• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zonjat që bëjnë Shqiptari

July 2, 2018 by dgreca

 
…..Suksesi nis, së pari të jesh njeri./
NGA VIOLETA MIRAKAJ/NJU JORK/
1 fituset
 Një ditë e diel midis ngrohtësisë, lagështisë së ajrit dhe shumë më vonë , re shtrëngate shiu, e gjithë kjo sikur përkonte me takimin e Zonjave që bëjnë Shqiptari. Përkoi me gërshetimin e rrëfimeve plot vërtetësi, plot emocion, plot mallëngjim midis lotëve të drithërimës së vuajteve dhe përpjekjeve dhe krenarisë të arritjeve

1 arberia zbathearberi Flora1 Gashet tavArberie Bora Leta Mir1 Liliana G1 Beti me grup1 aferdita2 bashke

E gjithë kjo kishte një synim, një arritje për projektin shumë dimensional, “ Albanian Excellence” me drejtore ekzekutive Flora Nikolla – nderon vlerat e zonjave shqiptare kudo ndodhur : – “Në ndihmë të grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës, viti 1999 ; në prag të 20 vjetorit të saj, të ngjarjeve makabre e cila pati viktimat e saj. Shpallja në New York e kauzës së përkrahjes dhe ndihmës konkrete, jo vetëm për faktin se nga ky metropol i botës është dhënë një ndihmë e madhe që në fillimet e saj, pas këtij genocidi famëkeq të pranverës së  1999 ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe për faktin se shumë zonja të ikura nga genocidi serb, erdhën në New York duke nisur dhe ndërtuar një jetë krejt të re.

ërkoi me rrëfimin e katër histori njerëzore të katër zonjave nga “Albania Excellence”, ku me një vizion dhe mesazh të qartë na prezantohen zonjat Liljana Gashi, Ana Marku Walsh, Isidoros Beti Tsamblokos dhe Zhuljeta Buja. U evidentua  historia e suksesit të katër zonjave të nderuara në fushën e biznesit nga të gjitha trevat:- Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. U mblodhëm në mjediset shumë të bukura të familjes Gashi.

Te porta na pret me buzëqeshjen dhe mirësine e zonjës së shtëpisë, Liljana Gashi : Mirë se erdhët, shtëpia është e mikut, është juaja… Një ndjesi ngrohtësie dhe respekti m’u krijua në mënyrë të menjëherëshme. Ajo na pret me një ndriçim dhe dashuri karakteristike shqiptare, kur shprehet, shtëpia është e mikut… Dhe kjo shtëpi e bukur e madhe me pishinë, lulishte dhe gjithçka, ishte pë t’u admiruar. I hapi portat për rreth 40 gra dhe vajza të celebrojne dhe të jenë nismëtaret e peticionit të grave këtu në New York me dëshirën për t’u mbështetur nga Zonja, bija nëna, gra shqiptare në mbarë botën, për të ndaluar dhe për t’i thënë Stop !!! dhimbjes ndaj viktimave seksuale gjatë Luftës në Kosovë, për ta konsideruar dhunën seksuale krim të kësaj lufte.

U hapën portat e kësaj shtëpie, e cila me arkitekturën me mobilimin dhe zbukurimin e saj ishte gërshetuar shija moderne me atë kombëtare, dhe për disa orë me rradhë u bë një qendër bashkëbisedimi dhe kulture. Këtë mision e plotësuan më së miri, pikturat dhe portretet e shumta ; po në veçanti ai i Skënderbeut legjendar mbi kal me shpatë në dorë, dhe ajo e Nënë Terezës e cila duket sikur ajo është e zonja e kësaj shtëpie dhe na kurajon të kryejmë sa më mirë misionin e saj. Dimensioni parësor i lirisë është humanizmi. Në se për të parën, lirinë, tregon piktura e Gjergj Kastriotit, për të dytën, humanizmin, e tregon shenjtorja jonë më e madhe, Nënë Tereza. Liria me humanizmin lidhen me njera tjetrën. Dhe duken sikur na thonë :- Vazhdo të rritesh! Rritu vazhdimisht sipas rastit të mundësive. Në çdo moment që ta bësh këtë, ti ndryshon. Bëhu njeriu i mrekullueshëm, më i ndjeshëm, më magjik, më unik dhe më fantastik në botë, me qëllim që të kesh gjëra me shumicë, të cilat mund t’i ndash me të tjerët, apo t’ia dhurosh atyre.

U mblodhëm në një nga ambjentet e shtëpisë, dhe nën tingujt e dy himneve kombëtare ai shqiptar dhe amerikan, përballë dy flamujve simbolet e dy vendeve tona filluam bashkëbisedimin me ndjesinë e rrugëtimit dhe të mbështetjes së njera- tjetrës.

Histori jete, histori të zonjave që bëjnë shqiptarinë. Skalpimi i historisë së Lilanës, Anës, Betit dhe Zhuljetës tregon se mbetet esenca e ngjarjeve, simboli i përsëritshëmi sfidës për të jetuar, një jetë më të drejtë , një jetë më të vërtetë se koha nuk duhet shpërdoruar. Ti duhet të ngrihesh mbi të pamundurën kur ajo të del përpara, sfido veten dhe të tjerët për të relizuar idealet që do të shërbejneë ty dhe shoqërisë. Mundohu të komunikosh, mundohu të kuptosh.Duhet të veprosh sipas karakterit tënd, pas një arsyetimi të matur dhe një gjykimi të hollë. Edhe në praktikë origjinaliteti është i pashmangshëm, ndryshe ajo që do të bëje nuk do të përputhej me atë që je. Fati, së pari është te mendja; shko në shkollë, të mësohesh e të bëhesh i ditur.

Një montazh i mrekullueshëm me profesionalizëm nga Gjergji Pano paraprin çdo rrëfim të këtyre grave. Fillon me Liljanën, fotot japin një pamje të arritjes së kësaj biznesmene, e cila plotësohet nga rrëfimi i rrugëtimit të jetës së saj, nisur atje në një nga fshatrat e rrethinës së Prishtinës. Një vajzë e mitur për shkak të kushteve të keqija , me gjyshe dhe nënë të sëmurë nuk mund të shkoj në shkollë të arsimohet dhe se dëshira ishte shumë e madhe, maturohet para kohe duke mbajtur peshën e halleve familjare… rrëfimi i saj është sa ngjethës dhe dramatik po aq dhe heroik…një vajzë me zemër të madhe dhe se me shumë ëndrra, e ndjen se parësore për të është të mbështes jetën e familarëve të saj… Në vitin 1987 së bashku me të shoqin vijnë në Amerikë.  Tashmë një e re plot vitalitet, në kushtet e vështira të fillimit të emigracionit, me inteligjencën natyrale edhe pse e paarsimuar siç e thekson vetë, fillon mbijetesa, fillon rruga për t’u përshtatur dhe të gjej veten në këtë vend, në vendin e mundësive të mëdha. Por dihet që bota është në anën e atij që reagon dhe se fati ndihmon guximtarët…. Dhe Lijana me familje guxoi dhe përparoi. Gjëja më e lehtë në botë është të jesh ai që je , të jesh vetvetja….. Dhe Liljana e Kosoves ishte e tillë, i vë shpatullat jetës dhe ja del mbanë. Tashmë ka biznesin e saj familjar, e bleu si fillim një ndërtesë e cila me pas u zgjerua , pra guxoi, punoi dhe realizoi me sukses. Ajo shprehet se është e lumtur që ka mundësi të ndihmojë sado pak gjithëkënd që është në nevojë…. Ajo është modeste…. ndihma dhe donimet që ka bërë ajo dhe familja e saj është e një përmase për t’u admiruar. Në qendër të jetës së saj është familja, për të është bashkëshorti si dhe pesë fëmijët e saj ( të arsimuar tashmë në kolegjet amerikane, gjë që nuk mund ta realizonte për vete); nipërit dhe mbesat janë krenaria e saj. Dhe e gjitha kjo duket sikur na thotë:- “Të punosh do të thotë të mbushësh jetën me gëzim. Të mos kënaqurit me veten është themeli i çdo talenti të vërtetë.

Nën tingujt e muzikës në munitor shikojmë fotot e një gruaje tjetër, me sy të qeshur dhe një buzëqeshje që nuk i ndahet, një nënë e re me një fëmijë në prehër….por dhe ky montazh, tabloja plotësohet me pjesëzat e jetës së Ana Marku Walsh, e cila midis lotëve të ngjarjeve të trishta të së kaluarës ajo rrëfen…. Vjen në Amerikë me mendjen prapa te djali që e ka lënë , pasi nuk e lejojnë si dhe me një ëndërr jete tjetër tre-muajshe në bark, ku….mbetet e vetme …duhet të mbijetojë…. Amerika me makinë të bukur të kuqe dhe me pallat luksoz i mbetet veçse si një ëndërr….Punon shume një dhe dy punë, pastron ndërtesa dhe ëndërron… Lind vajzën dhe fëmija bëhet qëllimi i jetës së saj. Nuk do që vajza e saj të kaloj kalvarin e vuajtjeve dhe të përbuzjes së botës patriarkale mashkullore që kishte kaluar ajo… E shkollon vajzën dhe jeta e saj ndryshon…Ajo vuajti….por është e vërtetë se njerëzit e mirë njihen lehtësisht nga përparësitë e shumta të fjalës e të veprimit dhe nga virtytet e tyre. Të krijosh jetën tënde në mënyrën si do kjo është motoja e Anës.

Kur erdhi në Amerikë në vitin 1974 ecte në shtegun e dhimbjes në ndjekje të lumturisë dhe tashmë ajo e ka të realizuar dhe për këtë është krenare. Biznesi “Moda e Nina None” krijuar nga Ana realizon bizhuteri duke kombinuar si shprehet dhe ajo vetë krijimtarinë dhe filantropinë, dashurinë për jetën dhe ëndrrën. Në një kënd të sallës janë bizhuteritë e krijuar nga ajo, ashtu si në çdo festë fund viti të organizuar, një përqindje të fitimit ajo e dhuron, dhe kësaj rradhe është për t’u ardhur në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara në luftën e Kosovës 1999. Personaliteti i saj tashmë është i plotë . Ana Marku Walsh – ( Certified Empowerment Life coush and spiritual Jewelsy).

Beti Beno ( Avokate) presidente “Motrat Qiriazi”. Fotot në montazh, tregojnë suksesin në jetë e saj private si dhe profesionale. Ajo vjen para nesh me butësinë e syve të saj, me vrullin që mbart si karakter, por dhe me mirësinë e veprimtarisë së saj. Me modestinë karakteristike  tregon se edukata e familjes së saj, është pikënisje e rëndësishme në jetën e saj. Të ndihmosh njerëzit pa kushte, është dëshirë e herëshme e vullnetit të saj. Po të dëshirosh të jesh diçka, mund të bëhesh; prandaj si shprehet dhe vetë ajo nuk ka patur kurrë frikë nga rrëzimet në jetë. U bë avokate që t’i shërbejë individëve, si dhe organizatave me probleme ligjore. Beson se profesioni i ligjit luan rol vendimtar në komunitet, duke bërë që drejtësia të zbatohet  Motoja e saj është:- Gjithmonë është mirë të provosh ëndrrën…

Zonja e katërt e vlerësuar, Zhuljeta Buja, një grua e re e arsimuar këtu në New York, zhvillon biznesin e saj së bashku me të katër vëllezërit e saj. Kominikimi i saj të bënte për vete, fjalët e saj buronin nga zemra dhe mbartinin me vete një rrezatim plot optimizëm. Zhuljeta, mbesa e AT Zef Pëllumbit, dhe dihet që familja e saj ka mbart në shpinë kalvarin e persekucionit, vetëm se ajo ka pasë dajë këtë martir….Në fjalën e saj ajo tregon se, dritën e shpirtit dhe frymën e trupit ta dhuron zoti , porse vezullimin e marrim nga vetja, e ndriçimin nga të tjerët. Motoja e saj: – Qëndroi besnike vetes, sepse ajo të bën të prekësh qiellin. Nën lëkurat e shumta që fshihemi, gjithmonë besoj në esencën e njeriut. …

Bashkëbisedimi vazhdoi, me mesazhe dhe mbështetjeje, në emër të ambasadës shqiptare, Najada Sojli; nga organizatorët e saj si Loreta Stamo, Shqipe Malushi duke sjellë copëza historie nga jeta e emigrantit, si dhe mbështetjen që kanë gjetur te njera- tjetra

Peticioni u firmos nga të gjithë ne të pranishmit me idenë e mbështetjes nga të gjithë shqiptarët të kudo ndodhur, dhe me vazhdimësinë me sukses të këtij projekti, Zonjat që bëjnë shqiptarinë, si dhe të kauzës “ Ndihmë grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovën në 1999. Ku i bëjmë thirrje të gjitha grave shqiptare kudo janë, sipas kushteve familjare, ekonomike, sociale, të bëhen mentore të grave të dhunuara, duke mbështetur miket, shoqet, nënat, motrat, heroinat e heshtura të ditëve tona, duke qenë një shtysë dhe ndihmë e madhe në jetën e tyre.

Le të fillojmë nga vetja jonë, le të nisim nga vetja jonë këtë kauzë të madhe humane për të drejtën e për të mohuarat që nuk duhet të jenë të mohuara absolutisht jo.”

New York, Fund Qershori 2018

Filed Under: Featured Tagged With: Exelenca, Flora Nikolla, që bëjnë Shqiptari, Violeta Mirakaj, Zonjat

Artikujt e fundit

  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor
  • Nga non-paper i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë tek oferta për heqjen e asteriksit!
  • DIELLI ME SHQIPTARËT  NË AUSTRALI, GRUPI FOLKLORIK “NANË TEREZA”, TRASHËGIMI KULTURORE SHQIPTARE NË ADELAIDE TË AUSTRALISË
  • MË 21 SHTATOR 2023, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Fotoreportazh nga promovimi i tre librave (ribotim) të PhD.Dashnim HEBIBI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT