• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A DUHET TË FESTOJMË FESTA PAGANE?

January 13, 2016 by dgreca

Opinion nga Gëzim Llojdia/
1.Regjimi iku 25 vjet më parë ,tradita e tij për festimin e vitit të ri ende jeton. Duke lënë në heshtje Krishtlindjet,regjimi zgjodhi festën pagane të vitit të ri. Ngrehinat e shenjta të njerëzisë : kishat dhe xhamit,teqerat prej shkurtit të vitit 1967 ishin shuar nga defterët. Ose kishin ndryshuar edhe destinacion duke u kthyer në vatra kulture. Festa e vitit të ri, në regjimin e krizës,për familjet shqiptare, ishte një rreze për tu furnizuar me produkte ushqimore .Ngase gjithë vitit ato mungonin ose merreshin vecse me tollonë .Ose me lista nga Këshilli popullor. Produkte si mish dhe fruta .Radhët tipike të sistemit. Nga ora tre e mëngjesit. Shkurt :histori e radhëve. Arshiu, e lë të shoqen në radhë dhe u nisë nga qyteza e vogël drejt qytetit të madh 4o km vajtje- ardhje . Bleu vezë dhe u kthye .Të shoqen e gjeti ende në radhë .
-Hajde dil nga radha se i bleva vezët,i tha.
Pas viteve ’90,rifilluan festimet për ditën e ardhjes së Krishtit.Mirëpo festa pagane e vitit të ri nuk u la në harresë nga asnjë qeveri. Shpërblime për punonjësit,për pensionistët dhe dhurata për fëmijët, të vobektit,familjet në nevojë e kanë bërë këtë festë tashmë komerciale. Shpenzimet, që zënë në buxhetin familjar shpenzimet e vitit të ri janë të tepër të kostueshme .Shqiptarët ndryshe nga tradita e popujve të tjerë dhe ato të traditave pagane,mbyllen 4 ditë brenda hapin TV ,hanë e pinë sikur të jenë në ditën fundit të kiametit. E nesërmja gdhinë me mbeturinat kapicë me njerzë të lodhur nga konsumimi i ushqimeve dhe pijeve alkolike. Kjo traditë, ka 50 vjet dhe vijon edhe 25 vitet e ndryshimit të sistemit. Kujt i kushtohet kjo festë me këto shpenzime marramendëse, përveç kohëve të hershme të paganizmit?A duhet festuar në këto përmasa dhe me këto shpenzime?Festimi i vitit të ri ,duke i hequr komercializmin mund të kthehet në një festë pa shumë shpenzime .Ikja e një dite dhe fshirja nga kalendarët harrohet nuk sjell asgjë. Magazitë dyqanet,furrat e bukës dhe të gjithë njësit e shitjeve rihapen sërish,mirëpo pyetja që ngrihet është .Përse duhen blerë kaq shumë produkte kur njësit tregtare rihapen një ditë më pas? Çfarë është kaq e gabuar me atë .Si qasjet me pushime dhe blerësit në minutën e fundit në rrëmujë nëpër qendrat për të blerë dhurata për të gjithë në listën e tyre. Një panoramë e tillë tregon se festa e ka humbur kuptimin e saj . Blerja dhuratë “stimulon një derdhje të madhe të financave në krijimin e produkteve të përkushtuar për një qëllim të vetëm. Reklamimi është sulmuar nga të gjitha nivelet e-mail, internet, radio, televizion. Shitjet e çmendura inkurajojnë njerëzit që të blejnë më shumë, të shpenzojnë më shumë. E gjithë kjo trazirë e ndezur në mënyrë të pashmangshme duk përfundon në një natë duke thënë, “Gëzuar Festat!
Çfarë feste pagane? Bota e tregtisë është mjaft e lumtur për të gjitha shitjet e vlefshme. Nga çdo anë jemi të bombarduar me propagandë, duke na thënë për të gjitha gjërat e reja dhe të shtrenjta që ne dhe ju ne do të duhet për ta bërë këtë ditë të paharrueshëm. E dimë, se çfarë duan, reklamuesit: paratë tona. Kemi të trashëguar festa pagane si ajo e vjeljes së rrushit,e verës, e qethjes së bagëtive ,festa e drithërave etj .Tashmë kjo traditë është shuar. Ndryshe ngjet te fqinjët tanë si p.sh Itali,Greqi, që në fshatra ende jetohet me traditat e lashta, por më shumë festohen ditët e shenjtorëve lokal apo festat e vjeljeve së prodhimit. Këto festime janë pa shumë shpenzime,por me gatime të bërë nga duart e tyre dhe prodhimet.Në katundet tona shqiptarë festime janë takimet e brezave shumica në muajin gusht. Shqiptarët origjinal në kërkim të riteve të reja pagane.
2.
Si festua për herë të parë vitit i ri?Regjistrimi më i hershëm i një festimi për vitin e ri besohet të ketë qenë në Mesopotami, c. 2000 B.C. dhe u festua në kohën e ekuinoksit të pranverës, në mes të marsit. Një shumëllojshmëri e datave të tjera të lidhura me stinët janë përdorur edhe nga kultura të ndryshme të lashta, shkruan Borgna Brunner. Egjiptianët, fenikasit dhe persianët e fillonin vitin e tyre të ri në ekuinoksin e vjeshtës dhe grekët e festuan atë në solsticin e dimrit. Herën e parë viti i ri u festua më 1 janar në Romë në vitin 153 p.e,s. Kujt i përkiste festa pagane kur ende në Romë muaji janar nuk kishte ekzistuar në kalendar dhe në fakt, muaji janar nuk ka ekzistuar as deri rreth viteve 700 pes, kur mbreti i dytë i Romës, Numa Pontilius, shtoi muajt janar dhe shkurt.
Duke qenë një festë pagane në Evropë mesjetare, megjithatë, festimet shoqërueset viti i ri u konsideruan pagane dhe jo i krishterë dhe Këshilli i Tours ka shfuqizuar datën 1 janar si fillimi i vitit. Në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme në të gjithë Evropën e krishterë mesjetare, viti i ri u festua më 25 dhjetor,ditën e lindjes së Jezusit.
Që është një festë që lind nga asgjëja dhe i kushtohet hiçmosgjë këtë ta përforcojnë të dhënat se deri në vitin 1582, reforma me kalendarin gregorian ka restauruar 1 janar si ditën e vitit të ri. Edhe pse shumica e vendeve katolike e miratoi kalendarin gregorian pothuajse menjëherë, ai u miratua vetëm gradualisht në mesin e vendeve protestante. Britanikët, për shembull, nuk e ka miratuar kalendarin e reformuar deri 1752. Deri atëherë, Perandoria Britanike ende e festonte vitin e ri, në muajin mars.
Poeti Robert Bërns në vitin 1796 edicionin e librit, thuri një këngë ,më së shumti ato këndohen në prag të festës së vitit të ri.Berns e shkroi dhe e përmirësoi këngën që e kishte dëgjuar dëgjuar të kënduar nga një plak nga zona Ayrshire të Skocisë.
Viti i ri është festë më e rëndësishme në Japoni, dhe është një simbol i ripërtëritjes. Në mesnatë më 31 dhjetor, tempuj budiste u bien gonget të tyre 108 herë, në një përpjekje për të dëbuar 108 lloje të dobësisë njerëzore. Dita e Vitit të Ri në vetvete është një ditë gëzimi dhe nuk ka punë për të bërë. Dërgimi i kartave te Vitit të Ri është një traditë, mëse popullore me vulën e postës nga një datë të caktuar, zyra japonez postare garanton shpërndarjen e kartave të Vitit të Ri më 1 janar.Ka një traditë tjetër në Spanjë. Rituali spanjoll në prag të Vitit të Ri është te hash rrush në orën dymbëdhjetë në mesnatë. Tradita ka për qëllim për të siguruar dymbëdhjetë muaj të lumtur në vitin e pasardhës. Më i çuditshëm mbetet rituali grek. Në ditën e Vitit të Ri është Festivali i Shën Vasilit, një nga themeluesit e Kishës Ortodokse Greke. Një nga ushqimet tradicionale qe shërbehet është Vassilopitta, ose tortë e Shën Vasilit.

Filed Under: Opinion Tagged With: festat Pagane, festimi, Gezim Llojdia

Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Nju Jork – Statujën e Lirisë

November 29, 2015 by dgreca

Më shumë se 1000 mijë vetë, kongresmen, senator, diplomatët,  lider të komunitetit, artistë të medhenjë, veprimtar  të njohur, avokat, afaristë e biznesmen, studentë, gazetar, këngëtar, dhe muzikant, shkrimtar, duke kremtuar së bashku 28 Nëntorin në limanin e qytetit të Nju Jorkut, ”Pier 81”- me tragetin “ “Duchess World Yacht” morën pjesë në një ngjarje më të madhe të shqiptarëve në këtë festë/
Nga  Beqir SINA/
 NEW YORK CITY : Festimet më të mëdha të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit kuq e zi, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, si për çdo vjet mbahen nga shqiptarët e Amerikës. Mënyrat, që zgjedhin shqiptarët e Amerikë, jo vetëm që janë mbresalënëse, kudo, por ato të bëjnë të ndjehemi edhe më krenar se jemi shqiptarë, duke festuar së bashku dhe sa më mirë, edhe jashtë atdheut e trojeve tona etinike.
Gjatë këtij shekulli pavarësi një mënyrë e zgjedhur për të kremtuar 103 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ,nga Asambleisti i parë në historin e emigracionit shqiptar, zoti Mark Gjonaj, ka qenë nga më të veçantat në historinë e 28 Nëntorit.
Nata e mbrëmshme e 28 Nëntorit 2015, do të hyjë edhe në historinë e kësaj feste të madhe, për atë se si e kremtuan atë Shqiptarët e Amerikës.
Më shumë se 1000 mijë vetë, kongresmen, senator, diplomatët,  lider të komunitetit, artistë të medhenjë, veprimtar  të njohur, avokat, afaristë e biznesmen, studentë, gazetar, këngëtar, dhe muzikant, shkrimtar, duke kremtuar së bashku 28 Nëntorin në limanin e qytetit të Nju Jorkut, ”Pier 81”- me tragetin “ “Duchess World Yacht”, e bënë kremtimin një ngjarje më të madhe të shqiptarëve te Amerikes.
Festa e shqiptarëve, kesa rradhe ishte një udhëtim turistik – me anije përqark qytetit të New Yorkut, vendin ku shkelën për herë të parë emigrantët nga e gjithë bota, Statujën e Lirisë, dhe Elis Island, duke e bërë edhe më të bukur dhe më të gëzueshme  festën e shqiptarëve të Amerikës.
Atmosfera festive u  ndie fuqishëm dhe oshtiu për më shumë se 5 orë, duke e shoqëruat atë me fjalimet, muzikë , këngët e vallet plot hare, dhe dorzimi i chekut 2 milion dollar, për ndërtimin e Qendrës Kulturore Shqiptare, në Nju Jork, të  cilat e shtuan gëzimin e festës së 28 Nëntorit dhe i ngallëzuan të gjithë pjesëmarrësit.
Festën e drejtuan Kozeta Turishta dhe Etrita Ibroci.
Etrita Ibroci mbajti dhe fjalën e rastit për nder të 28 Nëntorit…
O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.
Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
(Marrë nga Naim Frasheri, “Bageti e Bujqesi”)
 Me keto vargje te mrekullueshme te Poetit Madheshtor Naim Frasheri, mblidhemi per te festuar Diten e Flamurit – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
 Kjo mbrëmje mund të jetë sukses vetëm me ndihmën e madhe të komunitetit tonë. Eshtë mbështetja juaj dhe puna e organizatorëve që së bashku sollën vlerat e traditave dhe të kulturës sonë kombëtare sonte.
Te githe ju ketu te pranishem jeni me fat dhe keni patur fat dy her. Se pari qe jeni Shqiptar dhe se dyti qe keni siguruar biletat me kerkuara ne qytet. Biletat per ket eveniment te mahnitshem. Ky tubim sonte Eshte ndodhi historike ku per te paren her te gjithe organizatat me te cmuara shqiptare u bashkuan  per te festuar se bashku. Falenderime te vecanta i drejtohen organizuesit tone Mark Gjonaj.
Gezimi i festes se flamurit eshte nje gezim fuqimplote dhe i shenjte kombetar ku sebashku angazhohemi ne forcimin e ardhmerise sone si nje komb mbare-shqipetare nen valvitjen a flamurit tone kombetar. Ne kete feste ne jemi mirënjohës për trashëgiminë, gjuhën, kulturën dhe për atëdheun.
 Me shumë kënaqësi dhe mburrje mund te them se jemi deshmitarë dhe nismetarë të një rilindje shqiptare! Dhe kjo ua mundeson shqiptarëve në mbarë botën të jenë nxitës dhe zhvillues të perspektivave më të mira përmes edukimit, fuqisë së mendimit dhe iniciativave pozitive.
Gjithashtu eshte kenaqësi të shoh kaq të rinjtë sonte qe e festojnë dhe ruajnë identitetin e tyre shqiptar me aftesite a tyre intelektuale, profesionale dhe sipermarrese. Rinia jone eshte ardhmerija dhe shtylla qe mbeshteten te githe motivet e zhvillimit mbare shoqeror dhe sidomos atij kombetar.
 Ne perfundinm – ne emer to gjithe organizatave shqipetare ju ftojm te gjitheve qe se bashku te rrisim angazhimet tona, te shkembejme njohurit dhe pervojat dhe te nderojme komunitetin shqipetare me ane te arritjeve, dhe te jemi ambasadore te shqipetareve – kudo qe punojme dhe jetojme. Dhe cdohere te jeme te unjisuar – Ashtu sic na mesoj Skenderbeu: Bashkimi Bene  fuqine!
 Faleminderit dhe urime festen e flamurit!

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: - Statujën e Lirisë, festimi, i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Nju Jork

100 VJET PAVARESI-FESTA NIS ME MEDVEGJEN SHQIPTARE

November 5, 2012 by dgreca

Medvegjasit mërgimtarë në kantonin Valis, në qytezën e bukur, Fully, u organizuan, si është më së miri, për të kremtuar, një përvjetor të veçantë, 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. Për tre dekada me radhë, sa ka edhe jetë gjatësi kjo shoqatë humanitare, ka festuar 28 nëntorin dhe festa tjera, por kësaj radhe, për këshillin organizativ ishte më e veçantë dhe ishin mbledhur e tërë kryesia e kësaj shoqate me muaj të tërë, për të bashkëpunuar e për të dalur si është më së miri. Nuk mundemi ta fshehim dëshirën e madhe të medvegjasëve, që kishin, se mos po bashkohen edhe këto troje në Kosovë dhe Kosova në Shqipëri, për këtë 100 vjetorë, por kjo nuk ndodhi, e medvegjasit, presin, që një ditë, bashkimi të jetë në Bashkimin Europian. Fully, që njihet si Medvegja e dytë, ishte e mbushur me përplot bashkatdhetarë, të rinjë e të reja, mbanin nëpër vetura flamurin kombëtarë, në T-shirt dhe iu kishin drejtuar, sallës, që të zënë vend, sepse ishte frika e tyre, se mos rastësisht, nuk do të ketë vend, për të përcjellur këtë ngjarje. Për muaj të tërë, ishte diskutuar, se kush do të jetë mysafirë nderi dhe ëndrra e medvegjasëve, iu plotësua, se në mesin e tyre, ishte stërnipi i Babait të Kombit Ismail Qemajlit, shkëlqesia e tij z.Darling Ismail Vlora, një burrë shumë modest, elegant dhe historian i mirëfilltë. Së bashku me stërnipin e Ismail Qemajlit, shumë kanë pasur dëshirë, ta kenë edhe Ministrin e Diasporës në Qeverinë e Kosovës z.Ibrahim Makolli, po ashtu, edhe kjo dëshirë ju plotësua, pastaj ambasadori i Maqedonisë në Bern, z.Ramadan Nazifi e veprimtarë të tjerë, si dhe miq të shumtë zviceranë, që asnjëherë, nuk mungojnë në manifestimet e medvegjasëve.(Kortezi Bota Sot)

Filed Under: Kronike Tagged With: darling Vlora, festimi, nis me Medvegjen

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT