• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prof. Dr. NAIL DRAGA-KONTRIBUT STUDIMIT TË HAPËSIRËS ETNOGJEOGRAFIKE SHQIPTARE

May 8, 2018 by dgreca

1 Nail Draga
Shkruajne: Prof. asoc. Dr. Florim Isufi & Prof. asoc. Dr. Shpejtim Bulliqi*/

Libri ETNIA DHE HAPËSIRA, i prof. dr. Nail Dragës, ka për objekt studimi, gjeo-hapësirën shqiptare dhe analizat etno-gjeografike dhe shoqëroro-politike të zhvillimit etnik dhe territorial të shqiptarëve nëpër etapa historike në Siujdhesën e Ilirisë (siç e quan autori), pra në Gadishullin Ballkanik e më theks të veçantë për trungun e tij me Malin e Zi. Libri ETNIA DHE HAPËSIRA, është material i shkruar në 208 faqe i pasuruar me harta, tabela dhe fotografi.  

Në këtë libër autori me kompetencë të lartë shkencore shtjellon zhvillimet etno-gjeografike nga Konferenca e Berlinit 1878 e deri me tani, duke shfaqur në pah të gjitha mundimet dhe sakrificat e popullit shqiptar për ruajtjen e identitetit kombëtarë dhe shtrirjes territoriale.

Që në fillim autori bën një analizë detale të ndryshimeve demografike në pjesët veriperëndimore të territoreve të banuara me shqiptarë para dhe pas Kongresit të Berlinit. Këtu autori zbulon se si territoret e shteteve fqinjë rriteshin në dëm të territoreve shqiptare dhe se si prej padrejtësive të mëdha dëmtohej hapësira e jonë si nga aspekti territorial ashtu edhe ai demografikë. Në këtë kohë filluan shpërnguljet e mëdha si një nga elementet parësor të ndryshimeve demografike dhe luftimet për pushtime të reja në dëm të territorit dhe popullsisë shqiptare. E gjithë kjo sipas autorit ishte me bekimin dhe sipas planeve shtetërore për ndryshime etnike në viset shqiptare.

Më pastaj autori analizon të dhënat e S. Gopçeviqit mbi luftën për Tivarin. Këtu autori thekson se këto të dhëna janë autentike dhe objektive pasi që S. Gopçeviqi është dëshmitar okular i ngjarjeve të asaj kohe dhe se shkrimet e tij paraqesin objektivitet.

Në kumtesën çështja e Ulqinit dhe gjeopolitika e fuqive të mëdha (1880) autori analizon në tërësi mënyrën e shkëputjes së Ulqinit nga Perandoria Osmane. Këtu autori tregon se kërcënimet dhe shantazhet e Fuqive të Mëdha edhe në atë kohë kanë pasur sukses. Autori duke analizuar në thellësi këtë problematikë shkruan se si Fuqitë e Mëdha i’u kanë kërcënuar Perandorisë Osmane se po që se nuk e dorëzon Ulqinin do të sulmojnë qytetin e Izmirit. Ky kërcenim pati sukses sepse për Perandorinë Osmane shumë më mirë ishte të sakrifikonte Ulqinin sesa të hynte në luftë të drejtpërdrejt për qytetet në thellësi të territorit të saj me forcat perëndimore.

Ajo që këtë libër e bënë të nevojshëm për lexim jo vetëm nga profesionistet por edhe nga masa e gjerë është, analiza që i bënë autori periudhës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pozitës së shqiptareve në Mal të Zi. Pas Kongresit të Berlinit vjen periudha e formimit të shteteve kombëtare dhe harta e re gjeopolitike e Ballkanit. Këtu autori thekson se tokat shqiptare u dëmtuan shumë dhe u ndanë në shumë pjesë. Ky dëmtim nuk ishte vetëm në aspektin territorial por është në aspektin demografik duke e sjellë shtetin shqiptarë dhe popullsinë e saj si një nga faktorë me ndikim tepër të vogël politik dhe strategjik në këto hapësira.

Më pas autori analizon shtrirjen territoriale të vendbanimeve dhe popullsisë shqiptare në Mal të Zi. Ai këtë analizë e bënë në aspektin gjeografik dhe demografik duke shfaqur shifra të lëvizjes në kohë. Nga të dhënat e prezantuar nga autori konstatohet se numri i shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore rritet vazhdimisht si në vlera absolute ashtu edhe në vlera relative. Popullsia shqiptare në Mal të Zi rritet nga 19.425 banorë në vitin 1948 në 47.682 në vitin 2003, apo në vlera relative nga 5.15% në vitin 1948 në 7.09% në vitin 2003.

Autori gjithashtu në këtë libër bënë analizën hartografike dhe demografike të Shasit si vendbanim shqiptar. Autori me kompetencë të plotë propozon mundësinë e valorizimit turistik duke u bazuar në atraktivitetet natyrore dhe shoqërore të tija. Ajo që autori thekson në këtë libër është edhe shpopullimi i viseve malore të banuara me shqiptarë. Ky shpopullim vjen si pasoj e kushteve të rënda për jetesë në këto zona dhe mungesa e infrastrukturës përcjellëse. Popullsia e këtyre zonave kryesisht ka emigruar në botën e jashtme e gjithashtu edhe në viset urbane.

Krejt në fund autori i librit analizon dhe studion regjistrimin e fundit të popullsisë në Malin e Zi, me theks në mjedisin në zonat e banuara me shqiptarë në Malin e Zi si dhe indikatorët e zhvillimit në zonat e vijës kufitare Mali i Zi – Shqipëri. Nga e gjithë kjo autori konstaton se lëvizjet demografike sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2003 paraqesin një mjedis heterogjen për nga aspekti kombëtar me diversitete etnike. Sipas autorit çështjet mjedisore duhet të jenë prioritet veçanërisht në brezin Ulqin-Shkodër si zona të banuara me shqiptar dhe hapësira me zhvillim të lartë të turizmit. Nga kjo autori konstaton se edhe infrastruktura dhe investimet në ate, duhet të jenë të rregullta dhe të mirëfillta.

Nga e gjithë kjo autori konstaton së këtu kemi të bëjmë më një zonë të veçantë gjeografike e cila meriton një qasje profesionale nga strukturat qeveritare. E gjithë kjo sipas librit të autorit do të ndikonte në sqarimin e ecurisë së lëvizjes së popullatave dhe socio-politike të popullsisë shqiptare në Mal të Zi, e gjithashtu do të ndikonte edhe në kontributin e shqiptarëve në stabilitetin rajonal dhe integrimet në organizatat evropiane dhe botërore.

Bazuar në atë çka ka shtjelluar autori në këtë libër mund të konstatohet se ia  ka arritur qëllimit dhe së vepra e tij përbën një thesar të çmuar për zonat e banuara me shqiptarë në Mal të Zi.

*Nail Draga, ETNIA DHE HAPËSIRA, Botoi:Art Club, Ulqin, 2017

 

Filed Under: Kulture Tagged With: ETNIA DHE HAPËSIRA, prof. dr. Nail Draga

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT