Nga GIAN ANTONIO STELLA/
A I keni parasysh tmerret e burgjeve ruse të denoncuara nga Amnesty international, nga OJQ të ndryshme e më shumë nga sito gulagu.net? Rrahjet, shtazëritë, të burgosurit të hedhur nga dritaret, poshtërimet, përdhunimet në burgun e Saratovit e burgje të tjera të dokumentuara nga filmime rrënqethëse, të mbledhura nga ish i burgosuri Sergej Saveljev dhe të postuara on-line në mijra siti, gazeta e televizione të gjithë botës (I frikshëm shërbimi i Le Iene) me një të tillë ndikim sa të detyrojë Moskën të premtojë korigjime?
Ndoshta nuk do të jenë të gjithë kështu, burgjet e Shën Petërsburgut e të Petropavlovskit, por trullos njohja e faktit se sa janë njerëzit e burgosur në Rusi: gati gjysëm milioni. Një e treta e 1.414. 172 burrave e grave që në janarin 2021, e dhëna më e vonë, figuronin të burgosur në 49 administratat burgosëse të Shteteve antarë të Këshillit t’Evropës. Janë numëra të nxjerra nga dosia Prisons and Prisoners in Europe 2021 nën kujdesin e Marcelo F. Aebi, Edoardo Cocco, Lorena Molnar&Mélanie M. Tiago e sapo botuar nga Universiteti i Lozanës, në të cilën lexohet pikërisht se në vitin 2021 të burgosurit ishin 53.329 n’Itali, 59.045 në Gjermani, 62. 673 në Francë, 87.035 në Britaninë e Madhe kundrejt 275.115 në Turqi dhe 478.714 në Rusi. Nëntë herë më shumë se tek ne.
Ndërsa në raport me popullsinë, në çdo 100.000 banorë (pak a shumë ata të Andrias) ishin 90 të burgosur në Itali, 162 në Shqipëri, 176 në Estoni, 179 në Poloni, 180 në Republikën Çeke, 190 në Lituani, 192 në Sllovaki, 215 në Azerbaixhan, 231 në Gjeorgji, 325 në Turqi (i vetmi Vënd pa një të shkuar komuniste) dhe 328 në Federatën Ruse. Një e dhënë, me gjasë e rritur me rrjetatat e fundit të atyre që i janë kundërvënë mësymjes së Ukrainës.
Të kërshërishme, nëse nuk do të fusnin të dridhurat, fjalët e thëna nga Matteo Salvini në marsin 2017, mbas njërit nga arrestimet e Aleksei Navalnit, i paracaktuar të humbiste pjesërisht pamjen sepse i goditur në sy nga hedhja e zeljonkës, për t’u helmuar më pas me gazin nervin e së fundi i kthyer në Moskë, për t’u përplasur në burg për nëntë vite: “Më duket e tepruar të krijohen heroj të rinj. Është e sata sajesë mediatike. Un jam për lirinë e mendimit. Dhe jam gjithmonë për manifestimet e autorizuara. Por nuk më duket se kjo ishte e autorizuar”. Akoma më e rëndë do t’i duket, në kohën e Covidit përdorimi i pompave të ujit mbi neofashistët e Forcës së Re….
“Corriere della Sera”, 12 prill 2022 Përktheu Eugjen Merlika