• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vërtet, kush është “tradhtar”!? (Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë (2))

August 4, 2013 by dgreca

“Edhe nëse është ditë ndeze qiriun që të gjesh njeriun e ndershëm”  Diogjeni ( 412- 323 prk)/

Ne Foto: Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë : Udhë e mbarë Nuse!/

Shkruan:Fahri XHARRA/

Ligj kundër gjuhës shqipe. Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).

Ku jemi ,çka jemi ,për kend jemi ? E duam ne vetvetën? Për shekuj me radhë turqit qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvendësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumërt e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe.

Çfarë janë arësyet qe ne jemi tkurrur territorialisht dhe numerikisht si komb ne vazhdimesi.?

“….kërcënimet telefonike dhe pëshpëritjet që kam dëgjuar nga disa anonimë dhe bashkëvendas: “ja ky tradhtari që thotë se është shqiptar…” Këto pëshpëritje dhe përbuzje i përjetova më së rëndi para pak ditësh, në drekën pas varrimi të bashkëvendasit tim, Jordan Llazarevski, ndjesë pastë, në fshatin Beliqica të Rekës së Epërm. Në atë drekë vetëm ndonjëri më përshëndeti, asnjëri nuk u ul në tavolinën time. Prifti, sapo më pa, më përshëndeti dhe më përqafoi. Shumë veta u befasuan, ndoshta edhe u hidhëruan, sepse ngrysën fytyrat e tyre. Pastaj erdhi një zonjë të tavolina ku isha i ulur vetëm. Ajo qe mbesa e një ish-funksionari të madh politikë të RM-së. Mu drejtua: “mund të ju pyes diç?” “Urdhëroni, uluni”, ia ktheva. Sapo u ul më foli paksa e egërsuar: “vërtet, ke thënë se je shqiptarë ortodoks, se në RM jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë ortodoksë?”. “Po”, iu gjegja, duke dhënë sqarimet vijuese: “e dini Ju, Zonjë, se 95 për qind e pjesëmarrësve në këtë drektë varrimi flasin gjuhën shqipe, por ende detyrohen ta mbajnë fshehur…” “Po, edhe unë di shqip, meqë gjyshja ma ka mësuar…”, ndërhyri ajo. “Atëherë çfarë ishin nënat dhe gjyshet tona, që nuk dinin asnjë gjuhë tjetër pos shqipes…!?” Ajo nuk dëgjoi më gjatë arsyetimet e mia, e inatosur iku nga tavolina pa u përshëndetur dhe shkoi në tavolinë ku ishte më parë. Më nervozizëm po u rrëfente për bisedën tonë zotërinjve që i kishte në tavolinë..”( nga shkrimi i Branko Manojllovskit)

Udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve  të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatrave Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”.

Pra fjalën e kam për Shqiptarë Ortodoks të Maqedonisë ,dhe me ta dhe qështjen e tyre do të mirremi në kët shkrim. Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika  se Historia do ta bëj të veten,  dhe të thuhet e vërteta  dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën.  Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata  do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.

“Dua vetëm të tregojë një ngjarje.Ndoshta  do të tingllon mire,dhe disi po me lidhet ,me këta njerëz ( shqiptarët ortodoks të Maqedonisë).Në një bisedë që e kisha para dy tri vjetesh me një  të njohur në Gjermani.S´pari me pyeti se nga jeni ,dhe une i tregova se jamë Shqipetar,kurse ai mu pergjigj  që qenkemi t´afërt ,dhe unë i thash si ka mundesi ,kurse ai më tha :une Gjyshen e kam shqipetare t´Maqedonisë.Bile me tha se e kam te inqizuar ne tel se si flet Shqip,dhe unë nga kureshtja që të bindësha i thash se a bën ta ndegjoj.Por kur e leshoje ajo nuk fliste “ shqip,”por një gjuhë disi te perzier me maqedonishte ,dhe i thash se kjo nuk flet shqip,kurse ai mu pergjegj  se gjyshja ime nuk pranon asgjë tjeter vetëm se është Shqipetare,dhe më tha se nuk e kam ndegjuar t´ketë thën ndonjëherë se ka ndonjë komb tjetër. ( Xhavit Ramadani,Gjermani) . Pra ?

Sa janë në numër këto gjyshe dhe këta nipër të tillë që nuk guxojnë të tregojnë se janë shqiptar,dhe jetojnë në Maqedoni?

Pikërisht mungesa e një platforme kombtare shqiptare na bëri që të jemi jo unik dhe e pësuam shum keq në histori. Platforma sllave e ka zanafillën që në shekullin 16 kur Rusia i përktheu veprat kishtare të Bizantit e përkthyesi kryesor ishte Mihail Artioti me origjine shqiptare ,sllavet e krijuan strategjinë dhe unitetin fetar dhe në shekullin 19 dolën me platformë për formimin e shteteve kombëtare sllave.

Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Porse, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e përdoruar për këtë politikë asimiluese  edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë. Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks. Pokëta të sotit çka bëjnë më pak ?

Janë shumë shqiptarë të Maqedonisë që janë ortodoks e që nuk guxojnë të flasin se çka janë. Kalaja e Shkupit e meshefë të heshturën e shekujve. Edhe aty kishte kishë ortodoks shqiptarë. Ajo apo ato u rrënuan. kurse tani sllavishtfolësit e duan ta përvetësojnë  historinë  tonë e të mbjellin një kishë të tyre. Ortodoksët shqiptarë, ata nuk guxojnë të flasin, ata nuk guxojnë të çfaqën e lëre më të kërkojnë kishën e tyre  ortodokse shqiptare. Historia jonë ende duhet t’i ruhet forcave centripetale që me ngulm e shtyjnë kombin tonë drejt vrimës së zezë të përpirjes.

“Të tjetërsuarit në Maqedoni janë shqiptarë dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje pa u lodhur kurrë që ata shqiptarë ortodoks të rikthehen në identitetin e tyre të parë shqiptarë. Që të na thonë se vetëm muslimanët janë shqiptarë në Maqedoni e s`ka të tjerë kjo është e pa pranueshme. slavët e kanë planin e tyre : shqiptarët ortodoks janë sllav , shqiptarë musliman janë turq kures ata katolik janë zhdukur.( të mos harrojmë që Nën Tereza ka lindur në një lagje katolike të Shkupit) (Ilir Taraj)

“  Zhdukja” ishte  e mundur ne saje të platformës pansllaviste te inicuar nga Rusia e cila platformë filloi të zbatohet në dëm te qështjes shqiptare e sidomos pas vitit 1814 dhe Aleancës së shenjtë e cila u realizua me inicim te Rusise. Si rrjedhim i kësaj u shuan të gjitha lëvizjet shqiptare që synonin pavarësi dhe autonomi nga turqia  dhe kryengritjet që i inicuan shqiptarët i shfrytzuan grekët dhe sllavët të i bëjnë shtetet e tyre nacionale. Teoria e Wikelmanit e shekullit 18 për të bër shetetin modern Grek si dhe teoritë e Homajkovit dhe Danillevskit për të formuar shtetet sllave ne Ballkan te cilat ishin po tërësisht nën kontrollin Rus ndikuan në t’kurrjen e territoreve shqiptare, asimilimin e shqiptarëve duke e lënë popullin shqiptar pa as një të drejtë kombtare, të varfër, të perqarë dhe në proces te vazhdueshëm te asimilimit dhe dëbimit nga tokat e tyre. Kurse Turku vetë iu ndihmonte në këto qëllime satanike. (Qazim Namani)

Duhet bër shumë në ndriqimin e të vërtetës rreth asimilimit te popullatës shqiptare ortodokse ne Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi. Të rikujtojmë edhe njëherë se shumica e manastireve ortodokse ne Maqedoni ishin shqiptare, dhe se në Manastirin e Shën Gërgurit sot Jovan Bigorskit deri me 1945 liturgjia  kryhej në gjuhën shqipe; manastir  i cili u dogj per të humbur gjurmët shqiptare . Pushteti dhe kisha ortodokse sllavo serbe e shtyen  që për këtë manastir te doktoroj Julia Trickovska me qëllim të falsifikimit të fakteve historike dhe të njejtën permes Këshillit të Evropës e sollën në Kosovë që të drejton Trashëgimin Kulturore.Poe njejta është bashkautore e Enciklopedisë së Maqedonisë dhe  të katër librave tjerë që e falsifikojnë kulturën dhe traditën shqiptare në Maqedoni. Julia bashkpunon me arkeologun Pasko Kuzmanin të cilit ju besuan shumë vepra dhe publikime për pervetësim të kulturës materiale shqiptare në Maqedoni.

Dhe një ditë  ata , shqiptarët ortodoks mund ta thonë të vërtetën e tyre të lashtë e të tashme njëherësh pa frikë ….sepse ata  janë rrënjet e lashta të gjakut tonë….iliro-arberor-shqiptar….rrethanat ua kanë diktuar shumë gjëra të rënda… Në fakt në Maqedoni kanë filluar të shfaqen haptazi disa persona në deklarimin e tyre si shqiptar ..dmth nga ata shqiptare ortodoks ..edhe kjo punë që po  e lobojmë e ka për qellim sensibilizimin dhe kthimin e këtyre shqiptarëve në identitetine tyre kombëtar, atëherë fitorja jonë do t `ishte e menjëherëshme ..dhe sllavët  do të tretëshin si krypa në ujë se puna e tyre  disa dhjeta vjeqare iu shkoi kot.

“ Por armiku më i madh i këtyre ( Shqiptarëve ortodoks në Maqedoni) janë vetë Shqiptarët. ( Jeton Kadiri ). Sot kur kemi historian, libra, mundësi për të gjurmuar, të shkollohemi e të emancipohemi në çdo fushëveprimi, ne ende po mirremi me fajtorë .Neve kemi fakte. Neve na mbetet që të zgjojmë vetëdijen e secilit. Kur do të vie ajo ditë që Shqiptarët  Ortodoksë në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më së pari ata në Kosovë të pranojnë se kush janë”

…” Si i zemëruar nga ai përjetim në atë drektë dhe nga kërcënimet dhe pëshpërimat se jam tradhtar pse jam deklaruar publikisht shqiptar, mbase më lejohet të them: më keq po sillën disa shqiptarë ortodoksë, që tashmë deklarohen makedonë, se sa edhe vetë nacionalistët makedonë. Prandaj është vendi për të shtruar pyetjen: vërtet, kush është tradhtar!? Unë që sinqerisht e ndershmërisht shfaq identitetin tim shqiptar, apo të tillët fatkeq e shpirtshitur, që kamuflojnë identitetin e tyre shqiptarë, ose të paktën gënjejnë se nuk i kishin prindërit dhe paraardhësit shqiptarë? Megjithatë, – përkundër hidhërimit njerëzor, – nuk u hidhërohem teprueshëm. Këta fatkeq nuk kanë mundur të përballojnë politikën e asimilimit që kanë ushtruar gjatë gati 100 vjetëve….(B.M -Tanashi)

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, shqiptaret orthodokse te Maqedonise 2

Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë!

August 1, 2013 by dgreca

“Të besohet në atë që thotë populli: gjaku nuk bëhet ujë. Dritë e tij verbon çmendurinë e gëlltitësve të hapësirës sonë…”Ali Podrimja”./
Nga Fahri Xharra/
Ne foto: Martiret e parë të KRISHTERIMIT OTRHODOX ILIR, FLORUSI  dhe LAURUSI….

Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.
Mbaj mend, – e si të mos e mbaja mend, – vrazhdësinë e mësuesit tim të parë në Belçicë. Në vitin 1948 në shkollë më dërgoi motra ime, Jelica, pesë vite më e moshuar. Asnjëri nga fëmijët e fshatrave tonë, kur filluam shkollën, nuk dinim maqedonisht, meqë gjuhë amtare kishim gjuhën shqipe. Mësuesi (jam në dilemë nëse duhet t’i them mësues atij) më rrahu vetëm pse nuk dita si i thoshin kushëririt në maqedonisht. Që aty filluan peripecitë e ballafaqimit tim me asimilim të përdhunshëm gjuhësor dhe etnik”, rrëfehet Manojlovski, ortodoksi i parë shqiptar i Maqedonisë (IRMJ) që pati guximin të deklarohet dhe përfundimisht t`a pohon origjinën e tij të vërtetë.
Po ku qëndron e vërteta e këtyre shqiptarëve ortodoks në Maqedoni?
Ata, janë hala aty, frymojnë aty, por me një frikë të madhe të ç’faqin thelbin e tyre kombëtar. Izolimet e mëdha iu vinin që në kohën e Turqisë. Ata duhej te veçoheshin, për të ruajtur identitetin e tyre fetar. Atyre iu duhej të fshiheshin, sepse si ortodoks e kishin më të lehtë të mbijetonin.
Pas pushtimit serb në vitin 1913, familjeve shqiptare iu imponua mbiemri me prapashtesën –viq. S`kishin mundësi e shans tjetër ose me –ski, ose me –iq apo –viq.
“Nënat tona nuk dinin asnjë fjalë maqedonisht.
Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”-
rrëfehet Branko Manojlovski nga fshati Kiçinicë i Rekës së Epërme të rrethit të Gostivarit në “Koha “ të Shkupit.
Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks. Po këta të sotit?
Janë edhe shumë shqiptarë tjerë të Maqedonisë që janë ortodoks e që nuk guxojnë të flasin se çka janë.
Prof. Skënder Karaçica për asimilimin dhe përkatësinë kombëtare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, e jep me një të dhënë nga udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), i cili ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatraved Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”, thekson Karaçica.
Duhet përmendur intelektualin e Rekës së Epërme Josif Bageri,i cili duke qëndruar i fortë në tabanin kombëtar shqiptar, i cili duke i ra grusht propagandës antishqiptare pati thënë më zë të lartë: Gjithë sa jemi shqyptar, Kemi një gjak dhe një farë… Nona që na rriti n’gji, Të gjithë ne na ka fëmi. Për të vazhduar protestën intelektuale shqiptare: O sa keq tash na turpnuet, Se gjuhën e vet mohuet! Dhe serbishten zut të msoni: “Vake take” të na thoni.
Shqiptarët ortodoksë që nuk janë pak, sot ata janë mbi 15% të popullatës së Maqedonisë,atyre nëna iu ka folur shqip,gjyshërit e gjyshet iu flitnin shqip. Por vorbulla historike e kërkonte shlyerjen e tyre herë nga e majta e herë nga e djathta. Ishte furtunë e madhe kur, kurrkush nuk guxonte te fliste, e as të çfaqte përkatësinë kombëtare.
Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika se Historia do ta bëj të veten, dhe të thuhet e vërteta dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën. Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.
Edhe Kalaja e Shkupit e meshefë të heshturën e shekujve. Edhe aty kishte kishë ortodokse shqiptare. Ajo apo ato u rrënuan. kurse tani sllavishtfolësit e duan ta përvetësojnë historinë tonë e të mbjellin një kishë të tyre. Ortodoksët shqiptarë, ata nuk guxojnë të flasin, ata nuk guxojnë të çfaqën e lëre më të kërkojnë kishën e tyre ortodokse shqiptare.
Historia jonë ende duhet t’i ruhet forcave centripetale që me ngulm e shtyjnë kombin tonë drejt vrimës së zezë të përpirjes.
Ku është Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit në Shqipëri që nuk bëzan. Pse ajo nuk e ngre zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë ortodoksë shqiptar të Maqedonisë? Pse ajo me autoritetin që e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Të kërkosh të tëndin, të kërkosh mbrojtje për të tëndin nuk është e dënueshme as nga zoti e as nga humanizmi.
Të ishte Fan S. Noli gjallë ,ai këtë do ta bënte. Me siguri ,do ta bënte.

__________________
Thuaje të pa shkruarën,shkruaj të pa thënën!

 

 

Filed Under: Analiza, Kulture Tagged With: Fahri Xharra, shqiptaret ortodokse, te Maqedonise

Don Kishotët në Ballkan dhe Sanço Pançot në Kosovë

July 29, 2013 by dgreca

“Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh . “   (Dorian Koçi)”

Nga Fahri Xharra/

Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizës morale nga avanturizmi kalorisak. Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën. Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara. Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.

Një rrugë gati si të njejtë jemi duke e ndjekur edhe në Kosovë.

Don Kishotët  në Ballkan dhe Sanço Pançot në Kosovë të bëjnë të qeshin, për aventurat e tyre të cilat e kanë një qëllim tjetër nga  ata të personazheve të Miguel de Cervantesit, por sidoqoftë e kanë një ngjajshmëri shumë të madhe. Edhe tek ne është duke luftuar irealja kundër reales. Edhe te ne po shihen bujtinat më të thjeshta si kështjella, tasi i berberit si helmetë e shkëlqyeshme, e kaluara e dështuar si një shansë për rivendosjen e saj në kushte të reja, krijimi  i gjërave që kurr nuk kanë ekzistuar si të mundshme për  të ndërruar rrjedhen  normale të gjërave dhe për të krijuar hendeqe të reja ndermjet veti.

Derisa Don Kishoti  i Cervantesit donte që të kthejë lavdinë kalorsiake; donkishotët e Ballkanit duan të këthejnë rrotën e historisë mbrapa, dhe ajo që ka ndodhur të duket vetëm si një ëndërr.

Njerëzimi ka një ndjeshmëri shumë të veçante për të zgjedhur se ç’njerëz do të përdorë për krijimet e tij, me çfarë njerëzish do t’i mbrojë legjendat e veta. Sado e çuditshme që të duket, lidhja midis Cervantes-it dhe donkishotëve  të Ballkanit ka një logjikë të brendshme.  Një logjikë e brendshme e prek këtë lidhje dhe e pohon atë. Besoj se Don Kishoti vazhdon të jetë edhe sot një personazh i pashpjeguar. Është e nevojshme të bëhet një përpjekje, një përpjekje e madhe nga të gjithë, për të spjeguar kërkesat e donkishotëve ballkanik. Sa qesharake aq edhe serioze për ne,  janë këto  kërkesa donkishotiane për Kosovën.

Edhe pse kërkesat donkishotiane ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar, ato mbesin të njëjta që prej nesh të krijojnë një bastard kombëtar dhe gjuhësor, një përbindësh i cili nuk paraqet rrezik për të tjerët por mundësisht të jetë vetëperbindësh që pa “sherrin “ e askujt të vetëshkatërrohet dhe të vetpërpihet, duke e lënë mbrama një mjegullë të parëndësishme, mjegullë  e cila me diellin e parë të imagjinuar të tretet.

Diku i “mëshefur”  Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon  sançopançuave të Kosovës këtë: ”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i fryente pëlhurat e pllanave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhësh kalorës nëse nuk  dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se  sikur mos të përmbaheni prej frikës, mund të nisim lëvizjën e punëve se frymat e vendësve nuk janë kurr të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur” (nga  Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Kosova është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës.”

Dhe sançopançuat e Kosovës me nxitim veprojnë dhe flasin, shkruajnë dhe shkallmojnë gjithë  andej e këndej duke i kritikuar liderët politikë të Kosovës  që mohojnë që ekziston kombi kosovar e në anën tjetër kërkojnë që të na pranojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(!), që liderët politikë të Kosovës mohojnë që ka komb kosovar e në anën tjetër mburrën se  ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha ndërkombëtare(!)  që artistët kosovarë mohojnë që ka komb kosovar, por mburren se kemi Teatrin Kombëtar në Prishtinë(!). “   Sançopançot s`kanë të ndalur:” “Shkrimtarët kosovarë thonë nuk mund të ketë komb kosovar, por mburren se kemi Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Shkencëtarët kosovarë “dokumentojnë shkencërisht” se nuk ka komb kosovar, por institutet e tyre i vetëquajnë institute kombëtare.”  Dhe donkishotët të “sigurtë” që punët e planet e tyre po shkojnë në rregull; nuk kanë të ndalur me kërkesat e tyre.

-Pa fjalë Sanço, i thoshte një donkishot i Ballkanit një sançpanços së Kosovës:’”Kjo është aventura e jonë më e rrezikshmja dhe më e madhja, në të cilën duhet ta tregojmë tërë trimërinë dhe forcën tonë” Edhe sikur këto që po iu flas të jenë fantazira, kini kujdes se përvoja me shqiptar ka treguar se sa guxim dhe të mençur që jemi”

Sançua pa një pa dy , na del me këtë profeci:” “Profetët” (rilindësit) shqiptarë idealizuan periudhën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut si një periudhë ku shqiptarët ishin të vëllazëruar, të lirë dhe të barabartë. E vërteta është se në atë kohë nuk i kishin asnjërën prej këtyre. Lidhja e Lezhës (1444) ishte lidhje politike mes princërve shqiptarë e malazezë dhe jo një vëllazërim mes qytetarëve të Shqipërisë së asaj kohe. Por, kështu e panë të rrugës rilindësit shqiptarë dhe mbi këtë model u ngrit kombi shqiptar.  Ata këtë periudhë e quajtën “Rilindje”, me demek, që kombi shqiptar më pjesëtarët e tij të lirë të barabartë e të vëllazëruar na paskësh ekzistuar që në kohën e Skëndërbeut, të cilin osmanët na e paskëshin përgjumur me pushtimin e tyre të serishëm.”… Pas kësaj Sançua i arsyetohet Don Kishotit:”Hirësi unë jam njeri i urtë i qetë dhe paqëdashës. Jam i stërvitur të duroj vuajtje se kam grua dhe fëmijë që duhet t`i ushqej e tì rritë.Po ta them këtë Hirësi se unë urdhër s`mund të jap.dhe jam në urdhërat e juaja “( D.K. Cervantes f.96)

E pra, i shkruante Don Kishoti:”Me këtë ,ke për të trashëguar të mirat e dheut, se zotërinjtë duhen nderuar si prindërit( D.K ,Cervantes f.145). Po ,pra!

“Një zgjim kombëtar është më i fuqishëm nëse orientimet strategjike, politika e tij e jashtme, politika e tij e brendshme, hieraldika shoqëruese etj janë kompakte me psikologjinë dhe traditën e njerëzve prej të cilëve synohet të formohet kombi.  Sa më pranë shpirtit të njerëzve të jenë këto gjëra aq më i fuqishëm ngritët kombi.” (diku në shtypin tonë)

“Në Kosovë, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi? “- pyetet një sançopanço i Kosovës, sepse duhet patjetër të plotësohet kërkesa e Don Kishotit.

Por sançpanot e Kosovës t`etshëm për famë ,zulm dhe zoti e di se çka  ,nuk e kan as më të voglin guxim t`i kundërvihen padronëve të tyre, dhe vazhdojnë me ngulm :” Problemi me historinë tek shqiptarët është shumë i rëndë. Kosovarët i shajnë serbët duke u thënë se janë popull mesjetar d.m.th të prapambetur, kurse vetën e lavdërojnë duke thënë se jemi popull antik. Harrojnë se antika është më e hershme se mesjeta.  ( d.m.th shqiptarët edhe shumë më shumë të prapambetur se serbët. Të lumt Sanço!) . Shqiptarët si komb i vonshëm nuk arritën të krijojnë historiografi para Luftës së Dytë Botërore. .”.. Bravo Sanço!Po i madh që je!

Sançua i Cervantesit e këshillonte  Donin e vet se më e mençur do të ishte sikur hirësija e tij nëse beson që kokëpërplasjet i janë të nevojshme dhe të domossdoshme  që ato t`i  bënë mbi ujë apo mbi ndonjë gjë të butë si pambuku se të gjitha këto gjora janë teptile, taklite dhe shakara.  Po Sanço i Kosovës?

“Në Kosovë, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi?”- thonë dhe pyesin Sançot.

Kosova ka mitet e veta por gjithmone i ka trajtur në gjirin e miteve Shqiptare.dhe duhet ti trajtoj si të tilla. Heshtja dhe mos përkrahja dhe anashkalimi që po i bëhet botës shkencore dhe të dijes në Kosovë, sançot dalin dhe bëhen marothonomakët e kohës së kobit dhe të mashtrimit për ne dhe rreth kombit shqiptar si tërësi e pandarë! Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare.

Donkishotët e Ballkanit japin urdhër: “Populli le të mendojë  pak  se cilët janë stereotipat e juaj kulturorë? Ku po iu qojnë ato? A duhet t’i ndërroni ato? Cilët duhet t’i krijoni? Çfarë kombi doni të jeni? Cili është perceptimi i juaj për kombin e juaj? Si doni që të iu perceptojnë të tjerët?  “ ; dhe sançopançot e Kosovës vetëm pohojnë me krye dhe … vrap në punë nën urdhërat e Bossit.:” Ndërsa, nëse do të vendosim që publikut të brendshëm e të jashtëm t’ia servirni të vërtetën shkencore, atëherë duhet të krijojmë një historiografi pa mite. Kjo nënkupton që të hjekim dorë nga miti ilir(?), nga miti për luftërat e Skënderbeut (?) etj, dhe gjitha këto t’i reduktojmë në përmasat e të vërtetës historike.”

Jepi Sanço  i Kosovës , jepi!

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Don Kishotët në Ballkan dhe, Fahri Xharra, ne Kosove, Sanço Pançot

Pse Serbia duhet të heshtë ose çka Serbia duhet të pranoj?

July 27, 2013 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes vete.  (Mit’hat Abdyl Frashëri)

PseSerbiaduhet të heshtë? kur e vej  këtë pyetje  e dij edhe përgjegjën. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet ,t`a bindë popullin  vet  se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme  për Historinë e tyre.Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit ,udhëheqësit të Kryengritjes së parë  serbe ,ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi,thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi ,inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqit ,djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit , ( Obrenoviqët ,nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është i bazuar në “ Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” ,1910, numër 22 që e tregon ardhjen e Këlmendasve ,dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës  në rrethin e Novi Pazarit ,rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit ,1937, ku thot se  Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës ,të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e nderruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari,por e din edhe Mbreti  i Serbisë në megrim, Aleksandri i sotit.

Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës(Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi  e vërteton të njejtën për perkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumenton. Egzistojnë bile edhe thënjë se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804 ,kundër turqëve,ose që fliste shqip në familje  dhe se serbishten nuk e dinte mirë.

 

Me  këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.

 

Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve,në librin e saj :”Lufta e Kosovës”.

 

Të kthehemi pas ,  Vladimir Çoroviq ,një historian serb shkruan:” Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe,por e përzier, e përbërë nga Serbët ,Helenët  dhe Arbanasit(Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushton  Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë Bizantine. Car ,dhe si i tillë ,sundimtar i Balkanit dhe i serbëve të tij(?)( në atë kohë serbët ishin në pakicë , e Car Dushani- arbanas ortodoks.)” . Ndërsa studjuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin ,por jo serbët”  ( Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe,flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.

 

Serbiaduhet të heshtë  gjithashtu ,sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqipëtar ( për ne, shka) ; themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët  në Vasojeviqët e ata nga Këlmendët.

 

Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është  nënçmuese për Serbët për tu përmendur  ky vit  si dhe këtë tërbim turk?

Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve ; larg e shumë largë nga ajo ; por  që serbët të mbyllin gojën dhe se të iu rikujtojmë shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb …Historia punon me fakte dhe dokumenta ,me gjurma tekstesh të cilat së bashku  vendosën në një tërësi koherente dhe e  cila e prodhon të Vërtetën .

Qëllimi i  sintagmës i krishteri në ushtrinë turke,pra nuk është në ate që të zbulon por në atë që të mëshehë dhe të heshtë prejardhjen  kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “ Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” thot që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve,në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit.Edhe historianit serb  më  proserbi i së “vërtetës serbe” ,Vladimir Stojançeviqit ,në librin e tij,ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot:”se  në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit.

Kush ishte Kondo Bimbashi pra?  Në natën në mest të 5 dhe 6 gushtit 1804 pas një lufteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga  turqit ,pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.

Kryengritjen e përmendur  jo vetëm që e udhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke  edhe shqiptarët  e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe  të Nishit e ndihmuan kryengritjen serbe,kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore ( cilën ,shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon ( Kondo Bimbashin) ,me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Këshu serbët, në vend se t`i korigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën univerzale paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përherëshëm,një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre sa që iu është e pamundur të mëndojnë diçka tjetër apo  diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos  dhe logjika serbe e urrejtjës shkonë aq largë që meqenëse Shqiptarët janë armiqë të serbëve kurse Kondo mik i tyre ; Kondoja nuk  durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo ,para dy shekujsh ishte ai që ishte ,sipas mentalitetit serb,kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurr, ose sikur mos t`ë kishte bër atë që e ka bër ,sepse serbët  “ më lehtë e kishin pasur ti mbetëshin pa Beogradin   se sa të përmendin shqiptarin-  armikun ,çlirimtarin e Beogradit“

Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka ( shqiptar ortodoks)  ,por as nga serbët sepse ishte shqiptar.

Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rrugëje; ai s`është për krenarinë e serbëve . Në pllakë shkruan: “ Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke ,në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806(?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.

Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata ,por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur ( edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve,Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.

Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës ,Malit të Zi ,Serbisë dhe Maqedonisë,na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks , të viseve të përmendura më lartë)) me lehtë e kishin  për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush  përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e   përtëhuajsimit tonë ,në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shofim se një rol të madh  e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale  Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjegje heret a vonë.

Deri me ardhjën e turkut e gjerë në shekullin XV-të,nuk kishte shtet serb,nuk kishte organizim të një shteti të mirëfillët serb.

Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se ‘clirimtareve’ otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…..

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman .Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe Krala,te  turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema.

Pra si thashë edhe më lartë , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit;  lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.

Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë  të vërtetës.Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.

Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mencuria e popave të kishës serbe, të cilë ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën ,edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.

Serbiaduhet ose  të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Pse Serbia duhet te heshte

Pse Atdheu vdiq për atdhe të huaj?

July 26, 2013 by dgreca

… Ose  Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare !/

Po pyet bota për shqiptarinë/

sa të madhe e kanë cmendurinë?/

Shkruan: Fahri Xharra/

“Pushtuesit e dinin mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…”Si po na preken qendrat tona nervore, si po na rrënohet intelekti.? Fare lehtë.

Buajt shkrryhen e bretkocat ngordhin : “Shkuarja ime në Siri ka qenë e bazuar në aspektin fetar, edhe e kam parë se në Siri është filluar lufta mes sunitëve dhe shiitëve cilët (luftë) e kanë filluar shiitët me alevit”.“Duke e parë, ndihmesën që i ka ardhur sektit alevit, nga sektet e tyre që janë shiitët, atëherë unë kam vendosur, i frymëzuar nga Kurani dhe Syneti i Pejgamberit S.A.S., të marr rrugën për t’i dalë në ndihmë atij vendi, ku Allahu dhe vetë Pejgamberi S.A.S., e kanë obliguar çdo mysliman që të marrë pjesë në luftë kundër një zullumqari dhe në luftën kundër qafirëve. Kur them qafirit, po flas për gjendjen aktuale në Siri”, nisi rrëfimin për Radion Evropa e Lirë, një shqiptar i Kosovës, që luftoi si vullnetar në Ushtrinë për Çlirimin e Sirisë, për tetë muaj.( Lufta në Siri dhe shqiptarët e Kosovës ). Sa jemi të informuar se çka dhe pse po ndodhë kjo në Siri?

Qytetarët habiteshin që sëmundja paraqitej në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të qytetit. Kishte, vallë hile edhe aty?… Sigurisht që po,hile edhe hile të mëdha.

Sëmundja po parqitet në mënyrë të përzgjedhur në tokat  shqiptare.

“Atdhe Deva, është emri i shqiptarit tjetër nga Peja që është vrarë dje gjatë luftimeve në Siri. Atdhe Deva ka qenë student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, njofton portali ‘Ilirida’.Ueb-faqja po ashtu ka postuar një foto ku shihet Deva në një takim me të rinj të tjerë. Deva raportohet se ishte i dhënë pas fesë Islame.Shumë prej personave që e kanë njohur Atdheun, kanë konfirmuar vrasjen e tij. (koha)”

Kjo është luftë buajsh e cila neve nuk na përket. Të rrijmë sa më largë këtyre shkrryerjeve ,se jemi shumë të vegjël t`iu  ndihmojmë apo t`iu ç`ndihmojmë .Pse ,dhe për kë?

“Dobësia më e madhe e historisë është se askush nuk mund t’i thotë vetjake,dhe duke qenë e tillë,përherë i gjejmë të shënuara të mirat/e të mirët/ dhe të këqiat/të këqitë/,pavarësisht se i ka pëlqyer apo jo dikujt,e ka dashur apo e ka urrejtur dikush,andaj të gjithë brezat në mënyrë konstante përballen me atë,që,të paktën është shënuar objektivisht/me ndonjë përjashtim në periudha të ndryshme.Në histori gjejmë ngjarje e personalitet që meritojnë të mësohen e kujtohen,por edhe ngjarje të këqia dhe personalitete negative,të cilat po ashtu ato,ose ato duhet të mësohet dhe të dihet.Te këto dy të fundit e keqja qëndron në prezantimin e tyre,që në fakt,të gjitha të këqijave dhe të këqive u bëhet reklamë,andaj,edhe sot e gjithë ditën bezdisemi pse aty-këtu,njëfarë reklamimi u bëhet për shkak të ligjeve të kronikës së ngjarjeve,dhe kësisoj nuk mund të injorohen as ngjarjet e as individët,që fare meritojnë të bëhen pjesë e historisë. (Dedë Mirdita)”

“Pra, sëmundja ishte sjellë  dhe  sillet  kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botërave.”

I kujt është mëmëdheu? Pra i kujt është atdheu?

O Ju që mirreni  natë e ditë me Librin e  Shenjt të muslimanëve , pse nuk e spjegoni kryesorën , pse i jepni lak gjërave sipas urdhërave që i merrni .?

Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni?

Sipas rrugës  morale islamike, tradhëtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve.Islami dënon tradhëtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia  i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju ” Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhetitë nga më të mëdha..

(Tradhëtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1))

”Ata që tremben nga drita janë pasardhësit e rebeluesit, që u dëbuan nga parajsa! Djallëzinë e tyre duhet deshifruar vazhdimisht që mos t’ju mbetet vend askund në tokën e bekuar! Kjo tokë kurrë si ka duruar korbat e zinjë, andaj doemos edhe kësaj radhe do të kthehen nga kanë ardhur këta plangprishës zemër zi! (Erton Gashi)

 

Gjakovë,25 .07.13

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, per atdhe te huaj, Pse Atdheu vdiq

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT