• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Admirali Mark Ferguson zhvilloi një vizitë në Shqipëri

November 12, 2015 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/
Ditën e sotme, data 12 nëntor 2015, mbriti për një vizitë në vendin tonë, Komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s {JFC}në Napoli, Admirali Mark Ferguson. Qëllimi i kësaj vizite është takimi me autoritetet më të larta politiko-ushtarake në Shqipëri dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe Krahun jugor të NATO-s si dhe bashkëpunimi midis Forcave të Armatosura të RSH dhe JFC. Komanda e NATO-s në Napoli ka dhënë një kontribut të vecantë për procesin e integrimit të plotë të Forcave të Armatosura të RSH në NATO dhe aktualisht është përgjegjëse për misionin e KFOR në Kosovë. Ndërkohë Admirali Mark Ferguson krahas detyrës të Komandantit të JFC është dhe Komandant i Forcave Detare në Evropë dhe Afrikë. Vizitën e tij të parë Admirali Ferguson e zhvilloi në Ambasadën e SHBA në Tiranë ku u prit nga Ambasadori Donald Lu dhe diplomatë të tjerë të kësaj ambasade. Më pas Admirali Ferguson dhe delegacioni i tij zhvilloi vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes. Mbas ceremonisë ushtarake të mirëseardhjes Admirali Ferguson u takua me Ministren e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ku u diskutua gjerësisht bashkëpunimi ushtarak midis Forcave tona të Armatosura dhe Komandës së NATO-s në Napoli dhe Forcave Detare të SHBA në Evropë. Në takim u diskutua dhe për rreziqet që vinë nga Jugu i Aleancës dhe implikimet e ndodhura në Lindje të saj. Mes dy bashkëbiseduesve u ra dakord që KFOR është struktura më e rëndësishme për çështjet e sigurisë në Kosovë me ndikim shumë të madh dhe në rajon. Admirali Ferguson vlerësoi praninë e ushtarakëve shqiptarë si në Komandën e Bashkuar të Napolit, ashtu dhe në KFOR. Gjithashtu, Admirali Ferguson vlerësoi donacionin që FA shqiptare kanë dhënë për forcat Peshmerga në luftën kundër ISIS dhe angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit. Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli e siguroi Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli, Admiralin Ferguson se Shqipëria do të vazhdojë procesin e modernizimit të FA, si dhe do të vijojë të angazhohet në të gjitha detyrimet që kemi si vend anëtar i NATO. Më pas Admirali Ferguson u prit nga Shefi i Shtabit të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo dhe ushtarakë të lartë të Shtabit të Përgjithshëm. Edhe gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm midis FA të RSH dhe Komandës së NATO-s në Napoli si dhe programi i bashkëpunimit në të ardhmen. Mesditën e datës 12 nëntor, Admirali Ferguson zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Detare ku u prit me një truproje nderi marinarësh të kësaj Force. Në vijim të vizitës Admirali Ferguson zhvilloi një takim me Komandantin e Forcës Detare Gjeneral Brigade Ylber Dogjani dhe kuadro të Shtabit të kësaj Force. Fillimisht Gjeneral Dogjani i uroi mirëseardhjen Admirali Ferguson dhe ushtarakëve të lartë ekipit të tij. Më pas e falenderoi ushtarakun e lartë amerikan për ndihmën e dhënë Forcës sonë Detare nga Departamenti i Shtetit dhe Flota e SHBA. Kjo ndihmë në asistencë teknike, trajnim e arësimim të kuadrove detarë, stërvitje të përbashkëta, etj, ka rritur kapacitetet operacionale të Forcës sonë Detare, theksoi Gjeneral Dogjani. Gjatë takimit u bë një prezantim i shkurtër për historikun e FD, Misionin, detyrat, struktura, organizimi, fushat e bashkëpunimit me Flotën e 6-të të SHBA dhe me Komandën e NATO-s Napoli, bashkëpunimi me institucionet e tjera detare, modernizimi e reformimi në të ardhmen, etj. Gjithashtu gjatë takimit ushtarakët e dy vendeve diskutuan për mundësinë e shkëmbimit të informacionit midis Forcës Detare dhe Komandës së bashkuar Napoli. Në fund të takimit Admirali Ferguson e falenderoi Komanadant Dogjanin për pritjen e rezervuar dhe i uroi atij sukese në detyrën e Komandantit të Forcës Detare. Ndërkohë në librin e vizitorëve Admirali përshëndeti punën e personelit të Forcës Detare shqiptare dhe i uroi suksese në zbatimin e misionit fisnik për ruajtjen dhe zbatimin e ligjshmërisë detare. Theksojmë se kjo vizitë është vlerësim për punën e detarëve shqiptarë dhe nder për ta, pasi këtë vit, më 25 dhjetor ata kremtojnë 90 vjetorin e krijimit të Forcës Detare. Mbas vizitës në Komandën e Forcës Detare Admirali Ferguson dhe ekipi i tij vizituan muzeun dhe amfiteatrin në qytetin e Durrësit ku u njohën me historinë dhe traditën e lashtë të popullit tonë. Mëngjesin e datës 13 nëntor 2015, Admirali Ferguson do largohet nga vendi ynë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ferguson, ne Shqiperi, Shefqet Kerceli

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT