• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takimi për Pashkë me Gjelë Gjikolen

April 9, 2018 by dgreca

Nusja e Zef Shytit ishte shtatzënë kur e internuan. Lindi fëmijën në kapanon. U grumbulluan gratë mirditore, e rrethuan nusen që po lindte, i hapën fundet e tyre të bardha. I lidhen duart me njëra-tjetren dhe e veçuan nga pjesa tjetër e kapanonit. Lindi foshnja  por lehonës i vdiq vajza…/

Fatbardha Sasaraci[1]

Nga Fatbardha Mulleti Saraçi/

1 Gjikole

Një vizitë në Spitalin “Shejta Mri” në Rreshen tek zonja e nderuar Gjelë Gjikola, që ka hyrë në vitin e 94 (nëntëdhjetë e katërt) të jetës së saj.Sa mori lajmin që i kam ardhur për vizitë, ajo na priti tek dera e dhomës së spitalit, e mbështetur mbi shkop. Na përshëndeti mua dhe djalin tim Peter, që më shoqëroi nga Shkodra në Rreshen.E pyeta për shëndetin, ishte e shtruar në spital sepse kishte problem me mushkritë. Ishte nën kujdesin e mjekëve që e trajtonin me shumë dashuri.

I dhurova vezët për Festën e Pashkës.

Mosha e ka zvogluar në trup, që mbështetet mbi shkopin e pleqërisë, fytyra e mbushur me rrudha, sytë ngjyrë kafe të shohin me ngulm, vetullat e harkuara dhe sipër tyre mbi ballë një shami e zezë e lidhur në kokë, karakteristikë e femrës mirditore, e trashëguar brez pas brezi në shekuj e shekuj.Ajo që të bën përshtypje ishte forca e jetësore e saj, mendja e saj e kthjellët, tregon bukur e qartë jetën e saj, një jetë plotë dhimbje e vuajtje.

Ajo tregon:- Jam lindur në Perlat e martuar me z.Preng Gjikola në fshatin Selitë. Isha e lumtur, jetova katër vjet me burrin tim. Në vitin 1948 bashkëshorti im më të dy vëllezërit e tij Bibë e Ndrekë dhe shumë burra të tjerë të fshatit u larguan… Ikën e nuk u panë më…

Ky është momenti i fillimit të vuajtjes së familjes, i imi, i vjehrrit të moshuar dhe kunatës Mrika. Erdhi policia e na mori. E dinë çdo të thotë të lindësh duke pasur grykën e pushkës në fyt?

Vajzës që  linda i vuna emrin Dilë, ndërsa kunata ime lindi rrugës, i vuri emrin Prena. Na internuan dhe na dërguan në Kampin e internimt në Turan të Tepelenës.

Jetë në kapanone ku ishin grumbulluar me qindar familje, nga të gjithë krahinat e Shqipërisë. Jeta ishte shumë e vështirë. Mungonin kushtet për një jetë normale. Ushqimi bëhej në kazanë dhe ishte vetëm lëng me oriz e bullgur të mykur.

Vazhdon të dëshmoi:- Familja Dedë Gjomarkaj- kryefamiljari ishte në burg, por familjen e kishin internuar. Nana Mrika e Preng Dedë Gjomarkaj dhe dy djemtë e saj Filip e Gasper.

Nusja e Zef Shytit ishte shtatzënë kur e internuan. Lindi fëmijën në kapanon. U grumbulluan gratë mirditore, e rrethuan nusen që po lindte, i hapën fundet e tyre të bardha. I lidhen duart me njëra-tjetren dhe e veçuan nga pjesa tjetër e kapanonit. Lindi foshnja  por lehonës i vdiq vajza…

Erdh dreka. U përshëndetëm…E përqafova me mallë. Zonja Gjelë më tha:-Bardhë mos e pa ardhë kur të vdes…

Jo nënë Gjelë të uroj dhe disa vite jetë. U përshëndetëm me nënën e fundit që është gjallë dhe që i vdiq vajza në kampin famëkeq të Tepelenës.

Ja ç’është kujtesa historike !

Filed Under: Opinion Tagged With: Fatbardha Mulleti Saraci, Gjele Gjikola, tepelena

Një histori tronditëse nga kampi shfarosës i Tepelenës

March 13, 2018 by dgreca

Tregim nga Prenda Palja/

Nga Fatbardha Mulleti Saraçi/ studiuese/*

1 Palja ok

Tepelenë o gur  i zi

Mbyte grue e mbyte fëmijë

Oh ! Ca u bane djemve të rinj.

Kështu vajtoi Prenda Palja kur e detyruan të varroste dy djem të rinj që kishin vdekur në kampin e Tepelenës. Prenda Palja nga Nikaj- Mërturi, që ishte martuar me Pal Cel Ded Ndejaj nga fshati Salcë-Tropojë, i cili i qëndron nëpër male deri sa kaloi kufirin shtetëror të Shqipërisë në vitin 1948.

Nusja e e re Prenda Palja mbeti e vetme në shtëpi me dy vajza të vogla, të moshës pesë dhe dy vjeçare.

Ishte shtatlarte, e shëndetshme, plot energji, punëtore.

Ja si e tregonte jetën e saj:

-Isha njëzet e tre vjeçe, kisha dy vajza Zoja pesë vjeçe dhe Lezja dy vjeçe. Në shtëpi jetonte dhe nana Sutë Markja që ishte gruaja e axhës (xhaxhait) e burrit tim, ishte tetëdhjetë e pesë vjeçe (85 vjeç), nanë e Mirak Ukës, që ishte frat (prift) françeskan, me emnin fetar Françesko Pashko. Ai kishte mbarue  studimet në Itali dhe jetonte në Romë.

Në fshatin Salcë të Tropojës kishim shtëpinë dy katëshe të pajisun me orenditë shtëpijake, kishim bagëti, tokë dhe ishim një familje në gjendje të mirë ekonomike.

Ditën që u largue burri im nga Shqipëria na erdhën policët, natën, na morën nga shtrati, siç ishim me rrobat e natës, e na nxorrën jashtë.

Më tërhoqen prej bishtalecave (gërshetave), më kanë tërhequr zvarrë. Nuk më lanë me marrë asgja nga rrobat,  me zor më lanë me marrë bukën.

E shembën shtëpinë dhe na morën të gjithë pasurinë, orenditë, drithërat, bagëtinë, tokën me një fjalë na grabitën. Ngarkova në kurriz dy vajzat e vogla dhe plakën e shkretë nanë Suten e kapa nga dora.

Na internuan në Berat. Aty punova gjashtë muaj në kushte të zorshme. Jetonim në Kala të Beratit. Këtu më vdiq nana e priftit françeskan, zonja Sute Markja.

E varrosa me duart e mia, por i humbi vorri. Vuejtjen më të madhe e provova kur më internuen në Tepelenë.

Kapanonet ishin të populluara me qindra njerëz, çdo kapanon kishte edhe gjashtëqind vetë. Ishin vendosur shtretër dërrase në dy kate. Të internuar me mijëra vetë, pa dallim seksi, moshe, dëgjoheshin zërat tronditës në të gjithë dialektet e Shqipërisë…Flinim në kashtë (sanë). Kur flija të dy vajzat i mbaja në gjoks. Një vend që fryente një erë e tërbuar, që të merrte frymën, dimri i ftohtë, i ashpër me ngrica.

Jetova me të dy vajzat e vogla në këtë kamp me kapanone, rrethuar me tela me gjemba, me policë që bënin apelin pa zbardhur dita.

Më futën me transportuar (me bajtë) trupa nëpër ujë. Më thërrisnin me varrosë njerëzit që vdisnin në kamp, me ba gropa dmth me hapë varre.

Kemi punuar burra e gra, në erën e kufomave, me i transportue, me i rivarrosur. Vendvarrimi ka ndërruar tre herë. Nga matanë kampit u çuan tek ura e Bençës, buzë lumit dmth i hodhëm në ujë, se gjatë dimrit, lumi vërshonte e i merrte kufomat e eshtrat me vete.

Cdo natë vdisnin fëmijë dhe të rinj, nga urija. Një ditë në apel mungonin dy djem. Hynë policët të pajisun me hunj (me kamzhikë) në kapanon, i binin trupave të djemve, i kapën nga këmbët, i tërhoqen zvarrë, ndërsa ata ishin të vdekur (ishin dy djem si drita, nga zona e Matit). Më thirrën me i groposë dhe vajtova:

Tepelenë o gur i zi

Mbyte grue e mbyte fëmijë

Oh!  Ca u bane djemve të rinj…

Në Tepelenë kanë vdekur me qindar njerëz, foshnje të porsalindur, fëmijë, të moshuar dhe të rinj…

Vdekjet ishin të përhershme kryesisht nga mungesa e ushqimit dhe e higjenës. Vajzat isha e detyruar t’i laja me ujë të ftohtë.

Në tasin e supës kishte më shumë ujë e pak oriz të krimbur e gjethe prasi të kalbur. Në kapanon fjetja ishte në kashtë. Kur flinim i mbaja vazjat në gjoks dhe kisha vetëm një mbulesë të hollë. I shtrëngoja dy vocërraket e mia dhe i ngrohja me trupin tim.

Nana ime e çmuar Luçe Sadrija ka ardhur tetëmbëdhjetë herë me na pa në kampin e Tepelenës. Ka ecur nana Luçe në kambë prej Tropoje në Tepelenë e ngarkuar me njëzet e pesë kg ushqime, në veçanti miellin të kaverdisur (dmth të skuqur) në gjalp që mos tu prishte. E takonim vetëm tek telat, s’e lejonin të hynte brenda. Atë natë që vinte ushqimi e ndaja me të gjithë pjesëtarët e kapanonit.

Na detyronin të punonim në transport drurësh. Vajzat e vogla mbesnin vetëm në kapanon dhe prisnin e prisnin deri sa të kthehesha nga puna. Transportoja lisa, një copë lis peshonte 70 kg… Ecnim e ecnim deri tek zyrat e shtetit në Tepelenës.

M’u këput laku (kanopi) i ngarkesës që kisha në shpinë (në kurriz). Më urdhëroi polici me e marrë ngarkesën në krah, por nuk pranova, ndërsa një bashkëvuajtëse pranë meje e mori ngarkesën në krah, por u rrëzue nga mali dhe u dëmtua shumë.

Si e forcova lakun që më nevojitej për ngarkesen!! Preva flokët bishtalecat (gërshetat) i kisha deri tek këmbët, i shprisha, i godita, i bashkova me fije të tjera dhe me furkë përgatita një pe… Punova gjithë natën me dritën e kandilit që m’a kishte sjellë nana nga Tropoja. Me kët lak punova gjithë ato vite, nuk u këput ma, në transportin e drurëve nga mali deri në qendër të Tepelenës. Por edhe unë nuk u këputa, mbeta e fortë se e kisha për detyrë të rrisja dy vazjat e mia të vogla, ku t’i çoja ?

Racioni treqind gram bukë s’na mjaftonte. Kam mbledhur kokrrat e ahut dhe të bungut, i bëja lëng dhe e përdora për ushqim.

Shumë njerëz, fëmijë, të rinj, të moshuar kanë vdekur prej pa ushqimit.

Kam parë kur erdhen shtatë makina nga Mirdita, të ngarkuar me njerëz- plaka, pleq, të rinj, fëmijë, foshnje dhe nuse të reja shtatzënë.

Nuset e reja me djepat e fëmijëve në dorë, ia hodhën në tokë… I hodhën nga makina se njerëzit ishin të lidhur me zinxhirë.

Nuk mund të harroj një bashkëvuajtese që quhej Prendë Taçukja, të cilën e detyronin të linte djalin e vogël vetëm, në kapanon dhe atë e nisnin në mal për transport trungjesh. Djali i vogël ka bërë nevojën…

Kur Prenda është kthyer nga puna e ka gjetur nevojën e të birit të futur në çanten e saj të ushqimit, që e kishte të varun në mur.

Rojet e kampit i vendosen një enë (kusi) në qafë, e nxorrën jashtë, e mbështeten tek muri i kazermës dhe i detyruan të gjithë njerëzit t’a përshtynin…

Në kapanon zotëronte urija. Vasilit nga Korça i sillnin makarona, mbasi i hante ai i villte, në këtë moment zbriste plaku nga shtrati lart dhe hante të vjellurat e Vasilit.

Kur shpërthenin minat që kishin mbetë nga koha e luftës, kishte të vdekur… Një burrë plak i plagosur rëndë duke rënkuar thonte:- më ruani racionin e bukës. Ai po vdiste i uritur…

Edhe pse kaluan vite e vite, sa mbyll sytë dëgjoj të qarat e të vegjëlve që kërkonin bukë, që dridheshin nga të ftohtit, kur ngrica kishte përpirë gjithçka, kishte ngrirë zemren e pushtetarëve dhe në heshtjen e kapanonit, vocarrakët nuk merrnin më frymë…

Vaji i nënave të reja që humbën fëmijët ngrihej lart në qiell…, a mund të harrohen ulurimat e nënave?!

Erdhën disa pushtetarë për kontroll i kam folur, nuk para frikë:- Më hy thika tek ne, por fëmijët s’kanë faj.

Një grup fëmijësh bërtitën-“Enver –Stalin, pionerët duen liri”. Mbas ca kohësh erdh lirimi i fëmijëve, në rast se kishin të afërm që t’i merrnin. Fëmijët e mi s’pat kush me i marrë. Nuk më lenin të lirë mua dhe fëmijët se e quanin burrin tim të rrezikshëm, ai jetonte në Francë. Mbas Tepelenës na vendosen në Savër, në kasolle dërrase.

Kam pastrue puset e Lushnjes, treqind kova ujë në ditë duke i nxjerrë nga pusi. Këtu m’u dha mundësia të bëja një fotografi me vajzat e mia të vogla që tani kishin hedhur shtatin, po rriteshin. Kur më internuan peshoja 73 kg (shtatëdhjetë e tre), kur u lirova nga internimi peshoja (tridhjetë e pesë ) 35 kg.

Por ç’ndodhi pas lirimit nga internimi?

Ajo tregon:- Shkova bashkë me vajzat tek trualli i shtëpisë, jemi jetuar jashtë në shi dhe në të ftohtë. S’na është afruar asnjë njëri. Kemi mbledhur gurët dhe mbas dy vjetësh bëmë një dhomë sa me fut kokën. Kështu kaluan vitet”…

Ndërroi jetë në vitin 2010. Arriti të takohej me burrin e saj, që ishte invalid dhe vajzat ia mbushën vatren me nipa e mbesa. E çuditshme jeta, sa shumë vuajtje, por edhe jetën e pati të gjatë, vdiq në moshën nëntëdhjetë e një vjeçare.

Vajzat e saja Zoja, ka pesë fëmijë (tre emigrantë në Itali) edhe Lezja ka pesë fëmijë, tre emigrant në Francë.

Po t’a takosh Lezen sot që është shtatdhjetë e një vjeçare, din të të tregoj për jetën e saj që e provoi kampin e Tepelenës në moshën 2 vjeçare.

Ajo flet bukur, qartë, me një diksion t’ambel, ishte energjike. Ajo thotë:- U rrita si qyqja në rreth. S’na afrohej njëri. Kur u rrita më martuan në Dukagjin, në fshatin Abat, burri ishte njëzetë vjet më i madh se unë. Në ditën e dasmës ndodhi diçka e çuditshme, sapo morën vesh që kjo nusja është familje “e prekur”, dmth me biografi të keqe, të gjithë dasmorët  ikën, u larguan…Më ndoqi lufta e klasës, jo vetëm mua por edhe fëmijët e mij.

  • E solli per Diellin Leonora Laci

Filed Under: Histori Tagged With: Fatbardha Mulleti Saraci, kampi shfaqroses i Tepelenes, Prenda Palja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT