërkombëtar të luftës e të pas luftës që lidhen me Shqipërinë. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri në atë kohë na vijnë tani të gjalla në penën e editorit të “Diellit”. Herë pas here ai tërheq vëmendjen për të meta e plagë që fatkeqësisht vazhdojnë edhe sot: “Përpara bashkim të plotë, pastaj politikë.” “Në një vend të paditur vendin e udhëheqësve e zënë sharlatanët.” etj. Në shkrime si “Qytetërimi”, “Ç’do me thënë votë”, “Gjakmarrja është shenja e paqytetërimit” etj. përpiqet të ngrejë nivelin qytetar të bashkatdhetarëve.
Ka qenë pjesë e parlamentit shqiptar në vitet 1921-1923, kohe kur Shqipëria hyri në rrugën e konsolidimit si shtet pas pushtimit të gjatë, Pavarësisë e Luftës së Parë Botërore. Cili ka qenë kontributi i tij në këtë periudhë?
Në fillimet e vitit 1921, Bahri Omari doli fitues në zgjedhjet parlamentare, duke pasur përballë një përfaqësues të rrymës konservatore, Myfit bej Libohovën, që kishte një përvojë të madhe politike. Në parlamentin e ri ai ishte pjesëtar i opozitës, krahas personaliteteve të njohura si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Sulejman Delvina si edhe më të rinjve si Stavro Vinjau dhe Ali Këlcyra. U shqua si pjesëmarrës në diskutime për çështje të rëndësishme, siç qenë plotësimet kushtetuese të Statutit të Lushnjes, që njihen si Statuti i zgjeruar i Lushnjes dhe ku, ndër të tjera, dilte në mbrojtje të laicitetit të shtetit shqiptar. Vlen të përmendet veprimtaria e tij aktive parlamentare në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë të të drejtave të grave. Gjithashtu kujdesi për pavarësinë e parlamentit: “Mjerë ai shtet që ligjet i bazon në ambicionet politike.” “Parlamenti nuk duhet të shndërrohet në gjykatë”, “Qeveria duhet të marrë informata…që nëpunësit që emëron të mos kenë kryer krime”. E të tjera ndërhyrje që vlejnë edhe për ditët tona. Po kështu është edhe vërejtja që bën për zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë shtetasit. Ose vërejtja për lirinë e shtypit: “Gazetarët duhet të kenë të drejtë të kritikojnë qeverinë.” E shumë ndërhyrje të tjera që e dëshmojnë si shembull të deputetit që është vërtet në shërbim të interesave të elektoratit dhe që tregojnë veçanërisht kompetencën e tij në fushën e administratës publike, për të cilën ishte diplomuar.
Bahri Omari dallohej edhe për mendimin e tij të pavarur, kur del në disa raste kundër mendimit të kolegëve të tij të opozitës, ndërsa u qëndroi besnik deri në fund parimeve që mbronte opozita demokratike. Vlen të vihet në dukje se, sikurse pjesa më e madhe e deputetëve, ai dallohej për etikën e lartë në debatet parlamentare, shpeshherë të nxehta, pa kaluar asnjëherë në fyerje ndaj kundërshtarëve.
Një periudhë e vështirë e jetës së tij ishte Shqipëria e fillimviteve 1940, kohë kur desh të zgjidhte mes pushtimit nazist dhe Shqipërisë bolshevike. Si mund ta përshkruani ju këtë kohë të qenit në vështirësi? Këtë kohë kur u vendos shumëçka për të dhe për Shqipërinë?
Natyrisht që kjo është një temë që u takon historianëve ta trajtojnë me paanësi, me saktësi, me njohje të mirë të ngjarjeve. Ajo zgjedhje e vështirë vazhdon të diskutohet edhe sot. Ishte aq e ndërlikuar situata, saqë as sot nuk jep dot një përgjigje të prerë. Ndryshonte nga ajo e vendeve të tjera. Nga një anë pushtuesi sillte bashkimin e tokave shqiptare. (Bahri Omari shprehet qysh në artikujt e “Diellit”: “Një Shqipëri e coptuar, pa zëmërën e saj Çamërinë dhe Janinën, pa kryen e saj Kosovën e Jakovën, s’mundet të ketë jetë të gjatë midis fqinjve të saj lakmonjës.”) Me një këndvështrim të tillë nacionalistët shqiptarë nuk mund të mos e merrnin shumë në konsideratë këtë faktor. Një shqetësim i rëndësishëm ishte pastaj frika nga komunizmi për Shqipërinë, një regjim që s’kishte sjellë rezultatet e pritura as në një vend të madh e të fuqishëm si Bashkimi Sovjetik; një ideal i lartë e i bukur për barazi, solidaritet, vëllazërim midis njerëzve, por utopik, që aq më pak mund të gjente zbatim në një vend të varfër, të prapambetur, të vogël, të pafuqishëm si Shqipëria. Ishte një perspektivë që vinte në kundërshtim me vetë teorinë marksiste të revolucionit, i cili mund të triumfonte me sukses vetëm në vendet më të zhvilluara të Evropës, dhe në disa vende e jo në një të vetëm. Ndërkaq, në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, distancën që ndante komunizmin teorik nga ai real e njihnin më mirë antikomunistët se ata shqiptarë që vriteshin për të.
Nga ana tjetër ishte rreziku se duke mos zhvilluar luftën e duhur ndaj pushtimit nazist, pas lufte Shqipëria rrezikonte shpërbërjen si shtet i pavarur.
Lidhur me këtë mundësinë e fundit, kam mendimin tim modest, të pasigurt, se ata faktorë që e bënë Shqipërinë më 1912, pra “lufta e thelave”, siç e quan Bahriu atë “tërhiq e lësho” të Politikës së Madhe, po ata faktorë, pra ato kontradikta mes të fuqishmëve, pavarësisht nëse qenë fitues a humbës të luftës, do ta mbanin përsëri më këmbë si shtet të pavarur. Se raportet dhe interesat mes tyre ishin historike, ndërsa lufta ishte një episod. Por duhet pasur fort parasysh rreziku se mund të mbetej Shqipëria shtet i pavarur por shteti i cunguar. Sidoqoftë, kjo mbetet një çështje shumë e diskutueshme, që, mbi të gjitha, kërkon gjakftohtësi e objektivitet.
Cilat qenë shkaqet e fundit të tij tragjik?
Siç dihet, pjesëmarrja në anën e kundërt të fitimtarëve të luftës, pra në Ballin Kombëtar, si edhe pranimi i funksionit si ministër gjatë pushtimi gjerman, i kushtuan shtrenjtë Bahri Omarit. Por më shtrenjtë akoma i kushtoi lidhja familjare me Enver Hoxhën, i cili, përpara jetës së njeriut, vuri pandehmën e shpikur se propozimi për t’i shpëtuar jetën të kunatit ishte kurth ndaj tij për ta denigruar politikisht! Askush nuk e kërkonte dënimin me vdekje të Bahri Omarit. Një dënim po, por jo kapital. Në libër do të gjeni dëshmi të personave të ndryshëm që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me E.Hoxhën gjatë dhe pas luftës. Por janë edhe vetë letrat e E.Hoxhës që tregojnë synimin për ta zhdukur fizikisht të kunatin qysh pa mbaruar lufta. A mund të shmangej dënimi i tij kapital? Në kushte të një shteti demokratik, gjyqi do të kishte marrë parasysh kontributin e tij në shërbim të vendit si deputet i parlamentit të parë shqiptar, si publicist i njohur për patriotizmin e tij, si politikan i ndershëm e demokrat. Do të merrte parasysh se postin e ministrit e mori në një kohë kur kjo ishte një sakrificë e, veç rrezikut, nuk i sillte asnjë përfitim. Për më tepër do të vlerësonte ndihmën që i dha lëvizjes klandestine kundër pushtuesit, vetë kreut të kësaj lëvizjeje, kur shtëpia e tij u bë bazë mbledhjesh e takimesh të komunistëve. Me këto kontribute, me simpatinë e konsideratën që gëzonte në popull, Bahri Omarin do ta kishte mbrojtur vetë emri i tij i dashur e i nderuar. Por shteti shqiptar i pas 1944-ës jo vetëm që nuk ishte demokratik, por nuk ishte ende as i ligjshëm, s’ishte zgjedhur ende me votat e popullit se s’ishin bërë ende votimet, sado formale që u bënë më vonë.
Është shpallur ‘Nderi i Kombit’ nga presidenti. Si u prit ky nderim nga familja?
Me gjithë zhvleftësimin që ka marrë ky urdhër, meqë janë pak si tepër emrat që qëndrojnë krahas majave të tilla si Nënë Tereza dhe Ismail Kadare, prapë qe një kënaqësi e veçantë marrja e kësaj dekorate. Qe emocionues takimi me trashëgimtarët e atyre që patën fatin e përbashkët të dënoheshin nga një gjyq që urdhrat i merrte nga lart. Ceremonia me rastin e dhënies së këtij urdhri ishte e trishtuar dhe e gëzuar njëkohësisht. U jemi mirënjohës vatranëve, që e morën këtë nismë.
Në gjithë këto vite në media kanë dalë dokumente, rrëfime, dëshmi për të. Çfarë është e pavërtetë nga ato që janë publikuar?
Ndër të vërtetat ka edhe shumë të pavërteta. Duke nisur nga Wikipedia. Aty, në skedën e tij thuhet: – Profesioni: Publicist, tregtar, politikan. I saktë është vetëm profesioni publicist. Është një çudi se kujt i ka shkuar në mend ta quajë tregtar. Ndërsa politikan nuk është profesion. – Te Fëmijët: nuk shënohet djali i dytë: Fatosi. – Koha si ministër i Jashtëm: jo 1943-‘44. Qe vetëm pesë muaj ministër: shkurt 1944 – qershor 1944.
Në biografinë e tij përsëri një sërë gabimesh: prefekt i Himarës, por Himara nuk ishte prefekturë, pra: nënprefekt i Himarës. Në SHBA nuk shkoi më 1914 por në 1915. Në zgjedhje përfaqësoi partinë e Myfit bej Libohovës. Është e kundërta: E pati përballë beun, si përfaqësues i opozitës. Gjatë qeverisë së Fan Nolit u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokrat-Nacionale dhe kryeredaktor i gazetës “Shekulli”. Në fakt ai e themeloi këtë parti të re dhe botoi e drejtoi gazetën “Shekulli”. Shtëpi e marrë me qira Qazim Mulletit. Shtëpia ishte e Ali Mulletit, kushëri i largët i Qazimit.
Në shtyp është shkruar se E.Hoxha telefonoi nga shtëpia e Bahri Omarit për të kallëzuar te italianët Q.Stafën. Por në shtëpinë e B.Omarit nuk ka pasur fare telefon. Ka pasur edhe shkrime të tjera dezinformuese lidhur me figurën e tij, por nuk është se i kemi mbajtur shënim.
Me këtë rast dua të ndreq edhe një të pavërtetë lidhur me të shoqen e Bahri Omarit, Fahrien. Ka qenë një thashethemnajë shumë e përhapur, që vazhdon edhe sot si “fakt” i sigurt, se ajo dilte me peshore për të fituar bukën e gojës. Çka nuk është e vërtetë. (Kjo lindi nga një ngjashmëri fizike e Fahries me një zonjë me peshore, e cila, për më tepër, mbante në kokë një shall të zi që e shtonte ngjashmërinë). Gjatë kohës që Luani ishte student, familja, e mbetur pa asnjë të ardhur, mbahej ekonomikisht prej Enver Hoxhës.
Shpesh është thënë, a është pyetur, pse Luan Omari nuk flet për Bahri Omarin. A ka ky libër një rrëfim të tillë, apo është libri juaj ky rrëfim?
Të dhënat, ndonjë rrëfim, ndonjë hollësi i kam marrë kryesisht nga im shoq, Luani. Pastaj nga persona të tjerë që kanë pasur të tregojnë diçka të jetuar që lidhet me B.Omarin. Luani në ndonjë intervistë është shprehur për dënimin e padrejtë që iu bë të atit. Nëse ka folur pak për të kjo varet edhe nga natyra e njeriut. Ai i ndenji pranë të atit deri në fund, fotografia e Bahriut nuk u hoq asnjëherë nga bufeja me xham e dhomës së pritjes, u interesua pranë Komitetit të të Përndjekurve për të bërë lapidarin e të dënuarve të Gjyqit special…
Mund të thuhet se askush nuk mund ta dijë se ç’ndien njeriu brenda vetes. Në fund të fundit ajo që ka rëndësi është pyetja nëse ka qenë një bir i denjë i të atit? Bahri Omari shquhej për ndershmërinë, qëndru-eshmërinë e karakterit, ndjeshmërinë ndaj problemeve të të tjerëve, ndërgjegje në detyrat që ka pasur. Ndofta nuk më takon mua ta them por mendoj se këto cilësi karakterizojnë edhe të birin, Luanin.
*Bahri Omari ishte editor I Gazetes Dielli(Kortezi:Gazeta Shqiptare)

Filed Under: Featured Tagged With: DHE BAHRI OMARI, Donika Omari, editor i Diellit, Enver Hoxha

ABAZ KUPI, I VLERESUAR DHE I ANATEMUAR NGA ENVER HOXHA

April 7, 2015 by dgreca

*Cila është e vërteta e rezistencës shqiptare në 7 prill 1939?/
* Replika e Faik Konicës në “The New York Times” për pushtimin fashist/
Nga Dalip Greca/
E fshehta e rezistencës shqiptare me 7 prill qëndron ende e kyçur në arkivat italiane. Media fashiste u përpoq që të fshihte të vërtetën duke u përpjekur që ta paraqiste pushtimin si një dëshirë të vetë popullit shqiptar.
Këtij qëllimi i shërbeu më pas edhe skenari i Asamblesë Kombëtare, ku Xhafer Ypi lexoi mesazhin, ashtu siç e kishin përpiluar italianët.Madje edhe kur iu dorëzua kurora Mbretërore Viktor Emanuelit, është i njëjti kujdes, “gjithëçka ka ardhur nga dëshira e shqiptarëve për t’u bashkuar me Italinë”.
Gazetat italiane, edhe ata që guxonin të kritikonin veprimet aventuriere të Duçes, e fshehin rezistencën. Ja se si e jep tablon e pushtimit shtypi italian : “Katër të shtëna, dhe operacioni “Shqipëria “arkivohet. Ishte një luftë pa luftë, por regjimi është në delir. “Bota duhet ta dinte,” bërtet Mussolini nga ballkoni i tij i famshëm, “se ne kemi fuqinë të shtyjmë përpara.” (ital. “tireremo diritto”).
Më 16 prill, Viktor Emanuali, disi i hutuar, pranon kurorën shqiptare. Shtypi i regjimit flet për “sukses pa precedent”, por fitimet politike janë zero.“ Pra gati asgjë për rezistencën shqiptare. Ajo injorohet me qëllim.”.Po cila ishte e vërteta?
Ka një polemikë interesante të Faik Konicës me botusin e gazetës “The New York Times” për vërtetësinë e përrallave italiane për bashkimin vullnetar të Shqipërisë me Italiane dhe për vërtetësinë e rezistencës së 7 prillit 1939.
Replika e Faik Konicës në “The New York Times” për pushtimin fashist
Me 31 maj 1939, Faik Konica, i dërgonte një letër botuesit të gazetës “The New York Times” të titulluar ”Pushtimi Italian i Shqipërisë, i rishqyrtuar”. Konica e falenderon botuesin për informacionin e botuar nga gazeta e tij më 30 maj 1939 prej korrespondentit të saj në Romë, ku shkruhej ”Forcave të armatosura shqiptare iu është kërkuar të bashkohen me forcat italiane”. Faiku shkruan:” Si në tekst, ashtu edhe në titujt ju vini, fjalët ”iu është kërkuar”,- në thonjëza-një shenjë pikësimi që nuk është përdorur kurrë më saktë se këtu.”Përmes stilit të vet të njohur, mjeshtri diplomat e publicist, sjell për lexuesit ngjarjet e pas perdes diplomatike të fashizmit, kur thotë se “Qeveria e Shqipërisë pa dyshim që s’flet me zërin e vet.Ajo është e detyruar të thotë se Poli i Veriut përputhet me Ekuatorin nëse kështu thotë Italia. Duke satirizuar qeverinë italiane dhe agresionin e saj, Faiku shkruan se “Unë mendoj se shumë njerëz duhet ta kenë ndryshuar mendimin që ka mbizotëruar deri më sot se italianët, si komb, janë inteligjentë, pavarësisht nga karakteristikat e tjera jo mikluese.” Fjala dominuese nëpër gazeta i paraqet ata të neveritshëm, shton Faiku.
Zemërgjërsia e tyre, sipas Konicës matet me agresionin që kryen në Shqipëri.Duke folur për qëndresën shqiptare me 7 prill dhe përpjekjen italiane për ta mohuar atë, Konica shkruan:”Italianët, në dëshirën e tyre të pashpresë për ta bërë botën të besojë se nuk ishin agresorë, por miq të thirrur nga populli për ndihmë, shpallin me paturpësi se nuk pati fare rezistencë.Nga ana tjetër, shqiptarët llogarisin rreth dymbëdhjetë mijë italianë të vrarë; dhe grekët si fqinjë të afërt dhe vëzhgues, janë dakort.
Megjithatë, arsyeton Konica, le t’i marrim këto shifra të ekzagjeruara nga emocioni. Ai shkruan se ka në dorë letra nga të huaj neutralë dhe të painteresuar, që u ndodhën në Durrës në kohën e agresionit.Nuk mund t’i bëj publike këto letra, por mund t’ia tregoj një përfaqësuesi të akredituar në Tiranë. Faiku thotë se ata e çojnë numrin e të vrarëve vetëm në Durrës, minimumi në një mijë ushtarë italianë.Por nga ana tjetër, italianët deklarojnë se në të gjithë Shqipërinë janë vrarë vetëm 25 ushtarë italianë dhe se këtë e kanë bërë “banditët” edhe pse ndërmjet të vrarëve kishte edhe studentë.Konica shton, për hirë të argumentit le të pranojmë shifrat e italianëve; por kemi të drjtë për disa konkluzione. Meqenëse zbarkimi u bë në katër pika, në çdo pikë duhet të jenë vrarë mesatarisht nga gjashtë vetë; dhe meqë dihet me siguri se italianët disa herë qenë të detyruar të tërhiqen në anijet e tyre, mund të themi me të drejtë se sa herë vritej një ushtar, të tjerët ia mbathnin.
Konica ironizon: Nëse kjo është e vërtetë , Italia duhet të ketë dërguar në Shqipëri kampionët e vrapimit, që e kishin treguar më parë veten në Guadalajara (Lufta Civile Spanjolle).
Qëndresa e 7 prillit

Historiografia komuniste thuajse e ka lënë anonime rezisitencën e 7 prillit. Ajo gati të gjithë rezistencën e lë pa emër. Është vlerësuar vetëm Mujo Ulqinaku, i cili është heroi i pa kontensuar edhe në ditët e sotme sepse me gjakun e vet dëshmoi rezistencën shqiptare. Mirëpo në jetëshkrimin e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, ai paraqitet gati i shkëputur. Mujo Cakuli(Ulqinaku) jepet si një nënoficer i shkëputur nga të tjerët, që nuk i përkiste asnjë ushtrie, madje ai qenkish vënë në krye të marinarëve të braktisur, që oficerat i lanë dhe ikën. Ai sipas Enciklopedisë shqiptare, vrau dhejtëra fashistë.
Asnjë fjalë për të tjerët në rezistencë. Injorohet kontributi i komandantit të 7 prillit, majorit Abaz Kupi.
Nga ana tjetër as italianët, nuk ia patën njohur qëndresën Abaz Kupit, por atë vetë, e patën shpallë si shumë të kërkuar, ndërsa familjen ia internuan.Anglezët e luftës së Dytë Botërore, përkundrazi, e kishin vlerësuar lartë qëndresën e Abaz Kupit.
Në një letër që Abaz Kupi i dërgonte pas luftës ministrit të Jashtëm britanik Anthony Eden, rezistencën e tij gjatë luftës e përshkruan me fakte që komunistët u përpoqën t’ia mohonin. Rezistencën ndaj sulmit fashist në Shqipëri ai e përshkruan kështu: “Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëherë dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu, në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre. Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqendrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i pasur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar që të tërhiqeshim. Në këto rrethana u largova nga vendi im dhe dola në Jugosllavi, ku u takova me kolonelin Oacly Hill dhe oficerë të tjerë britanikë, kolegë të mi, me të cilët kam pasur shumë raste bashkëpunimi”. Në letrën e Abaz Kupit flitet për qindra të vrarë nga italianët. Gjithësesi shifra nuk është e konfirmuar. Ndërsa Enver Hoxha, që fillimisht ia njohu qëndresën Abaz Kupit, shkruantë se ishin qindra të vrarë ditën e erzistencës. Nga ana e tij Zavalani, në historinë e Shqipërisë, nuk jep shifra, por pohon rezistencën.
Enver Hoxha e pat ngritur në qiell heroizmin e Abaz Kupit në vitet e para të luftës, por më pas ai e shpalli armik.

Enver Hoxha për Abaz Kupin (i paçensuruar)

Se kush ishte Abaz Kupi i vërtetë, para se Enver Hoxha të çensuronte veten e tij, mjafton që të sjellim të plotë, artikullin e shkruar nga vetë ai dhe botuar në gazetën “Zëri i Popullit” Nr. 13-14 shkurt 1943.
Artikulli mbante titullin” Bazi i Canes, Myslym Peza, Baba Faja Martaneshi”. Ky artikull u ribotua pas luftës në librin “Enver Hoxha-Vepra, Vell I, por pa pjesën që fliste për Bazin e Canes.Artikulli nuk ka nevojë të komentohet, majfton që të çojmë ndërmend kalvarin e Familjes Kupi, përplasjen e saj nëpër kampe internimi e burgje, më keq se ç ‘kishte vepruar fashizmi. Enveri ia mohoi Bazit të Canes edhe Durrësin, edhe Krujën, edhe betejat e tjera.
***
Në ditët e para të prillit 1939, ditë të zeza të historisë sonë, populli shqiptar ishte më këmbë; me një zemër, me një parrullë:Luftë invazorit fashist të urryer si bishë e Atdheut tonë të dashur, në fshatra dhe qytete të Shqipërisë, i madh dhe i vogël bërtiste në Durrës, Shëngjin, Vlorë për të mbrojtur Atdheun.
Në Durrës luftonte Abaz Kupi me djemtë e shqipes, luftonte me një grusht njerëzish kundër dëshirës së klikës dallkauke që ishte në fuqi, kundra mijëra dhe mijëra fashistëve që po zbarkonin në molo.
Bazi i Canes dhe djemtë e Shqipërisë, të frymëzuar prej një dashurie të madhe për Atdheun, me të vetmen pushkë të shqiptarit, e bënë armikun që të kthehej në vapore e të linte ne Molo me qindra të vrarë.
Major Bazi ishte kudo, në çdo pozitë, zëri i tij dëgjohej:Djema! Godisni armikun pa mëshirë se kështu e lyp ndera e Atdheut!”- dhe pushkët e shqiptarëve kërcisnin mbi fashistët e fëlliqur që turreshin valë-valë.
Nga çdo anë, nga çdo mur, derë, nga çdo penxhere e Durrësit vëlonte pushka. Bazi i Canes s’po ia lëshonte vendin, megjithëse armiku përdori topa e aeroplanë, djemtë e Shqipërisë s’termbeshin, sado që ishin një grup njerëzish.
Lufta vazhdoi me orë, armiku hidhte si në furrë, me mijëra bersalierë dhe përpara kësaj hordhi të madhe të veshur me çelik, Bazi i Canes u tërhoq, por i pathyer, i papërkulur, me zemrën plot dashuri për Atdheun dhe me urrejtje për okupatorin.
Në emigracion këtj s’i rrihej, ai e kishte zemrën në Shqipëri, në vëllezërit e tij që po luftonin me tërbim fashizmin dhe ky luftëtar çau malet me borë, çau bjeshkët e veriut dhe u fut në Atdhe, atje ku e lypte detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me bashkue forcat e tij me atë të shokëve shqiptarë që ishin çue në këmbë.
Fashtrat e Krujës zienin, fshatarët rrokën armët, pse ora e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrësit ishte kthye me marrë pjesë në LÇ e popullit shqiptar.
Mustafa Kruja u përpoq të kish zinxhirët, u përpoq ta bënte rajë të okupatorit, por Bazi i tregoi rrugën këtij korbi të zi, këtij birit bastard të tokës arbërore dhe si, patriot që ishte i shpalli luftë fashizmit, Merlikës dhe tradhtarëve.
Merlika i lëshua si një bishë me hordhitë e tij mercenare për me ndjekë çetën e Abaz Kupit, u derdh mbi miqtë e tij, mbi shokët e tij me i vra e varë.
Bazi i Canes i goditi fashistët pa mëshirë. Merlika e bëri sheshin e Krujës, shesh për varje për djemtë e Bazit. Por Bazi s’tutej dhe thoshte” Vallja vjen pas”.
Fashizmi dhe Mërlika i kanë milicët të lirë me pesë napolona kokën, kurse ne djemtë tanë i kemi vëllezër dhe shokë, por hakën s’e lëmë pa e marrë dhe për një njëqind.
Bazi i Canes që luftonte për një qëllim të shenjtë; çlirimin e Atdheut nga zgjedha e italianëve, e ka kuptuar fare mirë se trimi i mirë me shokë shumë, se ky hall i madh ka mbuluar gjithë Shqipërinë dhe se një bashkim i fortë e i shëndoshë i gjithë shqiptarëve në luftën kundër okupatorit do të jetë shpëtim i vendit tonë.
Patrioti i vërtetë s’lufton me fjalë, por me punë, me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizon në fushën e luftës dhe solidar deri në vdekje me të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë, u hodh në Luftën NC, në luftë për Atdhe.
Me 10 tetor 1942, armiku i fëlliqur u godit nga të katër anët e Shqipërisë, kudo u goditën kolonat, depot, milicët e armikut, kudo në Shqipëri u prenë telat e telefonave.
Ky ishte rezultat i Kuvendit të burrave shqiptarë, që vendosën të luftonin me armë dhe pa pushim deri në fitore armikun e vendit tonë. Dhe Bazi i Durrësit, Bazi i Krujës, Bazi i Pezës dhe i 10 tetorit, po vazhdon dhe do ta vazhdojë deri në fitore luftën kundër okupatorit dhe tradhëtarëve.

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: abaz kupi, Enver Hoxha, i levduar dhe i anatemuar

HAPNI DOSJET!

February 16, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI:Pjesa II/*
ENVER HOXHA:TIRANI MA I MADH I SHEKULLIT XX/
47 VJET KRIME E DOSJE… NUK ZHDUKEN/
■Në vitin 1944 Shqipnia kishte 1.200.000 banorë! Vrasjet e krimet e Enver Hoxhës me bashkpunëtorët e tij terroristë ndaj të gjithë Atdhetarëve Shqiptarë në 47 vjetë robni të panjohun në Shek. XX, nuk mund të krahasohen me ASNJË tjetër, as me Stalinin!
■Specialistët jugosllavë dhe sovjetikë kishin mërrijtë që në ditët para të robnisë…
■Urdhni per pushkatime dhe arrestime përgatitej nga qendra, pra, direkt nga E. Hoxha.
Veprimet kriminale në Jug ishin realizue me sukses. Po e njajta rrugë shfarosje për të gjithë antikomunistët asht ndjekë edhe në Veriun e vendit, ku siguria nder veprime ka kenë edhe ma e madhe, mbasi rretherrotull Shqipnisë ishin forcat jugosllave të gatëshme per me nderhy po kje se, “njerëzit e malit” sillnin probleme per forcat e ndjekjes.
■PKSh që fshihej nën rrobat e ushtrisë, dhe sigurimi nen forcat e ndjekjes, të jepnin idenë se komunistët janë “dorëjashtë” në terrorin që filloi njëheri me robninë e forcave të bolshevikëve të Titos, me pseudonimin “specialistët” jugosllavë. Metodë që ma vonë u zbatue nga “këshilltarët” sovjetikë, dhe u vazhdue nga terroristët shqiptarë me sukses.
■Tirani Enver Hoxha, fitoi shumë shpejtë besimin e të gjithë antishqiptarëve, me dorën e tij gjakatare dhe vrasëse, tue iu krijue të gjitha privilegjet e një udhëheqësi të PPSh, dhe tue u ndihmue nga sovjetikët, jugosllavët, anglezët, amerikanët, francezët, italianët, kinezët… dhe cilido terrorist që do ta ndihmonte ate me mbajtë pushtetin me të gjitha mjetet materiale dhe ushtarake, për shfarosjen e Atdhetarëve të shquem Shqiptar.
■Per të gjitha arrestimet, pushkatimet e burgosjet, dhe mbas 15 Majit 1945 interrnimet, të gjitha krimet e kryeme në territotin e Shqipnisë, duheshin ba të dijtuna Enver Hoxhës, madje, edhe “vullneti i fundit i të pushkatuemëve” para gropës së varrosjes pa emen…
■Kur PKSh doli haptas me emnin PPSh, dhe drejtohej zyrtarisht nga E. Hoxha, ajo ka fillue planifikimin e terrorit në Shqipninë e robnueme haptas dhe me dokumenta, që e faktojnë këte që me 17 Nandor 1944, kur forcat partizane hyne zyrtarisht në Tiranë.
■Byroja politike e Komitetit Qendror të PPSh, merrte vendimet e saja per arrestimet që do të baheshin nder rrethe, sa vetë do të pushkatohen (ku vendin e parë e zinte Shkodra), sa do të dergohen nder kampe pune e shfarosje, sa do të interrnohen, sa shtëpi, dyqane e tokë do të konfiskohen…dhe kjo shifer e detajueme i kalonte per zbatim direkt ministrit të mbrendshem, mbasi aprovimi i kryeministrit ishte marrë në Byronë politike të K.Q.
■Ministri i Mbrendshëm shperndante planifikimin nder rrethe tue ngarkue kryetarët e degave të mbrendshme me dergue listat emnore në ministri, per personat që mendohej me u burgosë dhe masat e dënimit që do të jepeshin në perputhje me shifren e qendres.
■Mbas aprovimit nga ministri i mbrendshëm, ngarkohej dega e mbrendshme me ba arrestimin, fillonte hetimet, mbyllej dosja hetimore, dhe personi i kalonte gjykatës per dënim. Jepej dënimi dhe çeshtja shkonte në Gjykatën e Naltë, shoqnue me mendimin e kryetarit të degës së mbrendshme, i cili theksonte masen tue zbatue vendimin e parë që kishte dergue me dosjen konsultative ministri i mbrendshem (nenkuptohej planifikimi).
■Vendimet me pushkatim i kalonin Presidiumit Kuvendit Popullor. Mbas ekzekutimit të viktimës njoftohej tirani Enver Hoxha per suksesin, dhe “vullnetin e tij të fundit”…
■Personat që dënoheshin me “heqje lirije”, shperndaheshin nder kampe ose burgje.
■Kur perfundonte dënimin dhe lirohej, viktima porsa fillonte punen do të plotsonte një dosje “pune”, e cila mbyllej vetem kur vdiste personi… Motivacioni i lirimit nga burgu i ndiqte të gjithë familjarët e viktimës dhe trashigimtarët e tij, tue i etiketue “të deklasuar” per gjithë jeten e tyne dhe fëmijët e tyne që do të lindshin edhe 20 apo 30 vjetë mbas…
■Per trashigimtarët e të pandehurit dhe familjarët e tij, porsa jepej dënimi nga gjykata, kryetari i lagjes bante rregjistrimet në degen ushtarake per mashkujt, ndersa nder vendet e punës së familjarëve të tjerë bahej menjëherë rregjistrimi nga shefat e kuadrit.
■Pra, si konkluzion arrijmë me vertetue se një i “persekutuem ase i pushkatuem” ka këto Dosje, të cilat fillojnë me persekucionin e tij dhe vazhdojnë me trashigimtarët:
■Dosja konsultative: Ministri jep motivacinin e arrestimit, Dega e mbrendshme e rrethit percakton personin kriminel per zbatim, hetuesin dhe akuzen…si dhe afatin e veprimit.
■Dosja operative: Kryetari i degës ose shefi i hetuesisë, ngarkonin hetuesin X me ba arrëstimin, me fillue hetimet me té në pistën e planifikueme, tue parashikue torturat, dishmitarët, dhe dënimin. Per të gjitha veprimet ose ndryshimet njoftohej ministri.
■Hapet Dosja e hetimeve me të arrestuemin: Mbyllej kur i arrestuemi dënohej.
■Hapet Dosja e Gjykatës në rrethin ku dënohet i arrestuemi. Per ushtar ku asht arrestue.
■Hapet Dosja e Gjykatës së Naltë, që vendosë vendimin e parashikuem nga ministri.
■Hapet Dosja e Kuvendit Popullor, me vendimin perfundimtarë per të dënuemit me vdekje, dhe vendimi i percillet gjykatave të rrethit, ministrisë së mbrendshme per zbatim.
■Zbatimi i vendimit perfundimtar me vdekje, zbatohet nga degat e mbrendshme nder rrethe, tue kenë i pranishem prokurori i rrethit ase kryetari i gjyqit të çeshtjes.
■Hapet dosja e burgut: Per të dënuemit me burg, punë të detyrueshme etj…
■Dega e mbrendshme e rrethit njofton degen ushtarake, komitetet ekzekutive dhe të gjitha këshillat e lagjeve per vendimin e marrun nga gjykata e naltë, dhe menjëherë do të bahen rregjistrimet nder vendpunimet e familjarëve të tjerë, kurse komiteti ekzekutiv në zyren e kuadrit të veten, merr vendimet per punësime, largime, bursa studimi etj…
■Komiteti i PPSh hapë Dosjen per kadrot e nalta të të dënuemit, dhe percakton “luften e klasave”, masat ndaj personave të asaj familje që u asht dënue pjestari i saj.
■Komiteti i PPSh Hapë Dosjet e perjashtimit nga Partia të familjarëve të dënuemit, dhe jep udhzimet në Degen e Mbrendshme per ata dhe rrethin shoqnor të tyne.
■Per të gjithë personat që kanë perfundue shkollat e nalta ka Dosje Personale, ku asht e shenueme sjellja, qendrimi politik, aktivizimi me aksionet e rinisë (ku nenkuptohet me sigurimin e shtetit) dhe sa asht i vlefshem per të ardhmën…në sherbim të PPSh.
■Për disa persona të “veçantë” Komiteti Qendror i PPSh, ban trasferime nga burgjet, dhe me urdhën sekret të komiteteve të PPSh rretheve, terroristët bajnë zhdukjen e tyne kryesisht, kur mungojnë faktet publike per pushkatim, si rasti i Ndrekë Kodhelit, Don Zef Maksen etj., që gjoja dergohen nga Tirana per burg të Burrelit e vriten gjatë rrugës.
■Per të gjithë agjentët e sigurimit të shtetit kishte privilegje, shperblime, dekorata dhe gradime të dhanuna per vrasje, burgime, hetime në tortura dhe rekrutime agjentash.
■Të gjitha veprimet terroriste të këtyne agjentave udhzoheshin dhe kontrolloheshin nga metastazat e komitetit qendror të PKSh (PPSh) nder rrethe, me qender Komiteti i PPSh.
■Besueshmenia e një komunisti matej me sherbimin e tij si agjent i sigurimit të shtetit.
■Pra, asht e kjartë se nga të gjitha këta dokumentacione dhe Dosje, sot ne vertetojmë të
gjitha krimet e Gjenocidit komunist, kriminelët dhe vrasësit me veprat terroriste të tyne,
per të cilat Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi, Mehmet Shehu, dhe të gjithë pasuesit tjerë, vazhdojnë me kenë “Heronjë të Popullit” JO Shqiptar!..
■Shqipnia asht kenë dhe vazhdon me kenë një shtet i errësuem me dashje dhe pa asnjë prospektivë “drite” nga e mira, përderisa nuk nxjerrë në pah faktët historike, Krimet e pashembullta në një Shqipni, e cila nuk mund të krahasohet me ASNJË shtet tjetër, per krimet e kryeme ndaj një Populli Shqiptar, me atë sasi popullsije që kishte Shqipnia!
Sot metastazat e tyne po vazhdojnë me qëndrue në parimin komunist të baballarëve:
“Çkado që kemi bërë ose mund të bëjmë, né kemi të drejtë ta bëjmë prap!”.
Vazhdon: Pjesa III Dosjet e agjentave të burgosun…
Melbourne, Shkurt 2015.
*NNe vijim te ciklit: ë 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Hoxha, Fritz radovani, Hapni Dosjet, krimine

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT