nga Ahmet Zani/
Afërdita Gjoni mësuese në shkollën e mesme në Mamurras është e njohur si volejbolliste nga 25 vite në disa ekipe të vendit. Këtë profesion ajo ua ka dhuruar dhe fëmijë ve të saj që të dy sportistë , djali Aldo futbollist dhe vajza Aba voljebolliste. Por nga sa tregon Afërdita për gazetën shkak që është bërë e famshme si volejbolliste është meritë e vëllezërve të saj. Konkretisht nga vëllai më i madh që tani nuk jeton më Bashkim Lal,a i njohur si volejbollist me skuadrën e Korabit për disa vite radhazi, shumë i njohur në ato vite, duke fituar disa medalje si sportist. Njëkohësisht dhe vëllaj tjetër Fatmiri, ky futbollist me Korabin për disa vite. Afërdita është krenare për gjurmët që kanë lënë në aktivitetin e sportit dhe kjo i ka dhënë emër familjes të sportistëve. Jam krenare pasi fëmijët kanë ndjekur paksa rrugën e sportit me mbështetjen e saj ndonëse sot përveç futbollit të tjera aktivitete sportive nuk shihen me vemendje. Madje ajo tregon dhe për të birin Aldo që është aktivizuar si sulmues me ekipet e Korabit dhe për katër vite në Mamurras. Prej tre vitesh tim bir po largohet nga futbolli pasi nuk gjen mbështetjen e duhur nga ekipet e kategorisë së parë ndë rsa nuk preferon me ato të ulta. Aldo ishte vërtetë një futbollist i shquar me ekipin e Mamurras kontribues në kohën kur kjo skuadër ka prekur kategorinë e parë , shënues i dalluar, madje në disa takime vendimtar. Djali i saj Aldo tashmë është mësues i edukimit fizik në një shkollë në Mamurras dhe pas pune ai stërvitet individualisht dhe kjo i shërben të ruajtë trupin në formë. Sakaq dhe vajza Aba ka demostruar për pak vite si volejbolliste por është sport që pak i kushtohet vemendje tani në Shqipërinë e tranzicionit të stërzgajtur. Janë qytete të vogla si Peshkopia apo dhe Mamurrasi aty ku Aba ka luajtur volejboll, dhe tani është mësuese në Mamurras.
Afërdita kujton me nostalgji vitet e rinisë së saj kur lojërat me dorë ishin interesante dhe u jepej mbështetje nga institucionet. Ndjenim kënaqë si dhe nga publiku mjaft pasionant dhe sidomos në vendlindjen time Peshkopi. Aty kam dhe kujtimet më të bukura nga rinia sidomos nga sporti. Ishte qytet ku aktivitetet sportive ishin primare. Sot ndjej keqardhje pasi disa aktivitete sportive janë larg realitetit pasi janë nxënësit që kanë prirje për disa lloje sporti dhe mungojnë mjediset sportive. Sakaq indinjohem dhe nga fakti i tim bir Aldo i papërkrahur nga futbolli, një djalosh shumë profesionist. Gjatë kohës së aktivizimit prej katër vitesh jam mirënjohës presidentit të futbollit në Mamurras pasi ka diktuar vlerat e tim bir Aldo dhe ka dhënë mbështetje.