• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festivali i 8-të “Bylispolifonia”

September 25, 2018 by dgreca

festivaliPërfundon me sukses të jashtëzakonshëm Festivali i 8-të “Bylispolifonia” /

2 festiv 1

Nga Albert Z. ZHOLI/

Një Festival plot gjurmë dhe histori. Një Festival unik në llojin e vetë ku morën pjesë 28 grupe Polifonike nga Shqipëria, Maqedoinia, Greqia, Italia, Bullgaria.  “Bylisi dhe Polifonia”, me të cilat krenohemi dhe që identifikohemi si komb, u bashkuan, në Kuvendin e Polifonisë, në edicionin e 8-të në tempullin e Ilirisë ”Nikaja” pranë fshatit Hekal dhe Klos. Shtegtarja e pa moshë e njerëzimit, si thesar shpirtëror kënga vendçe shqiptare, në datat 21-22 shtator 2018, trokiti në portat e lashtësisë, ku si në gjirin e Perëndisë, ushtoi me tërë madhështinë e bukurisë dhe forcën e saj identare. Polifonia e bukur, duke demonstruar larmishëm edhe folk si dhe kostumegrafinë karakteristike të secilës trevë përfundoi me sukes.  Jo më pak se 28 grupe polifonike nga të gjitha trevat shqiptare konkurruan para një jurie prestigjioze në këtë kuvend madhështor unikal si bashkim zërash dhe zemrash ku nuk  mungouan dhe pjesëmarrja e të ftuarve nga grupe të huaj Ballkanik dhe Europa që ka shërbyer e do të mbetet, si një urë lidhëse kulturore shpirtërore fqinjësore tepër specifike. Si zakonisht, ky event tashmë, me fizionominë e tij ka marrë vlerësimin e shumë studiuesve të njohur, Etnomuzikologëve, Historianëve, Arkeologëve si dhe admirimin e publikut të gjerë artdashës. Veç kësaj ka marrë dhe impenjimin e gjithë artistëve për të qenë të gatshëm në edicionet e tjera. Dasmën e bën i zoti i shtëpisë, ndaj dhe Kryetari i Bashkisë Mallakastër z. Agron Kapllani edhe këtë radhë si zakonisht me kontributin e tij plot modesti dhe thjeshtësi, mundësoi vazhdimësinë e këtij eventi me ambicie që të kurorëzohet në lartësinë e duhur artistikisht dhe në të ardhmen. Për mikpritjen e tij fisnike në sofrën bujare mallakastriote, si patriot, ai ka fituar respektin dhe dashamirësinë e gjithë artistëve dhe publikut të mrekullueshëm që e dashuron dhe ndjek me nostalgji këtë pasuri që ne e gëzojmë sot nga të parët tanë. Organizimi i këtij festivali i thelloi më shumë lidhjet e popullit me këtë këngë magjike shumzërësh pa instrument. Tashmë që ky Festival përfundoi me sukses edicionin e VIII, themi se  vazhdimësia e tij është e sigurt. Në këtë festë të rrallë ,falënderimet shkojnë për pushtetin Vendor të Qarkut Fier, z. Agron Kapllani, z. Fatos Pashollari, z. Baki Bala, deputetin z.Ismet Beqiri, z. Armando Subashi, për kujdesin e zhvillimit të këtij aktiviteti i cili jo pak po tërheq vëmendjen e të huajve në këtë park turistik kombëtar që mban mbi supe një histori të rrallë 4000 vjeçare “Bylis”. Aktualisht për Polifonin problemet janë serioze dhe me atë sy duhet ti shohim. Ky tranzicion po ndikon shumë dhe në polifoninë e bukur dhe të shenjtë shqiptare. Shihet një venitje e saj. Duhen ruajtur vlerat e merituara që ka. Ky Festival e çoi Polifoninë në Altarin e Pavdekësisë. Urimet më të mira shkojnë për organizatorin dhe Presidentin e Shoqatës “BylisPolifonia” z. Yzeir Llanaj. I papërtuar, kërkues, i dashuruar marrëzisht pas Polifonisë ai arriti ta përfundojë me sukses këtë event kaq të rrallë.Vërehet një fenomen, ku, polifonia shqiptare mbas tranzicionit ka filluar të bastardohet dhe të gllabërohet nga turbo- folku. Është mëkat të cenosh polifoninë shqiptare, këtë perlë të kulturës kombëtare. “Nuk jam në kundërshtim për evoluimin e muzikës, por duhet të përqendrohemi më shumë tek tabani kombëtar. Tek ai folk i mrekullueshëm që e ka rrjedhën e vet që nuk duhet ndalur por të  rrjedhë ashtu siç ka dale nga burimi. Desha që ti bëj thirrje të gjithë atyre korifenjve të polifonisë, atyre që sot janë edhe të plakur, duhet të flasin për këtë trashëgimi dhe jo të rrinë indiferent, sepse doktorata  e atyre që e këndojnë, e trashëgimisë, vjen direkt nga rrjedha e ujëvarës, siç rrjedh nga maja e malit dhe ne duhet ta mbajmë të pastër. Polifonia është arti shpirtëror më i veçantë i kombit tonë dhe si i tillë  duhet ngritur duhet ruajtur si thesar në piedestalin që i takon  që koha ta lartësojë edhe më shumë. Ky visar mbetet udhëndricues i historisë së një kombi më të vjetër në botë me vlera shpirtërore tepër të rralla”.-thekson Llanaj.

 

 

Veçohet

Festivali Ndërkombëtar “Bylispolifonia” u zhvillua me mbështetjen e  kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, z.Agron Kapllanaj, Drejtor Organizativ ishte intelektuali  Fatos Klosi, bir i Mallakstrës, Drejtor Artistik i këtij Festivali ishte dirigjenti i talentuar Ermir Dizdari, regjisor, Milto Kutali, drejtues shkencor Prof. Pirro Miso, Zhani Ciko dhe historiani Kastriot Bezati. Sipas studiuesve, për ruajtjen e polifonisë nuk duhet vetëm puna e një shoqate, por dhe e shtetit, grupeve të ndryshme të polifonisë dhe ata festivalin e fundit e quajnë një risi dhe një rrugë te re për njohjen e “Bylysit” si qytet turistik brenda dhe jashtë atdheut. Por mbi të gjitha duhet vlerësuar roli i z. Yzeir Llanaj që si organizator bëri një prezantim dinjitoz të Polifonisë së bukur shqiptare.

 

Grupet Polifonike pjesëmarrëse:

1 – Rrajca
2 – Gora
3 – Kërraba
4 – Kuçova
5 – Saranda
6 – Lunxhëria
7 – Hormova
8 – Bijtë e Tepelenës
9 – Derveni
10 – 10 Shqiponjat e Tërbaçit
11 – Kalivaçi
12 – Lotë Kurbeti
13 – Buronjat labe
14 – Drashovica
15 – Velça
16 – Çamët
17 – Bashkimi
18 – Dushkaraku
19 – Fiershegani
20 – Demir Zyka Skrapar
21 – Maqedonia
22 – Suhareka
23 – Gostivari
24 – Janina
25 – Pogoni

Juria:  Zhani Ciko, Pirro Miso dhe Kosta Loli
President Nderi i Festivalit Ndërkombëtar “Bylis Polifonia” z. Agron Kapllanaj

Filed Under: Kulture Tagged With: "Bylispolifonia", Albert Z. Zholi, Festivali i 8-të

Artikujt e fundit

  • At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare
  • QË DRITA E DITURISË PËRPARA TË NA SHPJERË…
  • Në 44 vjetorin e rënies se Tahir e Nebih Mehës
  • Çfarë përmban projektligji i madh i Trump? Triliona në ulje taksash, ndryshime në Medicaid…
  • Në Philadelphia u organizua panairi shqiptar
  • “Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës”
  • 63 vjet Orkestra Simfonike e RTSH
  • Samiti i KPE në Tiranë – Liderët ndajnë vizionin për Europën, luftën në Ukrainë dhe integrimin në BE: “Së bashku në rendin e ri botëror”
  • “Le të ulërijmë”
  • SHËNIMI NDËRKOMBËTAR I 80 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË MAUTHAUSENIT
  • EVROPIANËT NË TIRANË: FESTË TË MADHE KA SOT SHQIPËRIA—HANI E PINI DHE RRËMBENI…
  • Anëtarë të Komitetit Shtetëror për Kultet në Shqipëri vizituan Vatrën
  • FEDERATA “VATRA” DHE GAZETA “DIELLI” PËRKUJTOJNË EDITORIN DALIP GRECA NË 3 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM
  • Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Jasharajve në Prekaz
  • “Samiti Europës në 16 Maj, privilegj dhe sfidë serioze e Republikës së Shqipërisë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT