SHBA: Famous Famiglia Pizza, e vëllezërve Kolaj nga Kosova, hapin biznesin e tyre, në kryeqytetin e SHBA, Uashington/
Famous Famiglia Pizza, e vëllezërve Kolaj nga Kosova, një nga bizneset më të mëdha në botë të industirsë kulinare këto ditë ka bërë hapjen e njësisë së saj të parë në kryeqytetin amerikan Uashington, në stacionin e saj historikë të trenit – “Union Station”, pas asaj në Lindjen e Mesme dhe Mexico City./
Nga Beqr SINA, New York/
WASHINGTON D.C:: Një numër jo i vogël shqiptarësh që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, janë bërë këtu biznesmen, afaristë apo njerëz të suksesshëm. Kan bër emër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një familje shqiptare nga Kosova, emigruar këtu 40 vite më parë, Familja Kolaj, tre vëllezërit, Paul, Gergio dhe Johni – të cilë me krenari thonë se janë shqiptarë – tani janë pronarët të pica – restoranteve të njohura “Famous Famiglia Pizza”, të cilët kan pica restorantetet e tyre, në më shumë se 20 shtete të Amerikës, dhe në Europë e Azi, duke u bër kështu një nga shembujt e suksesit të shqiptarëve në diasporë.
Ditët e fundit mbas biznesi i tyre për herë të parë hyri edhe në një nga qendrat më të njohura të biznesit në botë , në Lindjen e Mesme dhe më pas zingjiri i tyre shkoi në kryeqytetin e Meksikës – Mexico City – Kurse këto ditë – të para të viti të ri njoftohet se ata kan bërë hapjen e njësisë së saj të parë, edhe në kryeqytetin amerikan Uashington, në stacionin e saj historikë të trenit – “Union Station”
Familja Kolaj – e cila thuhet se emigroi nga Kosova në Itali dhe se në Amerikë e filloi aktivitetin e saj me 200 dollarë kursime, të mbledhuar në Itali, erdhi duke u bërë simbas viteve një nga më të famshmet frechchains pica në botë. Famous Famiglia Piceria e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1986 dhe që prej atij viti se ka qindra restorante në SHBA dhe mbarë botën. Ajo është një nga picat zyrtare për publicitetin e skuadrës së famshme të Bejsbollit – New York Yankees. Ajo është një nga më të biznesit me rritjen më të shpejtë në Amerikë, simbas FOX Business Channel nga Nju Jorku.
Në statusin e saj në facebook pronari i saj Gorgio Kolaj, shkruan se këtë javë “Famous Famiglia Pizza – është e ngazëllyer për të njoftuar se ka bërë hapjen më të re të dyqanit të saj në Stacionin e trenit Union Station në Uashington DC. Stacioni Union Station, i ndodhur disa blloqe larg Capitol Hill – Kongresit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, është një stacion treni historik në SHBA, i cili u hap në vitin 1908, dhe sot ky stacion treni për udhetarët është një nga objektet më të ngarkuara hekurudhore dhe destinacionet më të vizituara në vend, dhe është vizituar nga mbi 40 milionë njerëz çdo vit.
Në ingaurimin e shitores së re Famous Famiglia Piceria ka shkuar njëri prej vëllezërve Kolaj – Gorigio i cili ka celebruar së bashku me puntorët dhe pronarët në atë që quhet këtu në Amerikë “Hapja e Madhe Grand Opening” ose ” Famous Famiglia Pizzeria – Grand Opening!”
Kështu që vazhdon rritja e biznesit Famous Famiglia Piceria në Shteteve të Bashkuara nga , vëllezërit shqiptarë Kolaj – pronarët të pica – restoranteve të njohura “Famous Famiglia Pizza”, të cilët kan pica restorantetet e tyre, në më shumë se 20 shtete të Amerikës, të cilët ngadonjëherë dalin e “hidhen” duke kaluar edhe përtej oqeanit, edhe në anë tjetër të botës, për të treguar suksesin e tyre në industrinë kulinare të pica – restaurant.
Biznese zyrtare këto, që janë të regjistruara dhe janë të hapuara në të tri kontinentet – Amerikë(në 20 shtete), Europë dhe Azi. Industria e këtij lloj biznesi, të quajtur Franchising – “disa restaurante të njëjtës firmë”, është nga më populloret dhe model biznesi të suksesshëmnë SHBA-së.
Famous Familigia Pizza,që njihet si biznesi zyrtar i vëllezërve Kolaj, nga Kosova, Paul, Girogio dhe Johni është fitues i dhjetëra medaljeve dhe titujve nga më prestigjiozët në Amerikë, për restaurantet.
Biznesi i tyre, është sponsori i disa filmave të njohur amerikan, i fushatave elektorale, dhe fushatave humanitare. Ata kanë një biznes të suksesshëm, kryejnë vepra bamirësie dhe janë njujorkezë të vërtetë, thonë gazetarët amerikanë.
«Famous Famiglia Pizza», biznesi me «principatën» amerikane
Një nga familjet më të suksesshme shqiptare në emigracion – familja e vëllezërve Kolaj nga Budislaci – Kosovë, kujton sot 45-vjetorin e ardhjes në Amerikë, duke postuar në rrjetin shoqëror Facebook një fotografi të rrallë nga ato fotografi që thuhet se flasin më «shumë se njëmijë fjalë», me urimin «Zoti e bekoftë Amerikën!» dhe «Zoti i bekoftë nënat!».
Ne Foto: Jetime pa babe ne rruget e mergimit. Ja si e nisi familja Kolaj/
Nga Beqir SINA, New York/
Njëri prej vëllezërve Kolaj, shou-biznesmeni Giorgio Kolaj, i njohur në komunitet si aktivist dhe veprimtar i dalluar, e ka postuar një fotografi të vjetër bardhezi, duke shkruar poshtë saj :«Kjo foto e veçantë është marrë pikërisht 45 vjet më parë, si sot, në kampin e emigrantëve në Frosinone, Itali. Ajo është marrë në momentet e para së familjes time, kur ne u drejtuam për në aeroport, dhe mbërritëm në Amerikë».
Ai kujton se 7 muaj para kësaj fotografie, babai i tij kishte ndërruar jetë, dhe qe varrosur në këtë fshat italian, pra në Frosinone, duke e lënë pas vetes nënën e tij të vejë me katër djem dhe një vajzë. Gjithashtu, në kujtesën e tij duket se ka mbetur dhe shtëpia, pikërisht aty ku ai ka lindur në katin e lartë të shtëpisë, që duket prapa krahëve të tyre në sfondin e fotografisë.
Mirëpo, ajo që e ka kthyer në mendjen e tij, nostalgjinë, e njërit prej katër vëllezërve, Giorgios, duket se është kjo foto e veçantë për tërë familjen Kolaj. Për shumë arsye, tregon Giorgio, por mbi të gjitha, sepse është moment kur ne e «gjetëm Amerikën», vendin e ëndrrave të miliona emigrantëve nga kryq e tërthor botës. «Kur ne Kolajt, shkruan ai, e kemi filluar udhëtimin tonë për këtë vend të madh», ngaqë «unë nuk mund ta imagjinoj se çfarë po ndodhte thellë në zemër dhe në mendjen e nënës sime në kohën e kësaj fotografie».
Ky imazh, sipas tij, e tregon atë madhështinë e asaj që ne e quajmë «American Dream». «Ku një jetë tjetër do ta presë njeriun, ashtu siç e priti Nanën time, një grua e huaj, e veje dhe e paarsimuar, me pesë fëmijët e saj, të jetë e mirëpritur me krahë hapur në këtë vend të madh, që u bë shtëpia e dytë e të gjithë shqiptarëve».
Andaj, shkruan Giorgio Kolaj me këtë rast, dua të shpreh atë se ne të gjithë «i jemi përgjithmonë borxh në këtij vend të madh. Një borxh ky që, për mendimin tim, nuk mund të shlyhet, sa të jetë jeta».
Giorgio, duke e postuar këtë fotografi, nuk e fsheh dot faktin se ai gjithmonë është i habitur nga nostalgjia dhe madhështia me të cilën personazhet e kanë ilustruar pamjen e saj, me përzierjen e të gjitha elementeve karakteristike të njerëzimit.
Fotografia e 45 vjetëve më parë shfaqet «nëpërmjet dobësisë, forcës, nëpërmjet dëshpërimit, respektit, nëpërmjet përulësisë, nderit e krenarisë që ne i jemi përgjithmonë mirënjohës Nënës sime që na solli në këtë vend – mua, motrën dhe vëllezërit e mi, duke na e dhënë privilegjin që të bëhemi amerikanë. Vetëm me anë të hirit të Perëndisë. Zoti e bekoftë Amerikën. Dhe, Zoti i bekoftë nënat!». shkruan Giorgio Kolaj.
Familja Kolaj, nga Kosova, me biznese në tri kontinente
Në njërin prej kanaleve televizive më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FoxNews, në zonën e Nju-Jorkut, e përreth tij, në programin «FoxBusiness», kanali V, në Mahattan, të ftuar në studion e tij kanë qenë kohë më parë tre nga katër vëllezërit Kolaj – Paulini, Gjoni dhe Gjergji, për të rrëfyer «si arritën të bëhen kaq të suksesshëm në Amerikë. Vëllezërit Kolaj – nga Kosova duket «se e kanë gjetur Amerikën».
Si shumë të suksesshëm ata ishin mysafirët e radhës të drejtuesit të këtij emisioni David Assman, gazetar i njohur politik dhe i programeve të biznesit. Tre vëllezërit Kolaj, të cilët mendohet se e kanë kapur ëndrrën amerikane, me biznesin e tyre të famshëm dhe të suksesshëm «Famous Famiglia Pizza», janë bërë shpeshherë protagonistët e faqeve të shtypit amerikan, gazetave dhe revistave më të mëdha amerikane.
Ndonjëherë, edhe anembanë botës, për suksesin e tyre në industrinë e biznesit «pica – restorant»
Biznesi i tyre me pica, të firmës «Famous Famiglia Pizza», 7 vjet më parë (2008) arriti deri në zonën tregtare të Hong-Kong International Airport. Ndërsa, para lojërave olimpike «Pekini 2008», biznesi i tyre e «pushtoi» edhe zonën tregtare në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit. Dy bizneset më të fundit të tyre janë hapur muajin e fundit në aeroportin ndërkombëtar të Torntos – Kanada dhe në aeroportin Ndërkombëtar të qytetit Meksikos – Meksikë, duke i bërë biznesmenët shqiptarë, vëllezërit Kolaj, me afro 100 lokale «Faoums Famiglia Pizza» nëpër botë, biznese zyrtare këto që gjenden në hartën e tri kontinenteve – SHBA (në 25 shtete), në Evropë dhe Azi.
Industria e këtij lloj biznesi, të quajtur Franchising – «disa restorante të njëjtës firmë», është nga më popullorët dhe model biznesi në SHBA. «Famous Famiglia Pizza», që njihet si biznesi zyrtar i vëllezërve Kolaj, nga Kosova, është fitues i dhjetëra medaljeve dhe titujve nga më prestigjiozët në Amerikë për restorantet. Biznesi i tyre është sponsori i disa filmave të njohur amerikanë, i fushatave elektorale dhe fushatave humanitare.
Biznesmenët e suksesshëm nga Kosova,janë bijtë e një emigranti patriot dhe i ikur nga sundimi sllavo-komunist. Ata tërë jetën e vet ia kanë dedikuar familjes së tyre, në radhë të parë, dhe shqiptarëve. Ata me aftësitë e tyre, ia arritën në SHBA, në vendin e mundësive të mëdha, ta krijojnë «principatën» e tyre të biznesit – me 80 lokale «Famous Famiglia Pizza». Duke ia ndezur «dritën jeshile» prosperitetit personal e familjar, dhe në fund të kontribuojnë aq shumë duke bërë diçka, atë çfarë edhe mund të bënin ata si biznesmenë për Kosovën e për çështjen shqiptare. Vëllezërit Kolaj kanë hyrë në rrugën e suksesit e tyre, e këtë e kanë arritur dhe vazhdojnë ta realizojnë në tokën e lirisë dhe kampionen e demokracisë në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vëllezërit nga Kosova – Kolaj e kanë një biznes të suksesshëm, kryejnë vepra bamirësie dhe janë amerikanë të vërtetë
Gjithashtu duhet cekur se «Famous Famiglia Pizza» ka dhënë një kontribut të veçantë nëpërmjet vëllezërve Kolaj në çështjen e Kosovës, këtu në SHBA. Ata e kanë përkrahur e mbështetur me mjete financiare çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe shumë veprimtari e aktivitete të tjera të komunitetit shqiptar. Vëllezërit Kolaj i kanë thënë medies shqiptare se duan që suksesi i tyre të jetë afatgjatë, dhe se filozofia e tyre nuk është vetëm të rrisin bizneset, por edhe t}i ndihmojnë të tjerët dhe t’i japin komunitetit shqiptar. Në fakt, ata e kanë bërë traditë tashmë që të ndajnë një pjesë të të ardhurave të tyre, shoqatave bamirëse dhe të ndihmojnë në raste fatkeqësish të mëdha.
Nuk janë shumë të bujshëm dhe thonë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë për komunitetin shqiptar është që ta kenë një emër të mirë, duke përhapur kështu një emër të mirë edhe për shqiptarët e tjerë, e t}u tregojnë atyre se si mund të bësh biznes.
Familja Kolaj nga Kosova – Familja Piza në SHBA, pasi bëri disa vjet jetë emigrantësh në Frosinone – Itali, mamaja e tyre Roza dhe pesë fëmijët mbërritën në vendin e ëndrrave, ndoshta duke menduar ta realizojnë njërën prej ëndrrave të tyre, biznesin e suksesshëm në Amerikë. «Këtë biznes e kemi filluar më 1986, që prej 19 vjetësh të shkuara, thotë njeri prej tyre, Georgio, si thirret këtu. Jemi katër vëllezër, thotë ai, dhe së bashku kemi pasur sukses të mirë. Kemi pasur mundësi ta rritim biznesin me punëtorë dhe partnerë të mirë. Sot kemi më shumë se 60 lokale, vetëm në 20 shtete të Amerikës. Nëpër botë, lokalet më të fundit janë hapur në Evropë dhe Azi (Hong-Kong, Kinë, Meksiko dhe Kanada, së fundi)».
Duke folur për gazetarët amerikanë Paulin Kolaj, që njihet edhe si president i kompanisë, thotë se, «jemi të kënaqur dhe shpresojmë të hapim edhe më shumë lokale në Amerikë, e nëpër botë»
Ai tregon se kur mendon sesi e kanë filluar aktivitetin, është mirënjohës që kanë arritur kaq shumë: «Ky vend (SHBA) të jep shanse të vërteta për çdo lloj race dhe kombësie. Amerika është vend emigrantësh. Jam i kënaqur se babai ynë ka pasur dëshirë të na sjellë në këtë vend për shans të vërtetë. Babai ynë na ka vdekur kur ishim të vegjël, ishte i ri», ka rrëfyer Paulini, «dhe nuk ka pasur mundësi të vijë këtu, por shyqyr Zotit ne patëm mundësi të bëjmë diçka me jetën tonë dhe për ta respektuar emrin e babait tonë, për ta nderuar nënën tonë, sepse është grua e mirë dhe kjo është një nxitje e madhe».
Vëllezërit Kolaj, Ndoi, Paulini, Gjoni dhe Gjergji, dhe motra e tyre, Zoja, kanë lindur në Budisalc të Kosovës, por ëndrra e të atit, Pashk Kolaj, ishte që të vinin në Amerikë. Ai, së bashku me gruan, Rozën, shkuan në fillim në Itali, ku i ati fatkeqësisht vdiq pa e parë Amerikën. Roza me vështirësi i mbajti fëmijët dhe, më në fund, i solli në Amerikë, në vitin 1970.
Gjon Kolaj thotë se për suksesin e falënderon Zotin dhe të atin, i cili e sakrifikoi jetën e tij që ata ta bënin një jetë më të mirë. «Nëna ime është prova që çdo gjë është e mundur. Kur ajo erdhi këtu ishte në të tridhjetat me pesë fëmijë, nga të cilët më i vogli vetëm disa muajsh. Dhe, kjo tregon se nëse dëshiron diçka me gjithë shpirt, nëse punon me gjithë përpjekjet e tua, mund ta arrish. Dhe, jeta jonë është prova për një gjë të tillë. Dhe, ne duam të arrijmë akoma më shumë».
Gjon Kolaj është i lumtur për suksesin e deritanishëm dhe shpreson që kompania të zgjerohet edhe më shumë: «Jam vërtet i lumtur, sepse ka qenë një rrugë e gjatë për ne që nga Kosova, në një kamp në Itali, të arrijmë më në fund në vendin ku realizohen të gjitha ëndrrat e botës. Pra, ne treguam se jemi kompani e fuqishme dhe vitin tjetër do të zgjerohemi edhe në vende të tjera». Planet për zgjerim për këtë kompani me qarkullim 35 milionë dollarë në vit përfshijnë dhjetëra pika të mundshme shitjeje në vende nga më të rëndësishmet e qyteteve më të mëdha në Amerikë. Kryesisht nëpër aeroportet ndërkombëtare nga Nju-Jorku e deri në Hong-Kong e në Pekin. Por, treg tërheqës për ata është Evropa dhe është e natyrshme që, në këtë kuadër të mendojnë për Shqipërinë dhe Kosovën ndoshta në të ardhmen: «Ne e kemi ndërmend të shtrihemi edhe në Evropë, pse jo po të na krijohen mundësitë edhe në Shqipëri, ose në Kosovë, se, fundi i fundit, ne nga Kosova jemi. Një gjë e tillë do na jepte kënaqësi familjare», thonë ata.
Kjo, pra, është historia e suksesit të Paulinit, Gjonit dhe Gjergjit, të njohur si «Vëllezërit Kolaj», që donin ta çonin në vend ëndrrën e babait të tyre. Ata janë katër vëllezër, por tre prej tyre janë më së shumti edhe mysafirët e televizioneve amerikane programeve të biznesit. Dhe, duket se ia kanë arritur qëllimit, ka thënë gazetari i emisionit FoxBuisness, David Asman, teksa i kishte të ftuar vite më parë në emisionin e tij dhe u fliste amerikanëve për familjen shqiptare nga Kosova, pronare të restoranteve «Famous Famiglia Pizza», që ka biznes në shumë shtete të Amerikës, shtetet dhe vendet më të mëdha.