• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKAMBI I THETHIT… AT DANIEL GJEÇAJ O.F.M.

September 21, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: AT Daniel Gjeçaj O.F.M,(1913 – 2002)/

  Malet e Veriut i kanë dhurue Shqipnisë shumë gurë të çmueshem e të fortë! Pak kush ua di vleren e Tyne! Nuk janë shumë të mëdhej para se me u ba ortek e me u rrokullisë nga majet e atyne Bjeshkëve të Nêmuna, që shumë vizitorë e dijetarë i kanë ba me folë me vete…

Bukuria e pejsazhit asht mahnitëse! Ajo shijohet vetem kur i sheh me sy! Madhështia e atyne maleve të ashpra e t’ veshuna me pyje, kullosa e kësula bore, nderthuret me harmoninë dhe zhdervjedhtësinë e trupit njeriut të skalitun nder shekuj nga vetë Dora e Zotit! Atje kanë lindë dhe kanë trashigue deri në ditët tona drangojt e shpellave formulen e patjetersueshme në shekuj, “Atdhé e Fé”, kur edhe Lekë Dukagjini ua vuni emnin në Kanu trashigimtarëve t’ Ilirëve.

At Daniel Gjeçaj O.F.M., ka lé me 14 Tetor 1913, në Thethin e bukur të Dukagjinit, mu në mes t’ atyne Alpeve ku ruhej nder shekuj tradita e paster Shqiptare. Aty filloi mësimet e para të cilat i vazhdoi në Shkoder, në Liceun “Illyricum”, i njohun Kolegji i Fretenëve të Gjuhadolit. Në vitin 1939 asht në Siena t’ Italisë per me vazhdue studimet e nalta. Në vitin 1940, vazhdon një vit studime në Gjermani dhe kthehet në Theth, ku thotë edhe Meshen e parë. Ishte në brezin e njohun të Françeskanëve ma të kulturuem, kur punoi në njenen prej tri bibliotekave ma të pasuna që ka pasë Shqipnia, Biblioteka Françeskane e Shkodres, një nder thesaret e kulturës kombtare, që u plaçkit, u dogj dhe u shperdorue barbarisht mbas vitit 1946, kur kuvendi u kthye në burg nga komunistët. Në vitin 1946, kur po shiheshin gjurmët e shkatrrimit sllavo komunist në Shkoder dhe provinçial i Fretenëve ishte At Mati Prennushi, e largon nga Shkodra At Danielin, per në famullinë Plan, tue e këshillue që të tregohet i kujdesshem, mbasi shpejtë pritej të mbyllej kuvendi dhe do të fillonin edhe arrestimet. (Dishmi gojore e At D. Gjeçaj, 1997, në Shkoder).

Në vitin 1948, një mik i veti e njofton se shpejt At Danielit, do t’i vinin prangat. Per mos me ra në kurthen mizore të sigurimit të shtetit, tue perfitue nga acarimi i mardhanjeve shtetnore mes dy shteteve “miq” Shqipni – Jugosllavi, arratiset atje dhe vetem mbas shtatë vjetësh, arrinë me kalue në Itali, në vitin 1955. Vendoset në Toskana t’ Italisë dhe mbas pak kohe atje shumë të njohun e ngarkojnë me detyrë të pergjegjësit të kulturës pranë Komitetit “Shqipnia e Lirë”.

Lidhjet e Tij edhe me t’ arratisunit tjerë si Prof. Ernest Koliqi, Prof. Karlo Gurakuqi, Prof. Namik Ressuli dhe një brez i tanë i papersëritshem i kulturës Shqiptare në mergim, kalon në Radio Vatikanin, ku zani i At Danielit dha kushtrimin e Lirisë pa pushue deri në vitin 1992.

Emnohet nga Selia e Shejtë, Perfaqsues i Katolikëve Shqiptar në mergim, ku ndihmesa e Tij u njoh edhe në Shoqninë Katolike Shqiptare të Melbournit, së ciles i perpiloi dhe Statutin e saj, të cilin, me pak ndryshime ajo Shoqni e ka edhe sot me nenshkrimin At Daniel Gjeçaj.

Gjatë gjithë jetës së Tij, Ai u qendroi besnik parimeve të veta per “Atdhe e Fe”.

 

Kontributi i At Daniel Gjeçaj në lamen e kulturës, shkencës, letersisë, gjuhës, historisë së persekucionit komunist në Shqipni, arkivave kulturore, perkthimeve dhe trashigimisë së asaj të së shtrejtes aftësi dhe perkushtim, me ua percjellë të paster brezave të rij porosinë e të Parëve të vet, që jo vetem ishin vra dhe nuk u dihej as vorri, por edhe çdo fjalë e Tyne ishte zhdukë me Ta, per të gjithë kohen sa jetoi, jo vetem punoi pa u kursye, por edhe u dhuroi gjithë thesarin e Tij, Kuvendit Françeskan të rindertuem. Ai erdhi në Kishen e Tij në vitin 2002, i veshun me zhgunin e vet, per me pushue nder Ato temele, ku ishte i fresket Gjaku i Martirëve të Asaj Kishë, që per 47 vjet nen robninë e terrorin ma të tmershm  ka provue Ai kler prej gjenocidit komunist. Ai sot asht nder ata vorre ku nuk asht ma asnjë kafkë e Atyne Fretenëve t’ Asizit, që At Danieli i adhuroi dhe i dishroi gjithë jeten e vet.

At Danieli asht puntori ma i perkushtuemi në mergim me ringritë Monumentet e perdhosuna, tue fillue me “Lahuten e Malcis” e deri tek vepra e vet, “Prelë Tuli i Salcës”, ku me një mjeshtri të rrallë na ka dhurue një mbrekulli të vertetë, per trimninë e guximin e Maleve tona kreshnike.

At Daniel Gjeçaj dhe Prof. Gjon Sinishta kanë ngritë Monumente të pavdekshme!

Fjalori që perdori At Danieli, asht ma i pasuni i Gegnishtes letrare mbas At Fishtës. Ai të duket sikur buron nga goja e një figure legjendare që don me na kujtue: “Shifni shka jeni tue rrenue o Shqiptarë!”. Perkthimet e Tij, asht e vertetë se nuk shohin “driten” e botimit, mbasi janë zevendsue me “perkthimet në gjuhen e njësuar të kongresit 1972”, kur u vorros Gegnishtja.

Me të drejtë At Gjeçaj konsiderohet si një nder  ma të aftit dhe të pergatitunit si perkthyes i disa veprave kishtare me vlerë: “Meshari i të kremteve” (1966) “Rendori i meshës” (1973) Meshari i përditshëm, Psalmet, trajtue si një pjesë e madhe e Biblës etj., ku spikatë një mjeshtri e rrallë e njohjes së atyne veprave fetare të perkthyeme me saktësi në Gjuhen e bukur Shqipe. Ungjillin ia kishte kerkue Don Simon Filipaj, dhe At Danieli ia kishte dergue…Asnjëherë nuk i kishte shkue mendja se Don S. Filipaj, e kerkon që ta bastardhoi me gjuhen e “njësuar” të “Kongresit 1972”.

Ribotimi i “Lahutës së Malcisë” në vitin 1958, e shoqnueme me komente nga At Danieli, risjellë në kujtesen historike gjurmët e pavdekshme ku shkelën sandalet e Françeskanit tonë.

At Daniel Gjeçaj, në ditët e para të fitores së zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, me anen e një mesazhi drejtue fituesëve “demokratë”, të cilët, do të merrnin pushtetin nga “socialistët”, që deri atë ditë ishin komunista terroristë, u ban të dijtun nga Radio “Vatikani”, me rreth 14 ose 15 pika me të cilat duhet ndertue binaja e Demokracisë së vertetë në shtetin e porsa lindun në Shqipni. Jam i sigurtë se as sot e asaj ditë që nga viti 1992, nuk asht zbatue asnjë nga ata pika udhrrëfyese per qeveritarët tanë! – Pse?! – Se asnjëherë, askush nuk ka mujtë me pa të pakten një anderr, që na mund ta quejmë sot, se kjo i perket rrugës sonë “drejtë demokracisë”…

Me datën 3 Janar 1997, kam pasë fatin me u njoh dhe me kalue disa orë në një drekë, që më pat thirrë At Konrrad Gjolaj, ku ishte edhe At Danieli. Ishte e para herë që u njoha afer…

Na tregoi se me datën 5 Janar, do të shkonte në një takim me presidentin Sali Berisha. As At Konrradi, dhe as unë mbas Tij, nuk i dhame asnjë mendim. Kujtoj si tashti, kur e takova me daten 6 Janar në darkë, mbas takimit me presidentin… dhe më tha: “Gjatë gjithë kohës që ishe aty dhe po bisedonim me te, asnjëherë nuk më ka shikue drejtë në sy… E mjera Shqipni!”

Kur e pyeta se, “klerikët e rijë që po bahen, a mendon se ndonjë… mund të ndjekin rrugën Tuej, të pakten në fushen e traditave Atdhetare dhe Fetare, në edukimin e Rinisë Shqiptare?”

– “Nuk mjafton me dashtë, po nuk duhet me drashtë!”… më tha, shumë i topitun.

Dhe, nuk u pame kurrma!

Melbourne, 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: At Daniel Gjecaj, Feitz Radovani, shkamb i Thethit

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT