• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TURRAVRAPI PËR TË MARRË EVROPËN

May 29, 2019 by dgreca

Shkruar nga FEDERICO FUBINI-“Corriere della Sera”/

E përktheu Eugjen Merlika/

            Turravrapi për të marrë Afrikën është ajo periudhë ndërmjet viteve 80 të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe luftës së parë botërore në të cilën fuqitë evropiane bënin bërryla me njëra tjetrën për të ndarë kontinentin më të dobët. Turri drejt Evropës është stina për të cilën mund të shohim sot paralajmërimet: lufta e brrylave ndërmjet fuqive të mëdha të shekullit 21, të vjetra e të reja, për të ndarë një kontinent, një kohë i madh dhe sot vetëm i pasur. Një tokë pushtuesish po kthehet në një tokë pushtimi për fajin e vetë miopisë së saj, të vetë paaftësisë së saj për të bashkërenduar fuqitë e mëdha që ende zotëron. Mbasi ka humbur një dhjetëvjeçar e përthyer mbi krizën e saj, pastaj mbi përgjigjet e gabuara apo të vonuara asaj, Bashkimi Evropian po zgjohet nën kërcënimin për mat në një kuadër ndërkombëtar tashmë të panjohshëm. Le t’a shohim për një çast, tani që katërqind milionë votues do të thirren para kutive të votimit për të thënë (edhe) se çfarë vëndi duan të zënë të gjithë së bashku në botë. Tani Donald Trump-i e ka shtyrë për më tutje çdo vendim mbi automobilët evropianë, por në këtë pikë mund të vendosë taksa të reja doganore brënda fundit të vitit. Edhe vetëm rreziku, jo i pakët që kjo të ndodhë, i kujton zonës euro cënueshmërinë e saj të dyfishtë: e varur në mënyrë kronike nga eksportimet për rënie të numurit të popullsisë dhe zgjedhje të lirë të kombeve të mëdha si Gjermania dhe Italia, që tani gjëndet e ekspozuar më shumë se çdo tjetër zonë e botës kundrejt luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Nuk është e rastit që në dy ekonomitë industriale më të mëdha të zonës, të  Gjermanisë dhe Italisë, rritja është më e ulët, shumë afër zeros.

            Ndërkaq vetë ata Vënde dhe e gjithë Evropa kuptojnë papritmas se janë shkurtabiqë teknologjikë. Tregu më i madh, me nivel jetese tërësor më të lartin në botë, rendit një grup të vetin ndërmjet njëzet kolosëve të parë digjitalë madje dhe atë mbrapa në renditje (gjermania Sap). Evropa është me vonesë në standartin e ri të telekomunikacioneve G5, e paracaktuar të kthejë pothuajse gjithshka në trafikun urban e në zinxhirët e furnizimeve globale, aq sa Evropa është gjithënjë e më e hapur pikërisht ndaj mësymjeve të kinezes Huawei, që Shtëoia e Bardhë dhe vetë Google e kanë vënë në listën e zezë. Vëndet evropiane, Gjermania dhe Italia mbi të gjithë, nuk kanë kuptuar në kohë revolucionin teknologjik dhe sot udhëtojnë me vonesë përballë kinezëve, amerikanëve e koreanëve në zonat ku është grumbulluar vlera më e madhe e këtyre teknologjive: zgjuarsia artificiale dhe bateritë me litium. Mbi të gjitha, makinat elektrike, motorri i të cilave përbëhet nga një pjesë e vetme, të cilën ende askush n’Evropë nuk mund t’a prodhojë vetë, kërcënojnë të lënë në rrugë miliona prodhues të pjesëve (përsëri veçanërisht gjermanë e italianë).  

            Ndërkaq është lënë të merret kontrolli i të gjithë ndërmarrjeve strategjike të Greqisë e Portugalisë me një grusht miliardësh nga pak grupe kinezë, gjithmonë pranë pushtetit politik. Është lejuar që Pekini të formalizonte një marrëveshje strategjike me gjashtëmbëdhjetë Vende të Evropës qëndrore e lindore, deri në kufijtë e Italisë, të Austrisë e të Gjermanisë. Kushedi nëse  kanë të drejtë francezët kur shqetësohen për ndërlikimet që mund të sjellë hyrja e kinezëve në limanet e Triestes e të Gjenovës: ato marrëveshje sjellin investime shumë pozitive, por si do t’i përgjigjemi nesër Pekinit nëse do të dëshirojë të sigurojë rrugët e tij mesdhetare duke shoqëruar anijet tregtare me anijet e tij të luftës?

            Lista e shtigjeve të hapura që po e bëjnë Evropën tokë pushtimesh nga të mëdhenjtë e botës mund të vazhdojë. Rusisë Berlini i ka lejuar ndërtimin e një gazsjellësi drejt Gjermanisë, që le mënjanë Poloninë dhe Ukrainën, duke i bërë ato më të cenueshme. Kjo e fundit prej vitesh është coptuar në kuptimin e vërtetë të fjalës nga Vladimir Putin, që ndërkohë garon me Trump-in e ( me më shumë urtësi me kinezët) për të siguruar marrëdhënie të mira me kampionin e demokracisë iliberale hungareze, Viktor Orban. Në Libi shemëria e përjetëshme e tashmë e shterpët italo – franceze i ka hapur portat e Vendit ndikimit luftarak të fuqive, krejt tjetër nga trasparente e demokratike, si Arabia Saudite, Katari, Emiratet arabe, Egjypti e vetë Rusia. Me të vërtetë duam që në dyert e shtëpisë sonë të jenë ata që të bëjnë motin e mirë apo të keq, në vend që të gjindet një marrëveshje me Parisin?

Në mbrojtjen nuk shkon më mirë. Administrata Trump sapo i ka shkruar një letër ndalese Brukselit, duke e lajmëruar se evropianët nuk duhet as të provojnë t’a çojnë përpara projektin e mbrojtjes së përbashkët (edhe sepse do të pakësonte porositë ndaj grupeve t’armatimeve të Shteteve të Bashkuara). Disa ditë më parë Mike Pompeo, Sekretari i Shtetiit amerikan, ka fshirë në çastet e fundit një takim me Angela Merkel, sikur të mos bëhej fjalë për drejtuesen e aleatit më të madh të Washingtonit n’Evropë. Marrëveshja mbi bërthamoren iraniane, suksesi më i madh diplomatik i Brukselit në këta vite, është copëtuar nga Washingtoni e nga vetë Teherani. Dhe evropianët rrinë vite larg nga synimi i përdorimit të euros si një instrument të trysnisë gjeopolitike, siç bëjnë amerikanët me dollarin p.sh. nëpërmjet sanksioneve jashtëterritoriale mbi cilindo që tregëton me Iranin. Jo vetëm që jemi nën kërcënim mati, por po bëhemi një tokë për t’u ndarë mes fuqive të këtij shekulli, të gjithë ne evropianët, ndërsa zihemi me njëri tjetrin. Kur votohet, duke filluar që sot, është kryesisht, për të thënë nëse është me të vërtetë kjo e ardhmja që duam. Apo ndoshta ka ardhur çasti që të zgjohemi e të bashkëpunojmë më shumë e më mirë ndërmjet nesh.

            “Corriere della Sera”, 23 maj 2019       E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika- Federico Fubini- Corriere della Sera

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT