• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ESHTE PROMOVUAR NE TIRANE LIBRI”CHARLES TELFORD ERICKSON” ME AUTOR MAL BERISHA

November 12, 2012 by dgreca

Në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,javen qe shkoi është promovuar libri “Charles Telford Erickson”, me autor Mal Berishën.

I pranishm në këtë aktivite, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu përgëzoi autorin Mal Berisha për librin ndërsa vlerësoi figurën e Charles Telford Erickson. “Ai e deshi Shqipërinë dhe i përkushtoi jetën e tij për këtë vend dhe popull. Mendoj si do kishte menduar po të shihte Shqipërinë tani. Jam i kënaqur se zoti Mal pati mundësinë të futej thellë në personalitet dhe të na e sillte atë”, theksoi Arvizu.

Nga ana tij, Kryeministri Sali Berisha tha se “në forcën e madhe të dashurisë qëndron vepra e jashtëzakonshme e Charles Telford Erickson. Vetëm kjo forcë mund të mundësojë njeriun të jetë humanist i madh siç ishte edhe Herickson”.

Ndërsa duke cituar Shtrausin, Berisha tha se “Charles Telford Erickson nuk është amerikan , por shqiptar me pasaportë amerike”.

“Sot, ne nderojmë një nga personalitetet më të jashtëzakonshme në historinë e kombit shqiptar, i cili, siç do të thoshte ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Stamboll, në fillimet e shekullit që shkoi, Shtraus: Erickson nuk është një amerikan, por është një shqiptar me pasaportë amerikane. Njerëzit tanë, do të vazhdonte Shtraus, bëjnë përpjekje të mëdha për të mësuar gjuhën e tyre, ndërsa ky ka një shqipe të përsosur dhe komunikon në mënyrën më të lirshme, me shqiptarët e të gjitha besimeve, të të gjitha krahinave. Natyrisht, Erickson kishte këtë dhunti, sepse ai mbarte në vetvete kuintensencën morale të kombit të tij të madh”, u shreh Berisha.

Më tej ai kujtoi edhe takimin me Nënë Terezën duke vënë në dukje se forca e misionarëve është dashuria.

“Liria bëri të mundur që unë të takoj një prej misionarëve më të mëdhenj të këtij planeti. Dhe kjo ishte Nënë Tereza. Atëherë, i gjithë përqendrimi im ishte se nga buronte forca e jashtëzakonshme e kësaj gruaja, për të cilën kisha dëgjuar, kisha parë filma, por sërish nuk arrija të dija se ku qëndronte tërë ajo forcë, që e bënte atë të mundur të operonte aty, ku gjithë të tjerët ishin dorëzuar. Dhe kjo forcë ishte tek besimi i saj i pashtershëm tek Zoti, tek Krishti, tek dashuria”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi më tej se “k mundësi që Erickson të jetë rezidenti i parë amerikan, në Shqipëri, në vitin 1908. Në një kohë të shkurtër, ai dhe ungjillorët e tjerë u shndërruan në avokatët më të shkëlqyer të një kombi, mbi të cilin po bëheshin batërditë më të mëdha të kohës. Ne me të drejtë na pëlqen t’u njohim merita personaliteteve tona, të cilat ato i kanë, në sensibilizimin e opinionit publik amerikan dhe autoriteteve zyrtare amerikane, ndaj masakrave dhe barbarive që kryheshin mbi shqiptarët, në dy dekadat e para të shekulli”.

Berisha vlerësoi se “cilido që lexon veprën e tij, gjen aty prozën më të të bukur poetike të shkruar për shqiptarët”.

“Merita e parë dhe më kryesore u takon ungjillorëve të kombit amerikan, atyre misionarëve, të cilët në dhjetëra shkrime e qindra letra e dokumente informonin dhe sensibilizonin kombin, vendin, presidentin dhe qeverinë e tyre mbi atë, çka po ndodhte me shqiptarët”, tha Berisha

Shefi i qeverisë vlerësoi edhe autorin Mal Berisha duke u shprehur se “ke nderu çdo shqiptar”.

“Dua ta falënderoj shumë përzemërsisht. Jam dëshmitar i atij përkushtimi të madh, i atij pasioni dhe asaj dashurie dhe admirimi të pakufishëm që ndjen për Erickson dhe veprën e tij. Me këtë, i dashur Mal, ke nderuar çdo shqiptar. Kombet dallohen ndofta më shumë se për çdo gjë tjetër, me figurat, gratë e burrat që ata nderojnë. Dhe unë të shpreh mirënjohjen, sepse i ke bërë një shërbim të madh kombit shqiptar, me përkushtimin tënd ndaj Charles Telford Erickson”,përfundoi Berisha.

Ndërsa autori i kësaj vepre Mal Berisha, i përshëndeti nga Amerika pjesmarrësit nëpërmjet një videomeazhi në scype.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në shenjë miorënjohje i dha Pol Telford Herickson (nipit të Charles Telford Herickson) certifikatën e mirënjohjes.

“Është kënaqësi e veçantë që të ndodhem sonte në këtë përkujtimore të një prej amerikaneve miq të vendit tim në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Sot u takova me tre prej nipërve dhe mbesave të tij. Nesër do jenë në Elbasan, ku do marrin qytetarinë e nderit. Por, në shenjë mirënjohje për veprën e tij si bashki e kryeqytetit të Shqipërisë kam nderin ti paraqes këtë çertifikatë mirënjohje dr. Pol Telford Herickson për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin ndaj arsimit shqiptar nëpërmjet hapjes së shkollave në Elbasan, Tiranë dhe Kavajë si dhe kontributin në emër të Shqipërisë në Konferencën e Paqes”, tha ndër të tjera Basha.

Libri, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e Pavërësisë, nxjerr në pah kontributin e misionarit protestant, njëherësh pedagog i shkëlqyer dr. Charles Telford Herickson për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ericson, Mal Berisha

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT