• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lufta brenda llojit është tradhëti!

July 14, 2016 by dgreca

“Lufta kundër Llojit” është një e keqe e madhe.Duke u ushqyer me të keqen, ajo e pjell atë për të depërtuar me një fuqi të tmerrshme në shpirtrat e trazuar, nganjëherë të pashpresë, dhe kështu shndërrohet nga aderencë anakronike sporadike në cilësi sadiste. “Lufta kundër llojit” nuk duhet të ekzistojë më ndër shqiptarë, për vetë genin e veçantë që kemi. Dëmi i pallogaritshëm që ka sjellë kjo luftë në Shqipëri, sidomos gjatë qeverisjes komuniste dhe postkomuniste dëshmohet tek karakteri i njeriut dhe i shtetit. Fakti që gjysma e shqiptarëve,kanë emigruar nëpër botë, të pashpresë për një të ardhme në shtetin e tyre amë, duhet të na shërbejë për të kuptuar definitivisht fuqinë djallëzore dhe shkatërruese që mbart në vetvete kjo luftë./

Nga Alfons Grishaj/*

Lufta brenda llojit , nuk është retorikë të cilën e përdorim në kushte dhe rrethana te caktuara…, por mjeti më  amoral i të dobëtit për të rikuperuar defiçencën, i cili ka  dëshirë pë të arritur të pamundshmen me çdo lloj mjeti.  Mund të  ndodh që edhe hyjnori ta përdor atë si masë profilaktike , por  jo si masë shkatërruese … Një rast të tillë e hasim tek Zoti , që  “ndëshkoi” për mosbindje ëngjëllin e tij, Luciferin! Po,  Luciferri , atje është përsëri , nuk ndryshoi se nuk ndryshoi…

Me fillimin e botës, Kaini vret Abelin.

Perëndia Kronos, gëlltiti fëmijët e vet prej frikës semos i merrnin pushtetin. Zeusi mposhti babain Kronos dhe Titanët. Pra, lufta brenda llojit nisi me zanafillën, u pasua tek njeriu i parë dhe vazhdoi tek Perënditë Mitologjike.

Mitologjia ka përçuar tragjizmin e kësaj lufte me një pafundësi “rastesh” të cilat shpesh gjenden dhe në histori. Ndër më të dhimbshmet (mendoj unë), ishte mitologjia e Osirisit dhe Isisit.

Osirisi ishte dhe Perëndi dhe mbreti i parë i Egjiptit (gjithashtu mumja e parë,sipas një versioni). Ai ishte Zoti ibujqësisë, duke u mësuar njerëzit se si të civilizoheshin dhe si t’i shërbenin vetes me anë të punës kultivuese. Sethi, vëllai i Osirisit, ishte xheloz ndaj tij. Ai mundohej të ngjallte pakënaqësi në sërën e lartë dhe në popull kundër vëllait të vet. Sipas mitologjisë, Sethi, i kish këputur mamasë së tij arterien e vezoreve (uterusin). Figura e Sethit është ajo e një përbindshi që nuk e kish për gjë të bënte më të keqen e të këqijave. Ai e masakroi të vëllanë, Osirisin, duke e shqyer copa-copa e duke ia shpërndarë copat e trupit të tij. Kokën ia varrosi në Abydos, zemrën në Arthribis, një këmbë  në Biga Island etj.*

E shoqja e Osirisit, Isisi, ishte njëkohësisht dhe motra etyre. Ajo duke ditur se ishte shtatëzënë, për t’i shpëtuar ndjekjes së vëllait vrastar, u fsheh në marshlands* të lumit Nil. Ajo lindi djalin e saj që e kishte me Osirisin, duke e emëruar foshnjen, Horus. Fëmija ishte ishenjtë, por me instiktin e gjakut të xhaxhait Seth.

Ai, Horus! Pas luftës për pushtet me xhaxhanë Seth, kthehet kundër nënës (që sakrifikoi aq shumë)duke i këputur kokën. Megjithatë, falë aftësisë së saj hyjnore dhe magjike Isisi, u kthye në skifter.

Shkrimtari grek, Plutark, na sjell një version tjetër mitologjik të Osirisit dhe Isisit, pak më modern, por pa ndryshuar thelbin dhe konceptin.

Ndër vite dhe shekuj, ne e shohim këtë luftë në mbretëri, shtete, politikë, shoqëri dhe familje. Në Shqipëri, e hasim për herë të parë këtë fenomen tek tre vëllezërit që ndërtojnë kalanë Rozafa,të cilët, lidhën besën që të mos i tregonin nuseve të tyre që ajo që kishte radhën për të sjellë bukën të nesërmen, do flijohej që kështjella të qëndronte (sipas orakullit). Për  pasojë, varroset e gjallë Rozafa, gruaja e vëllaut të vogël, i vetmi që mbajti besën.

Në Qeverinë e Parë të shqiptarëve të krijuar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shohim disa tradhëti. Gjergji u tradhëtua nga Moisi Golemi njëherë, dy apo tre herë nga Lekë Dukagjini, dhe më pas nga nipi i tij,Hamza Kastrioti.Në qeverinë e komunistëve të kryesuar nga  poltergeisti* Enver Hoxha, ne shohim periudhën më të errët të luftës brenda llojit. Fillimisht, Enveri, eleminoi shokët e vet dhe bashkëpunëtorët e ngushtë që i kishte përkrah.Më pas zhvilloinjë luftë të paprinciptë që njihet tashmë si genocid: “Luftën e Klasave”! Pasi nuk gjente më “armiq”, kthehej përsëri në luftën brenda llojit, duke eleminuar shokët e vet një e nga një. Kulmi arriti nështyrjen e vetvrasjessë shokut të tij më të ngushtë, Mehmet Shehu,i cili, shkruan një letër përpara aktit final, shtrihet në shtrat dhe vendos dy gishtat në zemër, për të dëgjuar rrahjet e zemrës. Aty vendos tytën e pistoletës midis dy gishtave dhe e shkreh atë! Dy gishtat e hapur digjen nga fuqia e plumbit dhe e barutit.* Më vonë kjo hollësi nuk u tha kurrë! Disa për alibi! Të tjerët, për“heroizëm” patetik! Të nesërmen , Kadri Hazbiu , skilja më dinake e PP-së , hyn në shtëpinë e Mehmetit, merr dhe lexon letren që kish lënë ish-bosi i tij…, –  “Vetëm këtë mos t’a kish bërë”! – U shpreh , Kadriu.  Kjo fjali e dalë nga nënvetëdija  do ti kushtonte shumë më pas…

Mehmeti nuk ish më pak kriminel se Enveri, por diabolikët gjithnjë hanë njëri-tjetrin, kur nuk kanë ç’të hanë më!

Lufta për demokraci vendosi tjera raporte në qytetërimin shqiptar. Të gjithë dolën sëbashku për të mposhtur të keqen, por me një gabim të madh, se nuk e kishin mposhtur të keqen e vetvetes, gjeneratorin e tragjedisë shqipëtare. Njeriu negativprej pasionit dhe momentit bëhet njësh me të tjerët, por origjina dhe geni e kthen atë nga ka ardhur, mbase më të keq dhe më të egër se më parë. Pushteti i fituar me gjakun dhe votën e popullit nxori jo frutin e menduar, por një hibrit të rrezikshëm që do ta vazhdonte luftën brenda llojit me një dinakëri të pashoqe. Kjo shkatërroi shtetin, por dhe shpresën e rindërtimit të një të ardhmeje ndryshe. Kleptokracia e lindur prej pushtetit të konvertuar asfiksoi zhvillimin. Loja me të vuajturit ishte nga më të pamoralshmet.Poshtërsitë e klasës neokomuniste penetruan deri tek shtresa e ringjalljes së një kombi, tek të persekutuarit. Klasa e persekutuar u la përsëri në baltë, jo se nuk kishin tru, porse gjaku diabolik nuk lejonte që toka shqiptare të vendoste paqen dhe prosperitetin nëpërmjet të vuajturve që e dinin çfarë do të thoshte atdhe dhe jo internacionalizëm proletar. Djallëzia e pushtetit të momentit instruktoi luftën midis të persekutuarve, luftën brenda llojit, e cila e pat  shoqëruar njeriun që në lindjen e tij. Të persekutuarit ranë në grackën e ngritur! Ata filluan të ndahen dhe të gjykonin njëri-tjetrin. Karrigia flauroi unin duke harruar misionin. “Pushtetari” i persekutuar bënte not bretkocë pa çuar dallgë në breg. Pushteti ekzekutiv nuk ra kurrë në duart e tyre, për arsyet që tashmë dihen. Filluan të dëgjoheshinxhevahire”, se si qe ky dhe si ishte ai! Dikush, tha: “Ramizi, solli demokracinë”!!! Një tjetër, për hir të cmirës, bëri krushqi me persekutorin! Padjallëzia, fisnikëria dhe lodhja e gjatë e vuatjeve kishin stopuar ushqimin e subkoshiencës. Nuk kish më fajtor e as faj! Fytyrat e reja  të fëmijëve të përsekutorëve nuk kishin vrangat e krimit, por geni i tyre do shfaqej më vonë  me të gjithë barometrat e babëzitjes  së baballarëve.

Po a nuk ishin persekutorët që skllavëruan 2. 900.000 mijë shqiptarë?Po a nuk ishin po ata që vranë e prenë, grabitën pasurinë (e përsëris… e përsëris dhe do ta përsëris sa të kem frymë), internuan e burgosën me një mijë e një akuza të paqëna?! Çfarë ndodh tani? Me nofkat që vunë persekutorët i përdorin të njëjtat shpifje kundër njëri-tjerit?! Pale,  shkruajmë dhe broçkulla si të vërteta!Përse? Përse? Persekutorin mund ta falësh, duke treguar superioritetin e genit fisnik, por nuk mund të falësh dhimbjen brenda dhimbjes, se  ajo dhëmb më fort se një kalvar mundimesh nga mizoria dhe mizorët, sepse për mizorët je i pregatitur, kurse kundër vetvetes, kurrë!

Kam menduar se fisnikëria (shejtnia) e njeriut të vërtetë,e ruan botën, shtetin, shoqërinë dhe familjen. Mendoj se, përsëri po ky njeri do ta shpëtojë njeriun vetë prej verdiktit të agonisë diabolike.

“Lufta kundër Llojit” është një e keqe e madhe.Duke u ushqyer me të keqen, ajo e pjell atë për të depërtuar me një fuqi të tmerrshme në shpirtrat e trazuar, nganjëherë të pashpresë, dhe kështu shndërrohet nga aderencë anakronike sporadike në cilësi sadiste. “Lufta kundër llojit” nuk duhet të ekzistojë më ndër shqiptarë, për vetë genin e veçantë që kemi. Dëmi i pallogaritshëm që ka sjellë kjo luftë në Shqipëri, sidomos gjatë qeverisjes komuniste dhe postkomuniste dëshmohet tek karakteri i njeriut dhe i shtetit. Fakti që gjysma e shqiptarëve,kanë emigruar nëpër botë, të pashpresë për një të ardhme në shtetin e tyre amë, duhet të na shërbejë për të kuptuar definitivisht fuqinë djallëzore dhe shkatërruese që mbart në vetvete kjo luftë.

*Shënimet e mia:

Sipas “World Mythology” ….

Marshlands = Tokë me sipërfaqe uji, si kënetë, ku më tepër mbizotërojnë barishtet.

Poltergeist = Fantazem e zhurmshme

*    Thënjet, sipas dy Ali-ve, të familjes Shehu…

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: alfons Grishaj, eshte tradheti!, Lufta brenda llojit

Z. KRYEMINISTER: Kemi lidhur nje kontrate- Qendrojini besnik. Pabesia eshte tradheti!

December 16, 2014 by dgreca

*Rehabilitimi i Sul Harrit fillon me ne qe vuajme qe nga viti 1944 e jo me ata te vitit 1973/
* Shteti ka per te na dhene qindra milione, na i jepni qe t`ju japim qindarkat./
* Ambasadave amerikane, angleze, austriake: Te na konfirmoje se a ka qene babai im Sulejman Harri agjent I shteteve tuaja, akuza keto qe shoqerojne dosjen dhe procesin gjyqsor te Sule Harrit./
Nga Flamur Harri/

DEKLARATE PER SHTYP
Qendrime e Sulme barbare kunder Sule Harrit e trashegimtareve te tij.
Per dijeni: 1. Z. Bujar Nishanit Kryetar I shtetit
2. Z. Edi Rama Kryeminister I Shqiperise
3. Z. Ilir Meta Kryetar I kuvendit
4. Ambasades Amerikane
5. Ambasades Angleze
6. Ambasades Gjermane
7. Ambasades Franceze
8.Ambasades Austriake
9. Ambasades Italiane
10. Ambasades Turke

Tashme te gjithe e dine se kush eshte Sulejman Harri, I shkolluar ne Austri ne vitet 1917-1923. Figure e shquar e arsimit shqiptar, antifashist e anti komunist, pra kundershtare I dy diktaturave. Me 1947 denohet me burgim te perjetshem, akuza: Krime kunder shtetit, krimi I vetem ishte se shkolloi per 25 vjet mesues ne Normalen e Elbasanit e kontribute ne qarqe te ndryshme te vendit.
Beri gati 10 vjet burg Burreli.
Eshte nje nga 65 intelektualet e perfshire nga rezoluta e Keshillit te Evropes, te dates 5 tetor 1956.rezolute , e cila I kerkoi shtetit shqiptar lirimin e menjehershem, se jane denuar ne menyre te padrejte dhe kane te drejten e rigjykimit nga gjykata te pavarura. Rezolute, e cila nuk eshte marre parasysh nga regjimi I asaj kohe. Mendoj se rezoluta duhet te kete fuqi ligjore edhe ne kohen e sotme, per kete kategori intelektualesh, e jo te trajtohen si te denuar ordinere, sic jane trajtuar deri me sot. Sules I eshte konfiskuar pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. Gruaja dhe 5 djemte e Sule Harrit ju nenshtruan nje lufte te pashembullt te klasave, me pasoja te renda ne shendetin e tyre. Ne vitin 1967 nen kujdesin e ish nxenesit te normales K. Lazri I dhane nje pension minimal prej 350 lekesh. Sula kishte kontribuar flori per pensionin e tij. Eshte rast unikal ne Shqiperi qe nuk ka marre pension.
Njeri me karakter te pathyeshem, nuk iu nenshtrua “ofertave korruptive” te regjimit te kaluar.
Nuk dua te zgjatem, Sula dhe familja e tij kane dhene shume per kete vend e per kete popull, cfare prisnim dhe cfare na kane dhene ne Elbasan. Nuk na kane dhene asnje lek nga pasuria e luajtshme e konfiskuar, kur disa te tjere kane marre miliona.
Sorollatemi prej me shume se dy dekada neper gjyqe per te rifituar legjitimitetin e prones se paluajtshme.
Kemi marre deri tani I kest prej 7.000 dollaresh ne shtate vjet, kur sipas premtimit duhet te merrnim kestin e tete e te fundit.
Ne, femijeve te Sule Harrit, nuk na u dha e drejta e shkollimit te larte dhe sot me nga 40 vjet kontribute ne punera te veshtira, marrim pension qesharak 100 euro ne muaj.
Nuk mjaftojne keto, vijne e na presin dritat, megjithese qe nga qershor 2013 e ne vazhdim paguaj rregullisht, vine ca adoleshente te udhehequr nga nje “dhelper e vjeter” , vershojne dhe nje skuader policesh, sikur te kishte ndodhur ndonje krim.
I them perfaqesuesit te O.SH.E.E:- Une kam lidhur kontrate dhe po paguaj rregullisht.
-Epo, kontraten e ke lidhur me PD, ne jemi te PS.
Kulmi I cinizmit!
Dua te theksoj: Kam 45 vjet qe jetoj ne ate shtepi prej qerpici te bere me thoje, me material jashte standartit.
Ne kohen e komunizmit shteti me merrte 1/40 e rroges, sot shteti me merr 35-40% te pensionit, pse nuk na merrni dhe shpirtin?
Ne zonen ku jam une nuk eshte bere asnje investim. Jam shtepia e fundit ne linje. Tensioni prej dekadash varion nga 150-180 Volt. Ne njesine e kohes nje konsumator me tension 220 Volt qe te punoje I duhen 1-2 ore , tek ne duhen 3-4 ore. A nuk eshte vjedhje kjo? Kjo gjendje prej 40 vitesh.
Shteti ka per te na dhene qindra milione, na i jepni qe t`ju japim qindarkat.
Se fundmi, I kerkoj :1. Ambasades Amerikane
2. Ambasades Angleze
3. Ambasades Austriake
Te na konfirmoje se a ka qene babai im Sulejman Harri agjent I shteteve tuaja, akuza keto qe shoqerojne dosjen dhe procesin gjyqsor te Sule Harrit.
Nje thirrje te fundit Kryeministrit Z. Edi Rama, rehabilitimi fillon me ne qe vuajme qe nga viti 1944 e jo me ata te vitit 1973.
Meqe jam qe nga fillimi, anetar i shoqates kombetare, te drejtuar nga Kurt Kola. Kemi lidhur nje kontrate. Qendrojini besnik. Pabesia eshte tradheti.

12 Dhjetor 2014 Flamur Harri

Filed Under: Kronike Tagged With: eshte tradheti!, Flamur Harri, Kemi lidhur nje kontrate-, Pabesia, Qendrojini besnik., z. Kryeministër!

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT