• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EVROPË E SHTRENJTË DHE E MJERË, NJË ANIJE PA DREJTIM

May 4, 2019 by dgreca

Politikanët e ndrojtur në krye të kombeve të tua të vogla nuk kuptojnë se pa një bazë kulturore të përbashkët nuk do të ketë kurrë as bashkim, as solidaritet.

                                                                        Nga OLIVIER GUEZ/

Perktheu nga “Corriere della Sera”, Eugjen Merlika/

            Evropë e dashur, ose më mirë duhej të të shkruaja Evropa ime e mjerë. Po të flas në njëjës, sepse njihemi thellësisht, ti e dashura ime e vjetër, dhe un, djali i Strasburgut, kryeqyteti  yt i zemrës. Jam rritur në brigjet e Rinit, një nga damarët e tu, e nuk e ndjej kurrë vehten më të lumtur se sa kur gjindem mbi autostradat e trenat që përshkojnë territorin tënd. Lakoret e lumenjve të tu, të deteve të tua e të maleve të tua; madhështia e qyteteve të tu e të fshattrave të tua, pasuria e kulturave të tua dhe magjia e gjuhëve të tua: Evropë e shtrenjtë vazhdon të jesh objekti i dëshirave të mia, ti, për të cilën mëtonjësit nuk janë më aq të shumtë, mjerisht; nuk harroj kurrë gjithshka që ti na ke dhuruar, paqen, mirëqënien, që nga hera e fundit që bijtë e tu u vranë me njëri tjetrin, shtatëdhjetëepesë vite më parë.

            Por ata ç’kanë bërë me ty? “Ata”, politikanët e ndrojtur që drejtojnë – ose do të dëshironin të drejtonin – kombet e tua të vogla që prej njëzet vitesh. “Ata” që bëjnë të peshojnë mbi ty të gjitha të ligat, ndërsa të kanë ndërtuar të akulltë e të çalë, një të paaftë pa fytyrë, në mënyrë që ti të bëheshe dashi i kurbanit i poshtërsive dhe hipokrizive të tyre.

            Evropë e mjerë, nuk mund të njihesh më. Ata të kanë shfytyruar, perëndeshë e hijshme, duke të kthyer në një kuçedër me gjashtë krerë (njëra kryeson këshillin e Bashkimit evropian e ndryshon çdo gjashtë muaj, e dyta drejton Komisionin evropian, e treta Këshillin evropian, e katërta Parlamentin evropian, e pesta Bankën qëndrore evropiane dhe e gjashta Evrogrupin). Si mund të njëjtësohemi në një përbindësh të tillë? Si t’a kuptojmë metabolizmin e tij? Në Bruksel e në Strasburg të kanë ndërtuar pallate funksionale. Fasadat e tyre janë të lëmuara, arkitekturat e tyre të ftohta: gjithshka është e shëmtuar dhe vagëlluese. Nuk kanë dashur t’i jepnin një identitet kartmonedhave të tua, monedhës sonë të përbashkët. Në vend që të shtypnin mbi to figurat e gjenijve të tu – Dante, Goethe, Mozart, Pikasso, panteoni është i gjërë – kanë zgjedhur ura, harqe e dritare të vizatuara në një kompiuter. Mund të kishin ftuar qytetarët e tu të shpreheshin mbi ato vizatime: nëpërmjet internetit, një këshillesë e njerëzishme, popullore e vërtetë kontinentale. Nuk kanë ditur të tregojnë historinë tënde, as të kremtojnë trashëgiminë tënde (të cilën nuk kanë guxuar as t’a përcaktojnë), amzën greko – latine dhe judeo- të krishterë (por edhe myslimane në gjysishujtë iberik e ballkanik; më të kundërshtueshme në Vendet e nënshtruara Perandorisë Otomane në shekuj, jam në një mëndje), dhe aventurën e madhe të Rilindjes dhe humanizmit, as të padisin kundërshtitë e tua mizore dhe krimet e tua të shkuara, fashizmin, komunizmin, kolonializmin. Brezave të ardhëshëm nuk kanë dashur t’i përcjellin traditat e tyre të përbashkëta, vetëm fjalë të zbrazura e formula të paqarta. Duhej të kishin ngritur kurse të historisë dhe edukatës qytetare evropiane në të gjitha shkollat e kontinentit, duke formuar poliglotë të vegjël! Merrni me mënd. A nuk e kuptojnë se pa edukim evropian, pa bazë kulturore të përbashkët, nuk do të ketë kurrë  as bashkim as solidaritet? Sigurisht. Në fund të fundit nuk të duan. Ose të duan të lëkundëshme e pa gjak.

            Kështu e dashur Evropë, të kanë braktisur në mes të vaut. Paraardhësit e tyre  kanë rrezikuar çmendurisht, njihnin pjerrjet e tua kriminale, pjesa më e madhe i kishte provuar në lëkurën e tyre. Ecnim drejt një bashkësie të madhe, aventura ishte e përbashkët, lumnuese, kur gjithshka u ndal. Dhe ja ku jemi këtu të paralizuar, të pleksur në rrjetën e kompetencave të bashkëndara, të papërshkueshme, e së fundi të pambrojtëshme. E pamundur të të lemë, e pamundur të shkojmë përpara, për mungesë vullneti, guximi, kahu të historisë të burrave e grave që kryesojnë fatin tënd nga fillimi i shekullit. Ty të kanë lënë punën shpërnjohëse për të nxjerrë direktiva, norma e rregullore, të kontrollosh borxhet dhe defiçitet: ti je një xhandar i shëmtuar financiar, shtaza e zezë e populistëve, të së djathtës e të së majtës që lëvdohen duke përfituar nga ti. E ti je e pambrojtur. Ata shpresonin që kushuriri i yt amerikan, edhe gjithmonë e më i largët, e prej kohësh, do të kishte vigjëluar gjithmonë mbi sigurinë tënde. Ja tani robër të Donald Trump-it, sepse ata ishin të vetmit që kanë bërë sikur i kanë besuar fundit të historisë.

            Kështu provincializmi  mbretëron. Si në buletinet meteorologjike të televizionit francez, nuk dijmë se ç’ndodh përtej kufijve tanë të dashur, nuk dijmë si do të jetë moti, nuk duam t’a dijmë dhe s’çajmë kokën. Si në kanalet e njoftimeve franceze ku, prej kohësh, mikrofonët janë hapur për të gjithë tellallët kombëtaristë. Franca nuk din tjetër veçse të vetëgjymtohet e shikon vetëm kërthizën e vet. Mbretëria e Bashkuar shkon drejt rravgimit. Gjermania dridhet nga ideja për të taksuar Gafa-t (Guggle, Apple, Facebook, Amazon). Katalanasit duan të lenë Spanjën. Polonia, Hungaria, Italia e ndonjë tjetër shesin trimëri: të vetëm do të jenë t’aftë të luftojnë më mirë ngrohjen e përgjithëshme, mërgatat e mëdha, terrorizmin. Budallenj të mjerë! Rusia, Amerika, Kina, Turqia, islamizmi kataro – saudit lëpijnë mustaqet. Ëndërrojnë hakmarrjen dhe copëtimin tënd që i ke pushtuar ato prej shumë kohësh. Kuadri është i ngrysur, e dashura Evropë, jam i hidhëruar, vazhdoj të jem i zemëruar me ata që të kanë kthyer në një gjë pa shije e pa shpirt, pa histori e pa fytyrë, një anije pa një drejtim e pa një drejtues, në dorë të gjithë rrymave të dhunëshme.

             Milan Kundera, në kohën e Luftës së ftohtë, shkruante se evropiani i vërtetë kishte mall për Evropën. Fatkeqësisht sot e nënëshkruaj këtë përcaktim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika-Oliver Guez-BE

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT