*Shkolla e Vajzave u hap në Kavajë më 20 shtator 1926, dhe Shkolla Bujqësore për Djem me 10 Tetor. Pagesa ishte 50 Franga ari në muaj./
* Ja cfarë lëndësh mësoheshin në secilën shkollë./
* Mësimet vazhdonin për 3 vite. Më të dalluarit vazhdonin edhe dy vjet më shumë se të tjerët./
Në numrin e vet të 12 nëntorit 1926 “Dielli”, gazetë e Federatës Vatra, njoftonte dhe cmonte hapjen e shkollës bujqësore në Kavajë nga Erickson. Në njoftimin që zinte 1/3 e faqes 4, informohej: Z. Telford Erickson, Amerikani i njohur në mes të shqiptarëve të Amerikës, lajmëron në shtyp të Shqipërisë se kët’ mot hap shkollën e Bujqësisë , ndihmat për të cilën i mblodhi në mes të një grupi amerikanësh mirëbërës.
Dielli njoftonte se përvec Shkollës së Bujqësisë, që natyrisht do të ishte për djemtë, do të kishte edhe një shkollë për vajza.
Më pas Dielli përcillte njoftimin e 12 tetorit të atij viti që kisht publikuar gazeta korcare “Zëri i Korcës”- Kemi nderin t’i njoftojmë popullit shqiptar se me ndihmën e një grupi amerikan filantrope, po hapet sivjet në Kavajë, nji shkollë praktike të Bujqësisë për djem dhe një shkollë tjetër për goca. Qëllimi i shkollës për djem ashtë të nxjerrunit e ekspertave agronomë dhe bujqë të mbaruar e të stërvitur me dituni teknike moderne.
Qëllimi i shkollës për goca ashtë të rritunit e vajzave me ditunira dhe zanate krejt shtëpiake. Që të dyja shkollat kanë edhe internata të vecanta.
Mësimet vazhdojnë rregullisht tre vjet.Ata djem dhe ato vajza që kanë zanë dituri të pëlyshme mund ët vazhdojnë dhe dy vjet të tjerë. Mësimet jepen në gjuhën shqipe dhe inglishte.
Më pas njoftohej edhe programi për secilën shkollë, vec për djem e vec për vajza.
(Lexojeni të plotë në Diellin e printuar)