Nga Aurel Dasareti, USA/*
OKB: “Migracioni është një nga problemet më të mëdha të botës dhe çon në tensione etnike dhe fetare.”/
Ndoshta Bashkimit Evropian nuk i konvenon humbja e ISIS në Siri, sepse atëherë do të detyrohet të sigurojë mbrojtje dhe japi azil kriminelëve të ISIS që do iknin për në Evropë nga mbizotërimi i atyre 7000-8000 fiseve tjera ndërluftuese arabe që me shekuj do ta sakatojnë njëri-tjetrin.
***Ushtria shqiptare duhet të jetë e gatshme për të mbrojtur me nder dhe vendosmëri kufijtë e Atdheut tonë të përbashkët për shkak të situatave të trazuara nga “refugjatët” të cilët sa më shumë që burrat e vdekur të BE-së i ftojnë dhe tolerojnë aq më tepër probleme shkaktojnë.
Këta “refugjatë” që janë duke pushtuar Evropën nuk janë të gjithë nga Siria. Vijnë nga 25 shtete të ndryshme afrikane/aziatike ku nuk ka aspak luftë, dhe ku kryet dhe një jetesë solide e kanë të sigurt. 75% prej tyre janë burra të moshës 20-40 vjeçare.
Shqiptarë! Vendojeni Kombin atje ku e ka vendin, para fesë, dhe mos identifikoni fenë e juaj me fiset arabike sepse do ta hani me krip speci. Zgjohuni, përforconi dhe avanconi ndjenjat Kombëtare ndërkaq zbehni ato fetare – e keni tepruar shumë. Përndryshe, harrojeni edhe ju idenë e “Shtetit Komb”. Kriza e “refugjatëve” do ta tjetërsoj dhe shndërroj Evropën në një shoqëri kozmopolite të emigracionit. Në të ardhmen, imazhi ynë mendor i Evropës do të jetë nga Shtetet Anëtare të një unioni politik mbi-kombëtar.
***
PS: Me lutjen dhe dëshirën e një kolegut tim egjiptian, shtetas në Angli, do të citojë disa rreshta nga BBC të cilat ai i ka caktuar dhe unë shkurtimisht, nga anglishtja i kam përkthyer për ju:
http://www.bbc.com/news/world-europe-11139345
E martë 31. gusht 2010
Lideri libian Muamar Gadafi beson se imigracioni i paligjshëm në Evropë është një problem serioz. Ai është i gatshëm për të ndihmuar në përpjekjet për të ndaluar emigracionin në qoftë se BE-ja do të kontribuojë të paktën me 5 miliardë euro në vit për të shmangur një “Evropë të zezë”.
Nëse ky emigracion shumë i rrezikshëm nuk do të ndalohet, Evropa mund të bëhet një Afrikë e re, paralajmëron ai.
– Ndoshta nesër Evropa nuk do të jetë më evropiane, dhe ndoshta madje e zezë, sepse ka miliona afrikanë që duan për të hyrë, tha udhëheqësi libian, kur ai të hënën vizitoi kryeqytetin e Italisë, Romën.
– Ne nuk e dimë se si evropianët e bardhë dhe të krishterë do të reagojnë për këtë fluks të afrikanëve të uritur dhe injorantë. Ne nuk e dimë nëse Evropa do të mbetet kontinent i një lloji të avancuar dhe bashkuar, apo ajo do të shkatërrohet siç ndodhi me invadimet barbare, – tha ai.
***
Fluksi masiv i “refugjatëve” të rremë do ta ndryshojë peizazhin politik të BE-së dhe Evropës në përgjithësi. Kriza është aq e rëndë se ajo mund të shkaktojë shpërbërjen e sajë dhe për t’u dhënë forcë partive euro-skeptike. Ne gjithashtu shohim se tashmë kemi një debat krejt të re për “refugjatët”. Tani gjithnjë e më shumë flitet se kinse Evropa ka nevojë për emigrantët. Ideja e kufijve të hapur dhe emigracioni masiv i pakontrolluar joligjor duhet të jetë për të thyer shtetin kombëtar dhe identitetin tonë si një komb dhe kulturë.
***
Gjermania nëpërmes procesi të ashtuquajturës “integrimit evropian” me dekada të tëra ka ndihmuar për të minuar sovranitetin e shteteve kombëtare evropiane.
Sovraniteti i Shteteve Nacionale në kohët e fundit është tërësisht në përbuzje dhe poshtërim. Sepse është një tipar i rëndësishëm i sovranitetit të kombit që thotë se ata mund të mbrojnë kufijtë e tyre kundër inkursioneve nga shtete ose persona të tjerë të cilët ilegalisht kalojnë kufirin. Rrugaçë afrikan/aziatik që aspak nuk i plotësojnë kushtet të quhen refugjatë hyjnë me dhunë në shtetet evropiane (sidomos Hungari). Stil i papranueshëm jetese e këtyre rrugaçëve shihet qartazi; çdo pëllëmbë toke evropiane në të cilën kanë qëndruar një kohë mbetet e mbushur me plehra prej më të pistave, të prodhuara nga vetë ata para se me vazhduar rrugën për në “tokën e premtuar” nga Merkel.
Nga “dashuria” personale e Merkel-it për “refugjatët” e rremë, ajo i detyron shtetet tjera të BE-së të veprojnë sipas urdhrave të saj, duke e reduktuar në një shaka sovranitetin e tyre. Ashtu që, më së fundi kjo zonjë tërthorazi ka thyer të drejtën ndërkombëtare, e cila thekson se shtetet duhet të respektojnë sovranitetin e shteteve të tjera. Ajo kështu ka krijuar anarki të pastër.
***
I lexoj diskutimet e qytetarëve të rëndomtë të BE-së. Shumica e tyre reagon ashpër kundër situatës. Kur qeveritë evropiane e tradhtojnë popullin e tyre dhe i japin prioritet popullsisë së vendit të huaj joevropian, është kjo një tradhti që krijon dëshpërimin, ekstremizmin, urrejtjen, kundërveprimin. Agjenda e neo-komunistëve evropian për të thyer, shpërbërë shtetet kombëtare dhe shkatërrimin e bazës ekonomike dhe kulturore evropiane ritet me shpejtësi. Mos të habitemi shumë nëse vjen kundërveprimi. Ajo përfundon në luftërat civile, grusht shteti dhe shpërbërjen e BE-së.
***
Shtetet e Gjirit nuk marrin asnjë refugjatë, asnjë emigrantë! Asnjë! Arabia Saudite që posedon një territor shumë të madh dhe ka pasuri astronomike nuk strehon asnjë refugjat përkundër faktit se pothuajse ekskluzivisht janë arabët e tyre mysliman që ikin në Evropë. Kampet më moderne për tre milionë njerëz janë bosh (përdoren vetëm 4-5 ditë në vjet nga haxhilerët) në vendin që nuk i strehon as përkohësisht nevojtarët e gjakut, gjuhës, fesë dhe kulturës së vetë. Çudi!? Ne nuk dëgjojmë për asnjë presion të BE-së mbi këtë vend të “bekuar” nga Perëndia.
Si përgjigjet Arabia Saudite për kaosin që ata vetë e kanë krijuar? Hap kufijtë? A strehojnë refugjatë? Jo, ata marrin 0. Zero. Asnjë.Megjithatë, Arabia Saudite është e gatshme për të financuar xhamia në Evropë, dhe nuk flasim për imtësia. Regjimi terrorist në Riad dëshiron të ndërtojë 200 xhami vetëm për ”refugjatët” sirian në Gjermani.
Kjo nuk është vetëm paturpësi, ne po flasim për një abuzim, ndëshkim, sulm krejt të ri.
Ne e dimë se çfarë lloj i xhamive financohet nga Arabia Saudite. Ajo është, me pak fjalë, lloji më i keq.
*ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)